-
Itali: Ekzekutohet emigranti shqiptar, ish-punonjes i i UNICEF
Ekzekutohet ish-punonjesi i UNICEF
E Diele, 29 Nentor 2009
Firence- Ekzekutohet me nje plumb ne gjoks emigranti shqiptar, ish-punonjes i organizates UNICEF. Dionis Hoxha, 29-vjec, rezident prej vitesh ne Firence, eshte qelluar ne befasi nga dy persona qe dyshohen te jene bashkatdhetare te te ndjerit, qe nderroi jete nje ore me pas ne spitalin e Karexhias. Krimi ndodhi rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem ne sheshin "San Pier Maggiore" te Firences, teksa viktima ishte ne shoqerine e nje shokut te tij po shqiptar. Ata kishin komunikuar me pare ne telefon duke lene takim, por pak minuta pasi kishin nisur biseden, nga erresira kane dale dy te tjere dhe u degjua e shtena e armes. Autoret jane perpjekur te qellojne edhe mbi shqiptarin tjeter, por pistoleta eshte bllokuar dhe ai eshte arratisur duke njoftuar policine. Nga deshmia qe ka dhene i mbijetuari, Dionis Hoxha ishte nje njeri jo problematik, i sjellshem, aktualisht i paangazhuar ne ndonje aktivitet privat apo punesim dhe dikur kishte qene punonjes i UNICEF. Karabinieret e Firences, nisen hetimet duke kontrolluar te gjitha rruget dhe marre karakteristikat e autoreve. Paraprakisht hetohet ne pisten e "larjes se hesapeve", por zbardhja e aktivitetit te 29-vjecarit do te nxjerre ne pah identitetet e autoreve te krimit dhe shkaqet e ngjarjes. Mjeket e spitalit thane se Hoxha kishte nje plage ne pjesen e gjoksit, qe i kishte demtuar rende mushkerite dhe me gjithe nderhyrjen kirurgjikale, hemorragjia dhe demtimet i shkaktuan vdekjen rreth ores 04:15 te mengjesit.
Shefi lokal i policise, Filippo Ferri, tha se ka nisur kerkimet per dy autoret e vrasjes, por ende nuk eshte lokalizuar vendndodhja e tyre. Nga verifikimet e kryera ne prokurori dhe dosjet policore, Hoxha, figuronte pa probleme me rendin dhe ishte emigrant i rregullt ne Itali. Shoku i te ndjerit, gjithashtu shqiptar, i ka rrefyer karabiniereve se ata gjendeshin ne rrugen kryesore per te biseduar, kur jane shfaqur perballe edhe dy shqiptaret e tjere. Nje prej tyre ka futur doren ne xhep nga ku ka nxjerre pistoleten, qe ne fillim e ka shkrehur vetem nje here ndaj Dionis Hoxhes, pa i thene asnje fjale. I traumatizuar miku i 29-vjecarit ka shtangur, teksa autori i ka drejtuar edhe atij armen per ta vrare. Ne momentin e terheqjes se kembezes mekanizmi ka ngecur, duke mos kryer shkrepje. Shqiptari ka perfituar duke vrapuar, kurse sirenat e policise detyruan autoret te largoheshin nga vendngjarja.
2 Persona Jane gjendur perballe Dionis Hoxhes, ne momentin qe e kane sulmuar me arme zjarri duke e qelluar per vdekje. Identitetet e tyre nuk jane zbuluar ende nga policia dhe kerkimet po behen ne baze te pershkrimit te bere nga miku i te ndjerit, qe i shpetoi atentatit ne rruge.
03:00 Ora Kur ndodhi krimi mengjesin e djeshem, ne nje nga rruget kryesore te Firences. I plagosuri u dergua ne spital me urgjence nga sherbimi 811, por nuk mundi te mbijetonte dhe nderroi jete rreth ores 04:15 po te mengjesit. Mjeket thane se plaga ne gjoks ishte e rende.
kj
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt