Close
Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 302
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Miku yne fuorisync me informon qe, ne kuadrin e Bienales sė Tiranės 2009, ēelet sot episodi i 3-tė.

    Nė bashkėpunim me Akademinė e Multimedias dhe Filmit, Marubi, Tiranė, ne kete episod, ka dhe nje program me Filma ku figurojne disa qe asesi nuk duhen humbur :


    E diel 11 Tetor / Sesioni 1

    Ora 18.00 Filmi me regji te Chantal Akerman (Belgjike):
    - "Jeanne Dielman, 23 quai du commerce, 1080 Bruxelles",
    1975, 193' -



    E hėnė 12 Tetor
    / Sesioni 2

    Ora 18.00 filmi me regji te Chantal Akerman:
    - "D'Est" (East), 1993, 110'



    E martė 13 Tetor
    / Sesioni 3
    18.00 filmi me regji te Chantal Akerman:
    - De l'autre cōté (From the other side), 2003, 99'10''



    E mėrkurė 14 Tetor
    / Sesioni 4

    ora 18.00 filmi me regji te Raymond Depardon (France):
    - "10e chambre", 2004, 105' - nje nga filmat me te mire te dokumentaristit me te mire aktual francez, R. Depardon

    Ora 20.00 :
    filmi me regji te Daničle Huillet dhe Jean-Marie Straub:
    - ""Sicilia !"", 1998, 64'



    E premte 16 Tetor / Sesioni 6

    ora 19.00 filmi me regji te Apichatpong Weerasethakul (Tailande):
    - "Tropical Malady", 2004, 115'


    programi i plote: http://tica-albania.org/TICAB/Shqip/...episode-3.html
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Ordinary people" - film serb nga Vladimir Perisic



    Nje film serb me teme nga lufta ne ish-Jugosllavi ne fillim te viteve '90 si dhe krimet e luftes se asaj kohe. Filmi nuk emeron asnje vend, asnje krahine : permes abstraksionit, regjizori ka dashur ta ktheje historine qe rrefen, ne histori universale. Historia eshte ajo e nje skuadre djemsh te rinj qe kryejne sherbimin ushtarak, dhe u bie per detyre te ekzekutojne nje padite te bukur vere, nje grup njerezish te pafajshem. Filmi tregon ngjarjen e nje dite te vetme.

    Kur filmi shpreh anėn e erret te personazheve te tij, mizerabilitetin e tyre, filmi fiton forcė dhe eshte i bindshem.

    Problemi qendron me pjeset kur regjizori anon per nga ana mėshirore, compassionate. Per shembull titulli : "Ordinary people" do te thote : "Njerez te zakonshem" dmth regjizori do te na tregojė se keta djelmosha te rinj qe kryejne sherbimin ushtarak dhe ekzekutojne pa ju dridhur syu njerez te pafajshem, jane njerez si une e ti, pra njerez te zakonshem. Por une si spektator s'kam nevoje per tituj shpjegues, ate e nenkuptoj vete.

    Ose, dialogje te tipit :
    - "A numerove sa here shtive ?"
    - "Po aq sa dhe te tjerėt".
    dhe ky dialog, shoqerohet me imazhin e djaloshit qe fsheh fytyren e tij me xhaketen ushtarake, si per te na thene qe, atij ja vret dielli syte, por jo vetem djelli...

    Kur nje film kujton se une spektatori jam nxenes ne klasen e 4-te te tetevjeēares dhe marr vesh nga dynjaja aq sa merr vesh nje 11 vjeēar, une spektatori ne salle te kinemase, kam dalė déją nga filmi dhe filloj e mendoj se ē'a do hą per darkė...

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Thirst" ( ETJE ) film jug-korean me regji te Park Chan-wook

    Kur pata bere prezantimin e filmave te ketij viti ne festivalin e Kanes, pata shkrujt :

    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin


    E premte 15 maj :

    - Bak-jwi (Thirst) nga regjizori Jug-korean Park Chan-wook.(ky ka pas bere nja dy-tre filma qe s'me kane pelqyer ndonjehere : "Old Boy", Sympathy for Mr. Vengeance"...Por vjet, filmi i tij i fundit "I'm a Cyborg", me ka pas lene nje shije shume te mire (http://forumishqiptar.com/showpost.p...7&postcount=25). Ky qe prezanton kete vit ne Kanė, eshte horror me vampirė...)



    Mbreme pashe filmin ne fjale, qe eshte vertet nje fare thriller-i gjysem horror, gjysem realist, me vampire, dhe me doza jo te pakta humori.

    Historia : Nje prift korean, shkon vullnetar ne Afrike per te bere vaksinen e re qe nje mjek ka shpikur, kunder nje virusi vdekje-prures qe qarkollon neper bote. Nga te gjithe ata qe pranojne te bejne vaksinen, prifti eshte i vetmi qe shpeton gjalle, fale nje transfuzioni gjaku te ēuditshem qe merr.
    Pasi kthehet perseri ne Koré, i shfaqen ne lekure shenja te ēuditshme. Prifti eshte kthyer ne vampir. Ketu fillon dhe filmi...

    Dhe aty fillojne dhe problemet me tė. Skenat e filmit duken si te ndara, duken si pa lidhje nga njera-tjtra dhe po aq pa lidhje nga narracioni i pergjithshem i filmit. Skenat ngjajne me copeza lekure te vdekura, qe bien njera pas tjetres...
    Kjo ben qe tonaliteti i filmit bie ēdo 10 a 15 minuta... ; shto ketu dozen naive te filmit, here me dashje (dhe ne kete rast, ato jane momentet e vetme interesante te filmit), here pa dashje...

    Film-vampir, nepsqar (i pangopur), dhe mbi te gjitha, grotesk.


  4. #224
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "AU VOLEUR" (Kapini hadutėt !) - film francez me regji te Sarah Leonor





    Kemi nje shprehje ne nė shqip: "Hyp ne pemė se te vrava ! Zbrit nga pema se te vrava !".

    Keshtu eshte dhe puna e regjizoreve te rinj : hall me ata (qe jane shumica !) qe bejne filma pa pike personaliteti e realizojne thjesht produkte komerciale ne funksion te buxhetit, hall me keta si puna e Sarah Leonor, qe perpiqen sinqerisht te bene nje film te parė origjinal e kinofilik por qe per shkak te dashurise sė pamatė kinofilike qe kane per artin e 7-te, mė shume se nje film, realizojne nje demonstrim te admirimit te tyre per X apo Y regjizor apo reference kinematografike.

    "Au Voleur" (Kapini hajdutėt) eshte i mbushur me referenca magjistrale te tipit "Badlands" te Terrence Malick apo "Night of the Hunter" (Charles Longton) ose "They Live by night" e Nicolas Ray. Ndersa "pjesa tjeter" (pothuaj gjithe filmi, me nje fjale) nuk funksionon...

    Hyp se te vrava ! Zbrit se te vrava !




  5. #225
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Autori mė fal pėr ndėrhyrjen, ju e posedoni Filmjournal? Kam lexuar shumė nė atė faqe dhe pėrputhen me shkrimet kėtu. Shkrime shumė tė goditura dhe tė japin kėnaqėsi kur i lexon. Suksese nė vazhdim.

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Aikido Lexo Postimin
    Autori mė fal pėr ndėrhyrjen, ju e posedoni Filmjournal? Kam lexuar shumė nė atė faqe dhe pėrputhen me shkrimet kėtu. Shkrime shumė tė goditura dhe tė japin kėnaqėsi kur i lexon. Suksese nė vazhdim.

    Po, eshte blog-u (http://filmjournal.net/autori/) ku hedh te njejtat postime (komente per filmat qe shikoj) me keto ketu ; atje mungojne vetem diskutimet e here-pas hershme qe bejme ne kete forum...

    faleminderit per urimet !
    pershendetje.

    (shkruaj ku te duash, ketu apo atje, jemi ne demokraci, dmth ne internet !! )

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611



    Judd Apatow, mbreti i komedise aktuale hollywoodiane (qe per fat, eshte nje nga tre-kater regjisorėt aktuale amerikanė vertet interesantė !), kesaj rradhe ka bere nje... tragjedi ! Sigurisht, jo tamam tragjedi, por pa dyshim, ky eshte filmi mė pak komik i ketij regjisori-producent, gjithe duke mbetur nje komedi (kam shkrujt diēka me shume per Judd Apatow tek : http://filmjournal.net/autori/2009/0...nick-stoller// dhe http://filmjournal.net/autori/2009/0...-gordon-green/).

    Kesaj rradhe, mbreti eshte lakuriq, pra Apatow nxjerr ne shesh atė qe "fshihte" permes komedive te tij te meparshme: Apatow eshte, ne fakt, nje tip i deziluzionuar nga jeta, aq sa nuk i beson mė asgjeje ! Besim tek lidhja bashkeshortore ?? Vėshtirė... ! Besimi tek miqesia e sinqerte ? Ndofta..., por dhe kjo, edhe pse temė fondamentale e « Apatow movies », ne kete film eshte vene keqazi ne rrezik : e krimbur nga sistemi liberal, nga paraja, nga plakja, e sidomos nga frika e afrimit te vdekjes, edhe e famshja miqesi vellazerore Apatow-iane, kesaj rradhe eshte vene keqazi ne pikepyetje...

    Te kuptohemi : "Funny People" e pershkruan nje trishtim i thelle, i fshehte, por filmi nuk ka asnje gram sentimentalizem. Thuhet lart-e-poshte se filmi i tij i fundit eshte diēka midis filmave te Woody Allen dhe komedive te Blake Edwards, por une them se, para se gjithash, kemi te bejme me nje film Renoirian (nga Jean Renoir, babai i kinemase humaniste franceze te viteve 40-50).


    Historia e filmit : Adam Sandler (qe per mendimin tim eshte sot per sot aktori me i mire komik amerikan!), luan ne film rolin e nje aktori komik me famė boterore tek te 40-at qe papritur zbulon se vuan njga nje kancer i tmerrshem dhe do vdese me sot e me neser. Quhet George Simmons dhe takon nje debutant te ri komik, Ira Right (luajtur nga aktori Seth Rogen), me te cilin lidh miqesi.

    Deri ne fund te filmit, George Simmons mbetet nje personazh antipatik e tmerresisht egoist, por asnjehere i denoncuar si i tille. Thjesht ai eshte siē eshte. Ka diēka vertet demokratike ne filmat e Apatow-t : secili nga personazhet mbetet ashtu siē eshte, me "te mirat dhe te keqiat" e tij. Dhe pikerisht ne kete prizem, me duket se filmat e tij jane Renoir-ianė: "Drama e kesaj dynjaje eshte se gjithkush nga ne ka te drejte" ( "La regle du jeu"- Jean Renoir 1939).

    Megjithate, filmi eshte plot "kunderpesha" : nese nje personazh eshte konservator e egoist, nje tjeter eshte krejt e kunderta e tij. E keshtu me rradhe...

    Ne fakt, nese do ta permblidhja ne nje fjali : "Funny people" eshte nje komedi...very serious !


    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    ah, dhe diēka per "FUNNY PEOPLE" :

    Filmi mund te shihet edhe si nje "sfilatė" me T-shirt te tipit "geek" (nga seria televizive " Freaks and geeks" (1999) e te njejtit regjizor : very funny !


  9. #229
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    The informant ! – film amerikan me regji te Steven Soderbergh





    Hajde pjellori kinematografike haje : 3 filma ne nje vit, Soderbergh-u !

    Pas kryevepres "CHE", dhe nje filmi qe nuk e "nxirrte koken" dhe mė pat lėnė skeptik ("GIRLFRIEND EXPERIENCE" - http://filmjournal.net/autori/2009/0...ven-soderberg/), "The informant!" (INFORMATORI) eshte filmi i trete i Soderbergh-ut qe shikoj ne kinema, ne nje hapsire kohore 6 mujore ! Dhe prap nuk e di se ku do te dale ky regjizor bizarre, qe eshte kthyer keto vitet e fundit ne titullarin zyrtar te "kineastit indipendent" te studios amerikane "MIRAMAX".

    Nganjehere thua se Soderbergh-u flet se nuk ka ē'te thote, keshtu qe shpik nje "sistem" fiksional qe kenaq te gjitha palėt: filmi ne fjale, ne fakt, eshte autoportreti ironik i nje kineasti indipendipendent te MIRAMAX-it. Do me thene ?? Mjafton te shohesh filmin dhe e kupton !

    Konkretisht : Mark Whitacre (rol i luajtur nga Matt Damon) punon per nje ndermarrje te madhe; misioni i tij eshte te jete informator, dmth te sajoje historira pseudo-spiunazhi per perdorim te brendshem.
    Vjen nje dite dhe FBI-ja intervenon. Mark hyn ne kontakt me dy agjentete, gjithe duke menduar se eshte i punesuar nga FBI-ja dhe ben per kete te fundit te njejten gje qe bente dhe per ndermarrjen e tij: sajon historira me spiunazh industrial : improvizon, shpik, furnizon informacione gjysem te verteta gjysem fiksionale (te genjeshterta), realizon video me kamera te fshehte te mbledhjeve qe ben, etj etj.
    Dy agjentet ja tregojne materialin bosit te tyre. Por videot e realizuara nga Mark nuk e kenaqin bosin. Dhe shefi u thote vartesve te tij : duhet diēka me e forte ! : duhet qe fjala « agreement » te prenoncohet gjate videos ! Dhe pikerisht, ky eshte dhe momenti kur kuptojme qe, ne fakt, e gjithe kjo histori spiunazhi, nuk eshte veēse nje alibi per te bėrė portretin e nje universi, atij te produksionit indipendent (MIRAMAX !) dhe figurave te tij, prej te cilave, figura mė e butė dhe me qesharake ne te njejten kohe eshte ajo e Matt Damon/Mark Whitacre. Dhe eshte e rendesishme qe Matt Damon luan kete rol, kete character, sepse behet fjale per nje proto-tip. Dhe ai eshte vertet proto-tipi : aktor, skenarist, producent ! Dhe po ashtu, e ka filluar me aventura rakamboleske dhe me andralla te shkruajturit e skenarėve per filma (kujtoni "Will Hunting" bashke-skenarist me Ben Affleck). Pra keshtu e kane keto punet e kinemase : andralla, sajesa, diskutime, ... ! Ne vend qe te spiunoje, informatori... flet tere kohen !!

    Te besh nje auto-parodi, a eshte diēka e re ? Vellezerit Ceon dhe Tarantino e kane bere shume e shume vite me pare. Tani u kujtua Soderbergh-u ??

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "PRIMITIVE" - instalacion video nga Apichatpong Weerasethakul





    Eshte hera e pare qe shkruaj ne kete forum per nje ekspozite video, ose me sakte, per nje instalacion video. Per fat, autor i saj eshte Apichatpong Weerasethakul, regjizori tailandez i te famshmit "Tropical Malady", perndryshe nje nga mė premtuesit regjizorė te rinj aktuale.

    Ky instalacion video ndodhet aktualisht ne Muzeun e Artit Modern te qytetit te Parisit dhe pata fatin ta vizitoj.

    5 filma prezantohen ne 3 salla te ndryshme. Shoqeruar nga dy-tre objekte te ndryshme si psh nje mitraloz i ngulur ne toke, disa portrete femijesh e adoleshentesh, per te riprodhuar atmosferen e xhirimit te filmave ne fjalė :

    -Making of the Spaceship dokumenton ndertimin e nje strukture ovoide si nje anije kozmiko-kohore.
    -A Dedicated Machine tregon ngritjen e ketij objekti arkitekturor naten.
    -Nabua Song, eshte interpretimi i nje kenge qe perkujton perplasjen midis ushtrise dhe fshatareve.
    -I’m Still Breathing, - eshte xhirimi i nje clip-i te nje grupi rrok tailandez ne rruget e fshatit.
    -Phantoms of Nabua, metrazh i shkruter per te cilin kemi diskutuar edhe ne kete forum ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...8&postcount=59 e qe mund te shihet falas ne adresen ne fjale.

    Gjesti mė evident i filmave ne fjale eshte fuzionimi i kohėve, i shumė koheve njeheresh : koha e fiksionit (filmit), koha e mitit, koha e Historise (me H te madhe!), koha e se tashmes (jeta e perditshme, aktualiteti politik etj etj). Ky fuzionim proēedon ne kohe te dyfishtė : ne kohen permanente dhe kalimtare te ekspozites. Fragmentet formojne nje lloj filmi te copetuar qe eshte nderkohe nje fare "making-of"-i, endrra e nje filmi (te ardhshem), spektri ose hija e nje historie (njerezore).

    Spektatori hyn ne ekspozite pa patur nevoje per prolog. Dhe ballafaqohet me te rinj fshatare, pasardhes te fshatareve te dikurshem komunistė, dikur ne lufte me Ushtrine. Sot behet fjale per nje popullsi apolitike, indiferente per te kaluaren. Ne fakt, pergatitja e filmit eshte i vetmi sheqtesim i tyre, eshte realiteti i tyre kryesor, realitet bujar per nje ekspozite te tille : filmi lind perpara syve te tyre dhe njeheresh perpara syve tane (vizitorėve e ekspozites).

    Weerasethakul transformon kinemane ne spektografi. Dmth, njeri nga motivet kryesore te ekspozites eshte drita, e filmuar ballazi, duke verbuar hapsiren dhe duke krijuar spektre rreth saj. Tek Tropical malady, kjo ishte nje nga gjestet plastike me te forta te filmit ku Weerasethakul perdorte driten e neonit per te hapur "kanale" brenda imazhit, duke ftuar spektatorin ta perjetonte filmin edhe si eksperience materiale dhe fizike.

    Primitive lind nga zbulimi i nje hapsire gjeografike (xhungla tailandeze) dhe nga nje anketim, nga i cili lind nje histori (shtypja e nje popullate nga Ushtria). Kjo hyn ne rezonance me aktualitetin e sotem tailandez, duke evokuar politiken e keqe te kryeministrit tailandez Thaksin Shinawatra dhe familjes se tij (gje qe me kujtoi ate te qeverisjes se sotme te Shqiperise...).


    Forca e gjestit te filmave te ekspozites se Weerasethakul bazohet mbi nje "paradoks" : mos-intervenimi i regjizorit ne drejtimin e aktoreve dhe nje fare "artificialiteti" qe eshte goxha evident. Mizaskena ka te beje thjesht me regjistrimin e nje atmosfere te caktuar, asaj te xhirimit te filmave ne fjale, e shoqeruar nga prezenca e elementeve me drite, te infiltruar ne xhungel : topa futbolli qe marrin flake, prozhektore, vetetima, prezenca shkaterruese e te cilave thyen heshtjen dhe qetesine e genjeshtert qe mbizoteron ne xhungel. Pikerisht, shkaterrimi lejon riciklimin, prej nga lind nje proces permanent reinkarnacioni. Pa patur nevoje te kete njohuri mbi reinkanacionin budist, spektatori kupton se behet fjale per vėnien e nje realiteti te sotem (bazuar tek shoqeria e konsumit) nen perspektiven e te kaluares, dmth edhe te se ardhmes. Per te konfirmuar nje vazhdimesi historike, kunder harreses (dmth dhe mohimit) te krimit.

    Ushtrim kujtese.
    Skalitje e mendjes (spirit) permes drites.

    Master piece !


    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •