
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Para 10 viteve Tirana i ngjante ndonje qyteti han, ku nuk mirrej vesh kush hynte e kush dilte. Me mijera shqiptare vendosnin kufinj ku te mundnin dhe ngulnin aty hunj dhe hekurishte per te vene kufinj.
Ne mes te atyre mbeturinave ngrihej sa hap e mbyll syte nje barake e mbuluar me plasmas e me ne qender mbinin si kerpudha kafehane, berllogane, qoftehane e qebaphane etj.
Ne mes te atij kaosi, ata qe i pershkruan Brari me lart, perdornin poshtersine dhe mbillnin ndertime te tipit Torra e Drinit apo per nje grusht parash e kthenin Lanen ne nje vend qelbesire pa llogaritur se cfare do te behej te nesermen.
Ne mesin e parkut Rinia gjeje cfare desheroje, droge, arme, prostituta, viza, dokumenta fallso, vrases me pagese etj.
Aty ne cdo skaj qe te kaloje vinte era shurrhane e nevojtorehane.
Ishte nje situate superkaosi, ne te cilen kaosberesi me i madh ishte ai qe duhej te ishte rregullatori - pra shteti.
Shteti qendror dhe ai lokal nuk paten aftesi te administrojne gjendjen dhe me kete ata u bene bashkeshkaterrues.
Cfare ndodhi pas vitit 1999?
Me te vertete ka qene nje kenaqesi pastrimi i qelbesires dhe kaosit te krijuar ne qender te Tiranes dhe tek njerezit po krijohej nje besim se paska njerez qe ditkan te bejne gjera normale.
Mirepo pas gjithe kesaj fushate, qe ne pamje dukej zhvilluese, ne brendesi kishte nje menyre te sterholluar te shperdorimit te parave.
Nisi lyerja e fasadave, por pare ne rruge ligjore ajo eshte nje shkelje, sepse ato ndertesa jane pronesi private dhe pushteti lokal duhej te gjendte rruge te tjera per t'i detyruar qytetaret qe te ruajne dhe mirembajne ndertesat.
Per kete eshte ligji i bashkepronesise dhe pushteti lokal duhej te ishte vetem nje ndermjetes, qe permes kredive afatgjata dhe subvencionimeve te mundesonte rinovimin e banesave, por ne asnje menyre ti financonte ato teresisht.
Ato para duhej te ishin perdorur per te hartuar planne rregulluese dhe projekte te cilat nga njera ane i hapnin perspektive Tiranes (dhe jo vetem asaj) dhe nga ana tjeter frenonin antiligjin dhe korrupsionin me lejet e ndertimit.
Per fat te keq u zgjodh rruga me e gabuar, ajo e dhenjes se lejeve ne rruge jonormale (nuk po them korruptive), duke krijuar nje situate te llojit te vet allashqiptare, ku mjaftonte te ishe pronar i nje cope toke dhe me te mund te beje (dhe mund te besh) cdo gje.
Ne Tirane eshte ndertuar shume, shume, eshte derdhur shume para, mirepo Tirana i ngjan lojes se kalase dibrane, ku o burra kush te arrije me lart, pa pyetur per kritere, pa pyetur per norma, pa pyetur per perspektive, pa pyetur per femije e te moshuar, pa pyetur per infrastrukture etj.
Perfundimi: nje qytet i ndertuar ne kaos dhe pa asnje perspektive qe te quhet nje qytet europian.
Ne Tirane, sic e tha Brari, ky kaos ka nisur qe ne vitet '60 dhe per fat te keq vazhdon ende dhe sot (dhe jo vetem ne Tirane por ne te gjithe Shqiperine e tash dhe ne te gjithe shqiptarine).
Duhet te dale dikush qe ta ndale kete kala dibrane dhe t'i jape nje perspektive tjeter Tiranes, duke e shtrire ate ne gjeresi dhe jo duke e ngritur ate ne lartesi.
Dikush duhet ti thuaje ndal masakres urbane ne Shqiperi (nuk ka te beje fakti se kush drejton PS apo PD) dhe ti jape asaj fytyren e shekullit te 21-te.
Krijoni Kontakt