KESHTU...
Nga rehatia,
lexoj ato qe shkruajne
ajo zonja,
ai zoteria...
Me pas,
nga merzia,
shkruaj pallavrat e mia.
KESHTU...
Nga rehatia,
lexoj ato qe shkruajne
ajo zonja,
ai zoteria...
Me pas,
nga merzia,
shkruaj pallavrat e mia.
KRONIKE...
Te pershendeta per here te pare
me 24 gusht,
por s'te thashe qe te dua me cdo kusht
25,26,27...
s'te lashe me rehat.
Symbyllur ta njoha shoqerine,
parfume,pandofla,
sidomos shtepine.
Pikerisht ne diten e vitit te ri,
me dhe nje buzeqeshje te hidhur,
duke u dridhur...
Me mbyllen ne qeli
(daten s'e di)
Me 14 shkurt
do var veten qe t'takoj ty,
atje ku te zura pusi...
Sallamanda shume e bukur kjo poezi.Por per burg me inspirove me shkru edhe une nje.
Gruaja e zbut nje ,,bishe''
me dashuri,
behet i urt si ne nje kishe
s'thote fjali.
Dhe e ka aty mire
eshte vater,familje
por se pranon me deshire
e bene me hile.
Faleminderit FARA dhe PRANVERA!
BESOVA...
Besova ne politiken e Hicit,
profetin e perlyer,
histerite e motit,
busullen e thyer...
Mbase isha naiv,
por besova deklararaten qe beri nje div:
"Do shkruaj histori te verteta,
po qe nevoja, me rreshire!"
Ne njeren dore mbante shenjterime,
ne tjetren fucine me birre...
Kur besova mrekulli,
m'u zu gryka nga nje spazme:
admirali i posacem i qiejve,
ishte pirat i nje deti fantazme..."
OPTIMISTI...
Mblidhe veten,pra!
Ti,
me trupen e cirkut te pleshtave
ne kutine e shkrepses,
helbete,jetoje cka.
C'hata?!
"Kutia eshte boshatisur,
pleshtat jane arratisur..."
Je varferuar?
Ahere,germo guvat e jetes
per ndonje gur te cmuar,
"Eshte erresire!"!?
Cne o qerrata,
eshte drite e maskuar!
C'TE BEJ?
C'te bej e vetmuar
buze detit...
Kur fashitej flladi
perpara fytyres time,
ai perdorte duart si erashke.
Ka kohe qe me perdor si leter bixhozi
pas bastit te humbur...
S'dua te me gjeje kush
ne kete pyll pasigurie
ku pemet
te zverdhura,te qullura
si une,
u druhen shikimeve tinezare te henes.
Haptazi:ndjehem si gjethe e baltosur
nen kepucen e tij.
Te ndjek hijen e tij
drejt e ne det,
verberisht,
e keputur
te fle mes koralesh
per te mos qene e vetmuar?
Tej,
nje kitare shoqeron valet...
MUZIKANTI I DASHURUAR
Tring-tring...
C'gezim!...
"Tring tring-un"
ai do ta luaj alegro
deri ne cakordim!
C'kompozim!
Kapercen kosha plehrash,
dirigjon nje kope derrash,
vrapon permes ferrash...
Le nga pas te ligj,
te shemtuar,
krakellimen e ngjethshme
te korbit te trishtuar...
Mbani vesh:
Nje ndjenje i ka tingelluar,
ndaj udheton per ta takuar...
Sirena e trenit-
tenore xhunglash.
Telat e telefonit-
pentagram pellumbash...
JASTEKU
Dergjet plaku...
Jasteku ekspozon pikturen e fundjetes,
me nuanca te vjellash,jargesh,gjaku...
Jasteku eshte varr lotesh
Mbi te pshurret
ndonje i shkalluar,
Me te nena mbyt
foshnjen e padeshiruar...
Nen te do gjeni
femren e enderruar,
qe ka per t'ju qetesuar...
Jasteku qesh,
kur e gudulisin gershetat e gruas
Perlyhet me buzekuq,fare,qime...
Degjon gulcimat e saj,
simfoni gerhime...
MORALISTI
"Eja me mua te qendra e qytetit,
se kane hapur lokal te ri..."-
me ftoi nje delenxhi.
"Shampanje do shijojme,
bjondinat e bordellos do nderojme...
Turp,jane cupat e qytetit tone!
C'brunete tipike o derzi,
ne vdekte ajo do te mbaj zi!
Kjo tjetra do jete mrekulli,
me minifundin permbi gjinj.
Me felliqen fare,jemi komshinj!
Ja, ajo shalefusha qe ecen me nxitim
eshte nusja e kusheririt tim..."
C'krim!..."
Ngaqe me cau timpanin e veshit,
klitha ne mes sheshit:
Mos ke patur nje moter si perri?
"Shsht... e kam shitur ne Itali!"
Krijoni Kontakt