Close
Faqja 25 prej 30 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 294

Tema: Poezi 2009

  1. #241
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vazhdo ne rrugen tende poetike Salamanda, gjithmone te vecante, simpatike, me kundertite e te papriturat aq te goditura artistikisht.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  2. #242
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Shume faleminderit...MONDI!

    ADN!

    ADN!
    Babai im eshte
    si mbreti babaxhan i perralles,
    por une i ngjaj tmerresisht,
    nje qejfliu te mehalles.
    ADN!
    Dekada dyshimesh
    mbi babane tim biologjik...
    ngecin ne rrjeten e merimanges
    tek hyrja e castit tragjik...
    ADN!
    Sa frike!...

  3. #243
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    EJANI...

    Ejani fshatare,bujkrober,arrixhinj...
    shpirtrave te ndajme kufinj
    Eshte mbledhje solemne miqte e mi,
    ndaj gelltitni gelbazat ne pafundesi!

    Une jam llogore e zaptuar...
    plot kaptere te korruptuar
    qe nisin lojen e preferuar
    Lek a shqip?
    Shanc i dyfishuar!
    Mbreterit e qindarkave katrore...
    me litare, thika,pisqolla...
    nisin gjuetine njerezore

  4. #244
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PASANIKUT TE TRISHTUAR

    S'jam sharlatan i zilepsur,te betohem!
    Di fare mire si fiket zjarri...
    thjesht,pshurr turma sehixhinjsh
    qe duartrokasin nga ferri...

    Nje dy tre...urra!
    Heroi i dites do te jem,
    nese ti vendos te vrasesh veten,
    se do hidhem pas teje nga ura
    qe te t'shpetoj kuleten...

  5. #245
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    SHANTAZH MESUESES

    Mesoja shkelqyeshem,
    por ajo me vinte teta,
    se e kishte mendjen te mesues Leka...

    Nje dite po puthej... te stacioni i trenit
    e pashe... kembeperpjete...
    buze bregut te Erzenit...
    I thashe:"Do t'i tregoj burrit tend,Ekremit!"

    Qe atehere mesuese Marieta
    me vuri vetem dhjeta!

  6. #246
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PA SHPJEGIM

    Si numerohen gjethet e terfilit,fijet e kashtes,
    krimbat qelbthithes,brenga gjembacesh,
    monogami hipokritesh,poligami pordhacesh...

    Si arrin te recitosh permendesh fjalorin e harbutit,
    kur ze gruan ne flagrance me kurvat e Durresit

    Dhe,nga cili cep i prizmit te fjales
    hyjne e dalin ngjyrat e talljes...

  7. #247
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    ZEMRA IME...

    Krakellimat e hutave krisin kupen e qiellit...
    Sokellimat e shpirtit jehojne
    Notoj kunder rrjedhes se vrullshme,
    Sorrat me vrojtojne
    Thermohen rete
    Shembet kanioni...
    Zemra ime rrokulliset drejt detit
    E degjoni?

  8. #248
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    FESTA VAZHDON...

    Brohorasin hyjnite me tullumbace,flamunj...
    S'duket gjekundi nenqeshja e peshtire e renies;
    ca me japin kurajo,ca,ampula dopingu,
    kur rend duke kenduar drejt finishit te qenies.

    Dikur tundja tabanin e mitres
    Tashme kortezhi... kercen lule me lule
    Festa vazhdon edhe ne xhungel,
    ku gorillat i bien arkivolin tim si daulle

  9. #249
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    CMENDURI

    Vini re!
    Kujtimi i Unit do te ekzekutohet
    ne agimin e cmendurise,
    nga lastari i hardhise...
    Neper lakun e te lemuar
    rrotullohet treni "fluturues"i te ardhmes
    Sorollatem sedileve si fantazme,
    si qytetar nderi,
    si skllav liridashes,
    si i mjere,
    si butak Bune,
    si antiputhje,
    si dite shtune,
    si i dhjere...

  10. #250
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    VENDI IM

    Vend i shartuar,
    dhe i lulezuar
    me krimba te droguar...

    Vendi gushetrashur
    me te dashur
    dhe,duke pelcitur
    mbi armiq te babezitur

    Vendi ku vjedhin lavdine e castit
    lesbiket qe zhgerryhen hendeqeve
    dhe,ondet e pederastit
    te patrazuara nga gishtrinjte e mashkullit


    Vend i luksit dhe teneqeve
    Vendi i panairit te dreqerve

    Vend me kodra e suka
    ku me duar ndahet buka
    Vendi ku linda,u rrita,u zhduka...

    Vendi ku do te kthehem
    te rrefehem,
    te defrehem,
    te prehem...

Faqja 25 prej 30 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •