-
HEROI I QESHJES
Ai jetoi si shakaxhi
dhe vdiq duke shkruar komedi
Qeshi e fundit gruaja e tij
qe jaranet i ftoi haptazi ne shtepi
E meriton nje bust eshte gjeni,
se qeshjen la trashegimi:
nga mesi e poshte s'pati rendesi...
-
-
BUZE LUMIT
Buze lumit bukurosh bandillet presin vashat,
Fluturat flirtojne me flladin e qershorit
Fermeret krah per krah korrin te lashtat...
Vaut lodron kercellima e kastorit;
midis kercunjve te lagur
eshte strukur
gurgullima e puthur
-
-
LAKMIA
Kam ushqim te bollshem
une bulcifryri...
jam karikatura groteske,
mimike majmuni maje mangos...
Gjasme,zullumqar i penduar
i etur per vdekje
dua uje te bekuar;
e ka pire lypsi milioner,
por lakmia pagezimin e ka hak
stepem une
turret ajo
si gjarpri i etur
teposhte perroit ujepak
-
-
FOTOGRAFIA E HERSHME...
Poza e ciftit...
aventure e castit
bashkejetesa...
thjeshte,kersheri kermilli
Prapeseprape ne tempullin rrumaduc
te gafave
pergjunjen perpara unazes se praruar
gra tekanjoze,
burra plasteline...
-
-
E DASHUR...
Behesh telef duke m'akuzuar...
gabimet e mia s'kane te mbaruar;
une paqedashesi gjithnje jam dorezuar,
duke t'lajkatuar
Te puth trimerisht
te zhvesh lehtesisht,
ti s'do...fillimisht!
-
-
HUMBJE...
Ku je...?
"S'jam me!"-
vjen pergjigjia lakonike...
Sot s'ka aksione,
mbledhja ditore eshte anulluar;
truri,dikur ish ushtar i sprovuar
ne uragan urdhrash,
disi me ka tradhetuar...
Ti me s'jeton,
por s'kam per te harruar
do jesh me mua!
Si elefant trushkundur ,
sheshoj xhunglen e dhimbjes,
ne kerkim te eshtrave te tua
-
-
PERPARA DITARIT DJALOSHAR
O cuna pipiruna!...
Braktiset pazarin
ku shkembyem sharje,
kopsat e pantallonave te arnuara...
Artikujt me te cmuar...
(o vesheterhequr,
o bytheshqelmuar)
i kam ambalazhuar
pa i demtuar.
-
-
FINISH...
Pikenisja e zhgenjimit...
vrapimi i paperfunduar i atletit
"Finish" fjala banale e shekullit
"Finish" kryengritje kanguresh
"Finish" milici mizash...
Vjen shiu me tersellem tetori,
une hap dyer e dritare
qe te clodhet i gjori...
-
-
CUDI...
Sapo i tregova qe jam poet
e zuri zekthi zebren:
u ngrit vrik ne kupen e qiellit
me kasapet llerepergjakur,
qente rrugace,rropulline e berrit...
Me vune ne tupan vargjet e mia
kur recitova triliona here
ne cmendine e qejfit,
perpara spektatoreve te veshur
me kemishen e forces,
dhurate e ameshimit te dreqit
-
-
TEK PARKU...
Tek parku i tradhetive
ia perdredh koken
korbit qe krijoi boten;
e flak ne strofken e skileve...
C'gosti e marrosur,
c'mekat i persosur...
Lutem,i ulur ne nje stol te kalbur,te lagur...
Ndjej sembimet e vjeshtes, ne zemer.
Arratisen me eren bukurite e pranveres.
Helena gjethearte me bie lehte ne preher
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt