selam alejkum Transmetohet nga Hudhejfe se tha: “E pyeta të Dërguarin e Allahut e i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Cila është shenja e lindjes së Diellit nga perëndimi?” Tha Muhamedi alejhi selam: "Zgjat ajo natë derisa duket sa dy net, zgjohen atë natë ata që e kishin shprehi të faleshin dhe veprojnë sikurse vepronin më parë. Yjet nuk duken, janë fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen përsëri për t'u falur, pastaj bien e zgjohen prapë dhe kështu derisa u lodhet trupi atyre dhe u duket ajo natë e gjatë. Atëherë njerëzit fillojnë të frikësohen që nuk gdhin e derisa presin lindjen e Diellit nga lindja e tij, kur, ai lind nga Perëndimi. Kur njerëzit e shohin, besojnë (të gjithë), por nuk u bën dobi besimi i tyre.”
we alejkum selam.