Legalizimi i dokumenteve nė ambasadėn greke, vetėm pėrmes postės
Qėllimi, shmangia e radhėve tė stėrzgjatura nė pėrfaqėsinė diplomatike
Qė prej ditės sė djeshme, nė tė gjitha zyrat postare nė vend, ka nisur shėrbimi i legalizimit tė dokumenteve nė ambasadėn greke nė Tiranė. Ky proces kryhej mė parė personalisht nga tė interesuarit ose pėrfaqėsues tė tyre nė njė sportel tė ambasadės greke. Kjo, pasi kishin lėnė takim pėrmes njė telefonate tė shtrenjtė nė njė numėr me 0900 dhe radhėve tė gjata. Pėrfaqėsuesit e Postės Shqiptare kanė njoftuar dje se ky institucion ka nisur kryerjen e kėtij shėrbimi pas nėnshkrimit tė njė aktmarrėveshjeje bashkėpunimi pėr legalizimin e dokumenteve nė ambasadėn greke nė Tiranė. "Shėrbimi i legalizimit tė dokumenteve pėr shtetasit shqiptarė qė punojnė dhe jetojnė nė Greqi, ka pėr qėllim jo vetėm lehtėsimin e nevojave tė qytetarėve dhe shmangien e radhėve tė stėrzgjatura nė dyert e ambasadės, por edhe lehtėsimin e punės sė kėtij institucioni pėr tiu pėrgjigjur nė kohė nevojave dhe kėrkesave tė qytetarėve", konfirmojnė pėrfaqėsuesit zyrtarė tė Postės. Sipas tyre, tė gjithė tė interesuarit mund tė paraqiten pranė zyrave postare tė rrethit ku banojnė, pėr tė postuar dokumentet e tyre pėr legalizim, pa qenė nevoja tė shkojnė nė Tiranė pėr ti dorėzuar ato. Ėshtė shėrbim qė kryhet brenda 48 orėve nga momenti i postimit. Pėr mėnyrėn e aplikimit, informacion i plotė gjendet nė ēdo sportel tė Postės Shqiptare tė ēdo qyteti. Tarifat e shėrbimit postar janė: pėr qytetarėt nė rrethe 380 lekė, ndėrsa pėr ata tė Tiranės 240 lekė. Pėr ēdo shtetas qė ėshtė prezent nė legalizimin e dokumentit kėrkohet edhe njė fotokopje e pasaportės sė tij. Dokumenti tė jetė i legalizuar mė parė nė MPJ nė Tiranė, bashkė me pagesėn e detyrimit pėr ambasadėn greke pranė "Alfa Bank" nė shumėn 2500 lekė. Pėr shtetasit qė nuk janė prezentė, pėrveē dokumentit qė do tė legalizohet, kėrkohet njė deklaratė pėrgjegjėsie, qė merret nė autoritetet policore greke ose pranė bashkive tė kėtij shteti, si dhe fotokopja e pasaportės sė personit tė autorizuar pėr kryerjen e kėtij shėrbimi. Bėhet e ditur qė nėse mungon njė nga kėto dokumente, ambasada greke nuk e kryen legalizimin.
Krijoni Kontakt