Kete teme po e hap per arsye qe dihen. Sot rastesisht po flisja me nje shoqen time turke dhe e pyeta :"Si do te sillej shteti turk nqs dikush do te donte te vinte shami ne Universitet?". Ajo pa ju dridhur qerpiku mu pergjigj :"Te perjadshtohet nga universiteti. Nuk lejohen prapambetje te tilla ne vendin tone". Une shqeva syte ne fakt sepse jo vetem qe eshte Turqia mbi 93% muslimane, por mu duk shume agresive si pergjigje per nje komb te cilin ne shqiptaret sot e ksaj dite i mbajme pergjegjes per prapambetjen tone. Termi "anadollak" barazon "anakronikun" ne fjalorin tone, por gjerat dihet se jane shume ndryshe nga se mendojme ne. Tani qe te futem ne teme. Ne Shqiperi degjon lloj-lloj absurditetsh si puna e atij djalit ne Durres qe beri namin se rektori se pranonte ne universitet me callme. Ndonese shteti yne eshte LAIK dhe tolerant persa i perket besimeve fetare, kjo tolerance qe ka lindur spontanisht midis shqiptareve po behet shkak shfrytezimi per pune te mbrapshta nga qarqe te caktuar anti-shqiptare. A duhet shqiptaret te jene me pak tolerante ne prag te ketij kercinimi te identiteti tone? A duhet dhe Shqiperia te marre shembullin e Turqise qe te beje nje "secularisation" te thelle ne institucionet e veta? Ju si mendoni?
P.S. Mos harroni qe babai i turqve "Kemal Ataturk" ishte shqiptar dhe turqit e kane ne vend te Zotit per shkak se i solli perparim te papare shtetit te mykur islamik.
Krijoni Kontakt