Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    qka e paska emrin e mir ali baba xhan.....ali baba edhe shpirt euuu euuu
    edhe sikur baba dimri na ka dhen dhuraten me leviz te lirê....

    zoti i dhasht bereqet se per europ u mbyten tuj dhen rryshfet ka 1-2 e 10 mij euro me dal jasht vendi..........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosovarët pa viza në Turqi

    Nga Express më 13.01.2009 në ora 13:16
    (Update)

    Ministri i Jashtëm kosovar, Skender Hyseni dhe homologu i tij turk, Ali Babacan, nënshkruan sot dokumentin për Bashkëpunim strategjik ndërmjet dy shteteve. Në këtë marrëveshje bënë pjesë edhe marrëveshja për heqjen e vizave për lëvizjen e qytetarëve të të dy shteteve.

    Ministri Hyseni ka falënderuar shtetin turk për ndihmën dhënë Kosovës si para dhe pas pavarësisë.

    Dy diplomatët janë zotuar se do të ketë edhe në të ardhmen marrëdhënie edhe më të mira ndërshtetërore.


    KOSOVARËT PA VIZA NË TURQI

    Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Turqi pa pasur nevojë të pajisen me viza. Kjo do të bëhet e mundur, pasi zyrtarët e shtetit turk do të nënshkruajnë një marrëveshje më autoritetet kosovare gjatë ditës së sotme.

    Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Jashtëm turk, Ali Babacan, i cili po qëndron në Kosovë, me një grup biznesmenësh për të shikuar mundësitë për investime në Kosovës.
    Ministri turk është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit më të lartë të jetës politike dhe të biznesit në Kosovë. Deri më tani ministri turk, ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Këshillit Biznesor Kosovaro-turk dhe bashkëpunimi ndërmjet odave të dy shteteve.

    ”Prej sot qytetarët e Kosovës dhe as ata të Turqisë nuk do të kenë nevojë të pajisen me viza për të udhëtuar në të dy relacionet”, tha ministri turk.

    Në takimin e Kryeministrin, Hashim Thaçi, ministri Babacan, falënderoi Qeverinë e Kosovës për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Turqisë në të gjitha sferat dhe theksoi se Kosova dhe Turqia kanë lidhje historike të bashkëpunimit dhe ato do ti vazhdojnë edhe në të ardhmen.

    Në anën tjetër, Kryeministri Thaçi tha se Turqia, një prej vendeve të para që ka njohur pavarësinë e vendit tonë - ka qenë vazhdimisht mbështetëse e lirisë dhe çlirimit të Kosovës, për shtetin kosovar ndërsa tash në procesin e tranzicionit do të jetë përkrahëse e madhe edhe në procesin integrues euroatlantik.

    “Turqia vazhdon të jetë mbështetësi kryesor i Kosovës si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Kosova është shtet i ri, me spektër të gjerë të nevojave për zhvillim.
    Qeveria e Kosovës i ka nxjerrë prioritetet e saj dhe pret investime në energji, transport dhe bujqësi”, ka thënë Thaçi në këtë takim.

    Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka thënë se synimi i Kosovës është që të ketë marrëdhënie të mira me shtetet që kanë ndikim në botë.
    “Turqia si një vend mike dhe me ndikim dhe i fton komunitetin e biznesit që të investoj në telekomunikacionit, energji dhe bujqësi”, ka thënë Hyseni.

    Delegacioni nga Turqia është duke vazhduar takimet edhe përfaqësuesit e bizneseve kosovare. Në takimin me zyrtarët e Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësuesit e Turqisë kanë shprehur gatishmërinë të investojnë dhe të ndihmojnë bizneset kosovare për të marrë kredi në bankat turke me kushte të volitshme.

    Faik Yavuz, nënkryetar i Unionit të Odave Ekonomike të Turqisë, tha se Kosova aktualisht ka një shkëmbim tregtarë mes veti si dhe ka investime të kompanive turke në Kosovë.

    “Për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës, ne premtojmë ndihmën e bankave turke për zhvillimin e bizneseve kosovare me marrjen e kredive më të volitshme”, ka premtuar zyrtari turk.

    Edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës kanë shprehur gatishmëri të bashkëpunojnë me bizneset turke, në mënyrë që këto të fundit të investojnë në Kosovë.



    BABACAN: SË SHPEJTI VIJNË NJOHJET NGA SHTETET ARABE

    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ali Babacan, pas takimeve me udhëheqësit kosovarë në Prishtinë, ka paralajmëruar se shteti i Kosovës, së shpejti do të njihet nga shumë vende të Konferencës Islamike.

    Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, shefi i diplomacisë turke tha se është çështje kohe kur disa shtete arabe nga Konferenca Islamike do ta njohin Kosovën. Sipas tij, shumë shtet nga ky rajon e kanë për zemër Kosovën dhe se Turqia është duke punuar që njohjet të vijnë. “Karakteristikat e çdo shteti sjellin vonesa. Por, ju siguroj se pas pak do të ketë njohje masive nga ajo pjesë e botës”.

    Babacan, i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë së bashku me një delegacioni 100 biznesmenësh turq, gjatë ditës do të firmosë marrëveshjen për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

    “Nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e vizave është lehtësim për bizneset dhe investimet”, u shpreh ai.

    Kryeministri Thaçi e quajti hap shumë të mirë këtë marrëveshje, ndërsa u bëri thirrje investitorëve turq të investojnë në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Puna e mire e qeveris Thaçi arriti kjo qe tani te jemi pa viza.. i lumt.. respekt.. respekt .. per Thaçi-n ... t'ja knaq pak zemren .. ketij respektit tjeter Llapit!!!

    Mire eshte kjo.. kemi nje perkrahje te fort .. prej Turkis.. ne gjitha menyrat.. kemi bo miq te mire dhe nuk kam prit aq shpejt te mundohen dhe te na bejn shum per ne keta edhe do bejn ne vazhdim!!

    Forca Turkey..se i kan gocat .. si yje..

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #14
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Pse kur kemi pase ne viza me Turqine? Sa e di une ajo vize eshte marr ne kufirin turk (eshte dashur ta paguash nje shume te vogel) dhe jo permes ambasadave sikurse vizat per shtetet tjera. D.m.th nje procedure kurgjo hic.

    Arritje e madhe e qeverise Thaci

  5. #15
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Babacan premtoi përkrahjen e Turqisë për Kosovën

    Tërësia territoriale e Republikës së Kosovës është shumë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin edhe të Evropës, tha ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babaxhan, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës. Ai theksoi se kjo çështje duhet të jetë shumë e qartë edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Ministri Babaxhan premtoi përkrahjen e Turqisë për Kosovën, por theksoi rëndësinë e zhvillimit të proceseve që lehtësojnë procedurat e anëtarësimit në strukturat euroatlantike.
    Ministri i punëve të jashtme të Turqisë, Ali Babaxhan, në fjalim e tij në Kuvendin e Kosovës, prezantoi një përmbledhje të lidhjes dhe bashkëpunimit të Kosovës me Turqinë. Ai vlerësoi se Kosova ka lidhje historike me Turqinë, dhe kjo, siç tha ai është edhe një shkas më shumë për të ndihmuar Kosovën në proceset e saj.


    “Në Kosovë jeton një numër jo i vogël i komunitetit turk dhe në Turqi është një numër i madh i shtetasve turq me prejardhje nga Kosova. Kjo lidhje ka qenë ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar që çështje së Kosovës t’i qasemi me një interesim më të madh. Turqia në politikën e jashtme të saj gjithmonë i ka kushtuar Kosovës një rëndësi të veçantë për paqe dhe stabilitet në Ballkan”.
    Ballkani, i cili ka qenë nën ndikimin e rrymave të ndryshme të Evropës, sot po kërkon ekuilibrin e tij, tha Babaxhan, duke e cilësuar shumë të rëndësishme përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet. Ai vlerësoi se qetësia dhe jeta e mirëfilltë në Kosovë është kusht për stabilitetin edhe të Evropës.


    “Turqia kërkon të ketë stabilitet dhe qetësi, për këtë kërkon të ketë një shkas për të dhënë kontributin e vet. Sot tërësia territorial edhe stabiliteti i Republikës së Kosovës është një çështje me shumë rëndësi, që duhet të ketë parasysh bashkësia ndërkombëtare dhe kjo është në interes të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në Evropë.”

    Turqia beson se në Kosovë duhet të themelohen dhe të kultivohen vlerat themelore të shekullit, siç janë respektimi i të drejtave të përgjithshme njerëzore dhe zhvillimi i demokracisë. Ai vlerësoi të rëndësishme përgatitjet e Kosovës për t’u integruar bashkë me vendet e Ballkanit në BE.

    “Edhe ne si kandidat për BE kemi parasysh këto procese. Me të gjitha kontaktet që kemi pasur më përfaqësues të 27 vendeve anëtare, kemi theksuar se edhe vendet e Ballkanit duhet të anëtarësohen në BE. Këtë e kemi theksuar si një kusht, pra zgjerimi i BE-së duhet të bëhet edhe shtetet ballkanike”.

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi çmoi përkrahjen e qeverisë turke për Kosovën.

    “Kosova e re po ndërtohet si vend i lirë, sovran dhe demokratik, në të cilin jetojnë të barabartë të gjithë qytetarët e saj. Komuniteti turk në Kosovë, sikur edhe bashkatdhetarët tanë, shtetas turq në Republikën e Turqisë, do të jenë faktorë dhe ura lidhëse në mes të dy vendeve tona mike”.

    Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme. Ministri i punëve të jashtme Ali Babaxhan tha se Kuvendi popullor i Turqisë ka themeluar tashmë një grup miqësie midis Kosovës e Turqisë, me qëllim të koordinimit të të gjitha çështjeve. Ai veçoi çështjen e investimeve, duke premtuar se së shpejti do të transferohen edhe mjetet e premtuara në konferencën e donatorëve për Kosovën.

    rtk
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  6. #16
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Babacan: Së shpejti njohje të reja të Kosovës nga shtetet arabe

    Ministri i Jashtëm i Turqisë Ali Babaxhan tha sot se beson në njohjen e Kosovës nga vendet e Konferencës Islamike, por për këtë duhet kohë. Ai tha në Prishtinë se shumëçka në procesin e njohjes varet edhe nga konjukturat e brendshme të shteteve përkatëse. Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi falënderuan Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme. Babaxhan nënshkruan sot edhe marrëveshjen për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve.
    Turqia mbetet përkrahëse e fuqishme e Kosovës shtet, tha sot në vizitën e parë zyrtare në Prishtinë shefi i diplomacisë Ali Babaxhan. Ai premtoi ndihmën turke në skenën ndërkombëtare për shtetin më të ri, sidomos tek vendet e Konferencës Islamike të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën.

    Nga kontaktet që kam vërejtur se ato nuk hezitojnë ta njohin Kosovën, por për këtë duhet kohë. Disa e duan me gjithë zemër njohjen por këtë e shtyjnë edhe shkaku i konjukturave të brendshme. Numri prej 53 vendesh është shumë i mirë dhe unë besoj se ky numër do të rritet”, tha Babacan.

    Ai tha se Konferenca Islamike është strukturë, ndërsa njohja është çështje individuale e secilit shtet anëtar dhe kritereve specifike që kanë shtetet për njohje. Sidoqoftë, Babaxhan tha se Kosova është rast unik dhe nuk është e drejtë që të bëhen krahasime me vendet tjera. Ministri i jashtëm turk premtoi angazhimin e Turqisë në këtë çështje ashtu si edhe në mbështetjen e Kosovës në të gjitha lëmit tjera.

    “Kontributi i Kosovës për stabilitetin dhe sigurinë në rajon është shumë i rëndësishëm. Vullneti i Kosovës për të krijuar raporte të mira me të gjithë fqinjët është për t’u çmuar lartë” tha Babacan.

    Kryetari Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi falënderimet për mbështetje i shoqëruan me zotimin për thellimin e bashkëpunimit. Kryetari Fatmir Sejdiu kujtoi angazhimin e Turqisë para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai fokusoi rolin konstruktiv të pakicës turke në Kosovë dhe shqiptarëve në Turqi si bazament i fuqishëm për raporte të mira ndërmjet dy vendeve
    Kryeministri Hashim Thaçi tha se me këtë vizitë hapet një epokë e re në raportet Kosovë – Turqi.

    Kjo është vizita e parë e ministrit të jashtëm turk në Kosovën e pavarur. Turqia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën shtet.


    rtk
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    qka e paska emrin e mir ali baba xhan.....ali baba edhe shpirt euuu euuu
    edhe sikur baba dimri na ka dhen dhuraten me leviz te lirê....

    zoti i dhasht bereqet se per europ u mbyten tuj dhen rryshfet ka 1-2 e 10 mij euro me dal jasht vendi..........
    DORUNTIN nese ne evrop ku shkojn shqiptaret vendet pritese u japin ndihm sociale shqiptareve nga 1000 EURO NE MUAJ MOS ME SHUME, si mos ti paguajne aq lek se per tre muaj i shlyejn.po ne turqi a te jep njeri 1000 EURO ne muaj nese fiton statusin e azilantit???? jo, po edi qe eshte jooooo e madhe.
    ata japin viza se shqiptarve nuk ju mjaftojn mrekullit e shqiperis po shkojn per te then, per te shitur mend qe nuk i kan fare ne krye, se shiko ne sivjet do shkojm ne turrrqi per pushime.cudit e shqiptarve nuk paskan te mbaruar thuaj ti se shqiperia qenka kaq shtet i humbur saqe shetasit e vet u dashkan te shkokan ne magjypistan per te bere pushime.a nuk eshte kjo gje turp kombetar???

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Republika e Kosovës mirëpret investimet turke ne Kosovë






    Prishtinë, 13 janar 2009

    Fjala e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Forumin Turk të Biznesit

    I nderuar zoti ministër i jashtëm Babacan (babaçan)
    Të nderuar anëtarë të delegacionit turk
    Të nderuar biznismenë,
    Të nderuar mysafirë,
    Zonja dhe zotërinj,

    Kam kënaqësinë e veçantë t’ju uroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës.

    Kam gjithashtu kënaqësinë e veçante që shoh këtu shumë biznesmenë – ky forum duhet të konkretizohet me sa më shumë kontakte konkrete midis Jush, pasi që ju jeni motori i zhvillimit të shoqërisë në dy vendet tona.

    Që nga viti 1999 e deri më tani Qeveria e Turqisë dhe populli i saj vazhdon të jetë një mbështetës i fuqishëm në aspektin politik, ushtarak dhe financiar. Me në këtë rast, e falënderoj Qeverinë dhe popullin turk për pjesëmarrjen ne Konferencën e Donatoreve ku ka ndarë 30 milion euro për Kosovën.

    Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga me tepër se 53 shtete reflekton mbështetjen që shteti i ri i Kosovës gëzon ne arenën ndërkombëtare si dhe të drejtën legjitime te qytetarëve të Kosovës për të krijuar kushte për jetë të lirë dhe dinjitoze.

    Kosova është një shtet i ri me spektër të gjerë të nevojave për zhvillim.

    Qeveria jonë ka identifikuar prioritetet kryesore, midis një shkalle të gjerë të prioriteteve zhvillimore, që do ta nisin Kosovën në rrugën e rritjes ekonomike dhe prosperitetit. Ato janë:

    - vendosja e sundimit të plotë të ligjit dhe luftimi i korrupsionit kudo që paraqitet;
    - shfrytëzimi i resurseve tona natyrore për prodhim të energjisë;
    - përmirësimi i rrjetit tonë të transportit;
    - përmirësimi i cilësisë së arsimimit;
    - zvogëlimi i varfërisë dhe krijimi i stabiliteti social, dhe
    - investimi në bujqësi dhe zhvillimin rural.

    Qeveria e Republikës së Kosovës, ka bërë progres të dukshëm në krijimin e një ambienti të favorshëm për biznes.

    Ekonomia e Kosovës është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme prej gjendjes së në të cilën ishte pas luftës në 1999. Politikat dhe administrata tatimore janë të mira; baza tatimore është e gjerë dhe niveli i taksave është i ulët.

    Ne kemi ulur edhe me tej taksat në mënyre qe Kosova të jetë edhe më atraktive për investitorët e huaj. Taksat e të hyrave të korporatës aktualisht janë 10%. Ekziston regjim liberal i tregtisë me një strukturë të tarifës modeste. Ka një themel të mirë për sistem financiar. Përdorimi i valutës Euro ka ndihmuar që inflacioni të mbahet në nivel të Evropës.

    Gjatë këtyre viteve Kosova ka bërë progres të dukshëm për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, që reflektohet në një rritje të qëndrueshme ekonomike prej 5 për qind, ruajtje të nivelit të inflacionit dhe rritje të të ardhurave vjetore për kokë të banorit.
    Kosova ofron mundësi të shumta investimi:
    Ø Pasuri me resurse natyrore: lignit, plumb, zink, nikel dhe tokë pjellore të pëlleshme
    Ø Popullatë e re dhe e motivuar (70% nën moshën 35 vjeçar)
    Ø Qasje e lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe tregjeve të vendeve fqinje
    Ø Kornizë ligjore moderne dhe në harmoni me atë të Bashkimit Evropian
    Ø Valutë zyrtare : Euro

    Për këtë arsye ne kemi krijuar një ambient të përshtatshëm për investime duke i ofruar investitorëve të huaj:

    Ø Trajtim kombëtar (Investitori i huaj trajtohet sikurse investitori vendor)
    Ø Garantim për përdorimin e pakufizuar të të hyrave
    Ø Procedurë e lehtë dhe e thjesht e regjistrimit të biznesit (brenda një dite)

    Marrëveshja e Tregtisë së Lirë është duke u zbatuar ndërmjet dy shteteve tona, megjithatë bashkëpunimi edhe ne fusha te tjera duhet intensifikuar edhe me tej.

    Republika e Kosovës mirëpret investimet turke ne Kosovë.
    Kosova ka nevojë për investimet e juaja, andaj jeni te mirëseardhur dhe do ta keni mbështetjen time te pakursyer.

    Shpreh bindjen time se ky forum do të rezultojë shume i frytshëm.

    Më lejoni në fund të shpreh edhe një herë kënaqësinë time për takim me ju dhe për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Turqinë.


    Ju faleminderit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Pretendenti i Fronit mbretëror, Leka Zogu, viziton Kosovën
    Nga ment në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 08:35
  2. Komisioneri Patten viziton Kosovën
    Nga StterollA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 00:14
  3. Presidenti Moisiu viziton Kosovën
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 23-04-2004, 18:21
  4. Kryetari i kuvendit shqiptar viziton Kosoven
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 03:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •