-
HARMONI...
I burgosur ne vete stis djallezi...
Mund t'lirohem vete me lehtesi
se celesin e kam ne gji,
madje dryrin ndryshk
ai shi acidik marrezish...
Jashte s'paska njeri!
Dyndem ne nje salle lavdish
dhe shoh ekuilibrin simetrik te paqes
si balerine ne maje te shpates
Brohorasin jane c'jane
pa fe,
pa kufinj,
pa atdhe...
-
-
Me rastin e festave,pershendes te gjithe lexuesit e mi, me nje poezi te shkeputur nga permbledhja poetike me te njejtin titull:
DOLLI
Gėzuar, lexues!
E meritoni njė ponē poezish.
Dėgjoni
zhaurimėn e lumit tė fjalėve,
shikoni
spektakėl stinėsh,
prekni
gėrsheta ndjenjash,
shijoni
fruta shthurjesh,
nuhatni
gonxhet e botės sė re.
Gėzuar, lexues!
Nga sharapolli i shpirtit
kundroj dhimbjet.
Me amulli fjalėsh
tharmoj ankthet...
Pikojnė nė gotė poezish.
Gėzuar, lexues!
Kur tė buisin bletėt e kritikės
nga zgavrat e analizės,
do bėhem bohēe luledielli
Ej!...
Kujt i thoni:
"...a ke shkrujt’, robo..."
"...hup, bre..."
"...ēne, o derbardhė..."
Nejse.
Lashė koqen e namit!
-
-
GEZUAR VITIN E RI!!!!!!!
DHURATA
Me dhuruan... nje makine llogaritese
kete fundvit
C'te llogaris me pare:
mallkimet qe mbushen korite...?
Po ia nis me poezite e pashkruara,
kilometrat e pavrapuara,
udhetimet neper bote,
clodhjet e merituara,
grevat e trurit,
gafat e lemuara,
kulmet e shakave,
thashethemet e qytetit,
skandalet skandinave,
ankthet e Hamletit,
eliten shqiptare,
popullaten e gjelave te detit...
-
-
Shkeputur nga libri "Dolli"
SHIU PRANVEROR
Bie nga qielli,
kacavirret nėpėr mustaqet e maces
qė ngrohet mbi pullaz,
pastaj pėlltuq
nė sternė!
Fantazma e tij ngjitet prapė
nė qiell.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt