Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nushi: Zekeria Cana ishte zëdhënësi i parë i dëshirimeve të mëdha të popullit shqiptar



    Prishtinë, 11 Janar 2009 (Kosovapress) Koha 12:40

    Edhe pse profesor Zekeria Cana ka lënë amanet që mos të mbahen fjalime me rastin e vdekjes së tij, të pranishmit në një akademi komemorative thanë se dita e ndarjes prej tij është ditë pikëllimi jo vetëm për familjen, shokët dhe e miqtë, por është ditë pikëllimi i gjithë atyre që dinë ç’është dinjiteti i njerëzor dhe mbrojtja me çdo kusht të këtij dinjiteti.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Sot ne Prishtine u varros prof.dr. Zekeria Cana,

    Ne prani te famlijes,bashkpunetoreve te deridjeshem,miqve dhe shume qyetareve te Prishtines dhe gjithe Kosoves,sot ne varrezat e Prishtines, ne ora 14 u varros prof.dr. Zekeria Cana.
    Me rastin e vedekjes se tij,Instituti Albanologjik i Prishtines mbajti nje mbledhje komemorative,me qe rast per vepren jetesore,personalitetin e tij dhe kontributin kombetare te te ndjerit,foli Hysen Matoshi,drejtor i IAP.
    Per profesorin e njohur,nje fjale rasti mbajti edhe prof.dr. Pajazit Nushi,bashkveprimtar i te ndjerit ne fushen e arsimit,pajtimit te gjaqeve gjate viteve 1991 dhe ne KLDMNJ.

    Me rastin e vdekjes se profesorit te nderuar,telegrame ngushllimi familjes ia kane derguar edhe F. Sejdiu,kryetar i Kosoves dhe H. Thaci,kryeminister i vendit.

  3. #13
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Vdekja e pro. dr. Zekerija Canas është një humbje e madhe për mbarë kombin Shiqiptar.
    Më e keqja është se me humbjen e këtyre figurave gjigande krijohet një hendek i madhe vakumi në të gjitha lëmet e dijes, pasi nuk ka kush i zëvendëson. Të gjithë ata që pretendojnë se kanë një farë bagazhi, menjëherë katapultohen në fushën politike.
    Ngushëllimet e mia familjes, miqëve dhe Akademisë së Shkencave të Kosovës.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #14

    Dy foto të rralla të dr. Zekeria Cana

    Këto fotografi po i sjell nga arkivi im, sa kam qenë mësues në shkollën fillore "Luigj Gurakuqi" në Sankovc të Drenasit - Drenicë.

    Këto fotografi janë të datës 9 maj 1999 në një manifestim, me rastin e Ditës së shkollës sonë. Në këtë manifestim kanë marrë pjesë edhe shumë figura të njohura të kulturës shqiptare, si dhe kanë qenë mysafirë një grup nxënësish të gjimnazit "Luigj Gurakuqi" të Klinës.

    Forumin nuk do ta ngarkoj më tepër për shëmbëlltyrën e dr. Zekeria Canës, sepse për këtë, në faqen e radios sonë www.radioprojekt.dk kam botuar një shkrim të huazuar, por që ia vlen të lexohet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ngushllime!

    Ngushëllime familjes së tij dhe të gjithë shqiptuarve që e kanë njohur, që kanë dëgjuar për te dhe që kanë lexuar veprat e tij. Në veçanti ngushëllime Ademgashit. I nderuar Zekria Cana nuk ka vdekur por ka ndërruar jetë.

  6. #16
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Ngushllimet e mia me te sinqerta.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION
    Përcillet për në banesën e fundit, historiani e atdhetari i shquar, dr. Zekeria Cana
    12-01-2009 / Gazeta 55


    Homazh

    Dje në Prishtinë me nderime të mëdha u varros historiani dhe veprimtari i njohur Zekeria Cana, i cili vdiq dy ditë më parë në moshën 75-vjeçare në Prishtinë. Gjatë ditës qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të profesor Canës në Institutin albanologjik në Prishtinë. Homazhe bëri edhe kryetari i Republikës Fatmir Sejdiu, i cili familjen e të ndjerit e ngushëlloi edhe nëpërmjet një telegrami, sikurse edhe kryeministri Hashim Thaçi. Më rastin e vdekjes së akademikut Zekeria Cana, dje në Institutin Albanologjik u mbajt mbledhja komemorative dhe u bënë homazhe në nderim të historianit dhe mbrojtësit të devotshëm të lirive dhe të drejtave të njeriut, Zekeria Cana. Homazhe bëri, dhe në librin e zisë u nënshkrua edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
    Sejdiu dhe Thaçi dërgojnë telegrame ngushëllimi familjes Cana/Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, njërit ndër historianët dhe veprimtarët më të shquar të çështjes politike, humanitare dhe kombëtare në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare, z. Zekeria Cana. Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, sepse historiani Zekeria Cana, në kohët më të rënda nëpër të cilat kaloi Kosova, u dallua me angazhimin e pashtershëm për pajtimin qytetar e kombëtar, si dhe për qëndresën tonë të përgjithshme ndaj rrezikut për zhbërje, që na kanosej si popull në dekadën e fundit të shekullit XX. Në vitet e lirisë, ai i përkrahu fuqishëm përpjekjet e institucioneve të Kosovës për forcimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Fjala e tij gjithmonë na nxiti e na dha vetëbesim në kauzën sublime të bërjes së Kosovës shtet sovran e të pavarur. Gjithë jeta e tij ishte luftë për lirinë e Kosovës. Prandaj, duke e çmuar lart ndihmesën e tij në procesin e gjatë të arritjes së lirisë e të pavarësisë së vendit tonë, jemi të bindur se virtytet e Zekeria Canës do të kujtohen dhe do të nderohen përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti e bekoftë Zekeria Canën!”. Edhe kryeministri Hashim Thaçi me rastin e vdekjes së historianit, Zekeria Cana, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Cana. Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi thuhet: “E nderuara familje Cana, Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e historianit Zekeria Cana”.
    Paradite në mbledhjen komemorative, të mbajtur në Institutin Albanologjik, jetën dhe veprën e Zekeria Canës përkujtoi akademik Pajazit Nushi. “Është ndër të rrallët intelektualë të guximshëm dhe trim, që në çastet më të vështira të historisë së zhvillimit të shqiptarëve ka gjet pore, ka gjet vend, ka gjet kohë për t’u vënë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve. Dita e pikëllimit të tij, është dita e pikëllimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksoi Nushi. Duke shtuar se Zekeria Cana do të mbahet në mend edhe si studiues i mirëfilltë i historisë kombëtare, që me shkrimet tija dhe me veprat e tija shkencore ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimit e mendimit shkencor të historisë kombëtare shqiptare”, ka thënë me këtë rast Pajazit Nushi. Prof. Dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e histografisë shqiptare, figurë e dalluar e historisë sonë kombëtare, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934. Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy vjet si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari-si korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”. Më 1954 i filloi studimet (si bursist i “Rilindjes”) në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në degën e historisë. Punoi aktivisht në organizatat studentore. Është njëri ndër themeluesit e Shoqatës Shqiptare “Përpjekja” të studentëve të Beogradit dhe sekretar i parë i saj, që me veprimtarinë e vet të ngjeshur la gjurmë të pashlyeshme. Më 1959 u largua nga PKJ për shkak të mospajtimit me qëndrimin-politikën jugosllave ndaj popullit shqiptar. Nga koha e diplomimit ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe Gjakovës. Më 1962 u pushua nga puna dhe kaloi në Arkivin Krahinor Shtetëror të Prishtinës, por e larguan edhe se andejmi dhe qëndroi një vit pa punë. Status i tij u rregullua pas Plenumit IV të LKJ të Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty si asistent në Degën e Historisë. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd dhe mbrojti tezën e magjistraturës me titull: “Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj lëvizjeje”, kurse më 1984 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës: “Socialdemokracia Serbe dhe çështja shqiptare 1903-1914”, duke u bërë model se si punohet dhe si mbrohet një disertacion shkencor e cilësor. Gjatë punës në Institutin Albanologjik kreu edhe detyrën e sekretarit të Bashkësisë Krahinore të Institucioneve shkencore, të sekretarit shkencor të “Gjurmimeve albanologjike” dhe te sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj u mor edhe më përkthime nga gjuha serbokroate dhe ruse, me publicistikë dhe eseistikë, etj. Krahas punës kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik dhe humanitar. Është bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kërkonte guxim e vendosmëri dhe sakrificë personale e familjare dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë i Prof.Anton Çettës. Shkrimet e para shkencore zuri t’i shtjellojë më 1962. Duke pasur për bazë angazhimin shkencor (shif bibliografinë e punimeve studimore në vazhdim), është konstatim i përgjithshëm i historiografisë shqiptare se Dr.Zekeria Cana, për ta shprehur bindshëm Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë viteve të mëdha 1908-1912 dhe më vonë – fushë e interesimit të dijës së tij, bëri një angazhim përgatitor e studiues nga shumë burime e në detaje, që të hyhet thellë në ngjarjet dhe ambientin e kohës të periudhës së caktuar. Kështu në themel të çështjeve dhe problemeve që trajtohen, studimet e Dr.Canës, kanë mbështetje të gjerë burimore, arkivore dhe bibliografike. Ato sjellin një kontribut të rëndësishëm për kryengritjet e mëdha shqiptare 1908-1912, duke trajtuar edhe probleme të mprehta politike, sociale, ekonomike, arsimore etj., gjatë periudhës në shqyrtim. Nga sfondi historik, që jepet në pjesën më të madhe të botimeve të veçanta dhe të studimeve shkencore historike, del qartë se autori jo vetë që i ka ndjekur hap pas hapi këto kryengritje me karakter gjithëkombëtar, por edhe i ka parë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen e Shqipërisë Etnike, me detyrat e Lëvizjes Kombëtare e Demokratike Shqiptare, kriter që i ka dhënë një vlerë të madhe trajtimit të ngjarjeve dhe fakteve kryesore të dy periudhave historike: para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Mbi bazën e analizave shkencore, dhe duke pasur qëndrim kritik ndaj ngjarjeve të viteve të fushës së interesimit, Dr.Zekeria Cana bën shpjegimin historik të dokumenteve, punë që dëshmohet me anë te dokumenteve, duke demaskuar dhe duke hedhur poshtë si pseudoshkencë pikëpamjet dhe qëndrimet e histografisë ekspansioniste serbosllave lidhur me Shqipërinë Etnike të këtyre viteve dhe me shqiptarët, veçmas thekson vlerësimin e drejtë te rolit të masave dhe personaliteteve me peshë historike në këto luftëra për çlirimin kombëtar shqiptar. Këto studime, që pasqyrojnë objektivitetin historik të ngjarjeve me rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar, të shkruara me stil të rrjedhshëm, me gjuhë të pastër, me fjali të sakta, të qarta e të kuptueshme, kultivues e aktivizues i një leksiku të rrallë, sjellim një kontribut të rëndësishëm me njohjen e periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe japin mundësinë për studimet e thelluara nga kjo fushë. Njëherit këto studime qartësojnë shumë koncepte dhe pikëpamje rreth mjaft çështjeve të diskutueshme historiografike të viteve 1908-1912. Dr.Zekeria Cana është paraqitur edhe me referate dhe kumtesa në simpoziume dhe kongrese shkencore të mbajtura në Kosovë, ish-Jugosllavi dhe jashtë saj, në disa vende të Evropës. Me kumtesat e paraqitura në tubimet shkencore Dr.Zekeria Cana kudo u mirëprit me respekt nga opinioni shkencor.

    ...
    55

  8. #18
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Kush ishte Prof. Dr. Zekeria Cana?

    Prof. Dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e histografisë shqiptare, figurë e dalluar e historisë sonë kombëtare, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934. Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy vjet si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari-si korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”.

    Më 1954 i filloi studimet (si bursist i “Rilindjes”) në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në degën e historisë. Punoi aktivisht në organizatat studentore. Është njëri ndër themeluesit e Shoqatës Shqiptare “Përpjekja” të studentëve të Beogradit dhe sekretar i parë i saj, që me veprimtarinë e vet të ngjeshur la gjurmë të pashlyeshme. Më 1959 u largua nga PKJ për shkak të mospajtimit me qëndrimin-politikën jugosllave ndaj popullit shqiptar. Nga koha e diplomimit ushtroi detyrën e profesorit të historisë dhe të ekonomisë politike në shkollat e mesme të Prishtinës dhe Gjakovës.

    Më 1962 u pushua nga puna dhe kaloi në Arkivin Krahinor Shtetëror të Prishtinës, por e larguan edhe se andejmi dhe qëndroi një vit pa punë. Status i tij u rregullua pas Plenumit IV të LKJ të Brioneve (1966). Me rithemelimin e Institutit Albanologjik (1967) u pranua aty si asistent në Degën e Historisë. Më 1975 kreu studimet pasuniversitare në Beograd dhe mbrojti tezën e magjistraturës me titull: “Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve në Kosovë 1909-1912 dhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj lëvizjeje”, kurse më 1984 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mbrojti disertacionin e doktoratës: “Socialdemokracia Serbe dhe çështja shqiptare 1903-1914”, duke u bërë model se si punohet dhe si mbrohet një disertacion shkencor e cilësor.

    Gjatë punës në Institutin Albanologjik kreu edhe detyrën e sekretarit të Bashkësisë Krahinore të Institucioneve shkencore, të sekretarit shkencor të “Gjurmimeve albanologjike” dhe te sekretarit shkencor të Institutit. Veç kësaj u mor edhe më përkthime nga gjuha serbokroate dhe ruse, me publicistikë dhe eseistikë, etj.

    Krahas punës kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik dhe humanitar. Është bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kërkonte guxim e vendosmëri dhe sakrificë personale e familjare dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve dhe të Ngatërresave dhe krah i djathtë i Prof.Anton Çetës.

    Shkrimet e para shkencore zuri t’i shtjellojë më 1962. Duke pasur për bazë angazhimin shkencor (shif bibliografinë e punimeve studimore në vazhdim), është konstatim i përgjithshëm i historiografisë shqiptare se Dr.Zekeria Cana, për ta shprehur bindshëm Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë viteve të mëdha 1908-1912 dhe më vonë – fushë e interesimit të dijës së tij, bëri një angazhim përgatitor e studiues nga shumë burime e në detaje, që të hyhet thellë në ngjarjet dhe ambientin e kohës të periudhës së caktuar.

    Kështu në themel të çështjeve dhe problemeve që trajtohen, studimet e Dr.Canës, kanë mbështetje të gjerë burimore, arkivore dhe bibliografike. Ato sjellin një kontribut të rëndësishëm për kryengritjet e mëdha shqiptare 1908-1912, duke trajtuar edhe probleme të mprehta politike, sociale, ekonomike, arsimore etj., gjatë periudhës në shqyrtim.

    Nga sfondi historik, që jepet në pjesën më të madhe të botimeve të veçanta dhe të studimeve shkencore historike, del qartë se autori jo vetë që i ka ndjekur hap pas hapi këto kryengritje me karakter gjithëkombëtar, por edhe i ka parë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen e Shqipërisë Etnike, me detyrat e Lëvizjes Kombëtare e Demokratike Shqiptare, kriter që i ka dhënë një vlerë të madhe trajtimit të ngjarjeve dhe fakteve kryesore të dy periudhave historike: para dhe pas shpalljes së Pavarësisë.

    Mbi bazën e analizave shkencore, dhe duke pasur qëndrim kritik ndaj ngjarjeve të viteve të fushës së interesimit, Dr.Zekeria Cana bën shpjegimin historik të dokumenteve, punë që dëshmohet me anë te dokumenteve, duke demaskuar dhe duke hedhur poshtë si pseudoshkencë pikëpamjet dhe qëndrimet e histografisë ekspansioniste serbosllave lidhur me Shqipërinë Etnike të këtyre viteve dhe me shqiptarët, veçmas thekson vlerësimin e drejtë te rolit të masave dhe personaliteteve me peshë historike në këto luftëra për çlirimin kombëtar shqiptar.

    Këto studime, që pasqyrojnë objektivitetin historik të ngjarjeve me rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar, të shkruara me stil të rrjedhshëm, me gjuhë të pastër, me fjali të sakta, të qarta e të kuptueshme, kultivues e aktivizues i një leksiku të rrallë, sjellim një kontribut të rëndësishëm me njohjen e periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe japin mundësinë për studimet e thelluara nga kjo fushë. Njëherit këto studime qartësojnë shumë koncepte dhe pikëpamje rreth mjaft çështjeve të diskutueshme historiografike të viteve 1908-1912.

    Dr.Zekeria Cana është paraqitur edhe me referate dhe kumtesa në simpoziume dhe kongrese shkencore të mbajtura në Kosovë, ish-Jugosllavi dhe jashtë saj, në disa vende të Evropës. Me kumtesat e paraqitura në tubimet shkencore Dr.Zekeria Cana kudo u mirëprit me respekt nga opinioni shkencor.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Eshte nga fatet e rralla kur nje komb ka ne gjirin e tije njerez si Zekiria Cana.
    Pak kush beri sa beri aji edhe atehere kur ishte aq veshtire.I zgjuar e trim e mbi te gjitha vdiq Shqiptar!I paharruar!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Njeriu padyshim që do të duhej të ishte vet-vetja teksa Intelektuali edhe më shumë se vet-vetja: Guximi dhe përgaditja matet me të thënaat që i bë në kohën kur të tjerët bëhen të gatshëm për të të gozhduar!

    Profesor zekerija Cana do të mbahet mendë për të mira dhe për të Këqija! Për ato që bëri dhe për ato që nuk bëri!
    Si shumë të tjerë, edhe unë kam qëndruar me të, kam punuar me të sepse ishte e domosdoshme dhe kam pas mendimet e mia dhe rezervat.
    Profesor Zekerija Cana mbahet mendë si një nga ata që kishin denoncuar Adem Demaçin kur ai ishte burgos për herë të parë sikurse që Zekerija Cana do të mbahet mendë që ishte i pari që e vizitoj Demaçin në Burgun e Stara Gradishkës në vitin 1990 dhe që pastaj solli Lajmin në Kosovë që " Ademi është mirë, me syze të trasha dhe me peshë të shtuar".

    Profesor Zekerija Cana do të mbahet mendë që: Në vitin 1981 nuk i përkrahu demonstratat e studentëve, i gjykoj ato dhe i mbeshteti vendimet e Komitetit Krahinor të Kosovës!
    Profesor Zekerija cana do të mbahet mendë për kritiken që i bëri profesor Ali Hadrit vendin e të cilit e zuri kur atë e larguan, si të papaërshtastshëm politikisht"
    Kur e larguan Ali HADRIn në vendë të tij Komiteti emerojë Zekerija Canën!
    Zekerija Cana përpos që kishte botuar Libra për Luften nacionalçlirimtare në Jugosllavi e në veçanti në Kosovë duke e ngrit rolin e madh të PK për Kosovë ai bëri edhe disa Libra të mirë dhe studime me Karakter Kombëtar e sidomos për Periudhën 1913 e gjerë në vitin 1939.

    Profesor Cana ishte shumë aktivë në Pajtimin e Gjaqeve por ndodhte nganjëherë që nën ndikimin e alkoolit dilte në Skenë para masës së tubuar!
    Profesor Canën e takova për herë të Fundit në Osek Hill të Gjakovës kur u bë rezymeja e pajtimeve të Gjaqeve!
    ka dhe ca gjera me banane e pa banane por sido që të jetë Ai do të mbahet mendë si njëri nga Historianët e dalluar që patëm në kuadër të katedres së Historis dhe të Institutit të Historis! Disertacionet e tija në Gjurmimet Albanologjike - seria e Shkencave Historike ishin pa dyshim gjëja më me vlerë që kishte botuar!
    Profesor Zekerija Cana përjetoj një pleqëri të thellë dhe priti pavarsin e Kosovës siç ishte shprehur një më lartë!
    Profesor Ali Hadri as nuk përjetoj pleqeri të thellë dhe as nuk e priti pavarsin e Kosovës!
    Eh, si di jeta nganjëherë të jetë e padrejtë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 12-01-2009 më 12:03

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nderron jete ish-diktatori Augusto Pinoçet.
    Nga ClaY_MorE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 22:01
  2. Henry nderron sponsor nga Nike ne Reebok.
    Nga bayern në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-04-2006, 10:07
  3. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13
  4. Ndërron jetë kompozitorja e "Besame mucho"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-02-2005, 15:48
  5. Nderron Jete Kryetari I Shish-it
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 04:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •