Mendo qeveria jone eshte me te vertete perparimtare..., eshte si te thuash me nje hap me kohen. Po ja kalon me kopjimet edhe kryehajduterve ( italianeve ), jane keta qe i shpikin keto lloj ligjesh, por kur eshte puna per ti aplikuar, nuk jane me rekordmene, pasi ja ka marre ne kthese qeveria shqiptare...!
Shiko edhe ate punen e takses per te hyre ne Tirane, ne Itali flitet prej 15-vjetesh, ku Venecia e para, pastaj Firence, Roma, Milano, etj, ku e vetmja qe e ka vene ne vigore kete ligj eshte Milano, te tjerat, aha aty ka mbetur vetem projektligj...
Prite nje dite kur neve emigranteve shqiptare, qeveria shqiptare, te na pajise me Kartasoxhorno, eh ç'fare dite do te jete atehere, do t'ia kalojme edhe Italise per emigracion te brendeshem..., MJER NE!
Ajo qe s'me pelqen mua ne gjithe kete mesele eshte menyra se si do shperndahen kartat.
Me metoden e aksionit e me detyrim. Meqe ju duhet qe njerezit te kene karta ne kohen e votimeve, ne 28 qershor, se keshtu ju thote Europa e o burra, shpejt, shpejt, punonjesve te administrates do ju mbahet pagesa nga rroga, studentet s'do lejohet te hyne ne provime etj.
ja une psh jam student e s'dua te votoj dhe karta s'me duhet tani per tani. pse duhet te ma japesh me zorr; pse s'me le te hyj ne provime.
Leri njerzit te lire, te bejne si te duan. ka menyra te tjera per t'i detyruar qe te pajisen me karta identiteti. Nuk trajtohen njerzit si bageti.
Po amerikanet, si i mbushin formularet e taskave pervit brenda 15 prillit? Me detyrim apo jo, e me friken e IRS dhe ligjit. Arsyeja per kete: Taksat jane jetike per te mbajtur ne kembe shtetin amerikan.
Edhe puna e kartave te identitetit ne Shqiperi eshte dicka jetike, nuk eshte dicka qejfi. Kartat e identitetit dhe censusi digjital i popullsise se Shqiperi jane parakushtet e gati te gjitha reformave dhe politikave qeveritare ne vend. Pa to Shqiperia vazhdon te jete nje "han pa dyer e pa Zot" ku askush nuk e di se sa shqiptare banojne ne ate vend pale te tjerat.
Arsyeja perse eshte imperative qe shqiptaret te pajisen me karta identiteti perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, ka te beje me faktin se ato zgjedhje do te jene shansi me i afert qe Shqiperia te mbylli me sukses fazen e tranzicionit politik ne vend. Nese ne Shqiperi mbahen zgjedhje te lira dhe demokratike, dhe shqiptaret shkojne te votojne me kartat e tyre ne dore e jo me nje emer ne nje liste letre, vota e tyre do te jete me e garantuar se kurre ne keto 2 dekadat e pluralizmit.
Nese IMF nuk e ka me ne patronazh qeverine shqiptare pasi qeveria shqiptare e mbylli me sukses tranzicionit ekonomik, mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe demokratike ne Shqiperi do te shenonte edhe largimin e misionit te OSBE nga Shqiperia.
Me nje fjale, kartat e identitetit bejne te mundur qe shteti demokratik shqiptar te arrije moshen e pjekurise e te eci me kembet e veta e jo me me paterica.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-01-2009 më 04:19
Po Ne Emigrantet Qe Jetojme Aktualisht Ne Australi, Ku Do Na Duhet Te Aplikojme?
Si shume posesive qenkan bere keta me gjithe keto kerkesa qe paskan. Duhet ta kene ne gjak manine per kontroll se s'ka mundesi.
As qe du me dit!
Albo, ti spara ben gabime ne arsyetim por mendoj se ketu ke gabuar. Nuk mund te krahasosh pajisjen me karta identiteti me pagesen e taksave. Pagesa e taksave eshte nje detyrim ligjor qe shteti te kete te ardhura per te ofruar sherbimet publike. Nqs do te besh nje analogji midis shqiperise dhe amerikes, kartat e identitetit mund ti krahasojme me regjistrimin per zgjedhje ne USA. Qellimi i pare i kartes se identitetit ne shqiperi eshte qe te kesh te drejten te votosh ne qershor. Votimi eshte nje e drejte dhe jo detyrim. Ne Usa psh nqs doje te votoje (Mccain ose Obama) me pare duhej te regjistroheshe. Regjistrimi nuk ishte me detyrim, nuk te detyron njeri te regjistrohesh. Ti ke te drejten te votosh (te regjistrohesh me pare) por ama jo detyrim. E njejta llogjike duhet ndjekur dhe me kartat e identitetit ne shqiperi. Kush do te votoje ne qershor duhet te pajiset me karte identiteti. Kush nuk do, le te mos e marri karten ose ta marri me vone pasi per identifikim kemi pasaporten. Nqs shteti insiston se karta eshte e domosdoshme si mjet identifikimi, atehere pse i kemi pasaportat?
Moderator, e di vet ti...
Krijoni Kontakt