
Postuar më parë nga
Albo
1 402 000 qytetarë shqiptarë aplikuan për letërnjoftime elektronike.
Konferencë për shtyp e Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani.Dt 19.06.2009
Duke ju falënderuar për prezencën tuaj sot këtu, dua t'i përcjell opinionit publik lajmin se deri ditën e djeshme, kur ka qenë afati i fundit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik për ata shtetas që nuk disponojnë një pasaportë, pra që nga mesi i muajit Janar kur nisi ky proces dhe deri dje, u paraqitën dhe aplikuan për letërnjoftimet elektronike 1 402 000 shetas shqiptarë.
Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët shfrytëzuan të gjitha kapacitetet, që për hir të së vërtetës kanë qënë shumë më të mëdha se ajo çka u realizua. Nëse kanë aplikuar 1 402 000 qytetarë, këto kapacitete kanë qenë për 2.5 milion qytetarë shqiptarë.
Njëkohësisht i shpreh mirënjohjen dhe falënderimet edhe koncesionarit, kompanisë ALEAT, për bashkëpunimin shumë të mirë që ka patur me strukturat e Ministrisë së Brendshme, të ngarkuara për implementimin e këtij projekti madhor të qeverisë shqiptare.
Gjithashtu do të desha që nga dita e sotme dhe deri në ditën e zgjedhjeve t'u bëja thirrje të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike dhe që ende nuk i kanë marrë nga zyrat e gjendjes civile, të paraqiten sa më parë për t'i tërhequr ato.
Nëse kemi 1 402 000 qytetarë që kanë aplikuar përletërnjoftimet elektronike janë vetëm 1 050 000 që i kanë tërhequar deri më tani. Ndaj do t'u lutesha qytetarëve që ende nuk i kanë tërhequr letërnjoftimet elektronike, të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave përkatëse për të bërë të mundur tëheqjen e letërnjoftimeve, të cilat janë të gatshme për t'u dhënë.
Ministria e Brendshme
Krijoni Kontakt