Kur Hesse shkruante novelat e tij, me fame boterore sot, Frojdi i kishte rene kryq e terthor botes shpirterore, madje akoma me pare, Mikelanxhelo dhe piktore te rrilindjes (ndoshta dhe te tjere para tyre) ja kishin kaluar dhe Frojdit ne studimin e trupit, njeriut, brendesise se tij me shume se botes se jashtme dhe asaj cfare na rrethon.
Hesse vetem vite pasi kish shkruar Demian, vuri re dhe vete se (me duket Mikelanxhelo, nuk jam e sigurt cili nga piktoret) e kishte zhvilluar nje ide te tijen mbi njeriun 100 vjet para tij. (do i gjej me fakte keto dite qe tu jap quotes nga ato cfare vete Hesse ka thene, apo dhe ate cfare bashkon Mikelanxhelon, Frojdin, e te tjere para dhe pas tyre) Dali si perfundim del te jete vetem nje kopjues i asaj cfare keta njerez me lart (edhe shume njerez te tjere te shkences dhe artit) kane arritur vite me pare...
Duhet te kuptoni dicka. Njeriu fillon e njeh boten nga ajo mase intelekti qe i jepet ne brendesine e tij. Cdo njohje me boten dhe me veten eshte e vecante, sado e njejte ne dukje. Pasi ne fund te fundit te gjithe jemi njerez dhe ajo cfare eshte perpara nesh, brendesia jone apo dhe bota jashte, eshte atje sic ka qene, sic do jete. Ka njerez qe tentojne te hapim syte dhe qe shikojne vizion i ri, te cilin me pare nuk e shikonin se nuk kishin 'sy'.
Rendesi ka qe te gjithe te mbetemi femije dhe te shikojme boten si te re si te pa pare, pasi vetem keshtu do shikojme ato gjera qe i kemi pare gjithe jeten me sy po asnjehere me mendje! (mbeshtetur kjo e fundit ne nje thenje te Pikasos).
I rashe pak shkurt asaj cfare doja te thoja, po kush do te kuptoje e kupton dhe me kaq!
Krijoni Kontakt