Close
Faqja 4 prej 30 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 294

Tema: Poezi 2009

  1. #31
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    EKSTAZE

    Nata ngordhalaqe noton ngadale neoneve...
    "Egnatia" ndjell egersira me epsh epokash
    Shiu i shtatorit perdhos zambaket peruane
    Guackat grupohen e gervishin gurmaze lagunash
    Papagallet pehlivane shkasin nga putrat e panterave
    Pinguinet perdhunojne arinj polar akullnajave
    Argjiroja pasionante predikon vetevrasje mbi bedena
    Gjiri i gjitones sajon sanatorium gjarprinjsh
    Buaviten brengat e Ballkanit bjeshkeve te nemura
    Flutura e fundit fergellon mbi fidanin e fundit
    Bota boshatiset bujshem:behem barbar!

  2. #32
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Puthja e Pare

    Puthja e pare me gjeti
    si garip te veshur shik
    Me erdhi si leopard pa nge,
    me iku si pertac astmatik
    Shkujdesshem ajo me puthi
    Buzet e trute m'u thane;
    shkela nje glase me dashje
    Pyeta:Po bajgat ku jane!?

  3. #33
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PRIVILEGJ?!

    Te henen,i hallakatur zapton ashensorin,
    i jep urdhra sekretares shoku Spurdhjak,
    me seriozitet zyrtar ngre receptorin...
    firmos nje shkrese dhe belbezon si motak

    Vec ta shihje mbreme kur hidhej porsi mez...
    sot,drejt bashkise terheq kembet zvarre,
    gromesin rende,maskon veren me camcakez;
    vendime ekzekutive ka ndermend te marre(!)

  4. #34
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    FIKSIMI...


    Kur fle,
    fiksimi dyvjecar
    per ate femer
    fishket e thahet
    qilareve te harreses;
    si shpirt budist ne Himalaje
    Kur zgjohem kam uri
    per fiksimin proshute,
    te sapodale
    nga qyngu i ujrave te zeza te mendjes
    Nduk nen driten e henes,
    se ajo grua ka ngrene diellin!

  5. #35
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    MARINARI...


    Marinari degjon radion duke pire caj
    E famshmja qe do ka ardhur ne qytet!
    Sikur sirene i fanitet fytyra e saj
    Ne bashin e anijes mjekren mbeshtet

    Koka i duket si pjeper i papjekur
    Djeresit si kale,(punen e katranosi)
    Puth afishen e aktores flokedendur;
    me detin shijon akrobaci albatrosi.

  6. #36
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar mė parė nga salamanda Lexo Postimin
    FIKSIMI...


    Kur fle,
    fiksimi dyvjecar
    per ate femer
    fishket e thahet
    qilareve te harreses;
    si shpirt budist ne Himalaje
    Kur zgjohem kam uri
    per fiksimin proshute,
    te sapodale
    nga qyngu i ujrave te zeza te mendjes
    Nduk nen driten e henes,
    se ajo grua ka ngrene diellin!
    !

    Pershendetje Salamanda!Veēova kete poezi, por s'do te thote qe te tjerat s'me kane pelqyer.E ndjek krijimtarine tende dhe argetohem,dal prej saj i frymezuar dhe me shprese per te pritur postimin e ri nga ty.Respekte salamanda

  7. #37
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Te falenderoj Riza!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!NATA...



    Ne dasem,disa s'mund t'i durojne
    ato versione moderne pogonishtesh.
    Me te panjohur vajzat vallezojne;
    plakat gojosin me eufori repistesh

    Sarhoshit i erren syte prej pijes
    djelmoshat djallosen mbas gjahut.
    Sazexhinjte lene tenden e korijes;
    shkrumbohen si kercunjte e ahut.

    Nata nuse perdor pertej duvakut
    muskujt e farketarit te fshatit,
    shtyn dhendrin ne prag te konakut
    qe ai t'i qahet hyrise se shtratit.

  8. #38
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    DREMITJE


    Plogeshtia e trupit rreshqet
    ne honin e lagesht te gjumesise,
    kultivon kepurdhat e mosqenjes,
    harron t'i mbledhe...
    Aha, s'ndodhi gje!

  9. #39
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    NDOSHTA...

    Malet puthin qiellin,se s'kane dashnore te tjere
    Vetem rrezet e ndrojtura fshihen nder ylbere
    Djali qan me denese kur vajza i shqet si ngjale
    Faraonet admirojne poetin qe ben varr me fjale

    Globi i miresise eshte thjeshte kakerdhi
    Kjo jete me mundon...vdekja m'jep fuqi(?)
    Ndoshta me servirin te emblin zeher,
    ne kabinen e pare te trenit per Ferr


    Pershendetje mik!
    Te gjitha me pelqyen por zgjodha kete sepse s`di pse me goditi me shume.
    Ju uroj muze pa fund miku im.
    Me respekt per Ju.

  10. #40
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Te falenderoj shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuume Kujtim!

    RREFIMI I POETIT

    E di cfare lexuesi im,
    kam qejf qe te shkoqesh:
    jam thjesht hamall i fjales,
    ngre tonelata lloqesh...


    MUZIKA

    E ku ka si kenget ritmike,
    dhe fyelli i cobanit te stanit...
    Kur lumturohem degjoj muzike getosh(!)
    Shfryhem me harmoniken e Bob Dilanit

    Operetat e kembethyerit,
    zgjojne histeriket e spitalit;
    tingujt te dietes se groshes,
    gjallerojne bezdine e funeralit.

Faqja 4 prej 30 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •