Close
Faqja 22 prej 30 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 294

Tema: Poezi 2009

  1. #211
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Te falenderoj nga zemra PRANVERA!

    KESHILLA E FATIT

    Ty s'te kam marre leje:
    te kam regjistruar ne shkollen e vdekjes!
    Do te ulesh ne banke
    me kufomen tende te mavijosur...
    di te hidherosh;
    shshsh!
    meso te gezohesh...
    provimi s'ka te sosur!

  2. #212
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    O KOMSHI

    Mirmengjes o komshi!
    Me buzeqeshe me ciltersi?!
    Te kam njohur
    qe ne vegjeli,
    o zorraxhi;
    le nam ne Greqi...
    s'ta ka pare kush hajrin
    katil,batakci...
    u befsh shkrub e hi,
    o derezi!
    Kaq e pata une:
    sa te kthej shpinen
    me shaj edhe ti!

  3. #213
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    TRADHETI

    Sapo fundoset kemisha e nates e shqyer nga afshi...
    nxiton lakuriq pergjate lumit,
    Nxiton se degjon kengen e kendesit,
    e ndjek plluquritja e zhurmshme,rrathet...
    dhe mjelmat qe leskerojne mjegullen
    e agut te athet.
    Ajo kthehet ku s'i shkohet;
    i shoqi po zgjohet...

  4. #214
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PARANDJENJE

    Duke lundruar ne det, per qejf,
    ne te dy thithim puro
    dhe bejme gare tymrash.
    Befas,peshku i ujrave te ceketa therret:
    "E gjeta!
    prej kavernes se mushkrise buron vdekja!"
    Cne,trupin tim do ta shpiesh me vig...
    ti ,vrasesi im i lig!

  5. #215
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anėtarėsuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Deshiroj

    Deshiroj qe te behem zog petriti,
    por koha para kohe me rriti.

    Deshiroj te luaj,
    dhe kurre te mos vuaj.

    Deshiroj te shetis,
    dhe krijimtarine ta rris.

    Deshiroj te jem ne liri
    e ta shijoj kete Pavaresi.

    Deshiroj qe te bej shume gjera,
    por nuk po me le era.

    Deshiroj shume dhe mendoj
    asgje qe te mos harroj .


    P.s Marre nga libri im i dyte, Pertej Horizontit !!
    Askush nuk ta bėn atė qė ta bėn vetvetja !!

  6. #216
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Te uroj suksese te metejshme ZOGU DUKAGJINAS!


    FRENIMET

    Kam ca mendime si egersira gjakpirese
    qe shqyejne cdo damar marrezie...
    dhe rendin lakadredhas,
    kokeulur,
    drej humneres
    se vetes.

  7. #217
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    KURVARI PLAK

    Si xhanem s'menduan pak
    per mua kurvarin plak;
    dogjen bordellon me cardak
    lanetet me lane pa cak...
    E di qe lavirat me shtine ne lak,
    ama pensionin tim e paten hak!

  8. #218
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    INTUITE...

    E shikoni ate burre
    me buqete...
    Karafilat s'm'i ka sjelle mua,
    por e di qe horizonteve te llogjikes
    ai u gjunjezua,
    kur rrezellimi e kontureve te mallit
    u thye ne pasqyren,
    qe pa grua
    u shemtua.

  9. #219
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    GEZUAR!

    Pse s'vjen vajze,me gjithe zemer te kam ftuar
    eja me ndrico,qirinjte kane per t'u shuar
    Sa tragjike situata,me ke ofenduar;
    por per kete shishe vere...kam paguar...
    Do te dal kembadoras nga restoranti
    ...duke qeshur ke per t'me gjurmuar...
    mos pandeh se kam per t'u poshteruar
    Neser do jem... rrengu yt me i preferuar
    dhe pas diteve tua te lavdishme,
    shakaja me e seleksionuar!
    Gezuar!

  10. #220
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PER HIR TE ARTIT

    Po dakort moj gruane poet qyqari jam lajthitur!
    Jam lodhur paq duke shkruar,shkarravitur...
    ...kam dite qe s'kam ngrene,do me bjere te fiket...
    ndaj me ler te shkruaj nje vjershe per se mbari,
    qe t'i clodh njehere rendshem kritiket!

Faqja 22 prej 30 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •