Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    17 Janari - Ditë Lutjeje dhe Reflektimi Kombëtar

    Panorama 08/01/2009

    17 Janari, Ditë Lutjeje dhe Reflektimi Kombëtar
    Arbën Xhaferi

    Ka qenë sërish një kënaqë si e veçantë për mua të njihem me nismën e FDE- Forumit për Demokraci dhe Etikë, për ta shpallë 17 janarin si ditë lutjeje dhe reflektimi(përsiatjeje) ...Edhe ngase tashmë ndihem nën obligimin dhe njëkohësisht kënaqësinë e të qenurit Anëtar i Këshillit të Nderit të FDE, duhet të them se kjo nismë e realizuar me sukses edhe 2 vite më parë, më intrigoi jashtë mase, ngaqë një kohë të gjatë ndjej nevojën e krijimit të një institucioni, të një shkasi që do të nxiste shqiptarin të bëjë introspeksionin, ta inspektojë vetveten, të reflektojë jo vetëm për bëmat e të tjerëve, por edhe të vetvetes. Siç dihet, kisha katolike, përmes institucionit të rrëfimit ka krijuar pretekstin që njeriu, besimtari, përmes rrëfimit ta zbulojë të ligën në vetvete dhe duke u aftësuar ta njohë atë, të fillojë të ballafaqohet me të, ta mundë atë.

    Filozofët antikë, veçmas Aristoteli, mendonin se ai që nuk e njeh të ligën është e ligë absolute, vetë djalli. Sëkëndejmi, njohja e së ligës është parakusht për kontrollimin, parandalimin e saj. Mosnjohja e së ligës është parakusht i legalizimit, legjitimimit dhe përfundimisht i adhurimit të saj.

    Shqiptarët, si kurrë më parë kanë nevojë për trajnim, për aftësim që në mënyrë sa më efikase të fillojnë ta inspektojnë vetveten, ta zbulojnë të ligën, çfarëdo forme qoftë ajo dhe mekanizmat, pretekstet që e legjitimojnë atë. Pa njohje nuk ka vetëdijësim, ndërgjegjësim që është faza e parë e relativizimit moral. Për këto fenomene kam filluar të mendoj pas informimit për përmasat titanike të rezistencës dhe të pësimit biblik të familjes së Jasharajve. Në ato momente ne nuk ishim të vetëdijshëm për aktin moral dhe atdhetar të kësaj familjeje. Fjala dëshmor, ngërthen në vete idenë e dëshmimit se beson në Zot dhe se je i gatshëm ta dëshmosh këtë duke e flijuar veten apo të afërmit. Jasharajt, si Abrahami dikur e dëshmuan këtë, në një kontekst cinik dhe të rrezikshëm socio-politik.

    Kur ne filozofonim, profetizonim, belbëzonim për teoritë tona gjeostrategjike, kur plot sqimë i hurbisnim kafetë tona dhe kishim kujdes për maniret dhe kotësitë e tjera, dikush dëshmonte se besonte në qenien shqiptare, në liri, dinjitet dhe integritet individual dhe kombëtar. Ata më cinikët shkonin edhe më larg, krijonin teori që edhe këto akte prometheike i cilësonin si kotësi. Ne sot moralin, mburrjen tonë e ushqejmë nga kjo gurrë, por ka edhe të tillë që vazhdojnë të zhbëjnë çdo gjë. Kjo verbëri morale, ky nihilizëm që e vë në rrezik të tërën në emër të së pjesshmes nuk mund të parandalohet pa introspeksion, pa reflektim, pa njohje të së ligës që pastaj vetvetiu do ta impononte ndjenjën e fajit, të pendesës dhe përfundimisht nevojën për lutje.

    Ky Projekt, kjo Nismë e FDE, është sa e nevojshme po aq edhe e ndijshme dhe duhet bërë çmos që të përfundojë me sukses. Individi dhe komuniteti që nuk kultivon nevojën për pendesë, nuk arrin t’i korrigjojë gabimet.

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Flet lavirja per moral- etike...!! ruana Zot.
    Ka shume shqiptare qe e aplaudojne kete pseudointelektual qe vetem me fjalet e medha dhe me rolin e keshilltarit mbeledh audience qe per sistem vleresimi te tyre kane fjalen dhe jo vepren.
    Sillej si fjalaman-keshilltar edhe athere kur duhej te jete egzekutor- mbartes procesi...ndoshta edhe e ka kryer , vetem ai e di misionin e sakt qe ka pasur.
    Permend Adem Jasharin ky dhe me nje vend me Abrahamin dhe Zotin ,do ti shtoje madheshtine ky manipulator perfid qe vec fjaleve te mira ka vetem vepra katran ky shkatrrues nga themeli i organizimit kombetare shqiptar ne Maqedoni qe nga Levizja -Parti Partia per Prosperitet Demokratik dhe gjithe partite tjera shqiptare deri me sot. Me kampanja negative, me vepra te ndyera , duke menipuluar edhe politiken oficiale te athershme te Shqiperise ky djall me fjalet e nje engjulli.
    Ku ishte Arben Xhaferri kur populli i Adem Jasharit vdiste neper kampet famekeqe ne Maqedoni- "NE PUSHTET" (nderkaq qe populli i rendomt i Maqedonise Perendimore benin aq sa mundeshin si te vetorganizuar ) .. per ata qe ende nuk e dijne, per ata qe per memorje kane se cka flet shqiptari ne nje tubim dhe i kane harruar ata qe kane bere veprat , kane vene vetveten-jeten ne themelet kombetare.
    Ky qe i beni te gjitha kurvenite e mundshme, ky qe i harxhoi te gjitha menyrat e pista u terhoq si nje njeri i "arsyeshem" ky humbes fatlum qe ende emerohet me tituj nderi nga nje popull i mjere.
    Shpesh ne shqiptaret matemi me ate se kush di te flasi me mire,ky ka mbet kandari vleresues i shqiptarit dhe ky eshte shkaku i vertete per gjendjen qe jemi ne sot, nuk dijme dhe kur dijme nuk kemi guxim ti japim emrin e vertete horrit.

    Edhe prostituta ka nje motiv me te arsyeshem dhe me fisnik , se sa motivi i nje njeriu te ditun dhe politikan .Ndersa e para sakrifikon vetveten per ardhmeri te vet ose per ardhmeri te femijeve te vet, politikani konkret Arbni keqperdor popullin per te miren e vet ..kush eshte i moralshem ketu!? kush ka me shume etike? kush meriton nje titull fisnik?
    Shumica absolute e qytetareve te rendomt te Tetoves e meritojne nje titull nderi dhe nje titull fisnik , se vertete ashtu edhe jane por jo Arben Xhaferri qe keqperdor padjallezine dhe bujarine e tyre me itelegjencen e tij te mbrapsht.


    Permend Abrahamin...Prometheun...Aristotelin dhe nihilizmin ky filozofi i Beogradit kaq i duhet per te fituar nje publik qe nuk di asnje gje as per ata qe permenden dhe pse permenden.
    Shet pallavra morali kurva me e madhe ne Maqedonine Perendimore nga fytyrat publike kuptohet.
    Fjalet e mira i ka lene per ne fund:
    "Individi dhe komuniteti qe nuk kultivon nevojen per pendese, nuk arrin ti korrigjoje gabimet"
    Po kjo qendron eshte e vertete dhe deshmia me e madhe je ti si individ qe kurre nuk ke marre pergjegjesi te pendohesh per te gjitha percarjet qe i ke shkaktuar atij nenqielli,per vuajtjet qe i ke shkaktuar popullit tend me dinakrite dhe palavrat boshe,dhe s'ke se si te korrigjosh gabimet kur mundesh ti mbulosh, kamoflosh veprat e ndyera me fjale te bukura ,je filozof manipulator i vertete per te shitur helmin per mjalte kundrejt nje audience fjalamanesh si ti.....bravo...ty s'te duhet te reflektosh kur ke "aftesi" te shitesh si mesues i popullit .
    Ka harruar se ne etike cdo gje shkon me shembull personal: gjurmo ne skutat e errta te shpirtit tend se ku qendron motivi i ligesise dhe dil mbaje nje fjalim duke rrefyer nje eksperience personale se ti e zbulove ligesine tende, pendohesh,kerkon falje publike dhe kete e deshiron edhe per audiencen qe te ndegjon dhe per popullin tend...ja ta jap titullin qe te shkruash nje liber dhe jam i sigurt se do te jete bestseller
    "Jetova si i lig duke u mesuar miresine te tjereve"
    I deshiroj reflektim te sinqerte dhe pendese perpara se te ndahet nga kjo bote Arben Xhaferri,nuk eshte edhe aq budall qe te mendoje se ai eshte shqiptari me i mencur ne Maqedoni .
    Ne jeten time mundohem te jeme shume pozitiv dhe te aplaudoj edhe me te thjeshten por qe eshte fisnike dhe me aq takat sa eshte, njeriun e rendomte, te ditur dhe te paditur une i cmoj por nuk mund te aplaudoj nje njeri te ditur qe veprat dhe fjalet jane plotesisht diametralisht te kunderta.

    me nderime per : keshillen e jetuar ne veper!
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 08-01-2009 më 12:17
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    o bil nentedhjetenentshi,

    perse kaq "inat" karakteristik shqipo-ballkanik ... ?!?

    perse e denigron opinionin per Diten e Lutjes e te Reflektimit Kombetar ne "rrebeshe" anti arberxhaferrit ...

    Dita e Lutjes dhe e Reflektimit Kombetar nuku eshte e arber xhaferrit ...

    per Lutje dhe Reflektim Kombetar kemi nevoje te gjithe, te mire e te ligj, pozitive e negative, te ditur e te paditur ...

    mbase ti e konsideron veten te perkryer ... megjithate do te pergjerohesha qe ti permbahesh nen-temes ...

    me dashamirsi,

    duaje siveten

  4. #4
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Duaje Siveten: une i dua si veten shqiptaret, ne diten e reflektimit kombetar do te isha shume i lumtur te isha pozitiv ne ekstremin e idealizimit,por nuk mundem tek shoh vleresime kaq katastrofale neper keshilla nderi dhe medalje te arta per atdhedashuri ,politike kombetare, sikur te ishte per llafe edhe une do ti thosha urime epiteti "anetar nderi i llafexhinjeve"
    Per personalen:As jam i perkryer dhe as do te jeme ndonjehere,por as qe besoj ne perkryerje besoj ne ekselence.
    Tek vleresimi motivi eshte e verteta dhe asnje interes tjeter i cfardo lloi.
    Nuk e urrej Arber Xhaferrin, dhe as armiqt nuk i urrej ,s'ka vend ne zemren time per urrejtje, mund te them pergjithesisht nuk e dua mentalitetin tone te vleresimit per njerezit,veprat,fjalet.
    Te pershendes une i nentedhjetenentshit: parimet elementare te kodit njerezor dhe kombetare nuk kane ndryshuar qysh kurse njeriu quhet i civilizuar...dhe vepra dhe fjala kane pasur athere dhe kane sot te njejtin dallim per ate qe mund ti dalloje.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 08-01-2009 më 15:26
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #5
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    E para nuk e morra vesh se per c'arsye Duaje si veten e ka hapur kete teme te "problematika shqiptare"....me teper se nje problem shqipatr ky me duket si ceshtje fetare.....nuk mund ta hapje diku tjeter????keto fjale duken tamam si ato lutjet qe behen ne vende fetare dhe me duket sikur ska shum lidhje .....ka te tjera problematika shqiptare per tu diskutuar...


    E dyta....e kuptoj Bili99 deri diku dhe per aq sa e kuptoj i jap shum te drejte....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga keneta e vogel Lexo Postimin
    E para nuk e morra vesh se per c'arsye Duaje si veten e ka hapur kete teme te "problematika shqiptare"....me teper se nje problem shqipatr ky me duket si ceshtje fetare.....nuk mund ta hapje diku tjeter????keto fjale duken tamam si ato lutjet qe behen ne vende fetare dhe me duket sikur ska shum lidhje .....ka te tjera problematika shqiptare per tu diskutuar...


    E dyta....e kuptoj Bili99 deri diku dhe per aq sa e kuptoj i jap shum te drejte....
    per ta kuptuar kete teme, duhet se pari te dish se çfare kane dashur te thone baballaret e kombit tone me shprehjen "feja e Shqiptarit asht Shqiptaria ..."

    lutjet, me sa di une, nuk behen vetem ne vende fetare ... ato mund te behen kudo, natyrisht jo me "bekim" as me "dirigjim" te shtetit ... jane te ndara ato pune ...

    sipas teje, problematika Shqiptare nuk paska te beje me çeshtjen e ndergjegjes e te besimit ?!?

    ti mund te jesh ateist, por kjo nuk do te thote se ti ke te drejte tia mohosh te tjereve ndergjegjen, te drejten e besimit ...

    falemnderit per mirekuptim ...

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Identiteti Kombëtar dhe Gjuha Standarde
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:01
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •