Close
Faqja 24 prej 31 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 302
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    ”Das Weisse Band” (Kordelja e bardhe)- film austriak me regji te Michael Haneke



    Ne Festivalin e Kanės se ketij viti, Palma e Arte (Palme d'or), mė teper se e arte, ishte e bardhe dhe e ftohte. Dmth e kam fjalen per filmin e fundit te austriakut Michael Haneke ”Das Weisse Band” (Kordelja e bardhe):



    Film i gjithi bardh e zi, "Das Weisse band" i vendos ngjarjet ne nje fshat te humbur gjerman, ne vitin 1913, nje vit para fillimit te Luftes se Pare Boterore dhe merr persiper te kerkoje rrenjet e se keqes, te asaj te Keqeje qe Anna Arendt e quante e keqja banale (banal evil).

    Dihet qe lejtmotivi kryesor i pothuaj gjithe filmografise se Michael Haneke eshte tema e pulsioneve sadike te njeriut, nen masken e pafajesise mė banale dhe mė buzė-qeshur qe mund te ekzistoje. Dhe ne nje fare menyre, filmat e tij kane zakon ta trajtojne nje gje te tille me nje ton dėnimi ndaj spektatorit.
    Por kesaj rradhe, per ti dhene Cezarit ate qe i takon, regjizori nuk merr poze profesorale (per me teper qe Haneke, ka qene profesor filozofie !), nuk jep mesime, nuk merr pozat e kineastit konceptual: ai thjesht e ne menyre inteligjente dhe diskrete (mizaskene per tu lėvduar !!) rrefen nje histori, permes te ciles transmeton vizionin e tij per boten, per njeriun.

    Film i qėruar, intensif, mizor dhe i mprehte si brisku, "Kordelja e bardhe" ka meriten e te qenit nje film qe eviton "efektet shokuese" dhe convenience-n.

    Suprize interesante !



  2. #232
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Baleti i Operas se Parisit"- dokumentar artistik nga Frederick Wiseman




    Kisha degjuar se Frederick Wiseman ishte nje nga tre-kater dokumentaristėt me te talentuar aktualė, por nuk kisha pare kurre nje film te tij. Pashe kete te fundit, qe titullohet "La danse - Le ballet de l'Opéra de Paris", pra "BALETI i Operas se Parisit".

    Pergjate 12 javesh, me nje rezultat prej gati 90 oresh xhirime,Wiseman, regjizor amerikan, ka filmuar sallat e provave te ketij institucioni francez, i cili, si rralle ne bote, financohet nga shteti francez qe prej... tre shekujsh ! (gje e paimagjinueshme ne USA).

    Wiseman i mbetet besnik metodes se tij filmike : pergjate 2 ore e 40 minutash, ai regjistron trupat e balerinėve pas hilenė mė te vogel (shihet midis te tjerash edhe balet-maestri francez me origjine shqiptare Angjelin Preljocaj), pa asnje koment (dokumentari nuk shoqerohet nga ndonje zė komentatori), pa asnje efekt special, pa levizje te panevojshme kamere, kryesisht permes planesh te gjate sekuence sepse ajo qe i intereson regjizorit nuk eshte gje tjeter veēse perpjekja, puna, lodhja e balerinėve. Jo per te na mahnitur me kete perpjekje, me kete lodhje fizike, por per ta ndare atė me spektatorin.


  3. #233
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "VISAGE" (FACE- Fytyra)- fim tajvanez nga Tsai Ming-Liang



    Nese Hou Hsiao-Hsien-i, pa dyshim regjizori me i talentuar aziatik i ketyre 20-25 viteve te fundit do kish nje konkurent, ai pa dyshim do ish nje tjeter tajvanez: Tsai Ming-Liang.

    Kam komentuar ne kete forum dy filma te tij :
    - http://filmjournal.net/autori/2009/0...ai-ming-liang/
    - http://filmjournal.net/autori/2009/0...ai-ming-liang/

    Nese do permblidhnim me pak fjale atė se ku qendron kripa e filmave te Tsai Ming-Liang-ut, ajo do ishte :
    - burlesku depresiv
    - plane te "sterzgjatura" filmike, qe ngjajne me numra cirku
    - invencion (shpikje, novatorizem) delirant
    - "pamundesia" e secilit plan filmik per te tejkaluar planin filmik pasardhes
    - shija e shqueshme per komeditė muzikore
    - shija e shqueshme per permbytjet (dhe ujin, ne pergjithesi) - ka nje skene komiko-stresuese ne filmin ne fjale, ku heroi kryesor i filmit perpiqet te ndaloje nje shperthim robineti te lavamanit !! - e paparė !


    E megjithate, per here te pare ne filmografine e tij (gjithesej 8 ne 25 vjet karriere), Tsai Ming-Liang ... deshton ! Deshton, dhe ky eshte nje lajm i mire !

    Pse eshte lajm i mire ?
    Po shpjegohem.

    Cdo njohes i mire i filmave te Jean-Luc Godard, eshte koshient se ne raport me ato qe regjizori realizoi ne vitet '60 e qe i dhane atij sukses e famė, filmat e viteve '80 jane "te deshtuar", ne sensin e lėnies se nje shijeje se "diēka nuk eshte e arritur plotesisht". Gje normale, kur shikon sensin "eksperimental", guximtar, te fimave te viteve '80 te JL Godard. Por qe e ēuan krijimtarine e tij ne nje stad te ri, qe tejkalon stadin e viteve '60.

    E njejta gje me filmin e fundit te Tsai Ming-Liang : Vertet qe ne fund, filmi te lé nje shije se regjizori ka deshtuar ne nderrmarjen e tij, ne aktin e tij artistik, por pikerisht, kjo legjitimon vepren e tij, i jep asaj shijen se ne art, duhet rrezikuar ("deshtuar"), per tė avancuar !

    Ajo qe eshte e habitshme, eshte se filmi (2 ore e 20 minuta) permban ne vetvete disa nga sekuencat filmike mė te hatashme qe mund te kem pare ne kinema kete vit, edhe pse, ne totalitetin e tyre, sekuencat nuk arrijne te "krijojne" nje tė tėrė. Por pikerisht, ndofta filmi duhet pare me kete sy: si "copėza" plastike, qe qellimshem nuk "duan" te kompozojne nje tė tėrė. Fundja, vete regjizori nuk shqetesohet fare per koherencen narrative te filmit te tij !

    Dhe ne fakt, historia e "Face" eshte e thjeshte : nje regjizor tajvanez vjen ne Paris per te realizuar nje film qe trasferon mitin e Salomé-sė (luajtur nga top modelja Laetitia Casta) ne Muzeun e Luvrit. Mbreti Hérode luhet nga Jean-Pierre Léaud, aktor fetish i "nouvelle vague" ("Vala e re" franceze e viteve '60) dhe rolin e producentes se filmit e luan nje tjeter aktore e famshme e viteve '60, Fanny Ardant.

    Ne fakt, filmi eshte nje auto-parodi, sepse "FACE" (Visage) (Fytyra) eshte film i financuar nga Muzeu i Luvrit. Dhe, pikerisht, ashtu si tabllotė (pikturat) e Karavaxhios dikur transformonin skenat biblike ne tabllo erotike te ethshme, ashtu edhe filmi i Tsai Ming Liang tejkalon permes te bukures, nivelin thjesht komercial te producentit, dmth te muzeut te Luvrit ne Paris.

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "THIS IS IT"- dokumentar amerikan me regji te Kenny Ortega




    "This is it" eshte deshmia e fundit vizuale dhe sonore e Michael Jakcson, me kėngėt e te cilit jemi rritur.

    Keshtu qe ja vlente te shkoje ne kinema per te pare imazhet e fundit (provat e fundit per koncertin e tij te programuar), disa dite para se ti jepte fund jetes se tij.

    Sikurse ja vlente te dilja nga salla e kinemase (siē dola !!), 15 a 20 minuta pas fillimit te filmit !

    Per nje arsye te thjeshte : une e dija qe Majkėlli, ne vitet e fundit te jetes se tij, ishte kthyer ne karikature te vetvetes, po, kisha "harruar" qe, ta shikosh e degjosh kete karikaturė nė imazh dhe zė, eshte nje torture e vertete.

    Thene ndryshe : te filmuarit e nje te vdekuri-te gjalle, i kalon kufijte e ēdo moraliteti.... Ose edhe me thjesht : nje i vdekur-i gjalle, edhe mund te filmohet, por s'ka pse te shfaqet ne syte e botes.

  5. #235
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Barishtet e ēmendura"(Les herbes folles) - film francez me regji te Alain Resnais




    Pak regjizorė e kane filluar krijimtarine e tyre siē e ka filluar Alain Resnais ne fillim te viteve '60 : me filma te vrullshem, gjithe passion, gjithe nerv ("Hiroshima mon amour", "Marienbad", "Muriel"...- kete te fundit, e adhuroj personalisht !).
    Pastaj vijne filmat e viteve '70, ka nje fare renie ne vrullin e Alain Resnais, megjithate, nje film si "Mon oncle d'Amérique" mbetet i paharrueshėm !

    Duke filluar nga vitet '90, filmat e tij plaken, per fat te keq ne perpjestim te drejte me plakjen fizike te regjizorit (edhe pse fama, - ah e famshmja famė ! - regjizorit i ka ardhur duke ju shtuar...).

    Keto dite, shtypi francez, ne ekstazė te plote, nuk ka lėnė lavde pa i thurur filmit "Les herbes folles" (Barishtet e ēmendura), krijim i fundit i 87 vjeēarit Alain Resnais. U tha qe "ajo qe ka bere kete here Resnais ne filmin e tij, nuk ėshte pare ndonjehere nė kinema !".

    Dhe une thashe se ē'do shoh ! Dhe ne fakt, shkova ne kinema, dhe pashe nje film qe i ngjan fotos se meposhtme :



    Siē shihet, revista prestigjioze franceze "Cahiers du Cinéma" e lexon keshtu kete foto (dmth, dhe filmin ne fjalė) : "Rinia e habitshme (e "ēmendur") e Alain Renais !". Une e lexoj : "Pleqeria e maskuar e A. Resnais" : Per mua, aq sa maskon kasketa kete portret patetik te regjizorit, aq dhe filmi i tij i fundit maskon nje film plakaruq, patetik dhe pa piken e interesit...



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 19-11-2009 mė 07:58

  6. #236
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "ADVENTURLAND" - komedi amerikane nga Greg Mottola




    Greg Mottola filmin e tij te pare (i mrekullueshmi "SUPERBAD" : http://filmjournal.net/autori/2009/0...-greg-mottola/ ) e pat realizuar nen hijen e Jud Appatow-t, mbretit regjizor-producent te komedise se mire hollywoodiane aktuale. Kesaj rradhe, Mottola filmin e tij i fundit "ADVENTURLAND" e ka realizuar pa ndihmen e Appatow-t dhe "bandes" se tij, gjithe duke ēuar edhe me lart cilesine tashme te konfirmuar me "Superbad" !

    Regjizori gjerman Fassbinder thoshte ne raport me Douglas Sirk-un, mbretin e melodrames amerikane te fund viteve '50 : "Sirk eshte i vetmi kineast ne bote qe i do aq fort te gjithe personazhet e filmave te tij, te gjithe, pa perjashtim ! Nderkohe qe ne regjizoret e tjere, bashke me mua ne krye, harxhojme kohen duke dashuruar disa, e duke urryer ca te tjere"

    Dhe Fassbinder-i kishte te drejte : kur shikon filmat e Douglas Sirk, spektatori kupton se me tė vertete ne filmat e Sirk-ut nuk ka "personazhe negativė", "personazhe te keqinj", "njerez te poshter". Ka thjesht njerez !

    Te njejten ndjesi kam patur me filmin "Two Lovers" te James Gray dhe kesaj rradhe me "Adventurland" te Greg Mottola-s, nje film ku mund te "lulėzonin" personazhe nga mė te poshtrit e mė te ligėt qe mund te mbajė dheu ! Por jo ! Asnje te tille ne film ! Asnje personazh i parė (i shikuar, i veshtruar) si i tille nga syu i regjizorit !

    Marrim mekanikun e parkut (filmi i zhvillon ngjarjet ne nje Park Lojrash), nje bukurosh tip Don Zhuani, qe kalon kohen duke gjujt gocat e reja rreth e rrotull Parkut te Lojrave, te cilat i genjen keq fare duke u shtirur si ish-baterist i kengatarit te famshem Lou Reed (nderkohe qe ngaterron keq fare titullin e nje kenge te ketij te fundit !! ). Pa harruar qe, edhe pse i martuar, ka nje relacion te fshehte seksual me Emin, nje vajze e re qe punon aty. Shkurt, ne pamje te pare, s'gjen nje fjale te mire per nje personazh te tille !
    E megjithate, pak e nga pak, gjate filmit, mekaniku behet gjithe e mė shume simpatik, pasi ne nje fare menyre, pak e nga pak, ai i behet si nje vella i madh heroit kryesor te filmit, James-it, mė shume duke e keshilluar se sa duke "ja rras", ne lidhje me dashurine e ketij te fundit per Emin (me te cilen, fshehurazi, mekaniku ben sex !!).

    "Adventurland" ne fakt, eshte nje film, nje komedi, mbi dashurine dhe seksin. Mbi dashurine e pare, e sidomos, per raportin e pare seksual ne jete. Gjithe filmi zhvillohet ne nje park lojrash, ku James, heroi kryesor, nje djale i ri, shkon te punojė gjate veres. Dhe bie ne dashuri me Emin. Ne fakt, James, kishte planifiku te shkonte gjate veres ne Europe, per te praktikuar gjuhet e huaja qe ai di. Por s'ka lekė ! Dhe perfundon ne nje park lojrash vere.

    Pra, ne nje fare menyre, "ADVENTURLAND" eshte triumfi (qofte dhe pa dashje !) i nje zhanri kinematografik (komedia romantike !) mbi nje zhanėr letrar (ditari i udhetimit, qe James do mbante gjate udhetimit neper Europe, nese do te realizonte endrren te shkonte atje per pushimet e veres). Pra historia e nje studenti amerikan i shtrenguar te punoje gjate veres ne nje park lojrash, park qe i jep atij "shansin" te zgjedhojė (siē zgjedhohet nje folje !) problemet e komplikuara te seksit dhe me ato te ndjenjave (dashurise).

    Film prekės, sepse merr persiper te jete modest, pra as shume per te qeshur (komedi ku spektatori nuk "fshin lotet nga e qeshura"), as shume i pasur (ne sensin ostontatues - ostentatious - pra qe i ekzagjeron cilesite e tij). Pra nje film qe kapet pas te vogles, intimes, te padukshmes, "tiny", kapet pas asaj gjeje qe ende s'ka lindur, s'eshte shfaqur, qe eshte ne embrion te saj.

    A thua se James (heroi i filmit) po zbulon vete atdheun e tij, zbulon "dekorin" e atdheut te tij, anen e pasme te dekorit : njerzit jane simaptike, por dhe mizerabel, pak genjeshtarė, pak te vertete por fundja dhe ai nuk eshte me i mire se te tjeret ! Dhe pikerisht, kete zbulon James, ne Adventurland (qe eshte dhe emri i parkut te lojrave).

    James zbulon... rrenoja ! Jo rrenojat arkeologjike qe priste te shikonte neper Europe, nese endrra e tij per udhetimin veror do te realizohej, por ne... Pittsburgh, ne Pensilvani, dhe qe prej atij momenti... fillon e ti doje ato "rrenoja" !

    And I loved the movie !!!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 23-11-2009 mė 17:12

  7. #237
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    ADVENTURLAND
    .... nje "e" qe harrove nuk beri qe filmi te me dilte tek allociné. Shkruhej Adventureland!:

    Me sa po shoh, filmi s'ka dale ne kinema, por direkt ne DVD. Pra i bie qe ti t'a kesh pare ne DVD ose nga ndonje pervoje ilegale (shkarkim).


    Une pashe keto dite "Strella", nje film grek. Nuk ka shume filma nga Greqia, fqinji jone i mire, i perjetshem! Shkova dhe e pashe, nuk u perpoqa te kuptoja se per ēfare behej fjale. U mjaftova me nje: "histori dashurie e papare"! Se ku e lexova dhe mendova, akoma ka ne kinema regjizore qe gjejne ēfare te thone per historite e dashurise?
    Regjizori grek Panos H. Koutras ka si personazh kryesor Yiorgos (Jorgo-Giorgio-Gjergj), i cili del nga burgu porsa fillon filmi. Pra skenat e para na tregojne pothuajse asgje. Duhet te presim fundin per te marre fryme thelle e thene: aha, kjo paska qene enigma! Kjo eshte e gjitha, se ne film, edhe pse ai prek nje teme jo te lehte per t'i thene diēka spektatorit, pak dhe aspak kupton se ku dhe pse regjizori filmon Strellen aq afer. Kamera nuk i largohet asnjehere.
    Po kush eshte Strella? Nje Transeksual qe ka patur nej jete te veshtire, por qe pak dime ne si spektator. Regjizori preferon t'i fshehi dhe t'i japi rendesi personazheve qe manipulojne filmin, i cili na manipulon edhe neve. Mendoj se eshte kjo se regjizori eshte shume i "ndjeshem" me kete histori. Ai idealizon boten e transeksualeve, e filmon ate shume bukur, plot me ngjyra pop te forta. Por nuk eshte ketu problemi. "Ngaterresa" nga fundi, e ul pak forcen e fillimit te filmit, i cili i mbeshtjellur me pak hapesira midis dy personazheve qe dashurohen, edhe pse ato jane te te njejtit seks (por Strella nuk ndjehet burre, ajo esht enje femeer dhe e bukur!), nuk di se si ta japi me qarte tek spektatori idene se ku dhe pse nje fund i tille, meqenese fillimi ishte aq premtues. Po shkruaj keshtu se nuk dua ta shfaq kete "ngaterrese", se enigme nuk mund te jete.
    Nese flasim per boten e transeksualeve, edhe mund te kuptohet nje "ngaterrese" e tille, por filmi eshte bere edhe per hetereseksualet te cilet kane disa parime apo shtrengime ne idene se si ka mundesi qe njeriu mund te gjendet ne nje situate te tille. Dhe kjo eshte forca e filmit qe i rreshqet pak regjizorit. Yiorgo dhe Strella ne skenen e fundit, per mendimin tim, jane filmuar shume keq.

  8. #238
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin

    Me sa po shoh, filmi s'ka dale ne kinema, por direkt ne DVD. Pra i bie qe ti t'a kesh pare ne DVD ose nga ndonje pervoje ilegale (shkarkim).
    Ashtu eshte : "Adventurland" nuk ka dale ne kinema ne France (gjynah !), por direkt ne DVD; kushton 15 €, dhe per mendimin tim, ja vlen (DVD permban edhe skena te hequra nga filmi, si dhe filmin te komentuar nga regjizori, nga fillimi ne fund).

    Filmat e "bandės" se Appatow-t nuk para kane patur perhapje te madhe distribuimi (shperndarjeje) neper kinemate franceze, por dhe europiane. Me sa duket, shperndaresi amerikan i filmit nuk eshte lodhur ta sjelle ne sasi te madhe filmin ne Europe, per te mos ju futur riskut : "do eci filmi, nuk do eci filmi", nderkohe qe ne USA, ato kane bere namin ne box-office ! Dhe, duke pare buxhetin modest te filmave (ky ne fjale, ka kushtu veēse 20 miljon $, kurrgje per filmat amerikane!), mesa duket, shperndaresi nuk eshte aventuruar te rrezikoje pertej USA-s ! Ose thene shkurt e shkoqur: filmi i ka nxjerre (disa fish !!) paret e veta ne USA, dhe kaq mjafton !!!


    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    Une pashe keto dite "Strella", nje film grek.
    E kam parashiku ta shoh javen tjeter, kur dhe vjen ketej nga katundi im.


    ps: Mos lėr pa pare ekspoziten e Apitchatpong-ut : e pa-parė !!!! (jepi te pakten minimumi nja dy ore te mira...)

  9. #239
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    [QUOTE=autori;2494922] direkt ne DVD; kushton 15 €

    Mesa di une, ne France ekziston nje ligje qe filmi te dale ne DVD duhet te kete nje dalje (edhe ne kopje unike) ne kinema. (sortie technique). Po ndoshta eshte prodhuar jashte Frances ose ky Miterrandi i kultures na ka nxjerre ndonje tjeter ligj...

    ps: Mos lėr pa pare ekspoziten e Apitchatpong-ut (jepi te pakten minimumi nja dy ore te mira...)

    ... e pashe edhe une, para se ti te shkruaje ne FSH. Mendova shume tek ajo ekzpozite, nje veper e veēante. Po e shijova pak ndryshe nga ti sepse pashe dhe pjesen tjeter ku artistet ia kishin kushtuar vepren Vdekjes!

    Une sonte kam Dumont ne avant premier! Shpresoj te gjej nje vend... do shkoj te ze radhen...

  10. #240
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Une nuk e pashe ate qe ti e quan "pjesa tjeter" (ekspozime te piktoreve te tjere, ne te njejten galeri arti), qe ne fakt, nuk ka asnje lidhje me instalacionin ne fjale, pervaē faktit qe jane nen te njejten ēati (ne te njejten galeri arti).

    Nuk e pashe per nje arsye te thjeshte : i kushtova me shume se dy ore Apichatpong Weerasethakul (nuk mundesha me teper). Keshtu qe, nese do te keshilloja diēka, do ishte ti riktheheshe edhe nje here instalacionit ne fjale (une do ta kisha bere pa me te voglin hezitim, po ta kisha mundesine !!!), sepse vetem shikimi i plote i video-instalacioneve (jane plot 5 filma, nese me kujtohet mire), te jep ndjesine e plote te ansamblit te vepres se tij.





    Nga ē'me kujtohet, ekspozita eshte e prezantuar keq, ndriēimi i sallave nuk eshte adekuat dhe ndihet nevoja per te fituar hapsire (vend).

    E megjithate, vijme tek salla e fundit.
    Dihet qe Apichatpong-u ka qejf ti ndajė filmat e tij ne dysh. Nė ato qe shfaqen ne kinema, ai e ben kete ne brendesi te kohes se gjithe filmit, duke futur gjenerike (tituj) shpesh edhe nga mesi i filmit ( e di qe kur e thua keshtu, duket si snobizem, por kur e shikon, eshte tjeter gjė!). Ndersa per kete salle (salla e fundit ku shfaqet filmi qe mban dhe titullin e ekspozites: "Primitive"), eshte shikimi i spektatorit qe ndahet ne dysh, ne dy ekrane ngjitur me njeri tjetrin, me kend gati gati 90°.

    Dy ekranet mu duken si dy te dashur, ngjitur me njeri-tjetrin : spektatori ftohet te "rreshqase" midis te dyve, ne "qoshken" e lėnė te lire. Regjizori ne fakt, na propozon nje perqafim.

    Zakonisht, filmat e tailandezit ne fjale, "luajnė" me kujtesen tone ("X plan filmik duhet te kete lidhje me Y plan "). Kesaj rradhe, me duket mua, regjizori "luan" me aftesite tona "akrobatike" vizuale. Per shembull, "loja" midis nje portreti (fytyre) ne njerin ekran, dhe nje zjarri te madh, ne tjetrin. Ose, nje ze (nga njera ane) dhe nje grupi njerezish, nga ana tjeter. Regjizori kalon nga nje bote ne tjetren, amplifikon eko-t (rezonancat) midis nje kohe qe mban brenda te sotmen dhe te ardhmen dhe nje zeri qe ka dhe pastaj s'ka siguri ne ato qe thote; rezonancat midis nje spektatori dhe nje filmi, midis nje filmi dhe fabrikimit te tij, midis dekorit dhe pejzazhit.

    Qarte : ideja eshte te flitet per nje vend, nje krahine, te demtuar nga lufta; ideja eshte te shfaqen imazhe, ne te cilat, ne fund te fundit, pothuaj asgje nuk eshte e dukshme nga ajo lufte e dikurshme. Por permes imazheve, diēka me ne fund lind : per shembull, permes trupash gjysem te fjetur, ose permes elementesh fantastiko-shkencore.


    Nese Blissfully Yours, Tropical Malady dhe Syndromes And A Century shpaloseshin si gjarperinj ne mutacion te vazhdueshem, "Primitive" (qe sigurisht, perben dhe berthamen e filmit te ardhshem te regjizorit !) shpaloset permes shperthimesh : duken flake, flake armesh, flake fishekzjarresh, shperthime gezimi.

    3 filmat e meparshem te tij, dukej sikur ishin ne ndjekje te nje sekreti. "Primitive", gjithe duke mbetur po aq mistik, jo vetem qe perballet me te pa-dukshmen, por duket sikur arrin ta kape ate, duket sikur te vė perballe dilemes: "po sikur ta shikoj prap filmin, se diēka me ka "shpetuar" !. Sepse sigurisht, shikimi im perqendrohet here ne njerin, here ne tjetrin ekran, dhe me krijohej pershtypja se "diēa me ka shpetuar"; sepse, duke parapelqyer te hyja ne brendesi te nje dialogu, isha koshient se totaliteti tij, me kish "shpetu nga duart".

    Ne fakt, totaliteti i filmit eshte veēse nje shpikje, nje "sajesė", dhe jemi ne qe si spektatore krijojme dialogun, bashke-bisedimin midis dy ekraneve, bashekbisedim qe fare mire mund te quhet partiturė muzikore, aq shume ndjehet melodizmi i imazheve. Sensacioni qe lind ka te beje me lirinė, ēlirimin, e perzier me nje far fashinacioni plastik, erotik, filozofik, sensacion qe te jep ndjesine se po shikon diēka qe "askush nuk e ka pare me pare", dhe qe je duke degjuar diēka qe ka te beje me zera te larget, ne rezonance me jetet e tua te jetuara apo edhe te enderruara, jetė koshiente ose jo.

    Cuditerisht, me duket se e gjitha kjo s'ka te beje me transin (komunikimi me shpirterat), me ekzaltimin. Jo. me duket se ka te beje mė shume me diēka qe te perqafon, por dhe qe te mban brenda. Tamam si ai imazhi i asaj anijeje kozmike (qe duhet te kesh pare), qe ne fund te fundit te duket si nje bark (tamam si barku i nje nene qe mban femijen).


    Apichatpong Weerasethakul nuk e fsheh gjestin e tij artistik. Biles na tregon se si e ka fabrikuar. Fabrikimi biles eshte vete filmi. Por jo si "mise en abime", si film brenda filmit. Jo. Fabrikimi lidhet me ēastin, me venitjen (tretjen) e tij, me harresen, dhe me vone, me rilindjen e tij, ne forme te deformuar. Dhe kjo eshte pikerisht ajo qe perben kontemporanen (bashkekohoren) tek Weerasethakul : s'ka mė xhirim filmi, por ka filmim, gjithe kohen, gjithe kohen non-stop, gjithe kohen egziston deshire per te filmuar, deshira per imazhe, deshirė dhe imazhe, dhe kur s'ka mė nga keto... prap behet fjale per kohe kinematografike ! Gjithmone egziston nje film i mundshem, dhe pamundesia eshte nje tjeter mundesi !

    Duke shkruar keto rradhe, po me mbushet mendja per ti hypur trenit e per te ardhur per ta rijetu nje kohe te tille.


Faqja 24 prej 31 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •