Nė momentin kur Maria Sharapova po dilte nga fusha pas finales nė "Australian Open", ajo vazhdonte tė mendonte pėr kėshillėn e njė tjetėr kampioni tė tenisit. "Kampionėt rrezikojnė dhe presioni ėshtė njė privilegj", ishte sms-ja qė i kishte dėrguar Billi Zhan King, tė cilin Sharapova e lexoi nė mėngjes kur u zgjua nga gjumi. "Unė rrezikova", tha tė shtunėn rusja, pasi ka mposhtur 7-5, 6-3 serben Ana Ivanoviē, duke fituar titullin e tretė nė njė "Grand Slem". Sharapova, e cila nuk humbi asnjė set nė shtatė ndeshjet e luajtura, ishte shumė e vendosur pėr tė fituar, pasi vitin e kaluar nė finalen e kėtij turneu u dorėzua pėrpara Serena Uilliams. Ajo vazhdon tė renditet e pesta nė klasifikimin botėror pėr femra, por tashmė duket se ėshtė rikuperuar plotėsisht nga dėmtimi nė shpatull qė ka vuajtur gjatė vitit 2007. Edhe pse nuk ėshtė dukur nė formėn e saj mė tė mirė (si nė ndeshjet pėrballė Justin Hein dhe Jelena Jankoviē), siberianes i ka mjaftuar vetėm njė orė e gjysmė pėr tė mbyllur sfidėn dhe nuk kishte asnjė dyshim qė meritonte tė fitonte. "Bėra gjithēka qė duhej tė bėja pėr ta fituar kėtė ndeshje", vazhdoi Sharapova, duke tė krijuar idenė se nė kėtė finale gjithēka ishte e thjeshtė. Nga ana tjetėr, 20-vjeēarja Ivanoviē tashmė do tė ngjitet nė vendin e dytė nė renditje. "Jam ende shumė e re dhe mendoj se do tė kem shumė finale pėrpara meje, tha serbja. Kjo humbje mė ka vrarė disi, por jam e sigurt se do tė mėsoj prej saj".
Krijoni Kontakt