Kryeministri Berisha: Dita e sotme shėnon fundin e tranzicionit tė ekonomisė shqiptare
- Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar nėnshkruan sot letrėn e mirėkuptimit pėr miratimin e rishikimit tė 6-tė dhe tė fundit tė marrėveshjes 3-vjeēare me FMN-nė.
- Ann Margaret Westin: Gjatė kėtij programi, Shqipėria, e nisur nga vendet me zhvillimin mė tė ulėt ekonomik, ėshtė bashkuar me vendet qė janė nė zhvillim.
Qeveria shqiptare dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar nėnshkruan sot letrėn e mirėkuptimit pėr miratimin e rishikimit tė 6-tė dhe tė fundit tė marrėveshjes 3-vjeēare me FMN-nė. Dokumenti u firmos nė Kryeministri, nga Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Financave Ridvan Bode dhe Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani, nė prezencėn e Pėrfaqėsueses sė Misionit tė FMN-sė nė Shqipėri Ann Margaret Westin. Ky dokument do tė miratohet nga bordi i FMN-sė nė Uashington nė fund tė janarit, kur pėrmbyllet programi 3-vjeēar i Shqipėrisė me FMN-nė.
Pas nėnshkrimit tė dokumentit, Kryeministri Berisha u shpreh se dita e sotme shėnon fundin e tranzicionit tė ekonomisė shqiptare.
Dita e sotme tha Kryeministri - shėnon fundin tranzicionit tė ekonomisė shqiptare. Sot u firmos fundi i tranzicionit tė njė prej ekonomive mė tė centralizuara nė Europė dhe nė botė dhe tani ajo ecėn me institucionet e maturuara tė saj. Pėr njė vend demokratik nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme sesa njė ekonomi solide tregu, pa tė cilėn ajo nuk mund tė ekzistojė.
Kryeministri Berisha e vlerėsoi nėnshkrimin e kėtij dokumenti njė moment tė veēantė qė mbyll me sukses njė program pėr tė nisur njė bashkėpunim tė ri me FMN-nė.
Ky ėshtė njė rast pėr ti shprehur falėnderimet e mia mė tė sinqerta FMN-sė, e cili nisi punėn nė Shqipėri nė njė periudhė kolapsi total ekonomik e financiar me njė inflacion 3 shifror, njė deficit buxhetor 49 pėr qind, me njė rėnie dramatike tė ekonomisė shqiptare. Gjatė kėtyre viteve. FMN-ja ėshtė provuar njė partner i shkėlqyer qė ka ndihmuar qeveritė shqiptare nė hartimin e politikave fiskale e monetare qė kanė garantuar stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e shėndetshme ekonomike tė vendit. Nė kėtė kontekst kjo ėshtė njė mbyllje fatlume dhe krenare, sepse ky program mbyllet nė njė kohė kur Shqipėria ka njė stabilitet tė shkėlqyer makroekonomik, mbyll vitin me inflacion rreth 2.2 pėr qind, me njė rritje ekonomike tė pakrahasueshme nė rajon dhe mė tė lartat nė Europė, me njė ekonomike tė gjallė e dinamike, u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha shprehu gatishmėrinė e qeverisė shqiptare pėr tė punuar me tė njėjtin seriozitet me FMN-nė edhe nė kėtė stad tė ri tė bashkėpunimit.
Unė shoh me shumė kėnaqėsi vazhdimin e bashkėpunimit me FMN-nė, duke e garantuar se nė kėtė stad tė ri bashkėpunimi qė hyn qeveria shqiptare ne jemi tė vendosur tė ndjekim me seriozitetin mė tė madh projektimet e FMN-sė. Dy ditė mė parė ne miratuan buxhetin afatmesėm duke mishėruar aty tė gjitha parimet e domosdoshme pėr garantimin e stabilitetit ekonomik, rritjes ekonomike, nė njė kohė kur vendet e thera po rrisin deficitet buxhetore ne po i ngushtojmė dhe jemi tė vendosur ta ngushtojmė.
Me kėtė rast, Kryeministri Berisha shprehu falėnderimet pėr ndihmėn shumė tė ēmuar tė FMN-sė nė konsolidimin e praktikave mė tė mira nė institucionet, duke qenė dhe njė promotor nė inkurajimin e qeverisė shqiptare drejt privatizimeve tė mėdha.
Dua tė falėnderoj zonjėn Ann Margaret Westin pėr pėrfundimin e shkėlqyer tė programit, tė falėnderoj me shumė mirėnjohje tė gjithė ekipin. Kanė qenė tre vite realisht tė suksesshėm, tre vite debati intensiv, por edhe mirėkuptimi tė madh.
Zonja Ann Margaret Westin, pėrfaqėsueses sė Misionit tė FMN-sė nė Tiranė u shpreh se tashmė Shqipėria i ėshtė bashkuar vendeve nė zhvillim, duke siguruar pėr vazhdimin e mėtejshėm tė mbėshtetjes.
Gjatė kėtij programi, Shqipėria, e nisur nga vendet me zhvillimin mė tė ulėt ekonomik, ėshtė bashkuar me vendet qė janė nė zhvillim. Shqipėria qė nė fillim i ėshtė bashkuar programit tė FMN-sė dhe programi i fundit ishte i 6-i. Gjatė kėtyre programeve, ne jemi fokusuar nė ēėshtje themelore qė kanė tė bėjnė me stabilitetin makroekonomik, si dhe nė reforma kyēe qė kanė tė bėjnė me zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik. Kėto programe kanė tė bėjnė me administratėn e taksave, menaxhimin, mbikėqyrjen e bankave, statistikat dhe privatizimin e sektorėve. Pavarėsisht se sot mbyllim programin, ne do ta mbėshtesim Shqipėrinė nėpėrmjet konsultimeve apo programeve tė asistencės, u shpreh znj. Westin.
Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se progresi i arritur gjatė zbatimit tė marrėveshjes sė fundit 3 vjeēare me FMN-nė mundėsoi kalimin nė kėtė nivel tė ri mė tė lartė tė marrėdhėnieve me Fondin Monetar Ndėrkombėtar.
Marrėveshja e fundit 3 vjeēare, pėrfundimi me sukses i objektiva tė saj, rritja e nivelit tė maturitetit e institucioneve tė shtetit shqiptar pėr tė menaxhuar financat publike, zhvillimi i reformave ristrukturore nė shkallė tė gjerė e bindėn FMN-nė pėr tė graduar Shqipėrinė, pėr tė kaluar nga faza e mbikėqyrjes nė kuadrin e programit pėr zbutjen e varfėrisė dhe nxitjen ekonomike, nė njė program tė ri, i cili nėnkupton artikullin 4 tė FMN-sė. Shqipėria kalon nga mbikėqyrja e drejtpėrdrejt dhe e hapur, nė njė mbikėqyrje tė dy-tre parametrave kryesorė makroekonomikė, u shpreh Bode.
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani vlerėsoi si arritje tė rėndėsishme nė kėtė bashkėpunim tė ngushtė me FMN-nė nė Shqipėri ndėrtimin e strukturės dhe infrastrukturės sė nevojshme pėr njė shtet demokratik, duke veēuar krijimin e Bankės sė Shqipėrisė, tė sistemit tė kursit tė kėmbimit etj..
Kryeministria
Krijoni Kontakt