Close
Faqja 27 prej 31 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 302
  1. #261
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    Disa thone qe ta shohesh pa syze humb shume... sepse filmi eshte konceptuar i tille, pra te shihet me syze qe te te kalli friken, ose me moderne: te impresionoje (per asgje ne fund te fundit).
    Nje shok qe ka shije te mira kinemaje e qe e kish pare me syze 3D, me thosh qe, pas 10 minutave te para, e harroi krejt tri-dimensionalitetin e filmit, gje qe eshte shenje e mire (sepse deshmon se interesi i filmit qendron pertej faktit qe eshte i xhiruar me kamera 3D).

    Sinqerisht, filmi nuk eshte bere per te impresionuar (apo per te kallur friken), ose thene ndryshe, per te na habitur me efektet speciale. Dua te them qe, efektet speciale jane ne funksion te historise se filmit, dhe jo e anasjellta (siē ndodh shpesh, per fat te keq, ne kesi rastesh).

  2. #262
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "The Limits of Control" - film amerikan me regji te Jim Jarmusch



    Nese eshte e vertete se babai i Kinematografise Indipendente Amerikane ka qene John Cassavetes (vitet '70), po aq i vertete eshte fakti se biri i tij shpirteror eshte Jim Jarmusch(vitet '80-'90). Frymezimi i te cilit kish rene dukshem keto vitet e fundit ( Coffee and Cigarettes dhe Broken Flowers linin fort per te desheruar...).

    Per filmin e tij te ri "The Limits of Control", nuk eshte lene fjale e keqe pa u shkruar, te pakten nga kritika franceze. Filmi eshte pritur tmerresisht ftohte, duke vene gishtin kryesisht tek boshesia e prezumuar e asaj qe filmi kumton (le propos du film).

    Mendimi im eshte se, nese ajo qe filmi kumton ne shikim te pare eshte i nivelit zero (aksioni eshte zero = nuk "ndodh" asgje ne film), se pari, kjo nuk eshte ndonje gje e re: ne pothuaj gjithe filmat e tij, Jim Jarmusch ka kerkuar te shprehe dhe te ktheje ne te shikueshme kotesine, asgjenė, wandering(ang.), errance (fr) (kujtoj "Permanent vacation", "Stranger than paradise", "Down by low", "Dead man"...).
    Dhe se dyti, kesaj rradhe, ne ndryshim nga filmat e viteve te fundit, ne kete kerkim metafizik te asgjesė, kineasti ka arritur te na jape kuintesencen e artit kinematografik. Keshtu qe nuk eshte fort e vertete se tek "The limits of Control", Jarmusch nuk na thote asgje ! Biles asfare e vertete !

    Po shpjegohem.

    Disa njerez kembejne kuti shkrepseje : kjo eshte ideja sa metaforike, aq dhe plastike dhe skenaristike e "The Limits of Control", film qe syu im e pershkoi si nje enderr, por si nje enderr te lexueshme, te ndertuar me "kapituj", me "perseritje", me harmoni shenjash. Enderr ose Lojė (jeux de piste).

    Kutite e shprepseve jane motivi dhe motorri i filmit : seciles i "korrespondon" nje fytyre, ajo e personit qe takon heroin kryesor te filmit, me te cilin pikerisht kemben kuti shkrepseje. Nese Broken Flowers ishte si nje varėse qafe, e perbere nga "gurė" (portrete njerezish) depresivė, tek "The Limits of Control" nuk kemi akumulim portretesh njerezorė por nje shumatore pasazhesh, nje tranzicion.
    Ose matematikisht : pasazh + pasazh + pasazh +...... = Kohė ! Dhe koha eshte gjeja mė e shtrenjte ne kinematografi. Koha eshte morali i nje filmi. Kush arrin ta filmoje ate, ka arritur te preke te verteten (ose mė shkoqur : ndersheria absolute e nje kineasti me spektatorin dhe me veten).

    Kalojme keshtu nga nje takim ne nje tjeter, ritmuar nga lejtmotivet e heroit kryesor, luajtur nga Isaach de Bankolé, i mrekullueshem. Qe duket se ka nje qellim te vetem: te mbetet i gjalle mes te gjallesh.

    E gjitha kjo mund te ishte rrenė, diēka qe "s'ta mbush syrin", qe mbetet e siperfaqshme, nese kjo ėnderr nuk hapet drejt diēkaje. Dhe ne fakt ajo hapet drejt diēkaje : hapet drejt revoltes. Tek ky "komunitet" qeniesh njerezore qe kembejne kuti shkrepseje, e tek te cilėt dallohen pasione te ndryshme (njeri per muziken, tjetri per molekulat...., e keshtu me rradhe), shperndahet krejt papritmas nje parfum revolte, degjohen dritherimat e para te nje bote te "padukshme", te nendheshme, te nje komuniteti te "padukshem", te pa-identifikueshem. Heroi kryesor, Isaach de Bankolé, ka diēka prej Maratonomaku, prej Mbajtesi te Zjarrit. Pikerisht, pasi takon personazhet e tjere te filmit, pas takimit me tė, ata fillojne te ndihen gjalle, te ekzistojne !

    Pa dyshim, Jim Jarmusch deshiron te na flase per artistin. Ose te pakten, per artin. Sepse e shfaq artin permes imazheve : tabllo pikture, muzikė, instrumenta muzikore... etj etj. Kur heroi kryesor merr si kod (sinjal) fjalen "violinė", se pari shkon ta shikoje atė ne muze, te pershfaqur (representuar), para se ta zbuloje (volinen) ne qytet, si objekt te gjalle, te luajtur nga dikush. A thua se violina doli nga tablloja dhe mori jete ! Ne kete sens, "The limits of control" eshte gati-gati film '68-ē (viti 1968 ne Europen perendimore), vit ku imagjinata ka pushtetin, vit ku Njeriu u orvat te rrezonte Instancat Hyjnore. Ne kete sens, "The Limit of Control" i iken llogjikes se kohes reale, i iken reales. Jarmusch do te na thote : "ajo qe ju duket reale, nuk eshte realja, ajo eshte nje diktature kunder te ciles lufton heroi im".

    Ka nje imazh ne film qe do me kujtohet gjithe jeten : nje topth i vogel letre, i mbajtur ne pellemben e dores se heroit te filmit, perpara dritares se nje treni. Pertej dritares, levizin peizazhe malesh. Ne fakt, topthi i letres nuk eshte veēse nje tjeter mal, nje mal mė shumė, eshte fiksiteti kunder shpejtesise : nje menyre tjeter per te skicuar universin. Ai topth letre eshte gjesti, akti i pare i artit, tamam si nje pikture naive prehistorike. Jim Jarmusch filmon Njeriun qe i pergjigjet artistikisht botes, dhe Boten te tronditur perpara nje Bukurie te tille !

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    La fille plus heureuse du monde.

    A mund tė ketė akoma filma apo regjizorė qė mund tė na bėjnė tė lumtur, qoftė edhe pėr pak ēaste? Ndoshta. Kjo lumturi kinematografike sikur qėndron 100% tek filmi i fundit qė pashė para dy ditėsh, nė njė kinema pariziene. Njė film rumun siē edhe shumė tė tjerė qė kanė konkuruar me dinjitet kėto 5-6 vitet e fundit. E pėrmenda kinemanė (MK2 Beaubourg) se mu nė hyrje tė koridorit kishte njė pankartė me shprehjen e njė... s'ia mbaj dot mend emrin. Thėnia: Bilanci (Inventari) i vendeve tė Lindjes ėshtė nė gjėndje tė mirė, mė tėrhoqi vėmendjen. Kuptohet se shprehja ka si funksion tė shoqėrojė filmin nė fjalė La fille plus heureuse du monde (Vajza mė e lumtur nė botė), por dhe njė film qė fuorisync e komentoi para pak ditėsh. Pra bėhet fjala pėr filmin e Paskaljeviē Honey Moon. Njė pankartė gjikande ishte vėndosur pėrbri njė tjetėr filmi rumun qė do dali nga java tjetėr, dhe qė e pres me padurim (Contes d'āge d'or tė Cristian Mungiu & 4 regjizorė tė tjerė)... si ato fėmijėt qė presin filmat vizatimorė nė fund viti. Tek pankarta mė tėrhoqi vėmendjen njė targė makine e vėndit tim (Shqipėria), tė cilėn e kėqyra me kureshtje: PU A 34..., thashė po Puka ē'ne nė kėtė film? Mė mbetet ta shoh dhe t'i bashkohem komenteve tė autorit dhe fuorisync (rimon pak me fuori orario te Grezio-s?).

    T'i rikthehem filmit.

    A keni besuar ndonjėherė qė me njė lėng frutash mund tė bėheni pronarė tė njė makine? Njė vajzė, 18 vjeēare po. Delia, e cila ka fituar njė makinė nga aranēatat po bėn tė mundur qė shikuesit ta shohin nė njė reklamė dhe tė provojnė fatin porsi ajo, pra tė konsumojnė aranēata dhe tė fitojnė makina (kritikė sistemit kosumist). Por Delia s'ka fituar mė shumė se kaq (njė makinė) sepse beteja pėr ta mbajtur pėr vete (makinėn), pra tė jetė e pavarur nga tutela prindėrore, ėshtė njė luftė e vėrtetė. Nga puna pėr tė ndėrtuar njė reklamė 35 sekondėshe, njė plan filmik, Radu Jude, na jep njė panoramė aspak banale tė vendit tė tij, si dhe problemet qė ndeshin tė rriturit, krijuesit, adoleshentėt nė jetėn e pėrditshme.
    Eshtė nė fat qė ka akoma kineastė qė i besojnė historive tė rėndomta: njė individ fiton me njė loteri, njė regjizor (reklamash sepse ndoshta s'ka mundėsi t'i financojė projektet e tija) qė s'arrin t'i mbushė mendjen financuesit, njė financues (injorant, debil, i pavendosur?) qė s'arrin dot tė zbatojė urdhėrat dhe ta lėrė nė paqe krijuesin, njė prind qė kėrkon tė pėrfitojė nga fati i fėmijės sė tij, njė qytet i zhurmshėm filmuar shumė bukur... kėto janė disa ide qė jo shumė regjizorė i kanė sot, tė cilėt i futen disa filozofime qė me tė vėrtetė ta heqin interesin pėr tė shkuar nė kinema.
    Autori, ta kėshiloj fort ta shohėsh kėtė, nė mos e kč parė (déją!!!). Por dhe juve tė tjerėve qė na ndiqni me shkrimet tona modeste mbi artin e shtatė, dhe qė ju falenderojmė pėr besnikėrinė tuaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga peoples : 22-12-2009 mė 06:05

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Yuki & Nina" - film franco-japonez me regji te Hipolite Girardot & Nabuhiro Suwa



    Njeri nga dy regjizoret e ketij filmi eshte aktori francez Hipolite Girardot (i cili luan edhe ne film), tjetri eshte nje nga regjizoret japonezė mė te talentuar aktualisht, Nabuhiro Suwa (http://filmjournal.net/autori/2009/0...nobuhiro-suwa/).

    Ate qe ka te hatashme ky film eshte se, pak e nga pak, "petit ą petit", ai behet i madh, GRAND ! Ne fund fare, filmi eshte GJIGAND ! Edhe pse, ne qender te filmit eshte nje femije i vogel, Yuki.

    Yuki ka rreth 10 vjeē, jeton ne Paris, dhe dy prinder : babai eshte francez, nena me origjine japoneze. Prinderit divorcojne; e jema vendos qe te shkoje perkohesisht te jetoje ne Japoni e te marre me vete Yukin. Yukit i vjen keq qe prinderit divorcojne. Dhe ka nje shoqe, Ninėn, me te cilen "ēan ferren", dhe "arratiset" nje pasdite nga shtepia. Per tu fshehur ne nje pyll...

    ***

    Duhet thene qe ne fillim se filmi nuk merret fare me ēiftin qe divorcon. Ne vend te tij, ai merret me dy "ēifte" te tjera, me dy "divorce" te tjera :

    se pari, ēifti fėmi-prind, pra "divorci" i femijes nga prinderit. Yuki meson (permes nje bisede me te jatin) se, nė fakt, femijet nuk duhet ta konsiderojne veten si kristalizim i dashurise se prinderve te tyre (teori goxha e kthyer ne verdikt, te pakten nė mentalitetin shqiptar, e ilustruar shpesh me shprehjen "femija eshte fryt i dashurise" !). Perkundrazi, femija nuk ka pse te kondicionoje rrjedhen e jetes se prinderve te tij, ashtu sikunder prinderit duhet te ndikojne sa me pak te jete e mundur ne ardhmerine dhe rrjedhen e jetes se femijeve te tyre. Pikerisht, kete kupton Yuki, dhe sapo kupton kete gje, e aplikon duke u "arratisur" nga shtepia per disa ore ne nje pyll. Ndodh keshtu "divorci" i pare i filmit, ai femi-prind (Yuki-prinderit).

    "Cifti" i dyte i filmit, pra dhe "divorci" i dyte eshte ai midis Yukit dhe shoqes se saj te lagjes, Ninės. Ai ndodh duke filluar nga mesi i filmit, pra qe nga momenti i "arratisjes" se dy gocave te vogla nga shtepite e tyre respektive. Duke filluar nga ky moment, Yuki mund te eksperimentoje me ne fund vetmine, dmth paqen me veten. Duke filluar nga ky moment, filmi hapet drejt nje perspektive krejt tjeter, te magjishme, perspektive qe vetem kinematografia me forcen e saj mund ta bejne te mundshme !

    ***

    Qe prej realizimit te "H Story"(2001 -perle kinematografike bazuar mbi motivet e "Hiroshima mon amour"), japonezi Nabuhiro Suwa nuk pushon se "torturuari" veten mbi raportet e "ēftit" Japoni-France, ose me gjere, Japoni-Europe. Dhe ne nje fare menyre, me regjizorin (dhe aktorin) francez Hipolite Girardot perbejne nje "ēift" mė vete. Per regjizorin, nje ēift i persosur mund te "studiohet" vetem kur ai eshte ne momente krize, sepse pikerisht, ne ate moment, secili perberes i nje ēifti, mund te analizoje veten. Dhe duke qene se asnjeri nga dy regjizorėt nuk e flet gjuhen e tjetrit (respektivisht japonisht dhe frengjisht), te dy vijne nga kultura krejt te ndrsyhme, pikerisht ky "bashkim" jo i persosur behet premise per regjizorin Suwa per te reflektuar per veten, dmth per vendin e tij, per kulturen japoneze. Ne pamje te pare, film qe jep pershypjen e nje filmi te qete. Por ne te vertete, "Yuki & Nina" filmi vlon perbrenda nga idetė !



    ne foton e me poshtme: dy regjizoret e filmit

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    La fille la plus heureuse du monde




    besoj se do shkoj ta shikoj kete fund-jave.

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin



    besoj se do shkoj ta shikoj kete fund-jave.
    ... ke te drejte, e kisha harruar "la"-ne, qe eshte e rendesishme ne drejtshkrim dhe ne kuptim, por edhe ne perkthim.

  7. #267
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    peoples,
    do doja te dija (per nje arsye te ngaterruar, qe s'ka fort rendesi ta shpalos ketu ne forum), se sa te kane pelqyer ose jo, qofte dhe me nje a dy fjale, fare shkurt, filmat e meposhtem (nese i ke pare, kuptohet !) :

    - Inglorious Basterds
    - Irčne
    - Démineurs
    - Tokyo Sonata
    - The limits of control
    - The Box
    - Kinatay
    - Murgesha portugeze
    - Yuki & Nina
    - Funny people
    - Das Weiße Band (Haneke)
    - VINCERE
    - The Informant

  8. #268
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    peoples,
    do doja te dija (per nje arsye te ngaterruar, qe s'ka fort rendesi ta shpalos ketu ne forum), se sa te kane pelqyer ose jo, qofte dhe me nje a dy fjale, fare shkurt, filmat e meposhtem (nese i ke pare, kuptohet !) :

    - Inglorious Basterds
    - Irčne
    - Démineurs
    - Tokyo Sonata
    - The limits of control
    - The Box
    - Kinatay
    - Murgesha portugeze
    - Yuki & Nina
    - Funny people
    - Das Weiße Band (Haneke)
    - VINCERE
    - The Informant
    Perveē dy filmave qe i kam shenjuar me siper, gjithe te tjert i kam pare dhe ne pergjithesi i kam pelqyer, edhe pse nuk me pelqen kjo fjale ne lidhje me nje film. Sidoqofte, nuk kam mbetur i zhgenjyer, ose me mire "kam mbylllur nje sy", si ne rastin e Tarantino-s qe per mendimin tim solli nje film qe te be te mendosh: po pse e solli? Polanski e beri "Le Pianiste", ndersa Quentin nuk e di se ku do te shkoje me kete grumbullim aktoresh, temash apo... Nejse, interpretimi i ML ishte skandaloz. E pashe (nga halli) tre here filmin. Dhe me ne fund arrita te kuptoj se ML eshte e pafalshme per interpretimin e saj, por dhe shume ēaste te tjera. Kam pelqyer jashte mase energjine dhe suspens-in e Waltz, nje aktor qe s'e kisha njohur me pare. Nje puro nazi qe te kall daten... po a ia vlen te besh nje teater te tille?

    Vincere, ēfare te shtoj me teper se ē'ke thene ti autor. Film i forte, i guximshem qe pak regjizore dine ta drejtojne. Nje nderthurje e mrekullueshme e filmit te arkivit me fiksionin e realizuar nga regjizori. Nuk mund te pretendojme ta njohim historine e Duēes, por ama kemi nje tjeter kendveshtrim ndaj nje personazhi qe rritet ne film, dhe qe arrin te pushtoje jo pak toka ne Europe dhe me gjere... dhe ketu mund te them se futet filmi i Hanneke Shiriti i bardhe. Ndoshta nje nga ato femije qe dhunohen, privohen apo ngacmohen nga te rriturit, mund te behet nje diktator, dhe historia na thote te verteten, ate qe filmi e mban te fshehte ose me mire nuk ia lejon vetes... ndoshta Palma e arte kete vit mund t'i shkonte nje tjeter regjizore, se kujt ate s'e di sepse po ta dija do mundesoja nje gjykim me te mire.
    Yuki&Nina. Ajo qe me beri pershtypje qe ne qershor te ketij viti (muaj ku u shfaq ky film ne Cannes), ishte &. Pse nje "dhe..."? Dy vajza qe dine dhe duan te jetojne ne menyren e vet edhe pse ato nuk kane zgjedhur nje rruge te tille, por jane te rriturit. Pra divorci ka nje vlere sepse ai perben rrenjen e filmit. Te dyja vajzat takohen me te shpesh. Ne familje, ne lojrat e tyre, ne rrugicat e ngushta ku ato lozin, apo dhe ne veshtrimet qe ato i hedhin dhomave ku te rriturit diskutojne. Nuk isha ne dijeni te ketij "ēifti" kineastesh, por me duket interesante fakti qe dy regjizore, te shtetesive te ndryshme, trajtojne nje teme te tille, kur dihet se aktualitetet jan ete mbushur a me raste femijesh te "grabitur" ng anjeri nga prinderit.

    Kinatay C'te te them? Pas 55 min dola nga kinemaja, gje qe me ndodh shume rralle. U zhgenjeva sepse kisha akoma ne mendje filmine fundit te tij Serbis.

    The box, e pashe si nje film qe me rekomandohej nga dikush, por qe shpejt kuptova se nuk eshte interesante per mua te dhunoj tre ore kohe per nje film te tille.

    vazhdim...

  9. #269
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Where The Wild Things Are - film amerikan nga Spike Jonze



    Spike Jonze, ish-burri i Sofia Coppola-s, regjizori i "Being John Malkovich" ka bere nje film te ri. Te tretin si regjizor.

    Ne pamje te pare, film per femije, por me sakt, Jonze ka dash te beje nje film mbi vizionin e tij per femijerine. Where The Wild Things Are fillon fort mire, (10-15 minutat e parė), por me pas, per mendimin tim, kthehet ne "film ą thčse", ne film teorik, ne sensin qe, "kam nje ide, dhe do ta aplikoj ne film" : ndjehet gjithe kohen ideja, por nuk ndjehet filmi, dialektika e tij. Do doja te ndodhte e kunderta...

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin

    Yuki&Nina Nuk isha ne dijeni te ketij "ēifti" kineastesh, por me duket interesante fakti qe dy regjizore, te shtetesive te ndryshme, trajtojne nje teme te tille..
    Ka histori te "lezeēme" me "ēiftin" ne fjale. Kur kane dhene intervisten ne Kane, pas filmit, pothuaj nuk kane komuniku fare me njeri-tjetrin, pra kane qene ftohur shume.
    Nga ana tjeter, Girardot, regjizori francez, ne nje interviste te tij, tregonte se montazhi i filmit ka qene jo pak i veshtire, duke qene se me Suwa-n, regjizorin japonez, jo vetem qe nuk ndante te njejten pike shikimi per filmin ne fjale, por dhe per kinematografine, ne pergjithesi. Dhe kete e thoshte hapur e pa dykuptimshmeri ! Ne fakt, kjo ndihet edhe ne film: pjesa franceze eshte disi me e "stisur" (qe supozohet te jete drejtuar me se shumti nga Girardot); eshte tjeter gje "pjesa" japoneze.
    Por pikerist, kjo me duket interesante, ndaj thoja ne mesazh qe, fakti qe vete "ēifti" realizues ka qene ne krizė (kulturash, pike-shikimesh... etj etj), i jep force filmit.
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Per regjizorin japonez, nje ēift mund te "studiohet" vetem kur ai eshte ne momente krize, sepse pikerisht, ne ate moment, secili perberes i nje ēifti, mund te analizoje veten. Dhe duke qene se asnjeri nga dy regjizorėt nuk e flet gjuhen e tjetrit (respektivisht japonisht dhe frengjisht), duke ardhur te dy nga kultura krejt te ndryshme, pikerisht ky "bashkim" jo "i persosur", jo "natyral", behet premise per regjizorin Suwa qe te reflektoje per veten, dmth per vendin e tij, per kulturen japoneze. Ne nje fare menyre, Suwa e ka "perdorur" francezin Girardot per "interesat" e veta artistike
    Eshte shume shume interesant Suwa, duket se ka shume gjera per te thene (permes atyre qe realizon, kuptohet). Do doja ta rishihja "Nje ēift i persosur" (Un couple parfait).


    ps: Perpiqu ta shohesh per sa kohe luhet ende ne kinema "Murgesha Portugeze". Eshte film i domosdoshem, shume shume i domosdoshem !!


    ***

    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin

    vazhdim...
    ...

Faqja 27 prej 31 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •