Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 83
  1. #41
    alvi
    i/e ftuar
    U sulmua!
    Ju pergjigj!
    Ato viktima jane ne ndergjegjen e imperialisteve Japoneze, qe sulmuan Ameriken ne menyre te pabese.
    Paguan cmimin per ate gabim.
    Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii iiiuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
    BUUUUUUUUUUUUUUUUM!!!!!
    Sayonara!

  2. #42

    Grupet terroriste, qe perdorin kamikaxet

    Te 33 organizatat terroriste, qe ushtrojne veprimtarine e tyre te erret ne Bote, te listuara nga Departamenti i Shtetit, i perdorin, ne me te shumten e aksioneve te tyre, sulmet me ane te njerezve kamikaxe. Kjo eshte menyra me efikase, qe kane gjetur, per te arritur qellimet e tyre ne vende te ndryshme ne Bote. Ketu eshte nje paraqitje e shkurtuar e veprimtarise se Organizatave me te njohura terroriste ne Bote

    Grupi Abu Sayyaf (ASG) Njesi te vogla dhe shume radikale te Grupeve Separatiste Islamike, qe operojne ne jug te Filipineve. Shume nga anetaret e ASG kane lidhje me Muhaxhedinet dhe kane luftuar ne Afganistan.

    Aktivitetet: Vjedhje njerezish, grabitje, vrasje. Ne vitin 2001-2002 grupi ka mbajtur nje cift misionaresh amerikane dhe pengje te tjera, shume prej tyre jane vrare kur banditet u perplasen me forcat filipinase.

    Al-Gama'a al-Islamiyya (Grup Islamik, IG) Grupi me i madh militant egjiptian. Qellimi i tij kryesor eshte qe te zevendesoje qeverine aktuale te Egjiptit me nje shtet islamik.

    Aktivitete: Sulme te armatosura kunder zyrtareve egjiptiane dhe Kristianeve. Ata kane bere nje sulm ne vitin 1997 ne Luksor, ku kane vrare rreth 58 turiste. Ata kane tentuar qe te vrasin edhe presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak ne vitin 1995.

    Al-Jihad:Aktiviteti i Jihad islamik egjiptian ka filluar qe ne fillim te vitit 1970 dhe ka pasur si qellim qe te hedhe poshte qeverine e Egjiptit dhe te krijoje nje shtet islamik. Jane te betuar kunder SHBA-se dhe Izraelit.

    Aktivitete:Sulme te armatosura dhe autobomba, qe kane si qellim mjediset e SHBA-se dhe Egjiptit. Ata kane realizuar ne vitin 1981 vrasjen e Presidentit Anear Sadat. Jane bashkuar me al-Qaeda ne qershorin e vitit 2001. Lideri i tyre eshte nje keshilltar i ngushte i Osama bin Laden.

    Al-Qaeda: Eshte themeluar ne vitin 1980 nga Osma bin Laden. Qellimi i tyre eshte qe te heqe amerikanet dhe influencen e tyre nga te gjithe vendet myslimane, vecanerisht Arabia Saudite; shkaterrimi i Izraelit; dhe te gjithe diktaturat pro-perendimore perreth Lindjes se Mesme. Al-Qaeda ka per qellim tjeter qe te bashkoje te gjitha vendet muslimane dhe te themeloje me force kalifatin islamik.

    Aktivitete: Perfshire sulmin e gushtit ne vitin 1998, te dy ambasadave ne Afrike; sulmin vetevrases ne tetor te vitit 2000 ne Cole te SHBA-se; sulmin ne Kullat Binjake ne Eorld Trade Center dhe Pentagon.

    Grupi Islamik i Armatosur (GIA)-Grupi per Thirrje dhe Lufte Salafi (GSPC) Nje grup ekstremist, qe ka per qellim qe te zevendesoje rregjimin shekullor algjerian me nje shtet islamik.

    Aktivitete:Mes viteve 1992 dhe 1998 grupi ka masakruar rreth 100.000 civile; dhuna u rikthye perseri ne vitin 2001.

    Atdheu dhe Liria Baske(ETA)- Grupi Separatist bask, qe eshte krijuar ne vitin 1959, me qellimin per te rivendosur nje atdhe bask te pavarur.

    Aktivitete:Bombardimi dhe vrasja e zyrtareve te qeverise spanjolle.

    HAMAS-Eshte formuar ne vitin 1987 dhe ka per qellim qe te krijoje nje shtet islamik palestinez ne vend te Izraelit. Shume prej tyre punojne ne xhami dhe institucione sherbimi sociale. Elementet ushtarake mbrojne dhe perdorin dhunen.

    Aktivitete:Shume sulme, duke perfshire bombat vetevrasese kunder civileve izraelite dhe objektivave ushtarake; forca me e madhe ne te dy Intifadat.

    Harakat ul-Mujahidin (HUM) Grupi militant Islamik eshte i vendosur ne Pakistan dhe vepron ne Kashmir. Ata jane te lidhur me Osama bin Laden dhe ne vitin 1998 ka bere thirrje per sulme ne SHBA dhe interesat Perendimore.

    Aktivitete: Sulme kunder trupave indiane, turisteve perendimore dhe objektivave civile

    ne Kashmir. Ata moren peng nje avion te linjes indiane ne dhjetor te vitit 1999, ne kembim te clirimit te disa te burgosurve nga indianet, ku perfshihej edhe Ahmad Omar Sheikh. Ky i fundit ne qershor te vitit 2002 u denua me vdekje per vrasjen e gazetarit amerikan Daniel Pearl.

    Grupi shi'ite ekstremist Hezbollah, qe ka per qellim, qe te krijoje Republiken Islamike te tipit iranian ne Liban. Eshte themeluar ne vitin 1982, pas invazionit te Izraelit mbi Libanin. Grupi eshte anti-perendimor dhe anti-izraelit.

    Aktivitetet: Sulme anti-amerikane dhe anti-izraelite, duke perfshire edhe sulmin me makine-bombe, ne barrakat amerikane dhe Ambasaden ne Bejrut ne vitin 1983.



    Jaish-e-Mohammed (JEM) Grup Islamik i formuar nga Masood Azhar, nje nga ekstremistet me te njohur. Qellimi eshte kontrolli i Pakistanit mbi Kashmirin.

    Partia Punetore e Kurdistanit (PKK) Eshte themeluar ne vitin 1974, si nje grup marksist-leninist, i perbere fillimisht nga kurdet e Turqise. Ai kerkon nje shtet te pavarur kurd ne juglindje te Turqise. Ka bere shume atentate ndaj diplomateve.

    Lashkar-e-Tayyiba (LT) Nje nga grupet me te medha, qe kerkon kontrollin e Pakistanit mbi Kashmir.



    Tigrat Clirimtare te Tamil Eelam (LTTE)-Eshte grupi me i fuqishem Tamil ne Sri Lanka. Ai kerkon qe te krijoje nje shtet te pavarur Tamil. Ka filluar konfliktin e tij te armatosur me Sri Lanken ne vitin 1983.

    Aktivitete:Vrasja politike e presidentit te Sri Lankes Ranasinghe Remadasa ne 1993 dhe kryeministrit indian Rajiv Gandhi ne vitin 1991. Menyra e sulmit: Bomba masive me makina. Ne shkurt 2002 qeveria e Sri Lankes dhe Tigrat e Tamilit kane vendosur nje armepushim, qe ende vazhdon.

    Organizata e Mujahedin-e Khalq (MEK/MKO) Nje organizate iraniane Marksiste-leniniste e themeluar ne vitin 1960. MEK ka qellime anti-amerikane dhe eshte kunder rregjimit fetar te Iranit. Ai eshte ndihmuar nga Sadam Hyseini.

    Jihad Islamik palestinez (PIJ) Ajo lufton per nje shtet palestinez islamik dhe per shkaterrimin e Izraelit nepermjet Luftes se Shenjte.

    Aktivitete: Bomba vetevrasese kunder objektivave izraelite.

    Fronti Popullor per Clirimin e Palestines (PFLP)-Nje grup marksist-leninist, qe eshte themeluar ne vitin 1967 nga anetaret e PLO.

    Kane vrare edhe ministrin izraelit Rehavam Ze'evi ne tetor te vitit 2001.

    Armata e Vertete Republikane e Irlandes (RIRA): E shpallur ne fillim te viteve 1998, ne proteste te adoptimit te Sinn Fein te parimeve te demokracise dhe jo dhunes, per nje shtet te gjere irlandez.

    Aktivitete: Bombat, Vrasjet dhe pengjet e ushtarakeve dhe policeve britanike, por edhe protestaneve ne Irlanden e Veriut.

    Forcat e Armatosura Revolucionare te Kolumbise (FARC). Organizata guerrile me e stervitur dhe me e pajisur ne Kolumbi. Ka qene krahu ushtarak i Partise Komuniste te Kolumbise.

    Aktivitete: Sulm kunder qeverise politike ne Kolumbi dhe objektivave ushtarake. Trafiku i droges.

    Lufta Popullore Revolucionare(ELA) Grupi ekstremist i majte, qe zhvilloi opoziten ndaj juntes ushtarake qe drejtoi Greqine nga viti 1967-1974.



    Sendero Luminoso (Shining Path, ose SL) Eshte formuar nga profesori Maoist Abimael Guzman ne fund te viteve '60 ne Peru. Ka vrare mbi 30.000 vete.


    Marre nga Korrieri

  3. #43
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Edhe UCK-ja u quajt terroriste...
    Edhe rezistenca cecene quhet terroriste...

    Apo Serbia dhe Rusia nuk quhen...Qabeja esht Amerika dhe Izraeli!

    ps: Qenka pak mbrapa kohes kjo lista.
    Sipas Amerikes tani kurdeve i eshte nderruar statusi nga terroriste ne heronj.

  4. #44
    Behet fjale per Organizata qe perdori Kamikaze aty dhe jo Popuj.

  5. #45
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678

    Question PSE???? 9/11

    ketu eshte nje link ndaj disa fakteve dhe provave per ngjarjet e nente shtatorit
    do doja vetem t'jua ftoja te shifnit filmin e autorit me te kerkuar te CIA ne kete moment
    filmi si per ironi eshte bere shume popullor edhe pse shitet ilegalisht ne USA

    nuk do doja te zgjatesha shume prandaj po jap linkun

    http://www.c0balt.com/resources/911/download.shtml

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    NUK ESHTE 9 SHTATORI PO 11 SHTATORI O CUNIMATRUM!
    SEPTEMBER 11!
    E pashe ate linkun qe postove.Ti dukesh djale me mend sado qe jo gjithmone jam dakort me ato qe thua ketu.
    Si mund t'i besosh plerave te tilla?
    Peshendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mila : 19-04-2003 mė 16:36
    Don't let anyone take away your voice.

  7. #47
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    11 shtatori (gabim teknik) mos e be tragjik ))

    ti mund ti quash ca te duash , mund ti quash edhe plehra, por faktet jane fakte dhe mua me kane bere shume pershtypje koincidenca te tilla por me te thene te drejten une nuk mund te them asnje gje se jane shume akuzuse dhe s'do me pelqenin te ishin te verteta akuza te tilla ndaj kontinentit qe jetoj vete.
    nese e pe me kujdes videon ata zoteronin dokumenta dhe arkiva qe quhen fakte dhe kur argumenti mbeshtetet me fakte shpesh merr kredi, kaq duhet ta dish besoj
    une pertoj te filloj ti permend se ai kishte aq shume sa lodhesh edhe duke e pare por 1- thenia e bab bushit me 11 shtator 1991 eshte shume i vogel probabiliteti te kete qene rastesi sic mund ti besh edhe vete llogaritjet
    2- pak a shume e tille eshte edhe shprehja e thene nga Gary Hart i cili eshte "co-chair i U.S Commision On National Security"
    ai thote "there is a chance that the president of the united states to use THIS DISASTER to carry out what his father, ephrase his father used, i think only once and hasn't been used and that is A New World Order"
    fakte te tilla qe shikohen me sy (ose psh. dokumentat qe gjenden per kerkesen e sirise, me pas saudise, dhe me pas edhe vetee afganistanit per ti dorezuar U.S. te shumekerkuarin Bin Laden vetem pak vjet me para ngjarjeve te shtatorit dhe refuzimin e U.S.) pra fakte te tilla jane qe ty dhe mua edhe pse mund te mos na pelqejne ngelen fakte dhe jane shume te renda

    tjeter, ti e konsideron plehre pa e ditur fare kush eshte ai dhe grupi i stafit qe kane organizuar videon dhe disa seri te tjera artikujsh dhe materialesh per "luften ndaj terrorizmit" nga materiali qe ka sjelle mua s'me duket plehre vetem pak me shume realist sec duhet sepse ka gjera qe me tere mend s'duhet te dalin ne publik por ne kete rast behet fjale per egzistencen e botes dhe njerezit duhet te ndergjegjesohen pak me teper sepse une mendoj qe shoqeria qe jetojme eshte shume genjeshtare dhe jashte realitetit ndersa klasa "e larte" shume ambicioze dhe planifikuse e perpikte

    pershendetje
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Epo sic thuhet gusto-gusto kjo dynja!
    Me qe te pelqejne,ska c'te shtoj me.
    Shendet
    Don't let anyone take away your voice.

  9. #49
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ne 11 shtator 2001 u shkaterruan:
    4 avione te vleres rreth 75 milione $ secili, pra 4X75= 300 milione $
    WTC ne NYC me vlere totale 34 miliarde $ ( fut koston e ndertesave plus vleren e institucioneve ne keto ndertesa)
    Nje pjese e Pentagonit me vlere materiale 134 milione $
    U vrane pothuajse 3000 njerez.
    Ekonomia amerikane dhe ajo boterore pesuan deme te pallogaritshme me miliarda $.
    Dhe e gjitha kjo perse?
    Sipas ABUJIHAD e simpatizanteve te tjere te "teorive te konspiracionit" vetem e vetem qe SHBA te gjente nje pretekst te sulmonte Afganistanin.
    Pra SHBA i shkaktoi vetes rreth 40-70 miliarde $ deme materiale dhe 3000 persona te vrare, per te pasur pretekst per te bombarduar nje vend, ku kutia e reres ku dhjet macia ime duket si pikture e Pikasos ne krahasim me relievin e Afganistanit.
    Nuk e di por mua tek keto "theories" e Abu-se dicka nuk me shkon. Sado te "konsoliduara" me fakte te duken perseri nuk i mbushin mendjen askujt se ngjarjet e 11 shtatorit u kryen nga vete amerikanet.
    Sa per fajesine e Bin Ladenit eshte e vertetuar plotesisht si nepermjet sherbimeve sekrete CIA-s ashtu dhe e pohuar nga ai vete ne kasetat derguar AL-JAZEERAS.
    Ne fotot qe ka derguar ABUJIHAD majtas eshte nje nga kapot e AL-Kaedas dhe nuk eshte e vertete qe qeveria apo shtypi amerikan e ka paraqitur si Bin Ladenin. Emrin mund tua u thote Abuja se si duket e paskerka te njohur Usamen dhe kelyshet e tij.
    "Who is John Galt?"

  10. #50
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Logjika e AbuJihadit dhe e ithtareve te tjere te Bin Ladenit:
    SHBA i shkaktoi vetes rreth 40-70 miliarde $ deme materiale, vrau 3000 qytetare te saj qe te gjente nje pretekst te bombardonte nje shtet- (ku kutia e reres ku dhjet macia ime duket si pikture e Pikasosne krahasim me relievin e Afganistanit).

    Pra SHBA, superfuqia e botes si ekonomikisht ashtu dhe ushtarakisht, i shkakton vetes deme me miliarda $ e vret me mijera persona per nje cope pretekst per te bombarduar nje vend te mjere ku njerezit jetojne akoma ne epoken e shpellave.

    E shikoni sa budallenj jane amerikanet. Me kete logjike dhe arabeve nuk u ngelet gje tjeter vecse te hedhin ne ere dhe ata ca shpella dhe cadra jevgjish se mbase behen dhe ata superfuqi boterore!!!!!
    "Who is John Galt?"

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •