Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet shteti te jete me i ashper ndaj besimeve qe kercenojne identitetin shqiptar?

Votues
64. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po, shteti te marre masa

    49 76.56%
  • Jo,shteti le te qendroje pasiv

    9 14.06%
  • S'jam i/e sigurte

    1 1.56%
  • Abstenim

    5 7.81%
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 99 prej 99
  1. #91
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Nese duam te dijm se kush eshte kunder kombit shqiptar, eshte shume e thjeshte. Historia mban shenime! Shkoni dhe lexoni.

    Shiko videon per tu bindur dhe per te pare se kush eshte kunder nesh.

    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Serbet po i bejne planet te na zhdukin deri ne shqiptarin e fundit !
    http://www.youtube.com/watch?v=tBzAa...=103882&page=5

    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Feja dhe shqiptaria nė ditėt e sotme



    Nė Bibėl ka njė pasazh qė ėshtė komentuar shumė: ai ku pėrshkruhet ēfarė ndodhi nė momentin para se Kaini tė vrasė Abelin. Komentohet fakti se atje nuk thuhet qartė se pėr ēfarė u grindėn tė dy vėllezėrit. Me njė fjalė se cili ishte motivi i vrasjes. Njė nga variantet qė kam lexuar nė librin “The Lexus and the olive tree” (Lexus-i dhe pema e ullirit) tė Thomas Friedmanit, jepet interpretimi i njė rabini i cili, pasi hedh poshtė dy variantet: atė se motivi i grindjes ishte Eva (gruaja), si dhe atė se grindja ndodhi pėr shkak tė ndarjes sė pasurisė (pasuria), i mėshon idesė se grindja ndodhi pėr shkak tė mospajtimit se ku do tė vendosej Tempulli, nė tokėn e Kainit apo tė Abelit..
    Ėshtė njė interpretim qė, duke na thėnė se vėllavrasja i ka rrėnjėt tek simboli i identitetit, synon tė tregojė se sa i rėndėsishėm ėshtė identiteti pėr qėnien njerėzore.
    E fillova me kėtė pasazh tė Biblės shkrimin e dytė rreth debateve qė ka hapur libri “Tė jetosh nė Ishull” i Blushit, pasi mendoj se shkaqet e gjithė kėsaj zhurme (pėrveē njė manipulimi komercial mediatik qė meriton tė trajtohet mė vete si fenomen) lidhen pikėrisht me prekjen e kėsaj fijeje kaq tė ndjeshme tek qėnia njerėzore, identiteti i tij, ku ai fetar zė njė vend shumė tė rėndėsishėm tek shumica e njerėzve.
    Ajo qė bėn pėrshtypje gjatė debatit ėshtė njė lloj “vetėmbrojtje” e Blushit dhe promovuesve tė librit tė tij, sipas tė cilėve, ky libėr nuk duhet tė ngatėrrohet me politikė dhe se autori duhet tė ndahet si shkrimtar nga bindjet e tij politike. Por, jemi nė kontradiktė, kur mė njė anė autori thotė: interpretojeni si tė doni kurse, mė anėn tjetėr, thotė: mos e shihni si politikė. Sipas mendimit tim, nėse ka ndonjė vlerė ky libėr, kjo nuk ėshtė vlera e tij letrare. Tė mė falė Blushi, por, ky libėr, pėrsa i pėrket asaj qė ai nė njė emision e quajti “shije”, nė kuptimin e “artit pėr art”, tregon se ai e njeh artin e tė shkruarit po aq sa ē’njeh historinė. Vlera e librit qėndron nė atė se na tregon pikėrisht atė qė paradoksalisht Blushi don ta mohojė: se sa e rėndėsishme ėshtė qė letėrsia e sotme tė prekė tema tė mprehta tė aktualititetit socio-politik qė po jetojmė. Ky libėr, pra, nuk do tė kishte jehonė sikur tė mos prekte ndjeshmėritė identitare tė shqiptarėve tė sotėm dhe tė mos bėnte politika identitare nė njė vend ku kjo ēėshtje ėshtė mjaft delikate sepse, ndryshe nga vendet ku ka shumė mė tepėr homogjenitet fetar, ky pėrbėhet nga tre komunitete fetare qė deri tani thuhet se kanė jetuar nė paqe dhe harmoni nė sajė tė sė ashtuquajturės tolerancė fetare, tė cilėn, sipas njė pjese jo tė vogėl debatuesish, ky libėr e sulmon duke denigruar e fyer besimin e komunitetit musliman.

    Raporti i shqiptarisė me fenė nė periudhėn para rėnies sė komunizmit

    Trajtimi i raportit tė shqiptarisė me fetė nė ditėt e sotme nuk mund tė bėhet pa njė njohje tė raporteve tė tyre qė nga koha kur lind shqiptaria. Lidhur me kėtė temė vlen tė theksohet se shqiptarizmi, si identitet dominant i shqiptarėve, lind nė shekullin e XIX, kurse pėrpara kėsaj periudhe besimi fetar, si faktor identifikues dhe bashkues, ka qenė mė i rėndėsishmi, pa harruar se, sikurse shkruan Kristoforidhi nė letrat e tij dėrguar “Bible Society”, nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, ka pasur njė pjesė tė madhe tė popullsisė shqiptare (ai flet mė shumė pėr atė tė krishterė) tė cilėn analfabetizmi dhe izolimi gjeografik e ka lėnė pa kontakte me fetė dhe pa asnjė lloj ndjenje kombėtare “as greke, as sllave dhe as shqiptare”. Nė kėtė periudhė lindin projekte tė ndryshme tė ndėrtimit tė shqiptarizmit qė janė tė lidhur edhe me pėrkatėsitė fetare: projekte tė shqiptarizmit arbėresh (J. De Rada etj.), tė shqiptarizmit tė ortodoksėve tė jugut (Jani Vreto etj.), tė shqiptarizmit osman (vėllezėrit Frashėri etj.), dhe tė katolikėve (Zef Jubani etj) qė kanė qenė mjaft tė ndryshėm me njėri tjetrin, madje edhe kundėr njėri tjetrit, dhe dora dorės, pėr njė sėrė faktorėsh tė lidhur me zhvillimet pėrreth nė Turqi, nė Greqi, nė fqinjėt e veriut dhe po ashtu tė nivelit evropian, vijmė nė njė projekt dominant dhe identiteti dominant qė e vendos shqiptarinė mbi identitetin fetar e qė pėrmblidhet nė thėnien e Vaso Pashės “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”.
    Procesi i ndėrtimit tė kėtij identiteti dominant vazhdoi edhe nė kohėn e Zogut edhe tė Hoxhės. Ndėrsa nė kohėn e tė parit, feja dhe identiteti fetar ishte, gjithsesi, i njour dhe shumė mė i respektuar, nė tė dytėn u arrit deri atje sa tė eliminohet fare. Ajo ēka duhet thėnė pėr kohėn e komunizmit, e cila pėrkon me kohėn mė tė gjatė tė ekzistencės sė shteti komb shqiptar, - duke patur parasysh edhe fuqinė shumė herė mė tė madhe propagandistike e tė kontrollit tė territorit qė zhvilloi ai regjim, - ėshtė se nė kėtė kohė krijohet pėrsėri njė shqiptarizėm tjetėr. Shqiptarėt komunistė qė pėrqafuan kėtė ideologji dhe u bėnė edhe ateistė nuk mund tė thuash se ishin ata qė qenė mė parė. As nuk mund tė thuash, duke aplikuar qasjen esencialiste, sipas sė cilės ēdo ideologji qė kanė marrė shqiptarėt nuk e ka prekur thelbin e tyre, se ata e morėn komunizmin si guna pėr t’u mbrojtur nga era. Komunistėt e parė e morėn atė si njė besim tė ri, i cili, duke hipur nė pushtet dhe duke patur nė dorė tėrė mjetet e propagandės nė njė popull qė e gjeti thuajse analfabet, e transformoi atė dhe identitetin e tij. Komunistėt, duke e bashkuar ideologjinė e tyre marksist-leniniste me shqiptarizmin tė riinterpretuar me metodėn e materializmit historik, por gjithė duke ruajtur disa mite kryesore (tė mos harrojmė se tė gjitha bustet apo pėrmendore e heronjve tė Rilindjes edhe tė vetė kryesimbolit tė identitetit kombėtar, Skėnderbeut, i kanė ngritur ata), ndėrtuan njė ideologji pushteti (nacional - komuniste) qė farkoi njė identitet tė ri, duke e paraqitur kėtė sikur tė ishte thelbi i vėrtetė i shqiptarit qė nė krye tė herės e qė, realizimin e tij tė plotė, do ta arrinte nėn udhėheqjen e partisė. Edhe izolimi ka qenė njė instrument i rėndėsishėm i farkimit tė kėtij identiteti tė ri duke duke i ndarė “shqiptarėt” nga njėra anė dhe “tė tjerėt” nga ana tjetėr. Nė kėtė proces rikonstruktimi identitar, Hoxha, sikurse e dimė, i konsideroi fetė si armike, si agjente tė tė huajve dhe arriti t’i ndalojė ato fare nė emėr tė shqiptarizmit (“Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”) dhe nė emėr tė marksizėm leninizmit “Feja opium pėr popullin” qė kishin brenda edhe komponenten iluministe tė modernizimit edhe atė vetorientaliste tė mohimit tė identitetit lindor nga vinim, tė ndarjes nga prapambetja qė na kishte sjellė sundimi osman.
    Ndėrkaq nuk duhet tė neglizhojmė faktin se ndonėse nė propagandėn komuniste, veēanėrisht pas mbylljes sė kishave dhe xhamijave dhe shpalljes sė Shqipėrisė i vetmi vend ateist nė botė, fetė trajtoheshin tė gjitha si tė huaja, nė popull vazhdonin tė qarkullonin besimet, por edhe dallime midis feve tė ndryshme, ndonėse duke u bėrė gjithnjė mė tė zbehta e duke mbetur mė shumė si kujtesė origjine sesa si mėnyrė jetese.

    Periudha paskomuniste

    Me rėnien e komunizmit pėr shumė arėsye, por mbi tė gjitha pėr atė qė quhet nevoja pėr tė besuar e po ashtu edhe nevoja pėr identitet e spiritualitet edhe pėr tė gjetur pėrgjigje pėr ankthet ekzistenciale si vdekja, ashtu sikurse edhe nga kriza identitare e shkaktuar sa nga rėnia e shumė simboleve tė komunizmit aq edhe nga dalja prej izolimit tė gjatė tė papėrgatitur kulturalisht pėr tė pėrballuar aventurėn e hapjes ndaj botės, njė pjesė e shqiptarėve iu kthyen Zotit e feve. (Pa dyshim edhe pėr arėsye ekonomike sepse sejcila nga fetė kryesore filloi tė investojė nė Shqipėri.)
    Ky fenomen rilindjeje fetare shoqėrohet edhe me fenomenin e ripėrcaktimit apo rikonstruktimit tė identitetit tė shqiptarit. Ndonėse ndjenja nacionaliste e tė qėnit shqiptar vazhdoi tė mbetet dominuese, filluan tė shfaqen edhe identitetet e ndryshme fetare e tė lindin dallimet midis pjestarėve tė komuniteteve tė ndryshme edhe nė nivel popullor, madje edhe paragjykime tė ndėrsjellta denigruese. Nė parantezė duhet thėnė se edhe komunizmi nuk arriti t’i shuajė dallimet dhe, sėbashku me to, edhe paragjykimet. (Psh. ndėr muslimanė qarkullonin vlerėsimet denigruese se tė krishterėt ishin tė pakarakter, sepse gjatė gjithė atyre shekujve ishin detyruar tė jetonin tė pėrulur, kurse ndėr tė krishterėt ato se muslimanėt ishin fanatikė e tė paditur.)
    Ndėr rikthimet nė fe e, pėr pasojė, edhe nė identitetet fetare mė problematiku dhe mė interesanti, sipas mendimt tim, ėshtė ai rikthim qė, paradoksalisht, edhe duhet tė ishte mė i natyrshmi duke patur parasysh origjinėn fetare tė shumicės sė shqiptarėve. E kam fjalėn pėr rikthimin nė fenė islame. E them kėtė sepse kthimi nė fenė e krishterė, qoftė edhe nė fetė protestane, ishte mė i pranueshėm ideologjikisht. Kur them ideologjikisht kam parasysh faktin se ideologjia mbisunduese e kohės u bė evropianizimi apo perėndimorizimi dhe feja e krishterė konsiderohej si feja e Perėndimit. (Ndonėse edhe kėtu duhet tė bėjmė dallimin midis katolikėve dhe ortodoksėve, ku feja e tė kėtyre tė dytėve vazhdoi tė kėnsiderohet nga njė pjesė si feja e armiqve kombėtarė dhe po ashtu e Lindjes). Gjithsesi kryqi nė njė farė mėnyre ishte jo vetėm simbol i fesė sė krishterė, por edhe i Evropės. Po ashtu kjo ideologji evropianizuese kishte nė sfondin e vete historik ideologjinė orientaliste tė Rilindjes sipas sė cilės e keqja shqiptarėve u kishte ardhur nga rėnia “aksidentale” pėr pesė shekuj nė botėn e tė keqes, atė lindore, ēka i kishte nxjerrė ata nga shtrati i sė mirės. Kėtė e kishte bėrė tė vetėn edhe Zogu edhe Hoxha. Ky i fundit ndėrkohė qė kishėn katolike (veēanėrisht) dhe atė ortodokse e demonizoi kryesisht me komponenten e tij marksiste, fenė muslimane e demonizoi edhe me komponenten e tij nacional-orientaliste pra si fenė e prapambetjes, e pushtuesit turk qė kishte sjellė fehrexhetė. Deri edhe emrat muslimanė ishin ngarkuar me ngarkesė pexhorative edhe fjalėt turke ishin pastruar nga fjalori nėn ndikimin e kėsaj ideologjie qė fillonte tė ushqehej qė nė fėmijėri. “E drejtė njėra botė/ si shpata qė mban/ e shtrembėr ėshtė tjetra/ me jatagan” janė disa vargje tė njė poeme pėr fėmijė qė Kadareja botonte mė 1989 duke krahasura botėn shqiptare me atė turke (Ismail Kadare “Nė muzeun e armėve).

    muslimanizmi dhe evropianizmimi
    Megjithė kėtė presion prej njė shekulli vetorientalizėm e modernizim tė identifikuar me “kapėrcimin e prapambetjes qė na lanė turqit” pėr habinė e atyre qė mendonin se komunizmi, me gjithė tė zezat e pafundme, kishte bėrė edhe njė tė mirė, sepse kishte zhdukur tė gjitha fetė dhe kėshtu, tani, do tė mundėsonte kthimin e shqiptarėve nė fenė e tė parėve (dmth. nė fenė e krishterė) kjo gjė nuk ndodhi. Njė pjesė e shqiptarėve u kthyen nė fenė muslimane. Shkaqet, siē thashė, kanė qenė tė shumta, por mbizotėrues ka qenė nevoja pėr fe dhe Zot, e cila i ka ēuar nė fenė e gjysh stėrgjyshėrve tė tyre muslimanė. Sepse, sikurse dihet, feja ėshtė njė akt iracional besimi me rrėnjė tė thella nė emocionet e njeriut. Nuk ėshtė njė akt racional kalkulimi, njė mekanizėm mbijetese i shqiptarit, i zgjedhur nė mėnyrė racionale, siē u tha shpesh nė debatet mbi librin. Dua tė them se njė pjesė shqiptarėsh muslimanė, qė kėrkonin Zotin dhe besimin, e kanė ndjerė shumė mė afėr atė nė fenė e tė parėve tė tyre muslimanė sesa tek tė krishterėt. Dhe besoj se kjo ėshtė pjesa e besimtarėve. Kurse ndėrrimin e emrave tė atyre qė shkojnė nė Greqi qė vėrteton, megjithatė, se ndodh edhe fenomeni i veshjes sė njė identiteti tjetėr pėr mbijetesė, sipas meje duhet ta shohim mė shumė si njė aspekt tjetėr tė fenomenit tė krizės sė identitetit e personalitetit tė shqiptarit tė komunizmit, qė, kombinuar me individualizmin e konsumizmin, po krijon njė shqiptar tjetėr tė ndryshėm nga tė gjitha kohėt paraardhėse dhe qė, nga pikėpamja fetare, tė paktėn nė kėtė brez, qėndron mė larg feve qoftė muslimane qoftė tė krishtera. Megjithatė kjo kategori duket mė indiferente ndaj kėtij debati. Debatin e bėjnė ato shtresa qė janė mė tė ndjeshme ndaj ēėshtjes sė identiteteve, qė ndonėse janė njė pakicė, dominojnė skenėn e konstruktimit tė ndėrgjegjeve dhe identiteteve tė reja.
    Gjykimi im duke u nisur edhe nga debati mbi librin e Blushit ėshtė se nė kohėn kur po jetojmė, siē e kam shkruar edhe herė tjetėr, miti i tolerancės fetare qė ka siguruar bashkėjetesėn nė paqe midis kėtyre komuniteteve, nuk mjafton pėr tė siguruar vazhdimėsinė e harmonisė midis komuniteteve fetare nė terma afatgjata. Sė pari duhet thėnė se, nė fakt, gjatė periudhės komuniste nuk u zhvillua kultura e tolerancės, por kultura e intolerancės. Feja nacional komuniste e Hoxhės i shtypi fetė e tjera, nuk i toleroi, dhe nuk krijoi kulturėn e vėrtetė laike tė bashkjetesės dhe respektit tė tė ndryshmeve, por shqiptarizmin e interpretoi si njė identitet monolitik dhe pėrjashtues identitetesh tė tjera.
    Nė vazhdėn e kėtij shqiptarizmi monolitik e pėrjashtues, tė lėnė trashėgim nga komunizmi, me rilindjen e feve thėnia “feja e shqiptaria ėshtė shqiptaria” filloi tė zėvendėsohet me mitin e tolerancės fetare i cili, nė fakt, ishte mė shumė njė konstrukt ndrydhės (Frojdi thotė “Qytetėrimi ėshtė ndrydhje”) qė nuk kishte frymė laike, por laiciste. Me laicizėm kam parasysh njė laicitet tė deformuar qė vjen e bėhet njė religjion integrist. Sipas kėtij laicizmi, identitetet fetare tashmė mund tė jetonin, por duhet tė qėndronin nėn sundimin e shqiptarizmit qė i konsideronte ato si inferiore. Mirėpo ky lloj laicizmi i mbuluar me mitin e tolerancės fetare sot rezulton i dobėt pėr t’iu imponuar identiteteve tė tjera. Kjo, sė pari sepse jetojmė nė kohėn pasnacionaliste, tė krizės sė shtetit komb tė krijuar nga globalizmi qė i ka dobėsuar ndjenjat kombėtare, sė dyti sepse jetojmė nė kohėn kur modernizmi dhe kulti i modernizmit, qė kuptohet edhe si triumf i epokės sė arsyes mbi atė tė besimit, janė nė krizė, ia kanė lėnė vendin post-modernizmit qė, mes tjerash shfaqet, edhe si njė rikthim i feve. Sė treti sepse jetojmė nė kohėn pas 11 shtatoriste tė luftės kundėr terrorizmi islamik qė fut nė kontradiktė ideologjnė e perėndimorizmit me qėnien e shqiptarėve me shumicė muslimane. Dhe kėtu shohim tė lindė kontradikta qė sipas meje janė edhe nė qendėr tė debatit tė librit tė Blushit. Kėsaj situate tė re, pas-nacionaliste, pas-moderniste e pas - 11 shtatoriste njė pjesė e mirė e inteligjencės, ku bėn pjesė edhe Blushi, kėrkojnė t’i pėrgjigjen me metoda tė vjetra nacional - romantike e nacional – komuniste. Ēka do tė thotė: duke tentuar ta rikonstruktojnė shqiptarizmin me metodat romantike tė rigjetjes sė thelbit identitar tė shqiptarit, nė kėtė rast nėpėrmjet bashkimit tė rrėnjėve tė krishtera me perėndimorizimin dhe me imponimin e kėtij identiteti tė ri (“tė ngurtė” do ta quante Zigmund Bauman) e monolitik duke i pėrjashtuar identitetet e tjera ose shumė shumė duke i “toleruar”, nė kuptimin qė i jap konceptit tė tolerancės Derrida, kur e dekonstrukton, dmth. si njė qėndrim i superiorit ndaj inferiorit, qė ve, madje, edhe pragun e tolerimit me perspektivė asimilimin. Blushit nuk i intereson feja, as nuk e njeh botėn e saj, ashtu sikurse nuk njeh historinė, atij i intereson tė bėjė politika rikonstruksioni identitar. Blushi bėn pjesė ndėr ata qė ndonėse jobesimtarė, madje do tė thoja edhe ateistė, nisur nga njė qasje ideologjike vetorientalizmi, e denigron fenė islame nėpėrmjet shumė klisheve qė janė pėrdorur nga vetorientalizmi shqiptar, tė paktėn qė nga koha e Naimit e deri tek kinematografia e letėrsia e socrealizmit. vėnė alarmin e muslimanizimit tė njė pjese, ndėrkohė qė nuk venė alarmin pėr kthimin e pjesės tjetėr nė ortodoksi apo katolicizėm, por ekzaltojnė rrėnjėt kristine tė shqiptarėve,.
    Cilėt janė problemet e kėtij qėndrimi, sipas meje?
    Kjo qasje krijon njė ndarje tė rrezikshme nė vend midis shqiptarėsh tė dorės sė parė dhe shqiptarėsh tė dorės sė dytė. Dhe kėtu Blushi nuk ėshtė se po bėn ndonjė gjė tė re: modelet i kemi jo vetėm nė tė kaluarėn tonė, por edhe nė Evropėn e sotme. Ai kėrkon tė imitojė edhe qėndrime ekstremistėsh tė djathtė tė sotėm nė Evropė. Por me njė ndryshim tė madh, sepse, ndėrsa nė Evropė kėtė e bėjnė tė djathtėt konservatorė ndaj emigrantėve muslimanė me pretendimin se pėrfaqėsojnė shumicėn e krishterė dhe bazuar nė faktin historik se Evropa ka njė komponente tė rėndėsishme tė kulturės sė saj dhe tė historisė sė saj kristiane katolike dhe protestane, tek ne historia dhe pėrkatėsia ėshtė krejt tjetėr shumė mė e lidhur me Lindjen dhe kulturėn e saj bizantine dhe osmane dhe me fenė muslimane dhe, mbi tė gjitha, sepse muslimanėt nuk janė emigrantė, por shqiptarė vendas dhe shumicė.
    Sipas mendimit tim tė shprehur edhe herė tjetėr, qasja ndaj identiteteve dhe rrėnjėve nė funksion tė ndėrtimit tė njė identiteti tė kohės ku jetojmė duhet tė jetė tjetėr nga kjo qasje pėrjashtuese dhe diskriminuese. Shembullin e kemi mu nė Evropė, ku shumica dhe pjesa mė intelektuale, e aq mė tepėr partitė ku bėn pjesė simotrat e partisė ku militon Blushi, e kanė refuzuar pėrcaktimin e identitetit evropian mbi bazėt e rrėnjėve fetare tė krishtera.
    Qasja sipas meje nė kohėn e sotme duhet tė jetė tjetėr nga konstruksioni i njė shqiptarizmi tė bashkuar me “rrėnjėt” e krishtera, madje edhe nga laicizmi i kamufluar me mitin e tolerancės fetare. Qasja duhet tė jetė ndėrtimi i njė shoqėrie me frymė laike qė do tė ndėrtojė edhe pluri-identetet qė jetojnė nė paqe dhe harmoni. Me frymė "laike", apo “laicitet” kuptoj atė qė Habermas e quan “njė "distancim refleksiv" nga siguritė vetjake, hapje drejt mundėsisė qė e vėrteta mund tė jetė tjetėrkund dhe heqje dorė nga imponimi me forcė i pėrmbajtjeve qė nuk gjejnė konsensusin e tjetrit.”
    Shqipėria nė njė farė kuptimi, pikėrisht nė sajė tė ekzistencės sė saj nė njė pikė gjeopolitie e kulturore qė ka pėrbėrė edhe njė udhėkryq qytetėrimesh, ėshtė njė miniaturė e problematikės globale. Habermasi, duke e trajtuar kėtė problematikė nė shkallė botėrore thotė se globalizimi ekonomik dhe lėvizjet migratore po krijojnė njė "shoqėri globale" tė pėrbėrė nga "qytetėrime" tė ndryshme qė reagojnė nė mėnyra tė ndryshme ndaj tė njėjtave sfida qė u ve pėrpara dinamika homologuese e modernizimit ekonomik. Cilat duhet tė jenė raportet midis kėtyre qytetėrimeve? – shtron pyetjen ai. A duhet t'i mendojmė si tė rreshtuar nė aleanca qė konfliktojnė rreth vizionesh alternative tė sė mirės dhe sė keqes tė frymėzuara nga fetė? Apo duhet tė imagjinojmė qė kėto qytetėrime do tė kultivojnė njė diskurs "ndėrkulturor" rreth principeve tė njė bashkekzistence paqėsore midis tė barabartėsh? Dhe nė kėtė diskurs ndėrrkulturor a nuk duhet tė imagjinojmė se pjesėt duhet tė bėjnė njė hap prapa ndaj pretendimit se e vėrteta e tyre ėshtė e vetmja e vlefshme? A nuk duhet tė fillojmė tė imagjinojmė se duhet tė mėsojmė tė pėrdorim vetėm argumentet qė i pranojnė edhe ata qė nisen nga njė pikėpamje tjetėr nga e jona? Dhe a nuk ėshtė pikėrisht kjo: “distanca refleksive” nga tė vėrtetat tona ajo qė duhet tė kuptojmė si “laicitet”?
    Arsyeja laike europiane rikthehet kėshtu – sipas Habermasit - nė qendėr tė skenės si model i konfigurimit tė atij qė mund tė jetė etosi ndėrkulturor i njė shoqėrie botėrore nė tė cilėn takohen qytetėrime tė ndryshme.
    Ky do tė ishte edhe modeli mė i mirė sipas meje i Shqipėrisė sė shekullit XXI, fati historik i sė cilės ka bėrė qė nė territorin e saj tė bashjetojnė tre fe dhe tre kultura.
    Nė Kishėn e famshme tė Betlehemit, qė ėshtė ndėrtuar nga Helena, e ėma e Kostandinit nė shekullin e III, shkuan nė shekullin e VI persianėt. Ata kishin shkatėrruar shumėēka, por, kur dolėn pėrballė hyrjes sė kishės, panė se aty paraqiteshin nė reliev Mbretėrit Magjistarė, tė cilėt ishin veshur si persianė, dhe nuk e shkatėrruan. Pastja erdhi radha e muslimanėve tė arrijnė pėrpara saj si pushtues. Edhe ata shkatėrruan shumėēka, por nė kishėn e Betlehemit ndaluan sepse ajo i dedikohej Marisė dhe ajo pėrmendet me emėr nė Kuran si nėna e Profetit. Dhe prandaj e lanė. Shqipėria ka plot monumente tė tilla qė bėjnė thirje pėr paqe dhe harmoni midis tė ndryshmėve, pėr diskursin ndėrkulturor midis tyre, pėr faktin se kjo larmi ėshtė pasuri qė duhet ruajtur dhe jo rrezik qė duhet eliminuar. Ajo e gjitha me historinė e saj tė veēantė mund tė ishte njė monument i tillė, por pėr fat tė keq, deri mė sot, politikat ku i mėshohet argumenteve tė papranuara nga pala tjetėr e ku tė vėrtetat e njėrės dhunojnė ato tė tjetrės, qė i ushqen edhe libri i Blushit, qė u bė shkas pėr kėto dy shkrime, kanė dominuar duke sjellė dhunė, shkatėrrim e pėrjashtim mė shumė sesa paqe, harmoni dhe bashkim midis shqiptarėve.

    P.S.:

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Emine A. Vezaj

    Feja dhe kohezioni shoqėror


    Me termin fe nėnkuptoj atė gjė duke filluar me parimet themelore tė njė besimi tė caktuar, botėkuptimet shpirtėrore, lėndore dhe njerėzore qė i japin kahėzim jetės sė tij, mendimet e ndryshme, qėndrimet sektariane, filozofit e drejta apo tė gabuara etj. Pra, ėshtė e qartė se gjithmonė duke marrė pėr bazė Kuranin lidhur me fenė, feja ėshtė burimi themelor, mė rrėnjėsor, burimi i dorės sė parė tė njohurive tė njeriut. As nė kohėn tonė e as nė historinė njerėzore nė pėrgjithėsi, - duke pasur parasysh edhe tė gjitha lėvizjet e vjetra ateiste si dhe ato materialiste bashkėkohore, nuk mund tė gjejmė asnjė rast tė kulturės jashtėfetare ose jofetare.
    S’kėndejmi, njeriu edhe nėse i beson Zotit, edhe nėse ėshtė ateist, prapė se prapė ka apo mbėshtet disa mendime, bindje, ide apo qėndrime tė kėtilla apo tė atilla rreth kozmosit, jetės, shoqėrisė dhe njeriut, dhe tė gjitha kėto nė pėrkufizimet e fesė, kanė ‘elemente me karakter religjioz’ tė cilat i ngėrthen feja.
    Pėrkufizimi i fesė ėshtė nė esencė diēka qė mban anėn shpirtėrore tė individit, por nė tė njėjtėn kohė, nuk ėshtė aspak ēudi qė feja mund tė shkaktoj, si konfliktet sociale, ashtu edhe kohezionin. Gjithashtu disa do tė ēuditeshin nėse do tė parashtrohej pyetja se nėse feja mund tė jetė forcė qė ‘mund’ tė gjenerojė konflikte dhe kohezion?

    Feja ‘mund’ tė gjenerojė konflikt:

    Nė reportazhet televizive dhe gazetareske pėrfitohet pėrshtypja se lufta nė Irlandėn e Veriut ėshtė pastėr fetare, pra pėrleshje e dy kampeve antagoniste – katolikėt dhe protestantėt, tė vėnė pėrballė njėri tjetrit nė njė dhunė tė pakuptimtė e tė tmerrshme. Ndėrmjet viteve 1970-1998 lufta sektare mori jetėn e 3000 deri 4000 njerėzve (njė nė 500 banorė), mė tepėr se gjysma e tė cilėve ishin civil tė paarmatosur. Rreth 40.000 qytetarė (njė nė 50), morėn lėndime serioze. Lagjet dhe rrethet e afarizmit u bombarduan dhe u ndezėn, ndėrsa gjenerata tė tėra tė fėmijėve u rritėn duke mos ditur mėnyrėn tjetėr tė jetės, pos betejave tė vazhdueshme tė rrugės. (Meredith B. McGuire, Religion: The Social Context).
    Nė kontest tė kėsaj teme edhe studiuesi Samuel Huntigton nė librin e tij tashmė tė famshėm ‘Pėrplasja e Qytetėrimeve’ ndan mendimin e njėjtė pėr njė konflikt fetare mbase edhe nga ajo qė sipas tij feja gjeneron konflikt. Nė mėnyrė tė ngjashme, Huntigtoni e paraqet Islamin si qytetėrimin, i cili ėshtė pėrgjegjėsi kryesor pėr pėrleshjen pėrgjatė vijave tė mėdha tė shkėputjes historike, nga njėra anė, dhe si partner tė koalicionit sfidues kundėr Perėndimit nga ana tjetėr.
    Teoritė e kėtilla, nė rastin mė tė mirė shpjegojnė atė domethėnie se; ‘feja mund tė gjenerojė konflikte’ madje, nė kėtė rast duhet pėrmend se edhe lufta e Serbisė kundėr myslimanėve tė Bosnjės dhe Kosovės, mbėshtetej nė arsyetimin se me luftėn qė bėjnė ata; ‘plotėsojnė njė mision historik, duke e mbrojtur Evropėn nga fundamentalizmi Islamik’. Pra, qėllimi i luftės qė bėnte ishte mbrojtja e Evropės nga Islami.

    Kohezioni dhe shoqėria:
    Tema e kohezionit ėshtė njė temė qendrore pasi qė ngėrthen nė vete njė mori tė dhėnash rreth shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Por nė anėn tjetėr, shoqėria nuk ėshtė e mbyllur vetėm nė njė grup njerėzish, shoqėria ėshtė mė shumė se njė grumbull njerėzish qė ndajnė sė bashku njė kohė dhe hapėsirė tė caktuar, ndonėse ajo mund tė jetė e pėrbėrė prej disa individėve, shoqėria s’mund tė reduktohet nė bindjet, vlerat dhe sjelljet individuale. Tani shtrohet pyetja se ē’ėshtė ajo qė e pėrbėn fenė, kohezionin dhe shoqėrinė?
    Feja, pėrbėn njė faktor tė rėndėsishėm tė integrimit shoqėror, ajo ėshtė ēėshtje personale e individit, por qė esencialisht simbolet fetare janė ato qė pėrfaqėsojnė unitetin grupit social, kurse ritualet fetare janė ato qė miratojnė atė unitet, duke i lejuar individit qė simbolikisht tė marrė pjesė nė unitetin mė tė gjerė qė ato e pėrfaqėsojnė, p.sh, ritualet e besimit Islam me rastin e festės sė Bajramit tė Kurbanit, jo vetėm qė pėrkujtojnė Pejgamberin e Zotit Ibrahimin a.s, por paraqesim edhe njė unifikim dhe solidarizim me shoqėrinė nė pėrgjithėsi, thėnė ndryshe mishi i kurbanit simbolizon solidaritetin me tė afėrmit, miqtė, fqinjėt etj. Me anė tė kėsaj forme unifikuese dhe shoqėrore, rėndėsi paraqet fakti, se afėrsia e besimtarėve nė raste tė tilla motivon besimtarėt tė jenė mė tė pėrkushtuar ndaj shoqėrisė, feja i nxit besimtarėt qė krahas interesit personal, tė punojnė edhe pėr interes grupor dhe mirėqenie te gjithėmbarshme. Pra, feja nė pėrgjithėsi mban njė kohezion tė fuqishėm me shoqėrinė nė tėrėsi. Si e tillė feja si nė raste festash, por edhe nė raste gėzimi dhe hidhėrimi ajo ndihmon grupin qė ta rikapė baraspeshėn dhe moralin shoqėror pas vdekjes sė njė anėtari. Shembuj tė tillė ende ēmohen edhe nė ditėt e sotme, kur nga vdekja e njė miku apo tė afėrmi, shoqėria dhe rrethi janė ata qė solidarizohen me mikun pėr ditė tė tėra duke i qėndruar afėr nė ditėt e rėnda mortore.
    Teoria e kohezionit ėshtė njė mėnyrė e vetme e cila do tė jetė e qėndrueshme nė mbrojtjen e fesė me shoqėrinė, sepse pėrmes mėnyrave tė ndryshme ajo arrin tė ruan fenė nga sfidat mė tė cilat ajo mund tė rrezikohet. Shembujt e fesė tė cilėt kontribuojnė nė kohezion tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi pėrfshijnė edhe ruajtjen e kombit pėrmes rrugėve tė fesė. Tezat; se forma fetare ndikon nė unitet tė ruajtjes sė kombit, ėshtė tezė qė mbėshtete nga tė gjitha besimet religjioze. Ajo mund tė luaj rol tė ēmuar nė zgjidhjen e konflikteve, sensibilizimi i fesė ėshtė shumė i dukshėm sidomos atėherė kur mendojnė se kombi po kėrcėnohet nga armiku. Rast tė tillė do tė mund tė pėrmendim sintagmėn tashmė shumė tė pėrfolur, ‘Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria’, ku autori kishte pėr qėllim sensibilizimin e masės sė gjerė kur ėshtė nė pyetje atdheu. Pra, ėshtė e qartė se feja dhe kohezion janė shumė tė ēmueshėm nė njė shoqėri tė hapur. Feja mund tė japė gjithherė njė vizion kombėtar, mund tė japė kualitete fetare rreth formimit tė njė identiteti tė pėrkryer nė formimin e njė kombi.
    Pėrfundimisht mund tė pėrmbledhim se feja ėshtė burim edhe i kohezionit edhe i konfliktit social. Feja i kontribuon kohezionit ashtu siē e kam paraqitur ne unifikimin e shoqėrisė nė ndonjė festė tė caktuar, ajo mund tė gjenerojė dhunė siē kam pėrmend rastin e Irlandės sė Veriut, si dhe luftėn e fundit nė Bosnjė dhe Kosovė. Pra kam paraqitur vetėm disa detaje tė vogla rreth asaj se kur feja mund tė promovoj apo gjeneroj konflikte si dhe kur vendos njė kohezion nė shoqėri.

    _______________________
    Botojnė:
    Edicioni i shkruar: Revista “Paqja”
    Edicioni elektronik: “Brezi i Ri”

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Mir. . .Le tė mirren masa ndaj besimtareve Muslimane.
    Pse nuk mirret masa ndaj atyre Katolike qė pėrdoren pėr prostitucion ?

    Mos Harroni Muslimanja (e devotshme) Nuk Mirret me Prostitucion.

    Ndėrsa tė gjitha prostitutat nė botė (nė secilin do vend) prostitutat janė Katolike,ndėrsa ato Muslimane nuk mirren me prostitucion sepse janė tė prapambetura dhe mbyllet brenda mureve tė shtėpisė.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  6. #96
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Sondazhi i njė anėtarit te pėrjashtuar kishte me tepėr votues se sa ky Sondazh. Dua te them se kjo teme ėshtė shume me e kot se ajo.


    Ndoshta ju qe nuk besoni ne asgjė harroni edhe te besoni se jeni Shqiptar, por mos folni ne emėr te te gjithėve se s'ju ka jep leje askush.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ajni Sinani

    Renesanca dhe margjinalizimi i fesė

    Zelli pėr krijimtari shkencore gjatė Mesjetės frenohej nga pushteti qė impononte Kisha. Pėrkthimi i veprave tė autorėve muslimanė si tė Ibn Sinės, Ibn Razit, Ibn Rushdit, Kajamit, el Hejthemit, qė do tė bėheshin alfa dhe omega e dijeve evropiane, do tė nxisnin njė lėvizje intelektuale nė Evropė. Evropa mori dijet nga muslimanėt, por ajo refuzoi tė merrte edhe Islamin.
    Krishterizmi nuk ėshtė feja origjinale qė solli Isai a.s. Shumica e autorėve atė e konsiderojnė si fe tė Palit. Bibla nuk ėshtė shkruar nė kohėn e Isait a.s. por u mor prej apostujve. Mė saktėsisht ajo ėshtė njė sintezė e mbeturinave tė fesė sė vėrtetė tė pėrziera me shume elemente pagane dhe ndryshime qė bėri Kisha.
    Nė Mesjetė njerėzit e Kishės ushtronin njė pushtet tė fuqishėm nė emėr tė fesė. Nė botėn islame ekzistonte njė atmosferė tolerante dhe e favorshme pėr njerėzit e dijes dhe shkencėtarėt ishin tė pavarur dhe inkurajoheshin qė tė merreshin me studime, ndėrkaq nė Evropė ata qė merreshin me dije ishin anėtarė tė klerit, dhe si rrjedhim, studimi nė tėrėsi kontrollohej nga Kisha.
    Pėr intelektualin musliman soditja dhe studimi i gjithėsisė dhe fenomeneve tė saj e pėrforconte besimin e tij tek Krijuesi. Pėrdorimi i mendjes pėr studim tė natyrės dhe dukurive tė saj sipas klerikėve tė krishterė do tė thoshte keqpėrdorim i saj! Gjithė ajo qė kėrkonte Kisha ishte bindja absolute ndaj dogmave krishtere dhe besimi i verbėr dhe pa kundėrshtim nė autoritetin e saj.
    Historia e Evropės ėshtė shėnuar gjatė shekujve tė fundit nga njė betejė e pareshtur ndėrmjet forcave tė fesė dhe atyre tė shekullarizmit qė arriti ta ndajė filozofinė dhe shkencėn nga universi i kuptimit fetar. Shkenca islame ėshtė e rrėnjosur thellė nė dije tė mbėshtetur nė njėsinė e Allahut, kurse krejt ndryshe prej saj, shkenca perėndimore mbėshtetet nė tė konsideruarit e botės natyrore si realitet tė ndarė nga Krijuesi.
    Dhuna qė ushtroi Kisha nė ēdo fushė tė jetės si dhe qėndrimi i saj kundėr shkencės bėri qė bartėsit e renesancės tė punonin qė ta largonin dogmatizmin shkatėrrues tė Kishės dhe obskurantizmin e klerit dhe pėr tė gjetur njė burim iu kthyer traditės greko/romake. Pra u bė rilindja e elementeve tė paganizmit greko/romak, sepse nė veprat e tyre nė plan tė parė ishin natyra dhe njeriu, kurse zotat ishin thjesht njėfarė dekori interesant i ngjarjeve! Kėshtu qė nga Renesanca, Perėndimi ka lėvizur nė drejtim tė shekullarizmit dhe humbjes sė influencimit tė fesė nė jetėn e pėrditshme. Pra, lufta pėr ta ēliruar njeriun nga tutoria e Kishės solli deri te margjinalizimi dhe mė vonė edhe deri te flakja e ndikimit tė fesė.
    Krishterizmi si fe e shtrembėruar e fesė sė shpallur nga Krijuesi, me dogma sikurse ishte mėkati i trashėguar, larja e mėkateve nė kryq, dhe Triniteti kishte ndikuar qė besimi i shumė intelektualėve tė Evropės tė mos mbėshtetej nė Shpalljen e Zotit, por nė pėrsiatje dhe nė vrojtimin e natyrės. Si rezultat i kėtyre dogmave, shumė njerėz jo vetėm qė do tė largoheshin nga Kisha e tyre por edhe nga vetė religjioni. Kisha e kishte ngulfatur jetėn intelektuale nė mesin e ithtarėve tė saj. Ajo e luftonte dijen dhe e frenonte mendimin e lirė duke e nėnēmuar atė dhe duke e ēuar Evropėn nė njė errėsirė tė vėrtetė.
    Urrejtja e klerit ndaj shkencės u pėrpoq t’i shuajė dritat e dijes, dhe kjo do tė arrihej sikur tė mos ishin kontaktet me botėn islame dhe shkencat e saj tė cilat ndikuan qė Evropa tė dalė nga ajo ngurtėsi intelektuale, duke e ujitur truallin e saj tė thatė, ashtu sikurse shiu lulen e vyshkur. Mirėpo ndėrmjet shkencės perėndimore dhe asaj islame nuk ekziston vetėm vijueshmėri, por edhe njė mosvazhdimėsi e thellė. Nė Perėndim, krejt ndryshe me botėn islame, filloi njė kundėrvėnie ndaj autoritetit tė fesė e veēanėrisht ndaj katolicizmit dhe nė njė masė edhe vlefshmėrisė dhe legjitimitetit tė fesė.
    Feja e krishterė duke predikuar murgėrinė dhe abstenimin nga kjo botė predikonte pasivitetin dhe nuk pėrpiqej pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė njerėzve dhe luftimin e padrejtėsive. Madje ishte vetė kleri i saj qė ushtronte dhunė dhe qė predikonte tė durohej ndaj vėshtirėsive tė kėsaj bote sepse “Kush iu shėrben dy zotėrinjve nė kėtė botė ėshtė mė i mirė se ai qė i shėrben njė zotėrie!”
    Kisha me hegjemoninė e saj absolute ishte bėrė pengese pėr zhvillimin dhe pėrparimin e njerėzve. Prandaj, Rilindja erdhi si reagim dhe kundėrveprim ndaj Kishės dhe shtypjes qė ushtronte ajo. Duke mos arritur ta kuptonte fenė e vėrtete – Islamin, Evropa nė rrugėn e saj pėr t’u liruar nga dhuna dhe terrori i Kishės, iu kthye trashėgimisė sė saj tė vjetėr romake. Hyjnitė e romakėve ishin imitim i zbehtė i mitologjisė greke. Ajo u ngrit kundėr ndikimit tė fesė nė pėrgjithėsi, duke iu kthyer njė injorance dhe dhune madje edhe mė tė madhe.
    Kisha kėrkonte qė njerėzit tė punonin vetėm pėr jetėn e ardhshme duke e anashkaluar dhe nėnēmuar kėtė botė. Evropa si kundėr reagim ndaj kėtij qėndrimi tė Kishės filloi qė nė vend tė mėsimeve fetare tė vendoste mėsimet njerėzore. Nė vend tė burimit hyjnor njeriu do tė mbėshtetej nė mendjen e tij, duke punuar vetėm pėr kėtė botė dhe duke injoruar botėn tjetėr dhe mėsimet metafizike.
    Si reagim ndaj absolutizmit tė Kishės dhe pėr shkak tė dhėnies pas filozofisė greke, karakteristikė dhe shenjė dalluese e mendimit evropian qė nga Rilindja ėshtė lufta kundėr Kishės dhe nė njė masė edhe kundėr vetė fesė. Kėshtu gjatė kohės sė sundimit tė Kishės nė jetėn e njerėzve dominonte mendimi se njeriu nuk duhet tė mendojė vetė, por duhet t’i marrė mendimet e gatshme nga Bibla dhe komentimet e njerėzve tė Kishės. Ēfarėdo pėrpjekje jashtė tyre do tė cilėsohej si e papranueshme dhe blasfemi!
    Nė anėn tjetėr si kundėr reagim ndaj kėsaj kemi njė mendim krejt tė kundėrt sipas tė cilit njeriu duhet tė jetė autonom, i pakufizuar dhe i pavarur. Kėshtu njeriu gradualisht filloi tė zėrė vendin e Zotit, duke menduar vetė dhe duke pėrdorur mendjen e tij pėr ēdo ēėshtje larg ndikimit tė fesė. Mendja njerėzore filloi tė shihej si masė pėr tė gjitha ēėshtjet dhe ajo nė mėnyrė tė pavarur duhet tė merrte vendime.
    Ashtu si Kisha qė mundohej ta mbante tė nėnshtruar dhe nėn diktatin e saj mendjen njerėzore duke mos lejuar qė ajo tė luante rolin e saj, madje as edhe nė ato fusha ku mendja ėshtė kompetente, edhe klasa intelektuale nė Evropė kur filloi tė lirohej nga absolutizmi dhe nga prangat e Kishės kėrkoi qė tė zaptonte ēdo fushė larg ndikimit tė fesė nė tėrėsi madje edhe ato fusha ku mendja nuk ėshtė kompetente.
    Kėshtu gjitha ajo qė kishte tė bėnte me Zotin, fenė dhe me botėn metafizike u kuptua si projeksion dhe iluzion qė kishte krijuar mendja njerėzore nė kohėn kur ajo nuk kishte mendim tė lirė, prandaj kishte ardhur koha qė mendja e lirė ti flakte ato e t’ia linte religjionin shtresave tė ulėta!
    Lufta pėr t’u ēliruar nga tutoria e Kishės edhe pse ishte me karakter antikishtar dhe jo me karakter antifetar me kalimin e kohės do tė shprehte pasiguri ndaj ēdo gjėje metafizike qė nuk mund tė dėshmohet nė mėnyrė empirike.
    Prandaj sikurse konludon edhe Murad Hoffman Perėndimi do tė bėhet i vetmi qytetėrim qė beson se mund tė ekzistojė pa Transcendencė n, duke bėrė eliminimin e plotė tė religjionit nga jeta publike.
    Njė mohim i kėtillė i fesė dhe njė mosinteresim i njeriut ndaj religjionit do tė rezultonte me njė zbrazėti shpirtėrore pėr Perėndimin, njė pjesė e sė cilės ėshtė evidente edhe nė pjesė tė tjera tė botės. Pėrfaqėsuesi i botės islame jeton nė njė botė ku ėshtė i pranishėm dimensioni transcendental.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    "Kryqėzata e tė pafeve"

    Kush janė pėrfaqėsuesit dhe ē‘pėrmbajnė idetė "neo-ateiste"?



    Kėto ditė revista e njohur gjermane "Der Spiegel" botoi njė (krye) artikull tė gjatė (pjesėrisht nė formė interviste) qė i kushtohej prezantimit tė ideve, pėrfaqėsuesve dhe doktrinės sė "Neo-ateizmit", njė rrymė filozofike, e cila identifikohet mė sė shumti nė disa personazhe nga jeta publike, kryesisht nė Francė, SHBA, Britani e Madhe, Itali e vende tė tjera tė Evropės Perėndimore. Artikulli qė nė origjinal mban emrin "Kryqėzata e tė pafeve" (Der Kreuzzug der Gottlosen), ka ngjallur ndėrkohė nga njėra anė interes, por sigurisht, edhe shumė reagime tė ndryshme nga rrethe e komunitete besimtarėsh, individė e personalitete tė larta tė fushės sė teologjisė, sidomos tė atij tė krishterė nė Evropė, por edhe tė shkencės e jetės publike. Ne po tentojmė sot tė sjellim nė njė mėnyrė disi tė pėrmbledhur, pėrmbajtjen e artikullit tė revistės "Spiegel" (njėra ndėr revistat me numrin mė tė madh tė shitjeve nė botė), duke ndėrhyrė me ndonjė koment apo sqarim tė nevojshėm, pėr tė mos ngjallur keqkuptime nga ana e komuniteteve fetare nė vendin tonė, por edhe pėr tė mos cenuar tė drejtėn e asaj pjese, qė nuk e identifikon veten nė asnjė lloj besimi (ateistėt), pėr t‘u informuar.
    Kėshtu, nė krye tė artikullit theksohet fakti se njė brez i ri skeptikėsh dhe shkencėtarėsh ka marrė pėrsipėr tė "ēlirojė botėn nga besimi". Armėt e tyre janė Darvini, interneti dhe rritja e rasteve tė pėrzierjes sė peshkopėve tė krishterė e predikuesve islamė, nė ēėshtje politike, si dhe favorizimi i njerėzve qė kanė marrėdhėnie tė shpallura me religjionin. Mė tej artikulli vijon me prezantimin e pėrfaqėsuesve mė tipikė tė kėsaj rryme. "Papa" i neo-ateistėve jeton nė njė shtėpi tė stilit viktorian me dritare me hark, me kolona e me njė kopsht me dru ahu. Tė kujton disi njė oborr kishe. Ju lutem hyni brenda. Richard Dawkins ėshtė opinionbėrėsi mė i madh qė pėrfaqėson atė grup, i cili mendon dhe ka tashmė tė pėrpunuar nė mendjen e imagjinatėn e vet, se si do tė ngjante njė botė e ēliruar nga besimi; nga mullahėt, mėsuesit e veshur nė veladonė dhe luftėtarėt e Zotit. 66-vjeēari, biolog, evolucionist nga Oksfordi britanik, ėshtė pėrzgjedhur nga lexuesit e revistės britanike "Prospect" dhe asaj amerikane "Foreign Policy" ndėr tre intelektualėt mė tė formuar tė botės. Dawkins ka botuar nė fakt shumė punime mbi darvinizmin (ia vlen tė pėrmendet "Geni egoist"), qė janė vlerėsuar nė tregun e librit amerikano-britanik pėr 30 javė rresht si "bestseller". Nė kėto (afėrsisht) 20 vitet e fundit, thotė Richard Dawkins, religjioni ėshtė bėrė diēka shumė e lehtė. Kush beson, i sigurohet njė status i privilegjuar. Peshkopėt trajtohen me respekt dhe ftohen nė komisione etike. E reja kėtu ėshtė se njerėzve, nga tė gjitha kėto, u ka ardhur nė majė tė hundės. E kjo, nga ana tjetėr, ndodh edhe me forcimin e Islamit. Koha ėshtė pjekur tėrėsisht pėr t‘i dhėnė hov zhvillimit tė njė mendimi tė ri ateist. Tė pafetė, apo ateistėt janė tė prirur tė shkojnė sipas motos sė kundėrt tė besimit: si pėr shembull: "Unė nuk besoj dhe kėshtu ėshtė mirė".
    Njė gjeneratė e re skeptikėsh po lind, pėr tė penguar atė qė njihet si rikthimi apo "rizgjimi i religjionit". Armėt e tyre janė shkenca dhe arsyeja dhe - ndryshe nga kohėt e Feuerbach-ut apo tė Voltair-it - interneti, bariu i tė gjitha dijeve e marrėzirave.
    Dhoma ku banon profesori pėrbėhet nga njė koleksion kuajsh karruseli, libra, objekte tė tjera e njė TV me monitor tė sheshtė me pėrmasa shumė tė mėdha. Vėllimet e shkruara tė Richard Dawkins janė "misionare". Disa e urrejnė atė. Disa e pėrbuzin. Por shumėkush e adhuron e pėrpiqet t‘i shtrėngojė dorėn. Janė paragrafė e fjali tė tilla si: Zoti i testamentit tė vjetėr ėshtė njėri ndėr karakteret mė tė pakėndshme nė historinė e letėrsisė. Xheloz dhe i padrejtė, njė racist, urrejtės i gay-ve dhe vrasės fėmijėsh, njė megaloman dhe spastrues etnik - kėshtu i nis unė shkrimet e mia. Njerėzit e duan kėtė, thotė ai. Dhe Dawkins i pėlqen qė pėr gjithēka tė japė njė pėrgjigje. Kur ai pyetet nėse ai vėrtetė ėshtė dhe e ndjen veten ateist, me gjithė edukimin klasik anglikan, ai fare qetė tė pėrgjigjet: Nėse bėhet fjalė pėr Zeusin, Apollon, Ranė, Votanin, Viēin e Artė apo Monstrat fluturuese, atėherė normal qė duhet tė jesh njė ateist. Por unė parapėlqej tė vendos edhe njė Zot tjetėr nė listė. A besoni seriozisht profesor se ka njė shans real pėr ta hequr Zotin nga mendja? - ju kujtoj se gjithnjė e mė shumė amerikanėt (pra nėnshtetasit e SHBA-sė) janė tė bindur se Jezusi do tė kthehet brenda 50 vjetėve tė ardhme dhe do tė qeverisė mbi tokė, mbi tė gjallė e tė vdekur. Unė mendoj se po!- Ne kemi njė shans. Pikėrisht nė internet haset njė vėrshim skepticizmi. Ėshtė e vėrtetė se deri para pak kohėve ėshtė regjistruar njė valė e re, njė "Rivival" i religjioneve. Por kėsaj do t‘i vijė fundi. Dhe ne po ndihmojmė qė kjo tė realizohet. Pikėrisht, nė Amerikė, shumė njerėz janė tė lumtur qė mė nė fund dikush del e thotė atė ēka ata vėrtetė mendojnė. Ndjekėsit e mbėshtetėsit e neo-ateizmit mblidhen, ngjashmėrisht si dikur tė krishterėt e parė, nė katakombet e kohėve tė reja. Janė ato faqe nė internet si www.infidelis.org apo dhe www.religionsbullshit.net. Ka me qindra si kėto. Ata janė tashmė njė zė i vetėm qė pėrhapet me shpejtėsi, pėrtej dyshimit qė ngjall. Ata quhen "Brights", tė zgjuarit, ose tė ngriturit. Njė "Bright" nė fakt duket si ndonjė dhunti, thotė Dawkins. Fjala ateist ka pasur dhe ka, sidomos nė SHBA, njė konotacion negativ, ėshtė tamam sikur ndodh edhe me fjalėn "homoseksual". Kėshtu qė u vendos tė gjendej njė fjalė tjetėr, njė eufemizėm, siē u veprua me "gay". Ndėrkohė, nė qytetet e mėdha, zhvillohen takime periodike tė "Brights"-ve, apo tė grupimeve tė ateistėve tė shpallur. Principet e tyre janė: Ai nuk ėshtė. Ai ėshtė alogjik. Ai ėshtė sipėrfaqėsor. Dhe mė keq akoma: Ai ėshtė i rrezikshėm. Fetė janė jo vetėm tė gabuara, por ato janė edhe tė kėqija. Troē: njė njehsim me normat e besimit mbarė botėror te shkenca, i ēliruar nga Zotat e perėnditė.E reja nė "ateizmin e ri", ėshtė njė "habitus" misionar. Ka kaluar koha e tolerancės sė pėrmbajtur ndaj besimit. Gjithkush qė bėhet pjesė e projektit tė "iluminizmit", duhet tė marrė njė qėndrim konkret. Dawkins dhe shokėt e tij, nė njė farė mėnyre, nuk synojnė ndryshe nga Papa Ratzinger, atyre u ka ardhur nė majė tė hundės nga relativizmi. Bėhet fjalė pėr tė vėrtetėn.Ashtu sikurse njė puritan qė e sheh tė keqen tek seksi, pėr shembull, pėrkundrazi, Dawkins pėr ēdo tė keqe nė kėtė botė sheh prapa Zotin."Le ta imagjinojmė njė herė botėn pa fe e religjion" - shkruan Dawkins. Nuk do tė kishte as 11 shtator, as kryqėzata dhe gjueti shtrigash, as konflikt Palestinė-Izrael, as masakėr nė Bosnje, as pėrndjekje tė hebrenjve si vrasės tė Krishtit, as konflikt e trazira nė Irlandėn e Veriut, as predikues tė zellshėm nėpėr TV tė veshur me kostume tė ēuditshme, qė ua zhvatin njerėzve si me magji paratė nga xhepat e tyre.Njė botė pa talibanė, pa rrethprerje tė detyrueshme dhe vrasje pėr nder, siē ndodhi nė Berlin-Kreuzberg (njė lagje e Berlinit, e banuar kryesisht me emigrantė turq). Dhe asnjė President amerikan qė flet me njė predikues tė vdekur 2000 vjet mė parė, para se tė nisė tė hedhė bombat e tij. Do tė kishte qenė parajsa nė tokė.A e keni seriozisht zoti Dawkins?.. - Sigurisht se unė po flas seriozisht, thotė ai. Natyrisht se katolikėt e protestantėt nė Irlandėn e Veriut nuk do tė vriteshin se kanė diferenca teologjike. Kanė pasur diferenca? Bėhet fjalė pėr hakmarrje. Hakmarrje mes njerėzve, qė asgjė nuk kanė ndryshe pėrveē besimit. Dhe kjo ndarje artificiale vazhdon edhe gjatė jetės, nėpėr shkolla konfesionale.Ka mundėsi, por ēka ka tė bėjė kjo me tė gjithė ato forma tė frymėzimit tė padėmshėm, me adhurimin e traditat e njė populli? - Ēfarė ka tė bėjė kjo me vogėlushėt qė besojnė se gjyshi dhe gjyshja do t‘u sjellė diēka qė ka ardhur nga qielli? - Ēfarė ka tė pėrbashkėt me ikonat ruse, apo me njė turmė besimtarėsh tė adhurueshėm nga Sicilia nė njė procesion paqėsor e festiv? Dawkins nuk ka nevojė tė mendojė mė shumė, pėr t‘u dhėnė pėrgjigje kėtyre pyetjeve. Edhe unė nuk do t‘ia hiqja fėmijės tim kėto kėnaqėsi, por gjithsesi, kjo ėshtė njė sjellje infantile.Jo rastėsisht, reagimi, por edhe vėmendja ndaj neo-ateistėve ėshtė mė i madh nė vendet qė u prekėn nga terrori si; SHBA-ja, Spanja, Anglia dhe Holanda. Nė kėto vende, ateistėt shihen si luftėtarė kulturorė ndaj xhihadizimit tė botės.Nė zonat me njė pėrmbajtje mė tė madhe religjioze si Gjermania pėr shembull, pėrkundrazi, debatet nuk kanė njohur tone tė ashpra. Primatėt e kėsaj "kryqėzate tė tė pafeve", apo "ateistėve tė rinj" janė profesorė tė shkencave tė natyrės, autorė librash, filozofė e psikologė. Nėpėr Talkshoė-t e ndryshme nė SHBA, kėto ditė po prezantohet edhe Christofer Hittchens. Dikur njė trockist nė Angli, ai tani vlerėsohet pėr esetė e tij edhe nga neo-konservatorėt. Mesazhi i librit tė tij mė tė fundit ėshtė: Zoti nuk ėshtė i madh". Pėrkundrazi: "Religjioni helmon gjithēka". Ai ėshtė armiku i shkencės, bazohet nė mė tė shumtėn e vet mbi frikėn e gėnjeshtrat dhe merr pjesė nė krime si: vrasjet masive, skllavėria, racizmi dhe diskriminimi seksual. E megjithatė, ai (d.m.th. Hitchens) e mbron ndėrhyrjen amerikane nė Irak.Nė Francė, "profeti" i neo-ateistėve quhet Michel Onfray, njė mbrojtės i shpallur i "principit tė kėnaqėsisė", qė deri nė moshėn 48-vjeēare ka botuar 32 libra.Onfray flet mbi "betejėn finale", kundėr asaj qė ai e quan si Hokuspokusi teologjik, nė njė intervistė tė dhėnė mė parė. Liri i tij me titull "Ne nuk kemi nevojė pėr njė Zot", u thith menjėherė nga francezėt, sapo doli nė stendat e librarive. "Unė mund tė themeloja njė religjion mė vete", tha Onfray pak para se tė niste njė nga leksionet e tij nė Kanė. Dhe mė pas shtoi se pėr tė, asgjė nuk ėshtė e largėt. Ai ishte veshur i tėri nė tė zeza dhe ndodhej para njė auditori tė tejmbushur me njerėz tė interesuar. Nė Holandė, ndėrkohė, njė tjetėr personazh ka bėrė emėr nė kėtė aspekt: ėshtė ateistja e shpallur dhe aktivistja e lėvizjeve feministe, Ayaan Hirsi Ali, e cila akuzon Perėndimin se po tregohet miop, kur ai shpreson tė gjejė disidentė brenda radhėve tė Islamit. "Ėshtė e kotė - thotė ajo - Islami nuk ndryshon". Ndėrkohė, ajo vetė jeton nė SHBA.Nė Itali, njė matematikan me emrin Piergiorgio Odifreddi ka njohur suksesin me esenė e tij "Pėrse ne nuk mund tė jemi tė krishterė?". - Dhe ai madje ka gati dhe njė shprehje nė latinisht pėr kėtė: Benedicat vos omnipotens Logos: Pater Pythagoras, Filius Archimedis, et Spiritus Sanctus Neėtonius. (I plotfuqishmi Logos, beko nė emėr tė atit Pitagora, tė birit Arkimedit dhe tė shpirtit tė shenjtė tė Njutonit).Por tė gjithė duket se i bashkon njė pikė: 11 shtatori 2001, pa sulmet e traumėn qė ai shkaktoi, nuk do tė kishim pasur neo-ateizėm. Pikėrisht njė ditė, pasi u vu nė jetė plani i Muhamed Atta, mė 12 shtator 2001, Sam Harris nisi tė shkruajė njė libėr. Shumė nga bashkėshtetasit e tij pyesnin asokohe nėse nė SHBA mos kishte pak si shumė gay, feministė dhe aktivistė tė sė drejtave tė njeriut, e nėse Zoti, pikėrisht ndoshta ka dashur qėllimisht tė ndėshkojė Amerikėn pėr kėto arsye?Kėshtu predikonin shpesh edhe disa pastorė e priftėrinj nė TV-tė amerikane, e sidomos, Jerry Falwell, qė vdiq nė maj tė kėtij viti. Harris, qė asokohe ishte njė 34-vjeēar qė sapo kishte mbrojtur doktoraturėn nė Standford pėr shkencat neurobiologjike, kishte njė dyshim tjetėr qė ia brente mendjen: Ndoshta nuk ishte problemi tek inati i Zotit, por problemi pėr tė ishte vetė Zoti. Pa besimin nė Zot nuk do tė kishte as akademikė - qė duke thirrur emra virgjėreshash- do tė binin nėn rrėnojat e kullave. Ai kishte marrė vesh se vetėm 12 pėr qind e bashkėqytetarėve tė tij amerikanė, sillen me natyrėn "nė mėnyrė natyrale". Shumica e tyre besojnė se njė dizajnėr e krijues inteligjent ėshtė ai qė e ka ndėrtuar botėn.Libri i tij "Fundi i besimit" u shit nė 270.000 kopje. E ky numėr ishte mė shumė se sa 2500 anėtarėt e regjistruar nė "American Atheists". Pėr Sam Harris, ky ishte njė manifestim i mbėshtetjes pėr idetė e tij. Ai nuk ishte i vetėm. Libri i dytė i tij "Letėr njė kombi tė krishterė", doli nė qarkullim nė shtator 2006. Mesazhi i ateistėve tė rinj, apo i neo-ateistėve, ėshtė pėrmbledhur nė dhjetė pika bazė:



    1- Ti nuk duhet tė besosh
    2- Ti nuk duhet tė sajosh njė kreaturė imagjinare e ta quash Zot
    3- Ti nuk duhet tė tolerosh apo tė lejosh Zotė e perėndi tė tė rrinė pranė
    4- Ti nuk duhet tė kesh njė krijues
    5- Ti duhet tė nderosh fėmijėt e tu dhe t‘i lesh ata tė qetė nga Zoti
    6- Sillu mirė, pa nevojėn e Zotit
    7- Ti nuk duhet tė kesh Zot tjetėr veē shkencės
    8- Duaje tjetrin - pa menduar keq
    9- Ti nuk duhet tė nderosh Sabatin
    10- Ti nuk duhet tė pėrulesh


    E kėto pika, sigurisht se mė pas zbėrthehen mė konkretisht nė shumė derivate e nėnpika tė tjera, por nė vija tė trasha kėto ishin ato ēka pėrmban shtylla e doktrinės kryesore tė neo-ateizmit.

    Kundėrpėrgjigja e besimtarėve

    Pėrse na duhet tė besojmė nė Zot?

    Monsinjor Walter Brandmiller (Brandmyler), kreu i seksionit tė historisė nė Vatikan, ėshtė njėri ndėr tė shumtit qė ka reaguar ndaj pikėpamjeve tė neo-ateistėve, duke dhėnė argumente se pse na duhet tė besojmė nė Zot. Nė vitin 1981, teologu gjerman i lindur nė vitin 1929, u bė dhe anėtar i Komitetit Papnor pėr shkencat historike, kryesimin e tė cilit ai e mori mė pas nė vitin 1998.
    Nė fakt, nė intervistėn qė ai ka dhėnė pėr po tė njėjtėn revistė, nė po tė njėjtin numėr, ai shfaq shumė mendime e u jep pėrgjigje shumė pyetjeve tė shtruara rreth kėtij problemi, duke polemizuar me pėrfaqėsuesit e neo-ateizmit. Mė poshtė do tė gjejmė nė formė tė pėrmbledhur sentenca nga intervista e zhvilluar me tė:
    A mund t‘i dėshmohet njė ateisti, pra jobesimtari, ekzistenca e Zotit?
    Pyetja juaj kėrkon edhe njė kundėrpyetje: Ēfarė kuptoni ju me "dėshmi" - ēfarė mendoni ju kur thoni "Zoti"? - A mos kuptoni ju me fjalėn "dėshmi" njė procedurė qė lidhet me, apo shpjegohet me sentencėn matematike "quod erat demonstrandum"? - Atėherė, nėse do tė ishte kėshtu, mos prisni tė vijė ndonjė dėshmi. Edhe Thomas von Aquin nuk i ka kuptuar kėshtu dėshmitė e tij publike pėr ekzistencėn e Zotit, pasi nė fushėn e studimeve tė shkencave shpirtėrore, vlejnė kufij tė tjerė, e jo ato tė ligjeve tė matematikės apo tė empirizmit. Ajo ēka mendon e mbron, pėrkundrazi, Kisha katolike - ėshtė se Zoti mund tė njihet mė sė miri me anė tė arsyes e ndėrgjegjes njerėzore. Pra, kjo do tė thotė se nuk vjen me detyrim. Por nga ana tjetėr, sigurisht se ka njė sėrė mendimesh e vlerėsimesh, tė cilat mundėsojnė qartėsisht dėshminė e ekzistencės sė Zotit. Besimi nė Zot nuk ėshtė si kapėrcimi i njė lartėsie shtatė metra me sytė mbyllur e pastaj rėnia nė njė gropė.
    Ku gjendet pra vėshtirėsia e provės sė ekzistencės apo mosekzistencės sė Zotit?
    Ajo ndodhet nė fakt tek ateistėt. Ju mund tė habiteni, por unė po them - mos u habit! - Pasi, nėse unė gėnjej kur pohoj ekzistencėn e njė fryme tė pėrjetshme, nga mendimet e dėshirat e tė cilit ka lindur i gjithė ky realitet qė ne shohim, atėherė mė duhet tė shpjegoj se pėrse atėherė, bota dhe njeriu ekzistojnė. E kjo sjell pastaj vėshtirėsi nė shpjegim, qė nisin me Big-Bang-un, evolucionin, vetė-organizimi i njė materieje(qė nuk ekziston!) - me fraza boshe - gjė qė kėrkon besim tė gjerė (edhe tė verbėr ndonjėherė) nė krahasim me atė qė kisha ofron me dogmat e saj.
    Pėrse ėshtė Zoti i mirė, pa bėrė asnjė mrekulli dhe kur s‘pranon qė tė bėjė diēka pa lutje?, pyet Alice von Lewis Carroll. A ka pasur ndonjėherė mrekulli? A janė lutjet mė shumė se njė nga format e meditimit? Alice ka tė drejtė kur pyet. Por pėrgjigja ėshtė: Ka pasur mrekulli dhe akoma ka dhe sot e kėsaj dite. Pa mrekullitė, qė na i pėrcjell "Testamenti i ri" me Jezusin e me apostujt e tjerė, thuajse askush nuk do tė kishte mbėrritur pėr shembull tek ideja se Jezusi duhej parė si Zoti i sjellė nė njė formė njerėzore. Dhe - pėr tė pėrmendur edhe njė shembull tjetėr pikant - shėrimi i mė shumė se 50 tė sėmurėve tė pashėrueshėm, qė ka ndodhur nė Lourdes, nuk ėshtė mundur tė shpjegohet dot nga njė komision mjekėsh me ligjet e shkencės, para se, kisha ta shpallte atė si njė mrekulli. Por kush pretendon se mrekullitė janė tė pamundura, e kthen paragjykimin e tij nė njė etalon, d.m.th. e kthen nė tė "pamundur". Me ē‘tė drejtė? Zoti ėshtė aty duke bėrė punėn e tij dhe Alice mund tė flasė me tė.Ku i shihni ju si shkencėtar, kufijtė mes shkencės e besimit?Kufijtė mes besimit e shkencės shkojnė ndanė atyre tė aftėsive tė arsyes njerėzore - dhe ato janė nė njė masė tė njohur mė tė ngushta, se sa pretendohet gjerėsisht. Mė nė fund duhet ta relativizojmė disi atė optimizmin e njė arsyetimi naiv qė solli epoka e industrializimit e teknikės. Ka realitete, pėr tė cilat kornizat e mendjes sonė janė tė vogla pėr t‘i kuptuar. Zoti ėshtė mė i madh se arsyeja jonė.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Po, shteti te marre masa

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Pėrgjigje: 1385
    Postimi i Fundit: 07-10-2011, 09:52
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Qendrimi i Skenderbeut ndaj Besimeve Fetare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-03-2006, 19:06
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •