Close
Faqja 17 prej 30 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 294

Tema: Poezi 2009

  1. #161
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    U PELQEN!


    Thith ereza romance natyra.
    Bie ne kome blerimi
    i stines se magjepsur
    Tkurren iriqet,
    rriten larvat...
    Ndryshojne ngjyrat e manaferres,
    ritmi i zemres,
    tekat e dashnoreve...
    Buzeqeshja e tij mbetet e hekurt,
    meraku i saj i mendafshte
    Ndjehen keq:
    u pelqen!

  2. #162
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    RRUGICA


    Ne krye te rrugices
    me verbon blici i kujteses,
    me kurthon pervoja e dikurshme...
    "Po hajde ore!"
    me nxit ende,
    nje miku im i vjeter
    "Bulevardi i ri
    ka nje statuje elefanti,
    shatervan shtatekatesh,
    kafene luksoze..."
    S'eci asaj rrugice une,
    se vinte ere e keqe,
    para pese vjetesh!...

  3. #163
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    PERRALLE ME MBRET

    Xhini i Aladinit
    shtron banket per se mbari...
    Oborrtaret
    dehin nje peng mbreteror
    Aha,kjo eshte gota e... panumert,
    se zanat shumefishohen
    Arratiset princi i puthjes
    para se ato te parashikojne
    intrigat e shtriges se paftuar.
    Prapeseprape,
    pricesha ia merr nje sy gjume
    Te gjithe mallkojne,shpifin,shajne...
    Flasin per mua

  4. #164
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    TRAGJEDIA

    Nje plak i urte llafoset
    me nje cifut denbabaden,
    kur ndan xhevahirin e mengjesit:
    xhezven e kafese.
    Te tjeret i zgjon kompozimi i Gavroshit...
    Vocerraket argetohen me Arken e Pandores
    E hapin...brenda ka nacionalizem!...
    Ligjeron gjenerali perpara betejes...
    Mrekullohen masakrat,
    kafkat behen piramide,
    varroset paqja!

  5. #165
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    LLOGARI...

    Sillem keqas si sarhosh
    s'ia vlej me asnje grosh
    i flak monedhat ne kosh
    dal nga klubi astarbosh...

    Gruaja s'm'hiqet per be
    hop ketu e hop atje:
    "...po s'm'tregove do te le:
    sa harxhove, ku dhe pse?!"

  6. #166
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    IZOLIM

    Une,
    kater mure,
    nje akuarium...
    dhe bota e ekranit.
    Filmi fantastik,
    reklama...
    reklama...
    Ua reklame parajse:
    Dielli krekoset kreshtave te Korabit,
    nje kope kuajsh krifelepire
    kullot ndane liqeneve te Lures...
    Nga ngazellimi i mesoj cironkes
    folje te parregullta koreane.

  7. #167
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    Kurbeti

    Miklojnė dimra pritjesh
    dhe ligjėrojnė
    napėzezat.
    I dėgjon llapashitjet e shpresės
    te vau i lumit tė lotėve?
    Shllapurit dhimbja e kurbetit,
    kthehet e qullur
    si qėmoti,
    kur thahej nė mejhane.
    Sot thahet
    strofkave tė opiumit.

  8. #168
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    NDRIKULL...


    Kujdesu per mua,si dikur per nusen;
    ne cep te shtratit jam strukur...
    Eja bukuroshe e pyllit te magjepsur,
    me puth qe te zgjohem i lumtur

    Pergjysmo henen mbi trupin tim,
    nese s'do t'me njohesh moj ndrikull
    Ta dish se te dua pa emer:
    je kryeveper hyjnore pa titull!

  9. #169
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    QENI

    Ham,ham,ham...
    Ike me qafsh
    para se te flak librin me inat
    te dal ne rruge
    te takoj nje tregtar
    te pasurohem
    te shkoj ne Amerike
    te behem mormon
    te martohem me gjithe grate e botes
    te shumefishoj popullsine
    te shembet toka
    te biesh ti ne gremine...
    Qeni iku.

  10. #170
    Shefki Meka
    Anėtarėsuar
    20-11-2008
    Postime
    540
    ME PUSHIME


    Ah,po me servirin ushqim ne avion,
    megjithese gatova...
    Ne bahce lashe menjane ca dhjame
    per dhelpren kuqalashe
    Ketu i kam pasaporten,parate,
    ca te holla per ndonje
    lypse ekzotike teatrale...
    Teater per te qene do te vizitoj
    dhe statuja famoze,
    akuarium gjigand
    dhe detin
    ku clodhja me vjen me shpejt se drita.
    Por atje poshte
    Adriatiku hukat nga lodhja;
    s'doka te vije me pushime,
    vecse me cakton
    tellall te tragjedise se Pompeit
    Eheeej...
    Kam lene tiganin ne zjarr!

Faqja 17 prej 30 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •