Close
Faqja 16 prej 30 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 294

Tema: Poezi 2009

  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga salamanda Lexo Postimin
    NE PLAZH

    S'i duroj me:
    as vapen,
    as kete liber...
    Profetet e rreme flasin percart,
    lozin bixhoz me shpirtra
    dhe premtojne parajsen...
    As vete s'i mbaj premtimet:
    I bej kur jam ne qejf!
    Nderkohe dielli
    s'ka dite qe s'del!...
    Ne plazh
    po me meson artin e rehatise...
    Une nen palme,
    ndjek patinazhin i pulebardhes mbi det.
    Stiset e stoliset sirena shkembinjve.
    Valet...
    Gjitonja gjifryre!
    I respektuar z. Salamanda, kjo poezi mė impresionoi totalisht, me tė gjitha elementet qė e karakterizojnė njė poezi tė nivelit tė lartė e me njė stil bashkėkohor....
    Ju pėrgėzoj e Ju uroj frymėzim!

  2. #152
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Shume faleminderit PRANVERA dhe AGIM!


    SHQETESIM KYC

    Vdesin urie fakiret afrikane...
    Drogohen fisnike dhe vagabonde
    Terroristet shperndahen anembane
    Shfarosen kafshe te rralla cdo sekonde

    Pyjet e Amazones priten dita-dites
    Vandalet ndyjne statuja me emer
    Akullnajat shkrihen me ritem trondites
    dhe...une kam nevoje per nje femer!

  3. #153
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PUTHJA E PARE


    Harroji vershellimat e muratoreve,
    dhe flirtimet me shitesin e mehalles.
    Djalin qe derdellit...
    ne ate kopesht emocionesh,
    puthe!
    Le te kendellen karafilat...
    prej loteve te puthjes se pare
    Puthjet e tjera
    shoqerohen me saksofon
    ne metro
    dhe,me ansambel gjinkallash
    prane pjergulles...

  4. #154
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PESHKATARI I VARFER


    I shkelqejne shpresat si fener deti,
    prandaj s'i perulet fatit katran
    Shtrihet mbi gjineshtra e leshterike
    Tere qiellin perdor si jorgan

    E ngashenjen mengjesi i rivieres
    Jod e vese puthen nder gjethe ullinjsh
    Peshkatari i varfer bekon detin
    dhe merr balenen si bakshish

  5. #155
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    NE MUZE

    Monedhe antike,
    shkrime arkaike,
    gjurmet e dinozaurit...
    Skeleti i tahmaqarit,
    si armature e minieres se arit

    Gjakosen statuja te stilit rokoko
    heshta,parzmore...dhe nje hije.
    N'amforen me mjalte dymijevjecar
    prehet mumja e nje femije

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga salamanda Lexo Postimin
    NE MUZE

    Monedhe antike,
    shkrime arkaike,
    gjurmet e dinozaurit...
    Skeleti i tahmaqarit,
    si armature e minieres se arit

    Gjakosen statuja te stilit rokoko
    heshta,parzmore...dhe nje hije.
    N'amforen me mjalte dymijevjecar
    prehet mumja e nje femije

    Pėr poezinė "NĖ MUZE", ēdo koment, ēdo mendim i imi, ēak edhe ēdo lėvdatė, do t'ia humbnin vlerėm...
    Pėrgėzimet e mija i nderuar Salamanda!

  7. #157
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Te falenderoj nga zemra AGIM!

    TI...

    Shfryjne ererat.
    Detin se ze vendi
    Nga turravrapi,
    valet gulcojne mes shkembinjve,
    per te pare midhje mitare
    ne gostine e gaforreve,
    ritet seksuale te nje kulti...
    Dielli i turperuar tulatet pas reve
    Qielli duket
    me gri se catite e Parisit
    Fillon shiu.
    Justifikohen dembelet,
    harbohen krimbat,
    harlisen hithrat...
    Ti zbret embel nga ylberi!

  8. #158
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    KARTOLINE...


    Qesh si krisur,
    se kam kohe te tallem me veten...
    Kam kohe te vajtoj
    shpirtin zift e pupla...
    Ketu ma fashit dhimbjen
    nje tingull ujor
    Sa keq kendoj,
    sa mire ndjehem
    ne kete piste frymezimi,
    ku nis nje gare e pashoq poetesh...
    Te dashur miq e armiq:
    pranojeni kartolinen parajsore!
    Adresa ime:
    hotel pa yje,
    gjelle pa kripe,
    DET ME LEZET.

  9. #159
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    KURESHTJA

    S'di nga t'i hedh syte ne metro
    pervec se ne kete liber
    Mesoj shpejt
    si ngadalesohet plakja,
    si mjelen majmunet,
    si puthen eskimezet...
    Eh,kureshtja...
    si gace ne fabrike fishekzjarresh
    Shkelqen kopshti i dijes.
    Karafilat vyshken,
    gjethet e fikut mbulojne rreken...

  10. #160
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Poezi
    « Pėrgjigjja #188 mė: 08-09-2009, 22:00:29 »

    --------------------------------------------------------------------------------

    VEGIM

    Gjithnje ne bahce
    e shoh gjyshin
    Atypari kalon nje belholle,
    ai perdredh mustaqet mendueshem,
    behet behar...
    Ai,
    kultivuesi i mendimeve filozofike
    dhe fasuleve,
    hedh faren ne brazhde...
    I mbin nje ide
    Stolisur me puplaje indianesh,
    kendon halldupce...
    I mbaj iso!

Faqja 16 prej 30 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •