Lexojeni se eshte e fort.
-------------------------------------------------------------------------------------------
Historia e pogradecarit, qė mbante emrin e Stalinit
Quhet Stalin. Edhe pse emrin ia kanė ndėrruar para disa vitesh dhe ia kanė kthyer Jovan, tė gjithė tė njohurit nė qytetin e Pogradecit i thėrrasin Stalin.
Stalo-n (kėshtu i thėrrasin tė gjithė) sot tregton ēajra mali qė nga ora shtatė e mėngjesit, deri nė orėt e vona tė pasdites, ndonėse ėshtė 63 vjeē.
Duke folur pėr jetėn e tij, thotė se emrin t`a vendosin tė tjerėt dhe je i detyruar qė tė pėrballesh me tė mirat dhe problemet qė mund tė hapė ky emėr. Unė, thotė Stalini, kam lindur nė vitin 1945, fill pas ēlirimit dhe babai im, Koci, qė kishte simpati tė madhe pėr udhėheqėsin e Bashkimit Sovjetik, Stalinin, mori vendim qė mua tė ma vėrė emrin Stalin.
Por peshėn e kėtij emri, tregon Stalini, unė e kuptova kur u futa nė shkollė. Tė them tė drejtėn, thotė Stalini, si pėr ironi tė fatit, mua nuk mė jepej fare pėr tė mėsuar. Isha nxėnėsi mė i dobėt i klasės. Filluan tė mė gjykojnė se unė duhet tė mėsoja natė e ditė, qė tė mos turpėroja emrin e Stalinit tė madh, mikut tė popullit shqiptar.
Mbaj mend, thotė Stalini, qė mė mbanin mėsuesit pėr tė bėrė punė tė diferencuar pas mėsimit dhe mė jepnin edhe dru qė unė tė isha tė paktėn nxėnės mesatar. Mbaj mend qė kam ngrėnė dru nga mėsues Dalipi dhe Tushi; mė goditnin me vizore druri nė kokė, duke mė thėnė: "Na turpėrove more edepsėz, turpėrove emrin e madh qė t`i ke... (!)
Mė sė fundi, edhe pse arsimi tetėvjeēar ishte i detyruar, sapo mbarova klasėn e katėrt, me njė vendim nga Seksioni i Arsimit dhe drejtoria e shkollės, vendosėn tė mė heqin nga shkolla ende pa mbaruar klasėn e katėr fillore. Kėshtu shkolla shpėtoi nga sikleti dhe unė shpėtova nga druri.
Por, - thotė Stalini, - emri i Stalinit nuk kishte vetėm dru dhe pasoja. Rreth moshės 12-vjeēare kam rėnė duke luajtur nė njė gropė gėlqereje, nė afėrsi tė Turizmit tė vjetėr. Gėlqerja ishte duke u shuar dhe vala pėrvėluese e saj mė dogji krejt. U vunė tė gjithė nė lėvizje pėr tė mė shpėtuar jetėn.
Tė shpėtohet Stalini me ēdo kusht. Vetėm kujdesi i jashtėzakonshėm qė m`u bė mua me mjekė tė ardhur enkas nga Tirana, arritėn tė mė shpėtojnė jetėn. Emri i Stalinit, kėsaj radhe, bėri qė tė mė shpėtojnė jetėn, por njėkohėsisht edhe tė mė heqin emrin e Stalinit me njė vendim tė veēantė tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit.
Kishte plot njerėz disidentė tė regjimit komunist, qė nuk dilnin hapur, por shfrytėzonin ngjarjen dhe flisnin kudo hapur nėpėr qytet: "A e morėt vesh, ka rėnė Stalini nė gropėn e gėlqeres, apo na ėshtė djegur Stalini.
Diktatura nuk mund ta pėrtypte kėtė lloj ironie. Nė zyrėn e gjendjes civile nė Pogradec, gjendet edhe sot njė vendim i Kėshillit tė rrethit mė datėn 06. 06. 1957, mbi heqjen e emrit tė Stalin Nices dhe vėnia e emrit (Jovan). Por, edhe pse ma hoqėn emrin zyrtarisht, tė gjithė njerėzit mė thėrrasin Stalo.
"Edhe pse pa shkollė pothuajse fare, mė sistemuan nė punė tė mira, - rrėfen Stalua.
Kam punuar nė Drejtorinė e Furnizimit tė Bujqėsisė si punėtor magazine, ndonėse isha pa shkollė. Shokėt e mi pa shkollė hapnin kanal nė ndėrmarrjen bujqėsore, apo ishin nėpėr galeri miniere. Kurse unė, thotė ai, bėja punė tė lehtė, sistemoja ndonjė vegėl nė magazinė dhe rrija gjithė ditėn.
Rroga ishte e mirė, edhe pse emri u ndėrrua nė gjendjen civile, tė gjithė mė thoshin Stalin. Stalini, me buzė nė gaz, mė thotė se ka edhe njė Stalin tjetėr nė Pogradec, ai ka qenė oficer dhe pas lirimit nga ushtria punonte nė stadiumin e qytetit, si pėrgjegjės i fushave tė futbollit .
Stalini ėshtė njė baba shembullor. Ka edukuar vajzat e tij, madje njėra prej tyre ka mbaruar shkollėn e lartė pėr mėsuesi. Tė gjithė flasin me respekt pėr Stalon, si njeri i urtė, i dashur me shokėt dhe fqinjėt.
Ndonėse ka dalė nė pension, qėndron gati tetė orė ēdo ditė tek tregu i qytetit duke shitur erėza tė ndryshme dhe ēaj mali pėr tė siguruar diēka plus pėr familjen e tij.
Ndėrkohė qė ne jemi duke biseduar, dikush i thėrret; Stalo, dua dy tufa me ēaj mali. Stalua mė buzėqesh dhe mė thotė; "A e shikon qė tė gjithė Stalo mė thonė"?...
(c) Shekulli
Krijoni Kontakt