Ministri i Jashtëm i Turqisë arrin në një vizitë dyditore në Kosovë, me një delegacion të përbërë prej rreth 100 vetash.
E hënë, 12 Janar 2009 14:02
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babaxhan arrin për një vizitë dyditore zyrtare në Kosovë, në krye të një delegacioni të madh turk prej rreth 100 vetash. Shefi i diplomacisë turke sonte do të ketë vetëm një darkë me homologun e tij kosovar Skënder Hyseni.
Në një deklaratë për mediat turke, Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ka thënë se pret përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Po ashtu ai ka paralajmëruar se homologun turk do të bisedojë edhe për mundësinë e heqjes së vizave mes dy vendeve. /rtv21/
Krijoni Kontakt