Close
Faqja 19 prej 30 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 294

Tema: Poezi 2009

  1. #181
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    SFIDE VDEKJES


    Me braktisen ne toke mua
    kopilin e nje incesti hyjnor...
    Ju njerez me fshehet nen toke...
    mu zu fryma disi,
    ne ate fluske pervelimi.
    Me pihej uje
    me serviren llaven etjendezur
    u keqesova...
    Me dhane serum mekatesh
    U fuqizova!...
    Me pate per here te fundit
    para pesedhjete vjetesh:
    S'kam vdekur jo!
    mos ma qani hallin;
    si komete do kthehem
    qe ta thermoj varrin...

  2. #182
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    HAJDUTI I NDJESHEM

    U shofte ai zemerhekur!
    Vodhi gjithcka qe kish prekur
    parate,parfumet,pulen e pjekur,
    kompjuterin,kostumin, kemishen e grisur...
    krejt shtepine ma ka bastisur.

    Ne e zenca do e torturoj...
    Ne tru do ia ngul thikat e thumbat;
    me tallazh do e mbys
    kur te me mbarojne plumbat...

    Por meqe sot eshte dite e bukur,
    kur ta shoh kam per ta puthur
    Besoj qe do ta fale dhe Perendia,
    se s'vodhi fotografite e mia!

  3. #183
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    S'U ZGJUAN...

    Ku me degdisi fati?
    C'u be me rrezet endacake te drites
    buze gropes e zeze?
    Vec erresire me urekalime kish...
    Andej vertiteshin
    shigjetat e kohes time...
    I trembur u hodha
    ne nje varr te shembur
    Aty fjeta nga kureshtja...
    Femije te paperlare
    kurvare,hoxhallare...
    Te gjithe qene mekatare?
    S'u zgjuan nga vdekja!

  4. #184
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    KERCENIMI I DJALLIT

    Degjo ketu o njeri:
    s'merrem une me buburri;
    jam e vetmja mami...
    Me duart e llangosura me gjakun tend
    piva veren qe perzive ti,
    me zeherr
    Ta ndreq une qejfin ty,
    ne ferr!

  5. #185
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    VAJZE E DRUAJTUR...


    Te denjojne...
    U kthen shpinen
    Pi,
    pi,
    pi.
    Ne goten e zbrazur
    luhen parodi hezitimi,
    ku admirues anonime perserisin
    fjalet e tua topitese...
    E rimbush prore
    Coku i portes tende zuri ndryshk
    Kurdo qe te molisin ethet e vetmise
    shpirterohet flladi
    dhe te puth lehte fundbarkun...

  6. #186
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    MERAK I RI


    Me siguri qe dielli e di
    kur lind nje merak i ri,
    por ia mban sekret
    reve pete-pete,
    qe si byrek qumeshtor
    ushqejne muzgun veror.

    Ne mesnate,
    kembana e kishes perpin
    kercimin i Hirushes hirplote
    Zanoret e kuajve te eger
    ajrosin pishat e bregdetit guracak,
    ku peshkon henen princi endacak.

  7. #187
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    NENA

    Me vjell ne fytyre
    e gjithe njerezia.
    Ua ngjall neverine,
    marrin arratine
    Do shlyej krime,krime...
    Nena,
    systervitur me dhimbje;
    spektatorja e vetme e kokeprerjes time...

  8. #188
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    O NJERI...

    Nuhat perjetesine
    si langua i lajthitur
    E ke nga hutimi
    qe afrohet nga perendimi...
    O shejtan i plakur,
    krijese e drobitur,
    krijese e permallur,
    prishes lumturish,
    lojtar hidherimi,
    ping pong perendish,
    teveqel i veteshpallur...

  9. #189
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    MALL...

    Eh,ai djale...
    Preku rrufene,
    e perpine rete...
    Me ekspres hyjnor do kthehet tek une,
    si topograf parajse;
    dashnori im,
    kush tjeter!
    Sa i adhuroja menyrat e tij
    Sesi fliste,
    sesi sodiste,
    sesi shkundte gorricen,
    sesi fshinte prapanicen...

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga salamanda Lexo Postimin
    NENA

    Me vjell ne fytyre
    e gjithe njerezia.
    Ua ngjall neverine,
    marrin arratine
    Do shlyej krime,krime...
    Nena,
    systervitur me dhimbje;
    spektatorja e vetme e kokeprerjes time...
    Bukur,NENA,POR DHE MARIA MAGDALENA.........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Faqja 19 prej 30 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •