Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Mitrovicë: Shpërthen dhuna, 6 të plagosur



    Dy eksplodime dhe protesta të dhunshme kanë ndodhur mbrëmë në qytetin e Mitrovicës. Gjashtë persona janë plagosur pas një shpërthimi në pjesën veriore të qytetit.

    "Tre zjarrfikës dhe tre persona tjerë janë sjellë për trajtim mjekësor. Gjendja e tyre është stabile", ka thënë drejtori i spitalit, Marko Jakshiq.

    Policia ka njoftuar se nga eksplodimi janë shkatërruar disa vetura afër një kafeneje në pjesën e dominuar nga serbët në Mitrovicë.

    Të zemëruar me këtë, protestuesit serbë kanë shkatërruar vetura dhe pronat e shqiptarëve.

    Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin e dytë në lagjen e Boshnjakëve.

    Agjencia Reuters, citon zëdhënësin e Policisë, Besim Hoti të ketë thënë se "NATO dhe EULEX e kanë marrë situatën nën kontroll".
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Fakt qe kta e marrin gjithmon situaten nen kontroll.por gjithmon humbin kontrollin!Ishin kto vazhdimesi e asaj qe ndodhi para disa ditve,por nuk do te thot qe ende nuk do te kete nxitje.Gjumin ne kete pjes vetem i cmenduri mund ta kete te rehatshem,sepse nuk ju dihet atyre,kur mendon qe jan shum te qete ata veprojn dhe gjithmon na zene te pa pergaditur!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Plagosen 6 persona në veri të Mitrovicës

    Nga Artan Behrami më 03.01.2009 10:07 CET

    Dy shpërthime që kanë ndodhur në mbrëmjen e së premtes kanë prishur qetësinë e përkohshme në veri të Mitrovicës. Një shpërthim është regjistruar para kafeterisë “Viva”. Në këtë lokal kanë qenë një numër i personave, por nuk është lënduar askush. Dëme materiale janë regjistruar në së paku tetë vetura civile,të cilat ishin të parkuara në afërsi të lokalit.

    Rasti i dytë është regjistruar në mesnatë, ndërsa policia është informuar për vënie të zjarrit në dy lokale private në rrugën “Knjaz Millosh” në lagjen e boshnjakëve, në veri të Mitrovicës. Policia ka marrë informatën se një grup personash të nacionalitetit serb, i kanë vënë flakën dy lokaleve, pronë e banorëve shqiptar në afërsi të shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

    “Njësitë policore të stacionit veri në Mitrovicë, kanë njoftuar zjarrfikësit që të reagojnë në vend të ngjarjes. Gjatë reagimit të njësive të zjarrfikësve, në afërsi të tyre është dëgjuar një shpërthim, që besohet të ketë qenë një mjet eksplodues, granatë dore.

    Gjashtë zjarrfikës kanë pësuar lëndime trupore nga ky shpërthim, dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet ndërkohë në një komunikatë të policisë së Kosovës.

    Më parë, Express Besim Hoti, zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar për Express se gjashtë persona janë lënduar, derisa kanë qenë në përpjekje për të fikur zjarrin.

    Ndërkaq Adem Mripa, kryetar i lagjes së Boshnjakëve rrëfen për Express se bomba është hedhur në drejtim të zjarrfikësve nga një grup serbësh.

    “Ka pas djegie të disa lokalëve është gjuajtur me revole në drejtim të shtëpisë sime. Është gjuajtur me bombë në drejtim të zjarrfikësve dhe reportere të Radio Televizionit të Beogradit. Kanë shku aty afër zjarrfikësve dhe në shenj hakmarrje që ata kanë filluar ta shuajnë zjarrin, serbët kanë hedhur një bombë në drejtim të tyre”, thotë Mripa për Express.

    Nga shpërthimi sipas Mripës kanë mbetur shtatë persona të plagosur, të cilët janë transferuar nëpër spitale të ndryshme. Mripa shton se me akte të tilla, serbet synojnë që t’i largojnë shqiptarët nga veriu.

    “Janë plagosur shtatë veta, në mesin e tyre edhe reporter të TV Beogradit. Në shikim të parë situata është e qetë, por këtyre nuk iu besohet. Me këto akte ata dëshirojmë që ne shqiptarët të largohemi nga veriu”, vlerëson Mripa.

    Ai tregon se gjatë tërë natës forcat e KFOR-it kanë patrulluar në këtë lagje. Për arsye të vënies së situatës nën kontroll sa më shpejtë, policia ka kërkuar asistencën e njësive të formuara policore të EULEX-it dhe atyre të KFOR-it.

    Menjëherë pas reagimit të forcave shtesë, situata është vënë nën kontroll. Tani situata paraqitet të jetë delikate,por nën kontroll. Turma të njerëzve të cilat ishin mbledhur gjatë orëve të mbrëmjes, janë shpërndarë me intervenimin e policisë dhe KFOR-it.

    Dy incidentet e raportuara gjatë natës së mbrëmshme, konsiderohen si dy incidente të ndara.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Presidenti Sejdiu bëri thirrje për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë



    Pas dy eksplodimeve dhe protestave të dhunshme që ndodhën mbrëmë në Mitrovicë, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që t’u shmangen provokimeve të ndryshme dhe t’u ndihmojnë institucioneve të rendit për ruajtjen e stabilitetit dhe të qetësisë.

    “Aktet e tilla të dhunshme, pa marrë parasysh motivet dhe autorët që qëndrojnë prapa tyre, nuk i shërbejnë perspektivës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, theksoi presidenti Sejdiu.

    Gjithashtu, ai i ftoi institucionet përgjegjëse për sigurinë në vend, KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe organet e hetuesisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

    “Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për sundimin e rendit dhe të ligjit, për ndërtimin e një shoqërie të lirë e demokratike që u krijon mundësi të barabarta të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk do të lejojnë që aktet e tilla ta vënë në rrezik të ardhmen euroatlantike të vendit”, pohoi presidenti Sejdiu, duke u uruar shërim të shpejtë zjarrfikësve dhe qytetarëve të lënduar. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Dhe hashim papagalli e perserit permendesh qe kemi kontroll ne ter teritorin e kosoves,si nuk i vie keq te pakten per kete pjes te popullesis qe jeton nen okupim dhe pa pik turpi genjen.

  6. #6
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Dhe hashim papagalli e perserit permendesh qe kemi kontroll ne ter teritorin e kosoves,si nuk i vie keq te pakten per kete pjes te popullesis qe jeton nen okupim dhe pa pik turpi genjen.
    Me ksi injorantash si ti Dreni-CAK nuk ka mundesi te veproj askush!Pse nuk vjen nga afer siq jam une ktu dhe atehere te flasesh per tjeret?Me nje lule nuk qel prandevera e Ju qe mbetet ne anen e askujt gjuani gur e fshehni doren Dreni-CAK!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Serbet dhe Maqedonet po mundohen me kriju nje distabilitet qe kan me pas pasoje shum tkqije dhe do ta ndez krejt ballkanin flak

    Sipas meje tash duhet te jet nje kunder pergjegje ne mitrovic aq te ashper se serbet te behen pishman

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Minisitri Pajaziti flet pas incidenteve


    Ministri thotë se EULEX-i ka kapacitetin e duhur

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti, tha se qarqe të caktuara vazhdimisht po përpiqen të krijojnë imazhe dhune në veriun e Kosovës.

    Në një intervistë me BBC-në, ministri tha se institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare do të menaxhojnë situatën në veri të Kosovës duke mos lejuar krijimin e imazheve të këqija për Kosovën.

    Zoti Pajaziti, tha se kapacitetet e policisë së Kosovës dhe të misionit evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, janë të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën në veri.

    Por ai shtoi se autoritetet janë të kujdesshme që të mos shkaktojnë reagime të popullatës vendase serbe, që sipas tij, jeton në një mjedis më të politizuar.

    Arbër Vllahiu foli me z. Pajaziti, dhe fillimisht i kërkoi të bënte një vlerësim të gjendjes në veri të Kosovës.

    Z. Pajaziti: Ka patur këto dy ditët e fundit tendenca për të krijuar incidente në veriun e Mitrovicës.

    Siç e dini atje kemi patur telashe gjatë gjithë vitit për të kontrolluar, në njëfarë mënyre, situatën në pjesën ku banojnë kryesisht serbët lokalë.

    Mbrëmë kemi patur një turmë njerëzish, të komunitetit serbë, që kanë shfaqur dhunë në lagjet ku jetojnë shqiptarët.

    Policia e Kosovës ka patur informacione të menjëhershme dhe ne kemi qenë së bashku me kryetarin e komunës së Mitrovicës, me policinë e Kosovës, të EULEX-it dhe me trupat e KFOR-it, të interesuar dhe shumë aktiv që ta menaxhojmë këtë situatë.

    Sot gjendja e sigurisë është e qetë, por ka shqetësime të banorëve që jetojnë atje për shkak se festat e fundvitit mund të jenë me incidente.

    Jemi të sigurt se kapacitetet tona, edhe të EULEX-it dhe të KFOR-it do të jenë të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën dhe për të pasur një situatë të qetë për të gjithë qytetarët.

    BBC: Zoti ministër, me sa po e kuptoj ju druani se do të ketë përshkallzime edhe në ditët në vijim. Në fakt ku i shihni shkaqet e trazirave të këtilla?

    Z. Pajaziti: Nuk dua që të spekuloj për ata që i nxisin këto akte, por dua të them se askush nuk do të mbetet i pandëshkuar, e kam fjalën këtu për ata që i shfrytëzojnë këto situata festash pë rtë krijuar incidente.

    Unë nuk po paragjykoj se do të ketë incidente. Dua t'i siguroj qytetarët në veri që të rrinë të qetë sepse ne i kemi përforcuar masat e sigurisë, pra institucionet tona vendore, por po ashtu edhe EULEX dhe KFOR-i.

    Gjatë ditës së sotme kemi patur kontakte të vazhdueshme edhe me institucionet lokale në Mitrovicë.

    Qytetarët duhet të besojnë në institucione dhe në përkushtimin e institucioneve tona e atyre ndërkombëtare.

    Nuk po paragjykoj se mund të ketë incidente por zakonisht në situata festash mund të ketë edhe qytetarë që janë nën ndikimin e alkoolit ose të atillë që i shfrytëzojnë situatat e këtilla qofë për të bërë aktivitete të kontrabandës ose për të nxitur incidente.

    BBC: Por institucionet e Kosovës, qeveria dhe ju si ministër i brendshëm nuk e kontrolloni veriun. Si mendoni ta qetësoni dhe riktheni normalitetin në këtë pjesë të Kosovës?

    Pajaziti: Ju lutem, ne kemi struktura të bollshme të policisë dhe të përgatitura mirë për intervenim në çdo situatë të mundshme të krijuar.

    Por ne po vazhdojmë të jemi të kujdesshëm për t'u përfshirë në pjesën ku ka banorë serbë për të mos krijuar reagime të tjera.

    Ju e dini atje është situata më e politizuar dhe ne kemi një mbështetje të EULEX-it, një mekanizmi tanimë të konsoliduar mirë i cili po kujdeset poashtu në atë pjesë.

    BBC: Zoti ministër por në veri ka patur rrezikim të jetës së qytetarëve dhe të pronës së tyre…

    Pajaziti: E para, janë të tjerë ata që vazhdimisht po përpiqen të krijojnë imazhe dhune dhe imazhe të tjera në Kosovë. Ne nuk jemi të interesuar.

    Secilën herë e më shumë edhe qytetarët serbë që jetojnë atje nuk janë të interesuar të jenë të rrethuar nga kriminelët e ndryshëm që nxisin dhunën dhe që shfrytëzojnë situata të tilla për të krijuar mjedise të kontrabandës dhe të përfitimeve të ndryshme.

    Ne do të menaxhojmë me kujdesin më të madh, pa iu lejuar këtyre strukturave, këtyre qarqeve që të krijojnë imazhe të tjera.

    Pra, do ta menaxhojmë ashtu si deri më tani, por duke patur rezultate të tjera në funksionalizimin e tyë gjitha institucioneve të sigurisë në atë pjesë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Nuk e fajsoj askend perveq Eulexit -Unmikut dhe KFOR-it,nuk kemi kompetenca por dhasht zoti te behet dicka pa viktima.Kot flet ministri kur nuk dij edhe a ka pas qasje ne veri ai fare!Kjo kemish na u qep pa deshiren ton!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sinqerisht po Behem Nervoz me kete Punen e Mitrovices ,sidomos per ata qe jan pergjegjes per te mbajtur Rendin siq jan KFORI dhe EULEXI.

    Keta te gjore duhet ta kuptojn se Teritori i vetem ne kosove qe ka nevoj te qendroj KFORI eshte Mitrovica (Lagjja e Boshnjakeve dhe Kufiri ,qka dreqin lypin ne qytetet tjera te kosoves te cilat jan me te qeta se vete NewYorku.

    Le te shkojn krejt KFORI,Policia e Kosoves dhe qka ka organizat jo civile dhe te vendosen ne Mitrovic dhe tek ateher mund te parandalojn keto lojra PlayStation 2 qe i bejne shkiet me Shqiptaret dhe pasurit e tyre.

    Ose ose nese nuk mund ta bejne kete ateher le ti armatosin banoret shqiptar te mitrovices dhe ta mbrojn ata veten e tyre ,sepse ndryshe nuk bene. E jo nje lagje te vogel nuk po munden ta mbrojn nga disa maskarenje serb,te cilet ne mes te dites vijn dhe bejne qka te drojn me pasurit e shqiptareve.

    Nuk shkon keshtu me ....
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 04:00
  2. Incident i rëndë në Mitrovicë
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 04:57
  3. Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40
  4. MAQEDONI, Përplasje bandash në Shkup, 4 viktima e 4 të plagosur
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 10:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •