-
ENDERR ME SY HAPUR...
Tre te dashuruar...
vetevrare prane tamburase se cakorduar
me vere te helmuar?
Trillim i castit- thashe
Eh,njeri i shkrete...
realitetin e ka zet
Te genjeje e ka aq te lehte
sa nje shahist qe loz duke masturbuar
dhe fiton fet e fet!
Nejse,
kur u be beselidhja e Bukuroshes me flirtimin
isha i vetmi deshmitar,admirues
Me miliona meteore pashe ne mesnate,
kurse Buzezjarrten vec njehere
Ia putha syte e kalter depertues...
Sa per gallate,
qielli m'ofroi nje cigare hashashi,
me kusht qe ta pija mes gjinjve te saj
pasi te benim dashuri
(Ta refuzoja!?C'mekat!)
Patjeter,qielli e mbajti me hater,
(ajo ishte Venusi vete!)
se ate nate mbarova nje pakete!
-
-
VOGELUSHE...
C'po ndodh...
Kush e ka fajin?
Ti e madhja...si the ti tjetra...
(S'kuptoj kurrgje vogelushe,
me te qara pergjigjen ma dhe)
...kush i theu kukullat e vjetra...?
Si motra qe jane
ngaterrojne breket me sho-shoqen...
Une i perudh me...
akullore,akullore!
Pajtohen koke me koke ne termus
per nje cast...
I degjoj zilkat e zenkes prore
Mos u zini me!-s'i lus
Tinez ia mbath me te katra
permes shkretetires prinderore
Lepij sqetullat nga etja
Lepij se me lepihet
Sqetullat nuhas,terbohem!
Nga etja,mbi gjuhe me mbin nje kaktus
Do te shpohem e gerthas sapo te flas,
por do t'u them vajzave qe i dua,
njeren si erashke
e tjetren si krua!
-
-
MERAK
Kemi pire pak...
Po c'te keqe ka
kur verdallosem neper park
si peshk ne kazan,
me nje mik llafazan?
Me ritregon batuten e shkollarit
qe donte te percaktonte fjalen "dituri",
por kish' lene fjalorin ne shtepi...
Apo bemat e kusheririt te tij gangster
qe theri nje rival si berr,
"Si mendon,e kishte hak?"
(C'merzi!
U pjerdh ai me nje dopio konjak?)
S'e kupton qe une,
ajo flutur mbi zambak,
e cdo krijese poshte e lart...
kemi te njejtin merak,
per vajzen qe shetiti njehere ne kete park:
kur do ta shohim prape?!
-
-
NJE FEMRE
Shfletoje ditarin tim...
Freskohu e dashur,
se rrjedh curril fshehtesia...
Aty pershkruhen imtesisht
strukja e diellit,farfuritja e henes...
pasqyra ku ti persos buzeqeshjen tende,
cdo acar janari
e cdo feste dhjetori
Sirtaret e stermbushura me letrat qe te shkruaj
dhe, fotografine tende te sterzmadhuar
ne te katra muret e dhomes se gjumit
po i djeg...
Si feniks ne kopshtin e ndjenjave
ringjallet...s'e di cfare...
Ashtu pra,pse s'me the "Miremengjes!"
Shikome!...
T'u qepen syte nga sklepat?...
Peshtyme...
Torturome me vrer rinor!
Grimcoma zemren!
S'me dhemb:
te kam lejuar te me trishtosh!
-
-
DEBORE...
Debora si qefin mbulon makinat,
lind qyteti primitiv...
Burri i bores
vetezgjidhet pushtetas ekzekutiv
Lejon dashurite e ndaluara
dhe dielli s'i shkrin me gjurmet
e shoqeve te cvirgjeruara...
I pe c'bene prapa shkurreve,mellenje,
ti mjelme i pe...
C'sekret dimeror?!
E dime ne...
Tani qe e tashmja u be dje,
flakni te fshehtat permbi re
te behen ortek vetem atje,
por nga maja e Everestit i leshon
poeti qe mendon me ze...
S'ka fre!...
Pastaj shurron emrin e tij mbi debore
E kenaq ai fenomen natyror!
-
-
JA...
Ja,ballkoni i ulet,duket me afer diellit...
poshte ndrin fundi kangjellmprehte
Kuturis...
C'ndjenje e serte...
Ike vdekje!
S'po te bezdis...
Taksi!
Jete,qenke shofere e re,
lehone e befte...
I njeh rruget?
Ketej te thashe.c'ne...
Epo,sa me larg laringut te tejzgjatur te djallit...
Psh,me co ne kthinen e miqve,
se s'ia di vleren mallit
Te takoj gjyshen
qe tymos... si oxhaqe fabrikash
T'i dhuroj nenes time nikoqire
levozhga te thermuara kikirikash...
Sa i prape!
Dakort,do sillem urte!
Po kendon te lisi fillak
nje mamuth babaxhan...
E gudulis pak
Qerratai qesh ne shqip
Kete e sajova vete
Dua dajak!
-
-
VETMI
Pas takimit te fshehte
mesova qe ajo s'me do me...
Motivi s'dihet...
Te qaj kur ajo zgerdhihet?
Do mendohem duke pjekur nje lepurush
ne prush
Do e ndaj me miq dordolece e barkalece
Do argetohem me dhelpen qe ndjek zagaret
dhe imiton motive ciftesh.S'frikesohet!
Edhe une tregohem trimosh
Shkruaj biografine e vetmise
midis ortekut bardhosh
Libri fillon e mbaron me tik-taket e zemres
Gjaku me ftohet,
Nga kafka trurin nxjerr
Boshtin ngul vesh me vesh
Kapilaret tjerr
-
-
LUTJE
Kelthas shpirterisht i bukur
fjalet qe s'i honeps gjyshja...
mugellon hena tej lumit bregbore
Nje murgeshe arratiset nga manastiri
duke vozitin ne vetmine,
duke ndare tapi parajse...
Mbase ben gjasme
Tamam si vargu im erekendshem
qe ne fyt te ngec si ftua
Falem shkurt,
se askush s'i di permendesh mekatet e mia
apo jo grua?
-
-
RRUGES TENDE...
Zhegu i ecejakeve te mia
t'i zhurit buzet!
Sigurisht...
Puthme si maniake!
Te kendellem egersisht...
Jam kalimtar e rastesishem...
pafundesisht
-
-
BURRI I BORES
Dallendyshja folene s'e tradheton,
zbatica per shkembin shkumon
debora malin s'e harron...
"Tani qe dielli ndricon
kthehuni miqte e mi!"
-loton burri i bores
ne fotografi...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt