Helikopterė me ndihma nė zonat e izoluara nga dėbora
Shtabi i emergjencave civile nė Ministrinė e Brendshme ka pėrdorur 4 heklikopterė tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr tė shpėrndarė ndihma ushqimore dhe ilace drejt zonave mė tė thella malore nė rrethet Tropojė-Kukės-Pukė dhe Dibėr. Helikopterėt janė nisur qė nė orėt e para tė mėngjesit dhe fillimisht janė pėrqėndurar nė Pukė, ku janė pėrballur me vėshtirėsinė pėr tu ulur pėr shkak tė trashėsisė sė madhe tė dėborės dhe terrenit tė pasigurtė. Mė problematike nė Pukė shfaqet komuna e Iballės ku ndihmat janė hedhur pranė qendrės sė komunės, duke i bėrė thirrje banorėve tė fshatrave pėrreth tė vijnė ti tėrheqin.
Drejtori i shtabit tė emergjencave civile Alfred Olli ka kontaktuar me disa banorė tė Iballės pėr tu njohur me nevojat e tyre.
Ndihmat emergjente janė shpėrndarė edhe ne qarkun e Dibrės, duke filluar nga komunat mė problematike si Lurė, Kalaja e Dodės, Martanesh e Ostren. Mė pas helikopteri i ėshtė drejtuar Bulqizės, Macukullit dhe Xibrit nė Mat, pėr tė ndihmuar banorėt tė pėrballen me situatėn e vėshtirė.
Njė ditė mė parė banorėt e fshatrave tė Dibrės dhanė alarmin pėr ndihmė pasi nuk kishin mundur tė siguronin rezerva ushqimore pėr tė pėrballuar njė situatė tė tillė emergjente. Shumica e fshatrave vazhdon tė jetė e izoluar si shkak i borės sė madhe, ndėrsa rrugėt janė tė pakalueshme pėr mjetet.
Nė tropojė pritet qe helikopteri tė pėrqendrohet nė komunat e Lekbibajt, Berishes, Valbones dhe nė zonėn e Bucajt ku trashėsia e dėborės i ka kaluar 1 metėr. Helicopter me ndihma pritej tė ndalonte edhe nė Malėsinė e madhe por sipas informacioneve nga prefekti i Shkodrės Naxhip Cungu akset problematikė janė zhbllokuar plotėsisht gjatė ditės sė sotme dhe nė komunėn me tė thellė nė Vermosh e cila paraqitej edhe mė problematike kanė ardhur ndihma emergjente nga Mali i zi duke qenė se ky fshat ėshtė mė afėr nė kufi. Janė dėrguar edhe medikamenete nė Vermosh tė Malėsisė sė madhe nga prefektura e shkodrės, duke bėrė qė tė mos ishte e nevojshme ndalesa e helikopterit tė emergjencave civile nė kėtė rreth. E njėjta situatė ėshtė shfaqur edhe nė Kukės, ku duket se gjėndja ėshtė normalizuar dhe akset rrugorė problematikė janė zhbllokuar duke bėrė tė mundur , komunikimin mes fshatrave dhe komunave.
Balkanweb
Krijoni Kontakt