Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Alpha_Virginis
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Vendndodhja
    Freie Hansestadt Hamburg
    Postime
    157
    .. u be ne vitet 70 ta nje masaker e jeshillekut tradicional tiranas..
    me mijra bahce e shpi tiranase u rrafshuan e u ndertuan aty me dhune pa i pyetur fare te zotet.. pallate te shemtuara te llojit "me pun vullnetare"..
    ....edhe rifuxho o Brari. Me kujtohet kur isha nja 7 vjec se si na erdhen ne shtepine e gjyshit te rruga e kavajes, na prene hurmat dhe portokallet dhe bene rifuxho. Na mbeti vetem nje pjese e vogel e baces pastaj.
    E drejte, shkaterrimi ka filluar shume kohe me pare!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po shpjegoju miletit o alfa.. se c'eshte rifuxhio.. se jan kalamaqer 99% e forumistave..

    rifugio i thot Alfa.. ca strehimeve nen tokesore ose tyneleve ne form te nje Z ose S-je ku parashikohej futja e popullit te raste bombardimesh nga imerializmo-revizionizmi..
    ato u ndertuan kudo..ne oborre shpijash shkollash ndermarrjesh e kopshte cerdhesh e repartesh ushtarake.. e lulishte publike etj..

    mqs u ndertuan shkel e shko si cdo gje qe ndertohej athere per popullin.. rifuxhiot ose strehimet anti-ajrore u mbushen me uje e shumica e tyre u kthyen ne shu.rrtore-mutore popullore..qe mjer ato familje qe i kishin afer se ato e din ckan hequr..

    pra Tirana kurre ska qen e bukur..po nga qe nuk kishim ke te shikojm tjeter na dukej ajo e bukur..

    nejse..

    alf.. un shpjegova rifugion por permenda dhe imperializmin..
    dhe ate nuk e din kte kalamaqerit se kujt i thone..lol..
    le me revizionizmin modern qe sja kan haberin fare..
    lol.




    ardit ..
    nuk te kuptova ne lidhje me vendalinjte..
    sqarohu pak..

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2008
    Postime
    29
    A eshte akoma GRopa e Sejdise pas 15 pallatit te kultures?
    Une e elashe tiranen ne 90ten dhe e pashe serish ne 2007ten...si mu duk....sa dola nga aeroporti te parat fjale shqip qe degjovea ishin....o xhaxhi m jep nej leeek, taaa boooftteee zoti kismet ooo.te jevgjve qe lypnin, me vone nje makine policie qe kthehej ne mes te rruges, shoferi i te ciles polici me celular ne vesh as qe e rruante per qarkullimin qe pengonte.Me ra ne sy qe njerzit ishin me te piset se sa i lashe une, fjalori me i vrazhde.......shume X5, ML, Tuareg po njerez te lodhur.......kjo ishte shqiperia qe gjeta!!!!!!

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Qe ne pamjen e pare ngela shume i zhgenjyer dhe ne cast mendova se ne nuk jemi nje komb urban por nje komb rural dhe kjo bindje mu perforcua dhe me shume kur pashe qytete te tjera ne Shqiperi dhe Kosove.
    Zhvillimi me i madh i shqiptareve ne keto 2 dekadat e fundit, nuk duhet kerkuar ne boten materiale te tyre: pallate, rruge, makina, aeroporte, shtepi, veshje. Zhvillimin me te madh duhet ta kerkosh ne mentalitetin e tyre tani qe po perfundojne tranzicionin nga nje rregjim te mbyllur komunist ne nje rregjim te hapur e demokratik.

    Cfare te beri me shume pershtypje ne mentalitetin e njerezve qe kishe 10 vjet pa pare?
    Sa kishin ndryshuar ne botekuptim dhe ne mentalitet keta njerez ne 10 vjet?

    Albo

  5. #15
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Para 10 viteve Tirana i ngjante ndonje qyteti han, ku nuk mirrej vesh kush hynte e kush dilte. Me mijera shqiptare vendosnin kufinj ku te mundnin dhe ngulnin aty hunj dhe hekurishte per te vene kufinj.
    Ne mes te atyre mbeturinave ngrihej sa hap e mbyll syte nje barake e mbuluar me plasmas e me ne qender mbinin si kerpudha kafehane, berllogane, qoftehane e qebaphane etj.
    Ne mes te atij kaosi, ata qe i pershkruan Brari me lart, perdornin poshtersine dhe mbillnin ndertime te tipit Torra e Drinit apo per nje grusht parash e kthenin Lanen ne nje vend qelbesire pa llogaritur se cfare do te behej te nesermen.
    Ne mesin e parkut Rinia gjeje cfare desheroje, droge, arme, prostituta, viza, dokumenta fallso, vrases me pagese etj.
    Aty ne cdo skaj qe te kaloje vinte era shurrhane e nevojtorehane.
    Ishte nje situate superkaosi, ne te cilen kaosberesi me i madh ishte ai qe duhej te ishte rregullatori - pra shteti.
    Shteti qendror dhe ai lokal nuk paten aftesi te administrojne gjendjen dhe me kete ata u bene bashkeshkaterrues.
    Cfare ndodhi pas vitit 1999?
    Me te vertete ka qene nje kenaqesi pastrimi i qelbesires dhe kaosit te krijuar ne qender te Tiranes dhe tek njerezit po krijohej nje besim se paska njerez qe ditkan te bejne gjera normale.
    Mirepo pas gjithe kesaj fushate, qe ne pamje dukej zhvilluese, ne brendesi kishte nje menyre te sterholluar te shperdorimit te parave.
    Nisi lyerja e fasadave, por pare ne rruge ligjore ajo eshte nje shkelje, sepse ato ndertesa jane pronesi private dhe pushteti lokal duhej te gjendte rruge te tjera per t'i detyruar qytetaret qe te ruajne dhe mirembajne ndertesat.
    Per kete eshte ligji i bashkepronesise dhe pushteti lokal duhej te ishte vetem nje ndermjetes, qe permes kredive afatgjata dhe subvencionimeve te mundesonte rinovimin e banesave, por ne asnje menyre ti financonte ato teresisht.
    Ato para duhej te ishin perdorur per te hartuar planne rregulluese dhe projekte te cilat nga njera ane i hapnin perspektive Tiranes (dhe jo vetem asaj) dhe nga ana tjeter frenonin antiligjin dhe korrupsionin me lejet e ndertimit.
    Per fat te keq u zgjodh rruga me e gabuar, ajo e dhenjes se lejeve ne rruge jonormale (nuk po them korruptive), duke krijuar nje situate te llojit te vet allashqiptare, ku mjaftonte te ishe pronar i nje cope toke dhe me te mund te beje (dhe mund te besh) cdo gje.
    Ne Tirane eshte ndertuar shume, shume, eshte derdhur shume para, mirepo Tirana i ngjan lojes se kalase dibrane, ku o burra kush te arrije me lart, pa pyetur per kritere, pa pyetur per norma, pa pyetur per perspektive, pa pyetur per femije e te moshuar, pa pyetur per infrastrukture etj.
    Perfundimi: nje qytet i ndertuar ne kaos dhe pa asnje perspektive qe te quhet nje qytet europian.
    Ne Tirane, sic e tha Brari, ky kaos ka nisur qe ne vitet '60 dhe per fat te keq vazhdon ende dhe sot (dhe jo vetem ne Tirane por ne te gjithe Shqiperine e tash dhe ne te gjithe shqiptarine).
    Duhet te dale dikush qe ta ndale kete kala dibrane dhe t'i jape nje perspektive tjeter Tiranes, duke e shtrire ate ne gjeresi dhe jo duke e ngritur ate ne lartesi.
    Dikush duhet ti thuaje ndal masakres urbane ne Shqiperi (nuk ka te beje fakti se kush drejton PS apo PD) dhe ti jape asaj fytyren e shekullit te 21-te.
    Rremuja filloi rendshem pas 90es. Ne Tirane filloi te shtohej me shpejtesi popullisa dhe te beheshin ndertesa e shtesa vend e pa vend. Ne vend qe te legalizoheshin, te gjitha ndertesat pa leje duhej te ishin prishur.

    Sot eshte e veshtire te besh ndryshime thelbesore ne infrastrukturen e Tiranes. Pervec rregullimeve te rrugeve, zbukurimit e mbase shtimi i ndonje vend parkimi ku ka mundesi, nuk mund te besh gje tjeter.

    Rama per mendimin tim ka bere nje pune shume te mire kur erdhi, por qe nga koha qe u be kryetar i PS, ka lene cdo gje pas dore ne Tirane.

    Ne 10 vjete e fundit do thoja se qyteti ka ecur shume perpara. Ka qene mbushur ma barrake prej drrase e teneqeje gjithe Tirana, kurse tani te pakten ka me rregull. Megjithate besoj se ka shum vend per permiresime ne te gjitha fushat, se thjesht te thuash qe eshte me mire se 10 vjet me pare nuk mjafton.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Per qdo vite e me e bukur.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar mė parė nga flory80 Lexo Postimin
    Me fjalė tė tjera ju qėnkeni larguara nga Tirana nė vitin 1998 - 1999
    Nuk dua tė ju pyes se kush ka qėnė Kryetar Bashkie nė atė kohė, sepse ju e dini shumė mirė.
    Albert Brojka dhe qė nė muajin e fundit para se tė dorzonte pushtetin dha 80 leje ndėrtimi brenda vijės sė verdhė tė Tiranės duke shkatėrruar urbanistikėn e Tiranės.
    Ju ja faturoni Kryetarit aktual tė Bashkisė faturėn e shkatėrrimit tė bllokut, kur blloku kishte pėrafėrsisht tė njėjtėn pamje dhe kur e keni lėnė ju, me ndryshimin e vetėm se rrugėt ishin shumė herė mė tė ngushta dhe tė duheshin ēizme llastiku pėr tė kaluar nga njėri krah i rrugės nė tjetrin.
    Ēfar prisje tė shikoje nė Tiranė ti?
    Tė ka gėnjyer miku jot Brari po tė ka thėnė se Berisha e ka bėrė Shqipėrinė si Brukseli
    Shkatėrrimi i Tiranės ka filluar nė vitin 1991 dhe dėmi ėshtė i pariparueshėm.




    Tirana nuk u shkaterrua ne 91, dmth, nuk shkaterrohet qyteti nga ndertesat PROVIZORE tip kjoska apo dyqane te vogla , demi i pariparushem asht ba nga BETONI e nga klyshet e komunistave qe perhapin psikologjine e pallatit e bllokut ku man ere nevojtore

  8. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    e ke mir, o loni, ndonse nuk je prej BETONI ...

  9. #19
    Ura e Morinit ne kufirin shqiptaro-shqiptar dhe Eulex.

    Ne vitin 1991 e pashe per here te pare kete vendkalim dhe ende i ruaj ne kujtese rrathet e telave me gjemba neper te cilat duhej te kaloje per te vajtur deri ne ndertesen e doganes. E shumta qe mundje te shihje asokohe ishin disa cati te shtepive te fshatit Vermice e asgje tjeter.
    Ato rrathe me vone u hoqen, por ne vend te tyre ende ka mbetur kloni i zhveshur i kohes se cmendurise, sa duket se aq ashper eshte rrenuar toka sa nuk guxon te mbije me bari dhe ta zhduke ate plage ne truallin tone kombetar (flitet per anen tone te kufirit).
    Ne vitet 1990-1991 vetem sa filluan shqiptaret ti afrohen vijes se kufirit. Me vone ata nisen te hyjne e te dalin, ndonese ne kushte te represionit serb dhe ne vitin 1997 ai u mbyll serish.
    Nje plak asokohe me tha: Kete here ose mbyllet perfundimisht ose do te hapet perfundimisht!
    Dhe me te vertete ai kufi u hap per te mos u mbyllur me kurre!

    Heren e fundit e kisha pare kete pike kufitare ne vitin 1999, pak para bombardimeve te NATO-s dhe kur u afrova e hodha veshtrimin ne te djathte, m'u aty ku dikur bente roje ushtari serbe.

    Tashme aty kishte vetem vendas dhe forca ushtarake te misionit europian EULEX.
    UNMIK punoi ne kushte shume here te veshtira dhe ja arriti te krijoje nje Kosove te pavarur, ndersa misioni EULEX ka misionin e cuarjes me tej te shtetesise se Kosoves, dhenjen e ndihmes per ndertimin e marredhenieve ndermjet qytetareve qe banojne Kosoven, luftimin e trafiqeve dhe krimit te organizuar etj.


    Ne anen tone te kufirit me ra ne sy hyrja e ures seciles i ishte hequr nje pjese e parmakeve prej hekuri dhe dukej se dikush kishte dashur ta kthente ne hekurishte per skrap!

    Nga ana e Kosoves kishte me shume rregull dhe me shume miresjellje. Po ashtu kalimi dhe kontrolli ishte me i disiplinuar dhe me korrekt dhe ne fund te uronin udhetim te mbare neper Kosove. Ishte kenaqesi!


    Sapo hyje ne rrugen qe te con drejt Prizrenit vihej re menjehere nje rregull krejtesisht tjeter, qofte ne trafik, qofte ne sinjalistike, qofte ne sjellje dhe sherbim, gjithmone krahasuar me Shqiperine. Per hir te se vertetes kjo fale dhe trashegimise se kohes se Jugosllavise se para vitit 1990 dhe po ashtu te punes se shkelqyer te misioneve nderkombetare te pasluftes.

    Shqiptaret dhe gjithe rajoni perreth kane ne fakt nevoje per asistence te gjithanshme politike, ekonomike dhe te cfaredo lloji tjeter.
    Shekuj te tere pa asnje dite demokraci, kane lene gjurme te secili prej nesh, ne marredheniet tona mes veti dhe me fqinjet dhe kjo perben ne fakt nje aresye te mjaftueshme qe BE dhe NATO te jene atje per kohe shume te gjata.

    Autostrada i ishte afruar Morinit, po ashtu ne hyrje te Prizrenit po punohej per zgjerimin e rruges hyrese nga Kukesi, ndoshta per nje kohe te shkurter nis dhe zgjatimi i projektit nga Vermica drejt Prizrenit dhe me tej drejt kufirit me Serbine.

    Me shume flitej ne Prizren per autostraden se sa ne Tirane. Ne Tirane ne fakt flitet, por flitet sa here qe duhet te behet shantazh politik dhe ne fakt perben nje turp te llojit te vet, qe nje kryetar opozite nuk merr mundimin te ndjeke qofte dhe njehere te vetme nga afer punimet e ketij gjiganti. Ne nje shtet normal te BE vepra te tilla perbejne nje rutine, ndersa per shqiptaret eshte me teper se histori.

  10. #20
    O Dydrinas, por per politike e pasje hapur kete teme? Do beje mire ti i pari mos i futeshe politikes, se thjesht do marri drejtim politik pastaj, jo PS e jo PD dhe s'do flitet me se si ka ndryshu Shqiperia ne keto 10 vjet, qe kujtova qe ishte qellimi i temes.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ilirėt
    Nga Gjallica nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-02-2014, 13:14
  2. Sali Berisha pas 12 vitesh shkon ne vendlindje Tropoje.
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:45
  3. [Sukses] Gjendet pas 38 vitesh nė Turqi Arta Tahiri
    Nga korab_2006 nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 28-10-2007, 13:25
  4. Eduart Selami - rikthehet nė Tiranė pas 9 vitesh
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 14-01-2007, 21:15
  5. Prej 4 vitesh kosovari kėrkon babanė e humbur
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 09:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •