Close

Rezultati i Sondazhit: Nė Zgjedhjet 2009 unė do votoj:

Votues
32. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Kandidatin, pa marrė parasysh partinė

    11 34.38%
  • Partinė, pa marrė parasysh kandidatin

    5 15.63%
  • Do zgjedh platformėn mė tė mirė

    6 18.75%
  • Nuk dua tė votoj

    10 31.25%
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Analistėt, patjetėr duhet tė kemi zgjedhje tė lira dhe demokratike

    Nė prag tė zgjedhjeve lokale dhe atyre presidenciale, analistėt Gjyner Ismail dhe Daut Dauti vlerėsojnė se ėshtė momenti i fundit kur Maqedonia duhet tė organizojė zgjedhje tė lira dhe demokratike.
    Qeveria duhet tė angazhohet tė izolojė personat qė mund tė shkaktojnė parregullsi gjatė fushatės dhe ditės sė zgjedhjeve, megjithatė analistėt Ismail dhe Dauti shpresojnė se zgjedhjet e marsit do tė jenė tė lira dhe demokratike.
    "Qeveria duhet tė punojė nė izolimin e atyre tė cilėt nė dhjetė vitet e fundit nė Maqedoni merren me prishje dhe parregullsi zgjedhore, sepse ata janė tė njohur pėr pushtetin dhe ligjin andaj duhet tė gjej mėnyra se si ti izolojė dhe mos tė merren me prishjen e zgjedhjeve, bėhet fjalė pėr qindra persona tė shpėrndarė nė disa parti", deklaroi Gjyner Ismail – analist.
    "Padyshim se ky do tė jetė njė test i rėndė pėr Maqedoninė qė tė dėshmojė se ka kapacitet pėr tė mbajtur zgjedhje tė lira dhe demokratike. Mendoj se kėsaj radhe tė gjitha partitė do bėjnė pėrpjekje tė mos pėrsėriten skenat qė ishin nė zgjedhjet e kaluara", tha analisti
    Daut Dauti.
    Duke pasur parasysh se me OSBE-nė gjatė kėtij viti do tė kryesojė Greqia, vend i cili nuk ka zgjidhur ende kontestin e emrit me Maqedoninė analisti Ismail vlerėson se Qeveria do tė duhet urgjentisht t'i thėrret pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Shkup, nė njė takim dhe ti paralajmėrojė ata tė jenė tė pėrqėndruar dhe mos tė pėrzihen nė aktivitetet parazgjedhore dhe zgjedhore.
    Ndėrsa analisti Dauti vlerėson se nėse vendi nuk organizon vet zgjedhje tė lira dhe demokratike nuk mund tė ndikojė askush nga jashtė pėr parregullsi nė zgjedhje.
    "Kryesimi i Greqisė me OSBE-nė duhet tė jetė motiv plotėsues pėr Qeverinė dhe partitė qė udhėheqin atė, posaēėrisht mė e madhja sepse kėtu ne nuk mund tė presim ēfarėdo qoftė shikim nėpėr gishta por e kundėrta njė monitorim i zgjedhjeve na pret dhe nė atė kuptim Greqia duke pėrcjellur politikėn e saj shtetėrore tradicionale nuk do tė jetė aspak shtet me qėllim tė mirė”, shtoi Ismail.
    "Gjithsesi Greqia duke u nisur nga problemi bilateral qė ka me Maqedoninė do tė bėjė ēmos qė tė dėshmojė se Maqedonia nuk ka kapacitet mirėpo asnjė Greqi e tillė e stisur nga gjitha problemet qė ka brenda dhe qė i ka nė raport me Maqedoninė nuk do tė mund tė hesht tė vėrtetėn nėse zgjedhjet janė tė rregullta”, tha Dauti.
    Analistėt vlerėsojnė se pasqyrėn e pėrgjithshme duhet ta japin vet zgjedhjet dhe nuk ka nevojė tė luajė rol pozitiv apo negative njė palė e jashtme kurse gjithēka varet nga faktori i brendshėm. Zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale janė caktuar mė 22 mars tė kėtij viti.


    Alsat
    Sui generis

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-07-2008
    Postime
    10
    voten time dhe te familjes sime,se meriton asnje parti politike,dhe asnje personalitet(nga kta qe jan aktual ne politike),ne kto 18 vite,kshtu qe do i bojkotoj edhe kta zgjedhje sikurse i bojkotova zgjedhjet parlamentare,te fitosh nga populli dhe mos te punosh as 1% per ate popull,kjo ndodhen vetem te ne shqiptaret e maqedonis.kur do kemi uj te pijshem ne tetove,kur do kemi siguri maximale,kur do kemi nja 10 salla sportive,kur do kemi punsim te njerezve qe vertete e meritojne ate pune qe punesohet,kur do zhduken disa kauboj ne qytetin ton te ciles do parti qofshin ,te cilet e maren te drejten qe te bejn cka te duan edhe nese bejn dem,dhe thiren ne emer te partise qe vijn,une kur ama bash kur nuk do te votoj per ndonje parti politike apo kandidat per kryetar te komunes ,ky ishte mendimi im pse do ti bojkotoj zgjedhjet ne nivel lokal,ndersa per zgjedhjet parlamentare kam 1000000 arsye mos me votu per kta qe thiren ne emer te popullit shqiptar ne maqedoni,e ne praktik jan kundershtaret me te mdhej te po atij populli qe thiren,pershendetje te gjithve

  3. #33
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Vazhdon "zgjimi" 2 muaj para zgjedhjeve

    ADEMI, me 8 janar 2009 hapet konkurs per 297 vende te reja pune

    Shkup, 5 janar 2008

    Pas miratimit tė programit pėr punėsimin e pjesėtarėve tė bashkėsive etnike nga ana e qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė, zėvendėskryeministri I Qeverisė Abdilaqim Ademi, njoftojė se me 8 janar 2009 do tė hapet edhe njė konkurs pėr pranimin e 297 administratorėve tė rinj shqiptarė.

    Sipas Ademit, konkursi I parė, ku janė pranuar 240 administratorė tė rinj ka pėrfunduar dhe se kandidatėt janė paraqitur nė Agjensionin pėr punėsim, kurse sa I takon konkursit tė dytė, ku duhet tė pranohen 330 adminstratorė tė rinj, procedurat janė duke pėrfunduar dhe shume shpejt edhe ata do tė pranojnė vendimet dhe do tė fillojnė me punė.
    Pas pėrfundimit tė kėtyre procedurave, tė pranuarit nė punė, me vendim tė qeverisė do tė shpėrndahen nė institucione tė ndryshme shtetėrore.

    Me realizimin e kėtyre tre konkurseve prej se BDI ėshtė pjesė e qeverisė, dukshėm do tė pėrmisohet pėrfaqėsimi I shqiptarėve nė institucionet e shtetit. Me kėtė realizohet njėri nga objektivet kryesore tė BDI-sė pėr tė arritur pėrfaqėsimin e shqiptarėve nė institucionet shtetėrore.

    BDI

    Te punesuarit ne keto konkurse te kene kujdes, se mund te perjashtohen nga nje parti tjeter qe do vije ne pushtet pas ketyre. Te shohin mire se ca pune ju japin dhe cfare kushtesh e vendimesh, se mund te ndodhe ajo qe ka ndodhur disa here kete vit, te perjashtohen nga partia tjeter qe do vije ne pushtet.

    Punesimet ne kohe fushate jane gje e rrezikshme. Hapni syte...
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #34
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    "Kujdesi " ne paragrafin e fundit ne postimin me lart te Alienated dmth: te votojne partine qe i punesoi qe te ruajn punen....shume jete te veshtire ka elektorati i mjere shqiptar, mireqenja familjare dhe vete jeta i mvaret nga politika e poshtert partiake , dhe jo nga pergatitja profesionale dhe interesi vital njerezor dhe kombetar.... mjerimi ne vazhdim...deri kure me keshtu do thoshte engjulli - Migjeni!?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 15-01-2009 mė 17:04
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #35
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Interesat kombetare duan parti kombetare,dhe interesat elementare duan njerez!

    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    "Kujdesi " ne paragrafin e fundit ne postimin me lart te Alienated dmth: te votojne partine qe i punesoi qe te ruajn punen....shume jete te veshtire ka elektorati i mjere shqiptar, mireqenja familjare dhe vete jeta i mvaret nga politika e poshtert partiake , dhe jo nga pergatitja profesionale dhe interesi vital njerezor dhe kombetar.... mjerimi ne vazhdim...deri kure me keshtu do thoshte engjulli - Migjeni!?

    Subjektet politike shqiptare ne Maqedoni duhet automatikisht te nderpresin luften kunder njeritjetrit se te besh lufte me hakmarrje kunder njeritjetrit do te thote te luftosh kunder popullit tend.
    Cikli i pushimit nga puna nga ana e partise ne pushtet ne rastin konkret BDI duhet te ndalet .
    Qe BDI te dalloje per nga fizionomia dhe permbajtja nga partia oponente per pushtetin vendor PDSH duhet te veproje ndryshe dhe ndryshe dmth JO hakmarrje por ne vend qe te perjashtoje nga puna ata qe ka punesuar partia PDSH duhet te hapi vende te reja pune.
    Ndryshe elektorati shqiptar do te cveshet nga vlerat e te qenit njeri me karakter dhe per te mbijetuar ne nenqiellin me fukara te Europes duhet te sorollatet here ne nje parti e here ne tjeter vetem e vetem te ushqeje dhe rrise familjen e tij shqiptare.
    Kush eshte i madh e tregon me veper dhe jo me vogelsi, se tek e fundit eshte shume kollaj te besh keq, dhe shume kollaj te behesh i keq kur ke nje kundershtar te keq POR ketu shihet madheshtia kur ke kundershtar qe Ti thua se punon kunder popullit te vet thua Ti qe do te behesh me i mire duke vepruar njesoj?...pse Ti dallon nga nje parti nese vepron njesoj?
    Punesimi nuk duhet te jete objekt manipulimi dhe mjet pazari per zgjedhjet por perkundrazi PROFESIONALIZMI dhe konkurenca e mirfillt per te kryer punen e caktuar.
    Kush do te votoj nje parti qe eshte njesoj si tjetra ? dallimi duhet te egzistoje dhe jo vetem ne deklarata por, ne substance dhe rrenjesisht.
    Popull eshte edhe femija i cdo shqiptari te perjashtuar nga puna nga shqiptari dhe kete duhet ta kene parasyshe te gjitha subjektet shqiptare ne Maqedoni.
    Lufta politike ne Maqedoni duhet te jete e drejtuar per te zgjedhur ate qe eshte me i mire per te gjet zgjidhje per jeten e veshtire te popullates ne Maqedoni dhe jo per te luftuar ndaj njeritjetrit, lufta politike pra duhet te jete lufte opcionesh zgjedhese( lufte se kush do ti zgjedhi me mire problemet e popullates se Maqedonise dhe jo kush do te zgjedhi problemet e veta dhe klanit qe e rrethon, per te gjithe pra edhe per hallet e partise "kundershtare"
    Platforme kombetare ka vetem partia qe e ka ndjeshmerine kombetare per situaten, ka ndjesi per cdo femij ,plak dhe nene shqiptare pa marre parasyshe se kujt partie i takon se ndryshe pse ta quajm njeren parti ose tjetren kombetare nese nuk kane ndjesite elementare per popullin e vet, per dallimet e popullit te vet , per nevojat e popullit te vet, dhe nese nuk kane popullin e vet ne zemer ashtu sic eshte me dallime dhe kundershti.
    Kush do vota duhet ti percaktoj keto me rezultate konkrete se perndryshe do te marri edhe nje mandat por pastaj?
    Parti kombetare dhe e shendoshe eshte vetem partia qe mandatin e shumices se popullit e perdor per mirqenjen e gjithe popullit ,pra per te gjithe ,edhe per ata qe nuk e kane votuar keshtu nje mandat tjeter edhe ata do te votojne interesin jetik kombetar , pra per interesin e vet.
    Perndryshe pse me te vertete shqiptaret u dashka te votojne?
    Pse edhe te pranojne te hyjne ne pune nga nje parti kur e dijne se eshte e perkohshme puna.
    Kjo eshte e tmerrshme, stresi qe keta parti pa pergjegjesi i shkaktojne popullit te vet do tu hakmerret te gjitha partive dhe per hesapin tim do te jete shume mire biles, ti hapin syte dhe te ecin pertoke nje gje mua me brengos dhe eshte nxitja e vetme qe e shkruaj kete veshtrim timin per nje cikel vdekjeprures mbrendakombetar,humanizmi pra a mendojne ata kushdoqofshin ,se ne ne sofren shqiptare ne Maqedoni femijet nuk dine politike dhe kerkojne buke , a mendojne keta se ata jane ardhmeria e te se nesermes, a mendojne se nuk ka njeri qe tepron ne ate nenqiell dhe nuk ka te mire dhe te keqinje kur flitet per femijet ,per ata pra qe mbesin pa rrogen e prinderit.
    Kush e nderpret ciklin i pari dhe nuk hakmirret por vazhdon me fronte te reja drejt realizimit te te drejtave shqiptare dhe atyre te mirqenjes njerezore eshte parti kombetare, dhe kush vazhdon me nje cikel te panderprere dhe me nje front te vetem mbrenda dy partive pra vetvetes-nuk mund te quhet as kombetare as parti e mire por vetem parti pushtetare kjo shkon per cdo subjekt pa me te voglin perjashtim.


    me nderime per popullin e vuejtun ne Maqedonine Perendimore,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 19-01-2009 mė 18:41
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-02-2008
    Postime
    3
    Mos efendoni njeri tjetrin kote..jemi ne ata qe duhet mesuar nje here e pergjithmone politikanet tane te "dashur" se premtimi i dhene gjate fushates se zgjedhjeve, ka peshen e vet, dhe nuk jemi te gatshem me dekada te plota,te genjehemi me premtime te kota..Kete leksion duhet dhene perfaqesuesve tane qe garojne per pushtet! Ne jemi qenie te gjalla,frymojme,mendojme,votojme,na premtoni..pra mbani premtimet qe jepni,se askush su detyron te premtoni gje,vete e beni kete !

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    SHBA/Evropė

    15.02.2009

    Aktivistėt e diasporės qė veprojnė nė SHBA dhe Evropė paralajmėrojnė mediet e ndryshme tė shkruara dhe elektronike nė gjuhėn shqipe si dhe bashkėsinė ndėrkombėtare se situata e tensionuar ndėretnike e krijuar tani mė qė nga viti 1990 nė IRJM edhe pėrkundrejt luftės sė 2001 nuk hasi nė mirėkuptimin e faktorit sllavo folės, pėrkundrazi kėto marrėdhėnie janė pėrkeqėsuar deri nė atė masė sa qė diskriminimi ėshtė i hapur duke sjellė ligje tė cilat pėr sllavo folėsit vlejnė ndėrsa pėr shqiptarėt nuk vlejnė! Siē ishte ligji pėr lindshmėrinė!

    Tani para zgjedhjeve tė marsit 22 situata tensionohet nė shkollat e mesme nė Strugė, ku sllavo folėsit pėrsėri haptas kėrkojnė qė nxėnėsit tė kenė mėsim zhvillim tė ndarė, gjegjėsisht nė orare tė ndara tė shkojnė nė shkollė! Kjo, pėr ne shqiptarėt ėshtė e papranueshme sepse direkt ndikohet nė tė rinjtė urrejtja ndėrnacionale e cila ka pėr qėllim mos tolerancėn dhe largimin nga integrimet e pėrbashkėta.

    Nė prag tė zgjedhjeve tė marsit 22 jemi dėshmitarė tė disa lėvizjeve ndėr shqiptare tė pahijshme dhe tė papranueshme siē ishte marrėveshja nė mes dy faktorėve politik BDK dhe DR para disa kohe i cili rezultoi me ndarje, si dhe bojkotin e zgjedhjeve qė tani mė e ka paralajmėruar BDSH e z. Bardhyl Mahumti dhe PPD e z.Sefededin Haruni por edhe ajo e BDK-s pas ndarjes me DR-n, si dhe shantazhet qė i bėhen kandidatit tė pavarur nė Gostivar z. Rufi Osmani, kemi ardhur nė pėrfundim se zgjidhja e vetme aktuale pėr shqiptarėt e IRJM ėshtė tė bojkotojnė zgjedhjet dhe tė alarmojnė bashkėsinė ndėrkombėtare se kėshtu mė shqiptarėt nuk do tė participojnė nė asnjė votim tjetėr tė mundshėm nė tė ardhmen.

    Ne si diasporė konsiderojmė se janė pjekur kushtet qė nė IRJM tė instalohet PROTEKTORATI CIVIL/USHTARAK NDĖRKOMBĖTARĖ si e vetme garanci pėr egzistencėn e IRJM dhe zgjidhjeve tė kontesteve tė cilave nuk ju shihet fundi, ndėrsa popullata vazhdon tė vuaj.

    A.R. SHBA/Evropė

    Forumet: "Liria Kombėtare" "Dėrvendi"
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Bojkot zgjedhjeve dhe protektorat ndėrkombėtar 16/02/2009 11:05:57


    Iniciativa e mėrgimtarėve shqiptarė e ashtuquajtur “Diaspora Shqiptare” nė njė deklaratė pėr mediat kėrkoi qė shqiptarėt tė bojkotojnė zgjedhjet presidenciale dhe vendore tė 22 marsit

    Pėrfaqėsuesi i kėsaj nisme, Alisetar Ramadani ka theksuar se nė Maqedoni janė pjekur kushtet qė tė instalohet njė Protektorat Civil Ushtarak Ndėrkombėtar i cili do ti zgjidhjet kontestet e pafundme tė kėtij shteti.

    “Ne si diasporė konsiderojmė se janė pjekur kushtet qė nė Maqedoni tė instalohet Protektorat Civil Ushtarak Ndėrkombėtar si e vetme garanci pėr ekzistencėn e Maqedonisė dhe zgjidhjeve tė kontesteve tė cilave nuk ju shihet fundi, ndėrsa popullata vazhdon tė vuaj”, theksoi njėri nga zėdhėnėsit e “Diasporės shqiptare”, Alisetar Ramadani.

    Ai u ka bėrė apel partive shqiptare nė Maqedoni qė tė bojkotojnė zgjedhjet vendore dhe presidenciale, pėr tė alarmuar faktorin ndėrkombėtar pėr situatėn e rėndė tė shqiptarėve nė kėtė shtet. “Pėrkundrazi kėto marrėdhėnie janė pėrkeqėsuar deri nė atė masė sa qė diskriminimi ėshtė i hapur duke sjellė ligje tė cilat pėr sllavo folėsit vlejnė ndėrsa pėr shqiptarėt nuk vlejnė! Siē ishte ligji pėr lindshmėrinė!”, ka theksuar Ramadani. (INA)
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Tronditje nė Demokracinė e Re 16/02/2009 13:34:53


    Njė grup i strukturave partiake brenda subjektit tė sapoformuar politik Demokracia e Re kėtyre ditėve pritet qė publikisht tė braktisė radhėt e kėsaj partie. Lajmi ėshtė konfirmuar nga grupi i tė pakėnaqurve.

    “Po ėshtė e vėrtetė dhe kėtė do ta bėjmė shumė shpejt publike pėr shkak tė mungesės sė demokracisė dhe lidhjeve tė dyshimta brenda kėsaj partie pėr favorizime tė ndryshme. Do ta shohė populli se pakėnaqėsitė janė nga Dibra e deri nė komunė tė Likovės, sepse edhe ky subjekt dėshmoi se nuk ka tė bėjė aspak me demokracinė”, theksoi njė anėtarė i lartė i Demokracisė sė Re pėr “Shqip media”, duke konfirmuar se sė shpejti do tė bėjė publike tė gjitha pakėnaqėsitė dhe zhvillimet brenda kėsaj partie. Siē bėhet e ditur pėr gazetėn, tashmė lėvizja dhe braktisja e parė e kėsaj partie ka ndodhur nga Isuf Bislimi, kryetar i kėshillit vendor tė DR-sė nė Haraēinė, mė pastaj disa lėvizje tė tjera edhe nė komunat e tjera, pėr shkak tė pakėnaqėsive brenda partiake pėr nominimet jodemokratike partiake.

    Pėrveē kėsaj, disa ditė mė parė edhe Bashkimi Demokratik Kombėtar (BDK) braktisi koalicionimin me Demokracinė e Re, pėr shkak tė qasjeve tė ndryshme dhe mosmarrėveshjeve qė nė fillim lidhur me ecurinė e procesit politik nė Maqedoni.

    “Pėr shkak tė moseriozitetit tė kreut tė Demokracisė sė Re Imer Selmani, rreth iniciativės sė pėrbashkėt pėr tė krijuar njė bllok tė partive tė vogla opozitare shqiptare, qė do tė kishin pėr qėllim avancimin e ēėshtjes kombėtare, Partia Bashkimi Demokratik Kombėtar-BDK, ndėrpret bashkėpunimin me partin e Selmanit”, theksoi kryetari i DR-sė, Hysni Shaqiri. (INA)

    -----------------------------------------------------------------------------

    Pėr interesa tė ngushta pėrfitimi, ky ėshtė rezultati i cili sė shpejti i pret tė gjitha partitė shqiptare qė kanė vendosur tė bėhen vasal tė sllavėve. Rufi Osmani tė formon partinė e vet dhe tė ndihmon popullin shqiptarė nė tėrė territorin e IRJM-s e jo tė koncentrohet vetėm nė Gostivar, ky ėshtė mesazhi.
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Sulm ndaj tė punėsuarve nė Stadiumin e Tetovės 16/02/2009 16:24:55


    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me anė tė njė reagimi ka bėrė tė ditur se gjatė njė aksioni tė ndėrmarrė nga policia nė objektin e stadiumit tė Tetovės, komandanti i Policisė nė Tetovė, Agim Baftijari ka drejtuar kėrcėnime publike nė adresė tė PDSH-sė

    Nė komunikatėn e degės sė PDSH-sė nė Tetovė theksohet se komandanti i policisė kishte kėrcėnuar tė punėsuarit nė objektin e stadiumit me fjalėt se “juve dhe tė tjerėt bashkė me PDSH-nė do t’ju shkatėrrojmė, do t’ju djegim krejt”.

    Tė punėsuarit theksuan se janė sulmuar nga 15 policė tė cilėt nėn udhėheqjen e komandantit Agim Baftijari kanė pėrdorur edhe shufra gome, me ē`rast dy persona kanė marrė lėndime tė rėnda. Nė kėtė incident kanė qenė tė pranishėm edhe mbi 10 aktivistė tė BDI-sė.

    “Dy tė punėsuarit edhe pse janė tė lėnduar nga sulmi fizik qė u ka ndodhur akoma gjenden nė arrest nė policinė e Tetovės dhe janė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore.

    PDSH - dega nė Tetovė dėnon kėtė akt dhune nga ana e BDI mbi qytetarėt e Tetovės dhe kėrkojmė urgjentisht nga MPB tė ndėrmarr masa pėr suspendimin dhe dėnimin e kėtyre policėve qė keqpėrdorin detyrėn duke u vėnė nė shėrbim tė huliganėve tė BDI pėr qėllim reketimi dhe frikėsimin e qytetarėve”, thuhet nė njoftimin e kėsaj partie, duke shtuar se pėr kėtė janė informuar edhe pėrfaqėsitė diplomatike perėndimorė nė vend.

    Dega e PDSH ka publikuar edhe detaje lidhur me praninė e njerėzve tė BDI-sė nė kėtė incident.

    “Gjatė sulmit nga ana e aktivistėve dhe huliganėve tė BDI-sė (Muhamet Idrizi – pronar i poliklinikės “Galaxy”, Shpend Ameti, Ibrahimi, Shani, Exhevit, Xhemaledin, Muhamet Ameti, Osmani – i punėsuar nė Komunėn e Tetovės etj.) ndaj tė punėsuarve nė objekt pėrdoren shufra metalike dhe me kėtė rast policia nė vend qė tė rruajė rendin dhe qetėsinė u ndihmon sulmuesve dhe i arreston tė njejtit (pa kurrėfarė vendimi gjyqėsor) dy tė punėsuarit nė objekt”, thuhet nė reagim.(INA)

    --------------------------------------------------------------

    BOJKOTONI ZGJEDHJET NDĖRPRENI VĖLLAVRASJEN SA NUK ĖSHTĖ BĖRĖ VONĖ
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •