Rrėfimi i aktorit shqiptar nė Nju Jork. Oferta e regjisorit Kujtim Ēashku nė filmin Syri Magjik. Sė fundi suksesi i filmit Maree i James Pelleritos, nė rrethin e tė nominuarve pėr Oscar, ku aktori Luan Bexheti interpreton rolin e shqiptarit emigrant
Luan Bexheti, njė shqiptar nėpėr batica
Elsa Demo
Luan Bexheti po e ndien veten mė afėr Shqipėrisė, sipas mėnyrės qė ai donte tė ndodhte, me kinemanė. I larguar nga Tetova nė Novergji me familjen, nė moshėn 4 vjeē, ndoqi rrugėn e aktrimit fillimisht nė Oslo e mė pas duke ndjekur studimet nė Institutin e njohur tė teatrit nė Nju Jork Lee Strasberg. Endrra pėr tė interpretuar njė ditė nė njė film shqiptar realizohet me ofertėn e regjisorit Kujtim Ēashku, pėr filmin Syri Magjik qė ka pėrfunduar xhirimet disa muaj mė parė.
Ndėrkaq Luan Bexheti duket i lumtur qė njė tjetėr film, Maree (Baticat) ku interpreton rolin kryesor ka marrė vlerėsimet maksimale gjatė vitit 2003-2004 duke fituar ēmime nė Festivalin e Nju Orleansit, nė Festivalin e Tiburonit me ēmimin Federico Fellini, nė Festivalin nė Los Anxhelos, ndėrsa nė Festivalin e Filmit Amerikan ėshtė shpallur filmi mė i mirė me metrazh tė shkurtėr.
Nė filmin Maree tė regjisorit italian James Pellerito, Bexheti interpreton rolin e njė shqiptari qė shkon nė Venecia pėr ti gjetur njė strehė tė birit. Maqedonia prej nga ata vinin babai me tė birin po kalon ditė tė vėshtira pėr shkak tė luftės. Djaloshi i vogėl italian, Davide Murtas nė rolin e Arbenit, djalit tė Luan Bexhetit, nė kėtė film interpreton nė gjuhėn shqipe.
Ky film tashmė ėshtė nė rrethin e filmave pėr nominimin e Ēmimit Oscar nė kategorinė Best short film (Filmi mė i mirė i shkurtėr). Ky shans i ėshtė dhėnė me tė fituar Ēminin Grand Prize nė USA Film Festival nė Teksas.
Intervistė
Kush ėshtė Luan Bexheti ?
Luan Bexheti ėshtė Luan Bexheti. Atėherė, kam lindur nė Tetovė, Maqedoni, nė vitin 1972. Nė moshėn katėrvjeēare familje ime dhe unė largohemi drejt Norvegjisė. Ata vazhdojnė tė jetonė aty sot e kėsaj dite. Para se tė nisja studimet pėr aktrim vazhdoja tė punoja nė Oslo ku deri nė vitin 1992 drejtoja njė rrjet videotekash. E mbylla kėtė biznes, pas njė fatkeqėsie familjare. Dhe fillova tė merrem me art.
Fillimi ishte i rastėsishėm. Ndodhi qė bashkė me njė fotograf italian realizuam njė servis fotografik (qė nė fakt i doja si kujtim pėr tė dashurėn). Fotografitė janė nė duart e disa agjencive qė kėrkonin modelė dhe mė njoftuan pėr tė bėrė njė audicion pėr reklama tė ndryshme si Levis, Trenat e Norvegjisė, pėr Bashkimin Evropian, e cila ka qenė dhe mė e rėndėsishmja pėr mua.
Para vendimit pėr tu bėrė aktor, doja tė isha njė gangster. Kur njė ditė tė bukur policia norvegjeze mė arrestoi e mė futi nė burg pėr disa ditė, atėherė ndėrrova mendje dhe vendosa qė herė tjetėr rolin e gangsterit ta luaj vetėm nė kinema, sepse pashė qė me burgun nuk bėhet shaka. Aktrimi mė lejon tė luaj kriminelin dhe tė mos futem nė burg.
Kur u ndodhėt pėr herė tė parė nė sheshxhirimin e njė filmi?
Ka ndodhur me Endrrėn, film i njė regjisori norvegjez. Kjo ishte pėrvoja ime e parė nė kinema, menjėherė pas saj mora vendimin tė marr formimin e duhur, tė shkollohem. Nisa studimet dyvjeēare, 95-97 nė njė prej shkollave shumė tė rėndėsishme tė artit tė aktrimit, The Lee Strasberg Theatre Institute, nė New York.
Ikėt pėrfundimisht nga Oslo? Besoj nuk ka qenė e lehtė pėr ju tė ēani nė rrugėn e artit nė Amerikė. Cila ka qenė periudha mė vėshtirė?
Tė them tė drejtėn, periudha mė e vėshtirė ka qenė fillimi, vendimi pėr tė ikur nga familja dhe pėr tė nisur studimet. Norvegjia nuk ishte vendi i pėrshtatshėm pėr tu bėrė aktor. Im at ka bėrė tė pamundurėn tė mė kthente nga rruga ku isha nisur, po kisha vendosur dhe askush nuk mund tė mė ndėrronte mendjen. Mė tha tė studioja pėr avokat ose mėsues, punė qė ai e kishte bėrė gjithė jetėn, sepse sipas tij, aktorėt nuk kanė jetė tė qėndrueshme (kjo ėshtė pak e vėrtetė) dhe e kanė tė vėshtirė tė bėjnė jetė familjare. I thashė se tashmė e kisha vendosur dhe pikė.
Prej disa kohėsh ju keni ardhur nė Shqipėri pėr xhirime nė filmin Syri Magjik i regjisorit Kujtim Ēashku. Cili ėshtė roli juaj aty dhe pėrse e pranuat?
Kontakti im i parė me regjisorin Kujtim Ēashku ishte nė vitin 1996, por nuk na u dha mundėsia tė bashkėpunonim, deri nė vitin 2003, kur mė ofroi rolin e Benit, njė gjirokastrit qė mundohet ta fitojė paranė me ēdo kusht. Rolin e pranova, sepse dėshira pėr tė interpretuar nė njė film shqiptar ishte dhe mbetet e madhe. Nga ana tjetėr, ishte rekomandimi i aktorit Timo Flloko, qė gjithashtu interpreton tek Syri magjik.
Sa pėr Timo Fllokon, ai mė ėshtė gjendur me punėn qė kemi bėrė pėr 5 javė nė teater, dhe kam mėsuar prej tij aq sa nuk kisha marrė pėr 2 vjet nė shkollėn qė pėrfundova nė Nju Jork.
Ky ishte bashkėpunimi i parė me njė regjisor shqiptar?
Kam marrė pjesė nė filmat qė kanė realizuar 4 regjisorė shqiptarė kėtu nė Amerikė. Janė Urim Leka, Rock Markolovich, Dimitėr Ismailaj dhe Agim Gėrbeshi. Ndėrkohė jam nė pritje pėr tė nisur nga puna me regjisorin Fatmir Koēi nė filmin e tij tė ardhshėm, i cili do tė nisė xhirimet kėtė vit. Eshtė fjala pėr filmin Njė mbret pėr synetllėk.
Filmi me metrazh tė shkurtėr Maree, ku keni rolin kryesor ka pasur sukses. Si ndodhi qė ju interpretoni pikėrisht rolin e njė shqiptari tė Maqedonisė?
Ishte regjisori James Pellerito i cili mė foli pėr filmin e tij tė ardhshėm Maree (Baticat), qė do tė xhirohej nė Venecia. Aktorja Elza Zagreda e kishte sugjeruar se Bexheti ndoshta do tė ishte aktori i duhur pėr kėtė rol. Me kėtė film qė mė pėlqen shumė pata mundėsi tė tregoj se ēdi tė bėj duke pėrdorur anėn e fortė dhe serioze tė Luan Bexhetit, sepse deri tani kam dhėnė mė shumė nė komedi. Kam punuar shumė pėr tė realizuar rolin dramatik tė shqiptarit tek Maree. James Pellerito ėshtė nga ata regjisorė qė me artin e tyre mbajnė qėndrim ndaj fenomeneve sociale, siē ėshtė rasti i emigrantit shqiptar nė Itali. Pelleritos ka shfaqur mospėlqimin e tij pėr mėnyrėn se si italianėt i trajtojnė emigrantėt dhe pėr kėtė arsye ai realizoi filmin ku unė luaj, Maree.
Filmi ėshtė kualifikuar nė listėn e atyre qė do tė nominohen pėr Oskar. Kjo pėr arsye se filmi i regjisorit Pellerito ėshtė me metrazh tė shkurtėr e nė kėto raste duhet tė kalojė provėn e disa festivaleve tė filmit qė zhvillohen nė Amerikė, e pas kėsaj tė shqyrtohet nominimi. Maree, tashmė ka fituar USA Film Festival nė Texas dhe automatikisht ai do merret nė konsideratė nga Akademia nė Los Angeles.
31/05/2004
Krijoni Kontakt