Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175

    Rroga e Presidentit të Kosovës nga tani e tutje do të jetë 2873 euro.

    Një vendim i qeverisë për rritjen e pagave 10 % të punëtorëve të administratës publike, ka shkuar edhe në favor të krerëve të lartë politikë. Nga vendimi i 23 janarit kanë përfituar të gjithë të paguarit nga buxheti i Kosovës, me disa përjashtime.

    Pagat u janë rritur edhe kryeministrit e ministrave të qeverisë. Në këtë mënyrë, paga e kryeministrit Hashim Thaçi nga 1312 euro ka shkuar në 1442. Ministrat që e kishin pagën 1150 euro tashmë e kanë 1265 euro. Rroga i është rritur edhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, që i ka shkuar nga 2200 euro në 2420 euro.

    Sekretaria e Kuvendit ka konfirmuar se rritja e rrogës vlen edhe për deputetët. Ligjvënësit as nuk e kanë idenë që prej 1shkurtit marrin 10 % më shumë rrogën. I vetmi që e ka vërejtur ndryshimin ka qenë Ismet Beqiri, pasi që thotë se jeton prej saj. Në këtë mënyre rroga e deputetëve nga 980 ka shkuar në 1078.

    Për ta bërë real ndryshimin është përkujdesur edhe Presidenti i Kosovës. Paga e Fatmir Sejdiu tashmë ka mbërritur në 2873 euro, dhe ai vazhdon të mbetet presidenti më i paguar i rajonit.

    Fatmir Sejdiu – President i Kosovës - 2873
    Traian Basescu – President i Rumanisë - 2500
    Bamir Topi – President i Shqipërisë – 2100
    Boris Tadiq – President i Serbisë – 1900
    George Ivanov - President i Maqedonisë – 1200

    Ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami, thotë se është në përfundim ligji për pagat e zyrtarëve të lartë politikë, që do ta ndalë praktikën e caktimit të rrogave nga vetë institucionet. Pagat e zyrtarëve të lartë janë bërë shpesh objekt diskutimi publik. Presidenti Sejdiu propozoi që ta ketë rrogën prej 3100 eurosh vitin e kaluar, por u tërhoq pas presionit medial. Ligji për presidentin thotë se ai duhet ta ketë pagën më të lartë se kryeparlamentari Krasniqi për së paku 25%, gjë që nuk ndodh aktualisht.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i befshin mire ato rroga vec te punojne mire..
    kosova eshte nje b.ith vend..
    fale marshall titos ekziston ne kosov.. nje rrjet rrugor i mire.. ku nje minister sot mundet brenda dites.. te shikoje me syt e tije krejt punet e kosoves.. nga podujeva ne peje.. nga deqani ne zherg e gilan.. nga vushtria ne han elez e kaqanik.. e ne mbremje te pije kafe ne grand te prishtines e pastaj me fjet me gruen ne shpi te vet..
    pra vec vullneti per pune ju duhet se gjithcka e kan te mundshme..


    ..

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    i befshin mire ato rroga vec te punojne mire..
    kosova eshte nje b.ith vend..
    fale marshall titos ekziston ne kosov.. nje rrjet rrugor i mire.. ku nje minister sot mundet brenda dites.. te shikoje me syt e tije krejt punet e kosoves.. nga podujeva ne peje.. nga deqani ne zherg e gilan.. nga vushtria ne han elez e kaqanik.. e ne mbremje te pije kafe ne grand te prishtines e pastaj me fjet me gruen ne shpi te vet..
    pra vec vullneti per pune ju duhet se gjithcka e kan te mundshme..


    ..
    mjer per kosoven se kush e udheheq,po mdhimset shqiptart e ks ne kuptimin e mir te fjales,se na ne maqedoni jena ma Zi,po lum shqiptart qi e kan Sali berishen kryeminister,sala e ka chu 100 vite shqiperin para..

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •