Close
Faqja 28 prej 30 FillimFillim ... 182627282930 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 294

Tema: Poezi 2009

  1. #271
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    NDJENJE!

    Tundohem...
    xhelate e perpikte,
    torture e ndergjegjes,
    gardiane e perjetshme...
    Pergjerohem...

    Postiere i pandergjegjshme
    qe lexon leterkembimet e mia
    me sykaltrat ...
    Ti qesh me lot per gomarlleqet e shkruara
    Qeshja xhufkevarur si bari vjeshtak
    qe kurre s'i pa te lashtat
    Qarja si nimfe qe bie ne hipnoze levdatash
    dhe shmang theqafjet
    Qeshem kot
    Dhe qeshja si spirance e ndryshkur,
    si qumesht per miushet...
    Dhe kotesia si motopompe,
    si bombe...

  2. #272
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    LUNDRIMI I FUNDIT

    "S'me do me?!
    Uf,palo parfum...
    Gjoksvizore!"
    "Se mos pyet ti per mua!
    Hajvan,
    syzhabe,
    kurvar,
    kembekerrabe..."
    Me ne fund pajtohen,
    perqafohen...
    rremat e barkes bashkohen...
    Era shushurin asaj kodre shtufi
    Liqeni duket aq i qete,
    fluskat e monoksid karbonit s'degjohen...

  3. #273
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    INVESTIM

    Dremiti duke ngare makinen...
    Shpetoi nga fundi tragjik,
    mosheshkuari qejfli,
    por s'masturbonte dot,
    me duar ne allci,
    megjithate,kish trup elastik...
    Aty ne kolltuk..
    pa kurva,
    pa cibuk,
    vdiq...
    "Sa burre i mire!"-thane
    Prandaj toka s'me mban:
    Me duhet te blej ca vdekje
    per leverdine e karakterit tim katran!

  4. #274
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Pershndetje salamanda.
    Poezit e tua jan po aq te bukura aq edhe te qelluara pergezime dhe suksese.
    Mbi te gjitha mua kjo me la pershtypje

    Malet puthin qiellin,se s'kane dashnore te tjere
    Vetem rrezet e ndrojtura fshihen nder ylbere
    Djali qan me denese kur vajza i shqet si ngjale
    Faraonet admirojne poetin qe ben varr me fjale

    Globi i miresise eshte thjeshte kakerdhi
    Kjo jete me mundon...vdekja m'jep fuqi(?)
    Ndoshta me servirin te emblin zeher,
    ne kabinen e pare te trenit per Ferr

  5. #275
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Faleminderit shume TETOVARJA87!Perfitoj nga rasti t'ju njoftoj qe poezia e mesiperme eshte shkeputur nga permbledhja poetike "DOLLI"(ketu perfundojne aftesite e mia tregetare)


    RROFTE PAQJA!

    Te flas per brezat e zgjuara
    nga shamata karikaturash te misheruara,
    rreth dushqet e cunguara,
    te viseve te lenguara?

    Thone se stergjyshi ka "fjetur"ne krevat perandori,
    dhembjet e shpirtit permori,
    plagosi trupin i gjori,
    raki piu nga zori...

    U katandisen kufinj perrenjsh,
    kope cakenjsh...
    pas cdo dyluftimi budallenjsh...

    Sipas te riut,
    bashkimi ballkanik
    eshte si zberthimi i drites
    ne pikat e shiut!

  6. #276
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    DASHURICKE

    Dy buze...
    sanduic ndjenjash,
    darke bonjaku,
    kafshate aventurash te lashta

    Hua pa kamate,
    interes i castit
    qe patinon mbi ndjenjat e akullta...

    Qiejte e shpirtit duartrokasin
    at' montazh moti...
    U lage?
    S'qe i zoti!

  7. #277
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    NENE...

    Si dihet...
    Kur te mbyteshe ne detin e dallgezuar
    do te te argetoja me mimika mistreci,
    se s'me doje...
    Mbase do isha shurdh i degjuar
    ose memec i verbuar
    me epsh per te shijuar...
    shkolluar,
    punuar,
    trasheguar...
    Ose si notar i sprovuar
    jeten lehte do te ta kisha shpetuar
    Nje jete do me kishe hua
    S'behet gje me!
    Sidomos tani
    qe jam zorrejashte
    mes shaleve te tua...

  8. #278
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    FESTE

    Sapo vura zanen ne maje te pemes se vitit te ri
    Ju mendoni: "Prape ky,me perralla-poezi...
    Vertete,vajzat e mia,une,ti cdo njeri...
    jemi drita zbukuruese te ngaterruara,
    gjeagjeze ne gjithesi...
    Une vezulloj ne vete cdo vit
    Plas si tullumbace
    "Big bang" i ri
    Ex-femijeri
    E thermuar si xhamat e komshiut
    E shfryre si gomat e autobusit...
    Shkaterroj shtepine,
    bej gjurulldi...
    Prej oxhakut shembet
    nje polic civil
    thote qe santa kundershtoi
    ligjin e rendeses...
    I jap raki,
    se ka bredhur neper borime,debore...
    I merr shpirti hore
    Kendon si bilbil
    Feston edhe ai si vajzat e mia,
    une,ti,cdo njeri...

  9. #279
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PAS NJE ENDERRIMI...


    Kur fle,
    e mbaj koken mbi supe!
    Qarte?!
    Nje magjistar i rreme
    e ben lemsh te arte?
    Tamam,dhurate kurorezimi mace-dac!
    Floket e mi... si konfeti mes kofshave te grave
    qe eksitohen ne agim...
    Zgjohem ne mesdite,si pertac,
    krejt tullac
    C'rrezellim!
    C'eshte ai hajdut bukurosh
    i pajete ne pronen time?
    E zuri plumbi qorr ose grip derri...
    Packa...ta bej feta-feta,
    apo aty per aty
    ti blej nje gur varri
    me parate e veta!
    Jam paksa nervoz...
    Me tepricen e parave te tij
    do blej nje mulli
    Pa stermundim,te bluaj koken time ne kavanoz
    Aty e balsamosur eshte jeta...
    Puthe qe ta shijosh
    si pemen e mjedisit,
    qe leshon fara indianekuqe
    maje plisit!
    Ose puthe
    duke mbajtur kalakic mbesen e nje kopraci,
    qe te trashegosh katandine
    e nje doraci,
    qe kacavirret neper dege caraci...
    Pse nguron,
    s'kupton gje nga jeta?!
    Atehere,e gjeta!
    Puthja prapanicen bashke me poetin e pacipe!
    E treta e verteta!

  10. #280
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    MALL

    N'ate shakulline mendimesh
    traktet e botes "tralalala"
    i blatojne kenge mallit
    per shtepine me suva te shkelfitur,
    themelin e perdhosur,
    trajtat e vetullave te tua nen sy:
    kokeposhte te kam murosur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •