Neuroshkencėtarja ndan 6 kėshilla: Ēfarė duhet tė bėsh ēdo ditė pėr tė pasur shėndet dhe forcė mendore
* Wendy Suzuki - Neuroshkencėtare dhe profesore e Shkencės dhe Psikologjisė Neurale nė Qendrėn pėr Shkencat Neurale nė Universitetin e Nju Jorkut *
Kur fillova tė bėja kėrkime mbi ankthin nė laboratorin tim si neuroshkencėtare, nuk e mendoja kurrė veten se do isha gjithashtu e prekur nga kjo gjendje. Kjo zgjati derisa fillova tė flisja, dhe tė dėgjoja kolegėt, miqtė e mi dhe veten time mbi mėnyrėn se si po ndiheshim: Tė shqetėsuar, tė stresuar, tė hutuar, nervozė dhe gati pėr tė hequr dorė-por nga ēfarė?
Ajo qė kam zbuluar, thote Suzuki, pėrgjatė viteve ėshtė se mėnyra mė e fuqishme pėr tė luftuar ankthin ėshtė tė punosh vazhdimisht nė ndėrtimin e tė qenit elastik dhe nė rritjen e forcės mendore. Gjatė rrugės do tė mėsoni tė vlerėsoni apo edhe tė mirėprisni disa lloje tė gabimeve qė mė parė i konsideronit tė papranueshme, tek vetja dhe tė tjerėt.
Mė poshtė lexo gjashtė metoda tė pėrditshme pėr tė rritur forcėn mendore:
1- Vizualizoni rezultatet pozitive
Nė fillim ose nė fund tė ēdo dite mendoni pėr tė gjitha ato situata tė pasigurta aktualisht nė jetėn tuaj ,tė mėdha dhe tė vogla. Pėr secilėn prej tyre pėrfytyroni rezultatin mė optimist. Mendoni se do ta zgjidhni atė problem, ēėshtje qė ju shqetėson. Mendoni zgjidhjen mė ideale tė mundshme. Kjo ndihmon nė krijimin e perceptimeve pozitive, por edhe ju ndihmon nė ide tė reja se si realisht tė zgjidhni njė ēėshtje.
2. Shndėrroni ankthin nė progres
Truri ėshtė krijuar nė atė mėnyrė qė na mundėson tė jemi elastikė gjatė periudhave sfiduese - tė mėsojmė se si tė qetėsohemi, tė rivlerėsojmė situatat, tė riformulojmė mendimet tona dhe tė marrim vendime mė tė zgjuara. Dhe ėshtė mė e lehtė tė pėrfitosh nga kjo kur i kujtojmė vetes se ankthi nė vetvete nuk ėshtė dhe aq i keq. Zemėrimi mund tė bllokojė vėmendjen dhe aftėsinė tuaj pėr tė performuar, por/ose mund t'ju nxisė dhe motivojė; Ju ndihmon tė bėheni mė tė vėmendshėm dhe shėrben si njė kujtesė pėr atė qė ka vėrtetė rėndėsi pėr ju: dhe ndaj ju shqetėson.
Frika mund tė shkaktojė kujtime tė dėshtimeve tė sė kaluarės; largon vėmendjen dhe pėrqendrimin; dhe rrjedhimisht minimizon performancėn, por ndėrkohė mund t'ju bėjė mė tė kujdesshėm nė lidhje me vendimet tuaja reflektimi thellohet dhe krijohen mundėsi pėr ndryshimin e planit qė mendonit.
Trishtimi mund tė luhasė humorin tuaj dhe t'ju demotivojė, por edhe mund t'ju ndihmojė tė riprioritizoni dhe tė motivoheni pėr tė ndryshuar mjedisin, rrethanat dhe sjelljen tuaj.
Shqetėsimi mund t'ju bėjė tė vononi dhe tė pengoni arritjet e qėllimeve, por edhe mund t'ju ndihmojė tė rregulloni mirė planet tuaja; ose ju ndihmon tė bėneni mė realistė dhe tė orientuar drejt qėllimit.
Frustrimi mund tė pengojė pėrparimin tuaj por gjithashtu mund t'ju nervozojė e pėr pasojė do tė ndjeni sfidėn pėr tė bėrė mė shumė ose mė mirė.
3. Provoni diēka tė re
Kėto ditė, ėshtė mė e lehtė se kurrė tė informohesh nė internet, por gjithashtu mund tė bashkohesh nė njė klub sportiv lokal ose tė marrėsh pjesė nė njė ngjarje virtuale. Gjithēka tė re qė bėni, nuk duhet tė jetė tepėr e vėshtirė, por interesante dhe thjesht pak jashtė zonės suaj tė komfortit.
4. Kėrko ndihmė
Tė jesh nė gjendje tė kėrkosh ndihmė, tė qėndrosh i lidhur me miqtė dhe familjen, dhe tė ushqesh nė mėnyrė aktive marrėdhėnie mbėshtetėse, inkurajuese jo vetėm qė tė mundėson tė mbash ankthin larg, por gjithashtu tė forcon ndjenjėn se nuk je vetėm. Nuk ėshtė e lehtė tė kultivohet, por besimi dhe ndjenja se jeni tė rrethuar nga njerėz qė kujdesen pėr ju luan rol tė madh gjatė njė periudhe stresi.
5. Shkruani nė njė bllok apo letėr quote popozitive tė krijuara nga vetė ju.
Lin-Manual Miranda botoi njė libėr pėr kėtė. Pėrmes quotes ai ndan ato qė nė thelb janė mesazhe tė vogla optimiste tė kėndshme, qė tė bėjnė edhe pėr tė qeshur.
6-Kalo kohė nė natyrė
Shkenca ka treguar vazhdimisht se kalimi i kohės nė natyrė ka efekte pozitive nė shėndetin tonė mendor. Njė studim i vitit 2015 zbuloi se kalimi i kohės nė natyrė mund tė rrisė ndjeshėm mirėqenien dhe gjendjen emocionale. Nuk keni nevojė tė jetoni pranė njė pylli pėr tė qenė pranė natyės. Njė park ose ndonjė mjedis i qetė me gjelbėrim ku nuk ka aq shumė njerėz pėrreth do tė funksiononte mirė.
Merrni frymė, relaksohuni dhe fokusoni tek tingujt, era e freskėt dhe pamja. Pėrdorni tė gjitha shqisat tuaja pėr tė krijuar njė vetėdije tė shtuar pėr botėn natyrore. Ky ushtrim rrit elasticitetin tuaj tė pėrgjithshėm pasi vepron si njė lloj restaurimi i energjisė dhe rivendosjes sė ekuilibrit.
*Artikulli nga Wendy Suzuki neuroshkencėtare dhe profesore e Shkencės dhe Psikologjisė Neurale nė Qendrėn pėr Shkencat Neurale nė Universitetin e Nju Jorkut. Ajo ėshtė gjithashtu autore e "“Good Anxiety: Harnessing the Power of the Most Misunderstood Emotion.” Pėrkthyer dhe pėrshtatur nė shqip nga Tiranapost.al.
https://tiranapost.al/shendeti/neuro...-te-pa-i503176
Krijoni Kontakt