Close
Faqja 27 prej 30 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 294

Tema: Poezi 2009

  1. #261
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    S'KUPTOJ...

    S'kuptoj c'po ndodh
    me lypsin shurdhmemec,
    snobin sharlatan...
    Uraten urbane si shkarravine
    grafiti ne shpit...
    kush e lan?
    Lidhja viking-ilir
    eshte pika e vlimit
    Pyetja e pashmangshme
    mbi madhesine prapanices se gruas:
    avullimi i sqarimit.
    Taksiaratet e nates:
    embleme prostitutash,
    shenjester shkerdhatash...
    Sharjet te zjarrta
    shuhen me uje te bekuar
    tek nje oaz matrapaz;
    parandjenjat bejne gallate
    me prapaskenat e udhes se gjate
    Idiotisht e kam:
    Sa milimetra jete me kane mbetur.
    sa xixa ben nje trokth...?
    S'kuptoj c'po ndodh-kruaj koken
    eureka!
    shampo antizbokth!

  2. #262
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PAQARTESI...

    C'je ti o paqe:
    pyetje e pakendshme femije
    qe s'pret shpjegime te prera,
    apo fjale qe te merr era?
    Luajme poker bashke
    shestoj dredhi...
    Ja,kater asa!
    Ato letra s't'i ndava une...
    C'hise ke dhe ti!

    Teksa operohej i doli narkoza fatit
    Klithi...mbushi breket,
    u cmend m'ofroi fisheket
    Jam budalle i gatshem,
    por i mencur kur me teket
    Pikerisht atehere ia mbath vrapit,
    qe te jem sa me larg politikan-kasapit
    Prapa kthehu histori-fushebeteje!
    Tezge me gjymtyre gjytrymesh,
    majtas-djathtas,gjithandej...

    Lart...ndero njeri!
    rete puplore si rrugica paqesore
    ku pellumbat zene e grinden,
    rrezeartet fshihen...
    Ja,prape u erresua
    Kllocka i kaplon zogjte
    dhe s'i behet vone as per ty,
    as per mua!

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Salamanda tungjatjeta!Pergezime !Me shplodhen vjershat e tua.Humori dhe thjeshtesia u japin nje natyrshmeri e komonikim te drejtperdrejte me mesazhin qe don te transmetosh.Kujdes, ne disa raste ja prish estetiken vargut duke e transformuar ne batute te rendomte tortuaresh.Thjeshtesia nuk duhet te perzihet me zhgaronin vulgar.Megjithate poezite e tua jane te mira,plot sinqeritet e ritem impulsiv cka pasqyron realitetin ashtu sic e perjeton ti me gjithe larmine e dinamiken qe mbart ajo duke "levizur" neper vargjet e tua...Verej nje varg te mirnjohur ne piazzen poetike.Nuk me thua Agollin e mban poshte jastekut edhe kur fle????Shaka, mus u merzit per kete .Pergezime!!!

  4. #264
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Shume shume faleminderit per analizen ANDREAS!(u merzita duke lexuar levdata!)
    Interesant mendimi yt mbi prishjen estetikes se vargut...Personalisht,mendoj qe vargu,thjeshte shnderrohet ne nje varg altruistik...Ke te drejteulgariteti dhe thjeshtesia s'duhet te nderthuren,ne pergjithesi,por nese nje gershetim e tille rezulton ne bukurtingellim,lexuesi tregohet meshireplote.
    Persa i perket Agollit,me pelqen filozofia e vargut te tij
    Te pershendes me gjithe zemer me dicka te fresket:
    JETA...

    Vetmia rreshqet si rabecke ne rrymen e ajrit,
    pispillosen pallonjte,
    ciftohen cakenjte...
    Vajza e djem...
    s'keni pse frikesoheni
    jeta eshte akronim per
    Ju Erdhet Te Argetoheni!

  5. #265
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Korrektim



    JETA...

    Vetmia rreshqet si rabecke ne rrymen e ajrit,
    pispillosen pallonjte,
    ciftohen cakenjte...
    Vajza e djem...
    s'keni pse frikesoheni
    jeta eshte akronim per
    Ju Erdhet Tani Argetoheni!

  6. #266
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    NESER...

    Sikur te vdes i dehur,
    do kem kohe t'esellohem ne ferr
    Ora e perjetshme ben tak-tik...
    Me mend,veten trajtoj si mik
    Armiku me pret bishtin
    kur jam zhapik...
    por te vdes kam frike...
    Me tremb e sotmja e sigurte
    dhe e ardhmja e ngurte,
    se qielli i diturise
    gjerbon gjenitale gjenish...
    Ushqehen xhuxha zjarrgelltites
    ne tryezen e shtuar per te paftuar...
    Me ta darkon Shuk-mishi-gisht-pult
    Eshte pasardhesi im i evoluar!

  7. #267
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PLAKUT QE QAN...

    Qetesohu...
    pasionant i puthjes,
    djalosh i larget,
    Indigjen i pushtuar
    nga ndjenja e vagullt...

    Akuzave...s'u ze bese
    qelia luksoze ne kujtese
    Ajo burgos dashurine e dikurshme,
    shpitin pa finese;
    eklipsin i puthjes se dhunshme
    te planetit te ndjenjave pa rendese...

  8. #268
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    NE PRITJE

    E armatosur gjer ne gjembe
    me shakate e paramenduara,
    si burre...
    ne fushebetejen pa armiq,
    te pres e te pres belholle,buzebute...
    Ti paqesohesh larg...
    duke rregulluar bicikleten,
    duke lyer thonjte,
    Gjasme s'je damkosur perjete
    me epsh te embel,
    truplemuar,
    bashkevuajtese e fshehte...

  9. #269
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    DASHURI...

    Betohem...por dore s'heq!
    Ja.u pengova prape, aq keq
    sa rashe urgjentisht,
    ne krahet e tua,per dreq!

    Gjymtyret cyryke t'i puth,
    trungun tim perqafoj...
    Je si turjele ne tru,
    dhimbjen deshifroj...

    Je obelisk me qylaf...
    kercimtare elegante
    koreografi e koklavitur
    Te shkel kembet,
    me shkel shpirtin,
    ndaj vallezojme paditur

    Kendome,pra,kendome!
    Ujit,ajrit,drites
    jepi forme,
    o magji e papritur...
    Dado qumeshtore,
    amvise,
    shtepi...

    Super-shqise!

  10. #270
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    VETES

    Cerr cerr...
    SOS jashte perdorimit?
    C'detar shpotites!
    Faqja e erret e henes
    saboton motin...
    Celulari hyjnor...i fikur?
    Per Zotin!
    S'eshte moment trondites!
    Lutesh vrullshem,
    embel,
    me embel...
    duke notuar!
    Thote "Amin!" cdo kristal i kripes!

Faqja 27 prej 30 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •