FATALITET KULTUROR
Gjithkund,pasi u ngopen me eren e barotit
u zgerdhine hyjnite me Perendine e Lotit:
"...me dhimbje njerezore bukur u drekoka
pa he na thuaj kush qan andej nga toka(?)
"Se pari qan foshnja sapo futet ne dynja...
qan dhe nusja(megjithese duket marshalla)
qan plaku kur me force ia marrin kuleten
burri s'qan eshte burreecse vret veten!"
KUR KOTEM...
Kur kotem rendis dobite e dajakut
Shqetesohem per formen e guralecit
Shthur me mendje fijet e shajakut
Ndjek me sy zigzaget e pijanecit
Numeroj gjethet e lendet e lisit
Para pasqyres fryhem si kaposh
Shfaros problemet e farefisit
E hedh ne leter ca vargje bosh
MENDIMET E LYPSIT
Zgjohet lypsi rreze ures se re;
nen kapuc shkund mendime e morra:
"Qe me nate era e pirja me mpiu;
terezi kolopucesh paska debora!
Miun e cmend arresti shtepiak;
bren ne raft te bukren balade
Graria lagjes ka turp dimeror
ndaj i fsheh buzet me pomade"
(Kushtuar gjyshes time)
SHTEGETIMI I GJYSHES
A ka agime e perendime
qe s'e njohin gjyshen time(?!)
Thone se nen pirgje plisash
ushqen rrenje qiparisash...
Nuk guxoj t'i flas,ta prek;
kam frike se m'qorton "Zevzek!"
Se c'ben nenokja tek oborri...
than ne diell peta lakrori
Shan risite ndane ugarit
e prashit permbas mullarit
Kur e ndjen korba thellimin,
porsi zog nis shtegetimin
Le nga pas nen hije thane
gjergjef,syze e nallane
BEHEM LEMSH
"Babi,meqe te kam Mbretin e Deshirave
tregome c'i ndodhi Ariut Mengjerash!"
Shtriqem si Liza ne Boten e Cudirave
Leshoj gogesimen e Gogolit Gjumash
...Ne pyll Kesulkuqja takon Pinokun.
Gjysmagjeli pjell Pipi Corapegjaten
Lepuri ben gare me Donald Patokun
Tre Derrkucet murosin me nge Rozafen
Alibaba behet Princi i Borebardhes
Njerka e Hirushes i jep urdhra Xhinit
Dhe vidhen tinez pas perces se nates
Shaluar mbi gomarin e Nastradinit
Krijoni Kontakt