Close
Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 302
  1. #101
    Te kam permendur nje here me duket kete ukrainasin/sovjetikun Konstantin Lopushansky (http://www.imdb.com/name/nm0520283/). Ky ka qene tip asistenti te Stalker dhe shumica e filmave te tij duken si nje fare zgjatimi i Stalker-it, i fiksuar pas apokalipseve, te pakten kete pershtypje me ka dhene Visitor of a Museum, qe kam pare.

    Dead Man's letters
    http://www.youtube.com/watch?v=wDdWZ4PEOO8


    Madje filmi i fundit i 2006-es eshte bazuar te nje novele e Vellezerve Strugatsky, The Ugly Swans. http://en.wikipedia.org/wiki/The_Ugly_Swans_(film)
    http://www.youtube.com/watch?v=9dVbI9S-iwE

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga kino Lexo Postimin
    Te kam permendur nje here me duket kete ukrainasin/sovjetikun Konstantin Lopushansky

    Ky ka qene tip asistenti te Stalker dhe shumica e filmave te tij duken si nje fare zgjatimi i Stalker-it, i fiksuar pas apokalipseve, te pakten kete pershtypje me ka dhene Visitor of a Museum, qe kam pare.
    Nuk e kisha degjuar ndonjehere, por dhe mua, a priori, ato pak fragmente nga youtube, me dhane te njejten pershtypje...
    Eh... fundja, siē ka me kile filma-kopje-te-keqija te Hitchcock-ut apo Antonionit a ku di une, pse mos kete dhe te Tarkovskit...

  3. #103
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    ... "TARRAFAL", e kam pas pare vjet, pasi ishte nje nga 5 metrazhet e shkurter te nje filmi te tiulluar : "O estado do Mundo"
    "Tarrafal" ishte ne vije logjike te punes se Costa-s. Ajo qe perbente forcen e filmave te tij te tjere ishte pikerisht sugjerimi se personazhet ishin te gjalle ne pritje te vdekjes, te gjalle-vdekur (ku ndjehet dhe ndikimi i Melville)... Me "Tarrafal" Costa sheshoi forcen e sugjerimit mbase ne shenje sinqeriteti per ate ē'ka dukej krejt logjike (po e perseris), dhe mbase per t'i hapur vetes pune me diēka te re. Une pres filmin e tij te ardhshem, dhe nuk e di se sa i afte do te jete Costa por ku di une se ē'eshte nje ze qe me thote "kujdes ri-ngjalljes".
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #104
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    (ku ndjehet dhe ndikimi i Melville)...
    Jo Melville por Tourneur...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    Une pres filmin e tij te ardhshem, dhe nuk e di se sa i afte do te jete Costa por ku di une se ē'eshte nje ze qe me thote "kujdes ri-ngjalljes".
    Thuhet qe ne filmin e ardhshem, Costa filmon personazhet e tij ne buze te detit, sepse asnjeri nga ata nuk deshironte te filmohej neper banesat e reja te bardha.
    Wait & see...

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    "DELTA", regjia Kornel Mundruczo.

    Ne te dalle nga salla nje grua qe kishte dale pare meje po fliste me shitesen e biletave duke i thene : "...ka te beje me lirine, eshte rekuiem (requiem) i vertete per lirine, per te drejtat e njeriut". Dhe kishte te drejte zonja...
    Mund te thuhet biles, se, nje mashkull duhet te ndihet keq, ne princip, pas shikimit te nje filmi te tille...(nese nisemi nga skena e fundit).



    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    ...kerkoja diēka ne te tashmen dhe nuk e gjeta ne asnje moment... Nganjehere nga distanca konkrete e kameres, larg, nganjehere nga reshqitja kohore e planeve qe zhdervillen sa ne pritje aq dhe ne arrati (kjo perben interesin me te madh te filmit dhe jo se eshte gje e re), pra larg por gjoja afer.
    Besoj e ke fjalen per nje fare irrealiteti te filmit. Nese eshte kjo, me duket disi e justifikuar, perderi sa imazhet vertiten, siē thua dhe ti, rreth nje marredhenieje jashte normave. Ne rregull eshte ky me Straub-ėt : ka permbajtje (jashte "normave", ne kete rast), pa ka dhe forme ("pa te tashme") !
    E mbrojta filmin, me demek... lol

    Gjithsesi, per nje gje jam i sigurt ne kete film: loja e aktores kryesore eshte e mrekullueshme.




  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    ""Southland Tales" - film amerikan nga Richard Kelly

    "Southland Tales", i realizuar ne fakt ne 2006-n, nuk ka dale neper ekranet e kinemave as ne USA, as ne Europe, per fajin e distributorėve. keshtu qe mund te shihet vetem ne DVD, dale para nje jave ne treg.

    2 ore e 20 minuta film (versioni i prezantuar ne Kanė, ne 2006 ne konkurim zyrtar zgjaste 2h40 min) : objekt i ēuditshem (kurioz dhe eksitues) kinematografik qe nuk te lė indiferent. Perzihen te gjitha, politika, farsa politike, religjioni, fundi i botes, fantastiko-shkencorja, permes nje mizaskene qe ēuditerisht te kujton Lynch-in ("Southland tales" te jep pershtypjen e nje Sci-fi te "Inland Empire"), gjithe duke perdorur, pa i bere syri tėrr aktorė te tipit "Z movies" si Sarah Michelle Gellar, The Rock, Seann William Scott, Justin Timberlake....





    Thuhet se filmi eshte realizuar me 17 miljon $, qe nuk eshte gje hiē per industrine e kinemase amerikane, gje qe ndjehet edhe ne film, film varfanjak, por qe falė talentit te Richard Kelly (ndokush e ka pare filmin e tij te pare dhe te vetem, "Donnie Darko" ??) konfirmon se edhe filmat qe ne aparence duan shume parą, mund te behen me pak $.

    "Southland Tales" duhet riparė, pasi jo te gjitha kuptohen qe ne vizionim te pare. Ka shume gjera ne film, shume shume shume (zbulimi i sekreteve por dhe te djajve te Amerikes...). Filmi merr persiper 10001 gjera (security, alternative energy, star-celebrity...), por qe ēuditerisht, nuk te japin pershypjen e nje filmi megaloman. Perkundrazi, te le shijen e nje filmi-puzzle punk, burlesk e melankolik, e ne te njejten kohe te brishtė.
    Duhet ripare e duhet rifolur (ndofta...)

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  8. #108
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Up the Yangtze", Yung Chang.

    Film dokumentar : "Permbi Yangtze-nė". Yangtze-ja (si shqiptohet kjo : Jangxe?) duke qene lumi me i madh, apo me i gjate, nejse ē'rendesi ka, i Kines, dhe qe kinezet e quajne "mushkrite e kines". Nje pike e lumit quhet "Tre Gryket", dhe pa hyre ne gjeografi, ne po kete pike kinezet jane duke ndertuar nje mur, nje kanal, dreqi e merr vesh se ē'fare, por qe konsiderohet si arritja me e madhe "teknologjiko-ndertimore" e koheve tona (kohe tonat i thenēin!). Gje qe ndjell nje nga shpernguljet me te medhaja te koheve moderne po e po, por madje nje nga shpernguljet me te medhaja ne Histori, behet fjale per me shume se 2.000.000 njerez qe duhet te braktisin rob e gja sepse ne saje te projektit banesat e tyre do te permbyten. Ky eshte konteksti i lėmes dhe per te hyre ne lėme filmi i perqaset lumit si siperfaqe, ne siperfaqe, me gjithe siperfaqet qe e pershkojne (si duket si argument ky i siperfaqeve?), mbi te gjitha u vervitet anijeve turistike te mbushura dėng me turista qe hane e pijne e kendojne e vallezojne paēka ē'ndodh ne breg te lumit. Regjizori duke qene vet turist merr kurajon (e vetmja merite e tij!) dhe ndahet nga kopeja turistike dhe shkon e hedh nje sy pergjate bregut... dhe ndal ne nje familje te thjeshte kineze pa te cilen nuk do kishte film.

    Duke folur per filmin nuk e di pse te jep ndjesine se eshte tip filmi kaq i brishte sa mund ta vrasesh, ta shkaterosh me fjale... Imazhet jane te gjitha te falura, te dhėna, pa rrenje, mjafton te jesh n'ate vend per ti korrur (eshte tjeter pune pastaj "montazhi" i imazheve). Dhe imazhe filmi ka shume, por imazhe me rendesi, nuk ka me shume se dy a tre, te tjerat vertiten si copeza pluhuri rreth e rotull.

    Pra na ishte se ē'na ishte nje familje kineze e thjeshte. Qe jetonte ne breg te lumit Yangtze. Vajza adoleshente e familjes hyn ne pune ne nje nga anijet qe shkojne pergjate lumit, ku i mesojne si te laje ene, si te palose peceta, madje i mesojne dhe te flase anglisht. Kurse familja e saj pergatitet per kurbet... Duhet vezhguar mire figura e babait te vajzes, trupvogel, i imet, me faqet e thithta e me gropa, ku lekura duket nje cope plasmasi e vene permbi skelet. Pergjate lumit dritat e ndertesave te reja, ato te kines moderne, vezullojne. Nje dite prej ditesh babai dhe nena, vendosin t'i bejne nje vizite vajzes ne pune... Kush e di sa mund per te arritur deri atje, dhe kjo vizite tregon mbase gjithēka per kinen e sotme, te pakten per nje pjese se saj. Nje dite tjeter, babai faqe-gropa merr dollapin permbi krye, erdh koha, nje dollap qe neqofte se do ishte arkivol do te mund te nxinte 10 trupa si te tij, dhe e ngjit permbi tatepjeten e bregut... nena po ashtu me objekte me te vogla, po ashtu dhe femija tjeter. Dhe nje dite prej ditesh, midis gjithe euforise kineze per mundin dhe punen e tyre per te ndertuar nje kine me te mire, te pakten keshtu thone slloganet, lumi vjen e pushton ēatine mijera-llamarinash te shtepise ne breg te lumit. Tej-tutje perzgjatet hija e mureve prej betoni... ndonje tip piramide e koheve tona (kohe tonat i thenēin).





    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "KRONIKĖ PROVINCIALE" - film shqiptar me regji te Artan Minarollit

    Po tė lėmė menjane produksionin e filmit, zakonisht konsiderohet si e mireqene se berja e nje filmi permban dy "elemente" : skenarin dhe xhirimin.
    Ne fakt, ka dhe nje "element" te trete, te fshehur, e qe shpesh ka nje rendesi te hatashme : ne anglisht quhet shooting script, ose ne frengjisht : écriture cinématographique . Dhe qė ne shqip do te jepte : "shkrimi kinematografik".

    Pse e them kete ? Sepse filmi i fundit shqiptar "Kronike provinciale" ka nje skenar qe nuk eshte i keq (fundja e ka shkruar nje nga te rrallet romancierė shqiptarė aktualė te talentuar, Ylljet Aliēka, qe eshte edhe autori i permbledhjes ndofta me te mire ne proze ne shqip, te ketyre 20 viteve te fundit, "Parrullat"). Po ashtu, habitshmėrisht, edhe fotoja e filmit eshte vertet e realizuar (ne fund te filmit, konstatova se fotoja e filmit eshte e realizuar nga nje europian). Pra dua te them se filmit nuk i mungon as skenari, as "xhirimi" (fotoja, kamera). E megjithate, eshte ndofta nje nga filmat me te keqinj shqiptare te ketyre 20 viteve te fundit, ne mos mė i keqi.

    Arsyeja eshte ajo qe shpjegova me lart : mungesa totale e "shooting script", pra e "shkrimit kinematografik". Filmi nuk eshte menduar per asnje sekonde te vetme, nga ana e regjizorit kuptohet, perpara se te xhirohej. Pra, eshte marre nje skenar ne dore (skenar i mire, e perseris !), jane zgjedhur aktorėt, dhe hajde xhirojme (shyqyr qe kemi nje operator te mire, dhe do ja hedhim !). Por prap se prap filmi eshte berrnut : nuk gjen 3 minuta film ne 1 ore e gjysem ! Nje shembull konkret : pergjate 40 a 45 minutave te para, filmi nuk permban asnje note muzikore. Ok deri ketu. Pastaj, ne minuten e 45 (te themi), fillon nje muzike e dalė drejpersedrejti nga filmat e Kusturices qe nuk pushon per asnje minut ! Me nje fjale, futja t'ja fusim, te dale ku te dale !

    Mora vetem nje shembull, ate te muzikes, por ka me qindra te tille, qe kane veēse nje emer : mungese totale te "shkrimit kinematografik", ose me shkurt, te regjisė. Dhe ajo ē'eshte mė tragjike, eshte fakti se regjizori, thuhet se pretendon se ka dashur te beje nje film autorial.
    Eh...

    Shkurt, film i bere me by...



  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "INLAND" - film algjerian me regji te Tariq Teguia



    Tariq Teguia, regjizor i ri algjerian (me studime te bėra ne France), ka pas bere nje film te pare shume shprese-dhėnės : "Mė mirė Romėn sesa ty" : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=196
    Ky eshte filmi i tij i dyte. Qe konfirmon talentin e te parit.
    Temat e filmit jane ato te shek XXI : nomadizmi, terrorizmi, klandestinėt.
    I realizuar me shume pak parą, rralle mund te kem pare nje film qe perdor me kaq mjeshteri kuadrin dhe dritėn. Dhe ka nje tension te paparė ne cdo plan filmik, edhe pse ne aparence, behet fjale per nje histori "te qete" te natyres Antonioniane.

    I vetmi "problem" i filmit eshte nevojshmeria e tij. Ne nje interviste qe lexova, regjizori shpjegon se po perpiqet ta shfaqe kete film ne Algjeri, dhe kembengul qe filmi eshte, para se gjithash, nje film algjerian (dhe jo francez). Problemi eshte se Algjeri, kryeqyteti i Algjerise, ka gjithsej veēse 4 kinema dhe, edhe ato pak fare kinema qe jane, nuk jane te predispozuara te shfaqin filma te kesaj natyre. Si rezultat i ketyre fakteve, filmi eshte shfaqur ne pak salla "art & essé" ne France, dhe ... kaq. Dhe eshte pare ndofta nga 4 a 5 mije spektatore franceze dhe ... kaq. Dhe eshte shfaqur ne disa festivale filmash dhe ... kaq.
    Problem nuk eshte numri i spektatoreve (po te ishte numri, surrogatot komerciale qe qarkollojne neper kinema anembane botes, i bie te jene filmat mė te mire, gjė aspak e vertete!!), pra problem nuk eshte numri i spektatoreve, por cilet spektatore e shikojne nje film te tille, cilit publik i adresohet filmi.
    Deri me tani, ata jane te gjithe franceze ose disa europiane qe e kane pare filmin ne festivalet perkatese ku ai eshte prezantuar.
    Por, ky nuk eshte qellimi i regjizorit, per te cilin, eshte mbi te gjitha publiku algjerian qe do te duhej ta shihte filmin e tij. Gje qe eshte praktikisht e pamundur. Keshtu qe mbetet ne fuqi pyetja : Tariq Teguia, me gjithe talentin dhe perkushtimin qe ka per artin e shtate, a ja vlen te vazhdoje te realizoje (dhe prodhoje, meqe eshte ai vete producent i filmit) nje kinematografi te tille ??


Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •