Close
Faqja 3 prej 31 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 302
  1. #21
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Ka ca momente te vogla interesante ne film, por e pergjithshmja... patetike e akademike
    Patetikja eshte tejet interesante, ne mos qofte baza e ē'do arti, vepre, te mire... Problemi i ketij qafokut, Mendes-it, eshte se nuk arrin ta konsideroje seriozisht patetiken ; ose e perflet, shfaq, ironikisht, ose akademikisht, pra filmi i fundit nuk eshte "patetik e akademik", pra jo patetik + akademik, megjithese eshte tjeterlloj akademik, por, me duket mua, eshte patetikja qe eshte akademike, dhe momentet e mira jane ato ku gjilpera shpeton nga cofa e vete puth gishtin (dhe per metafore : mu duk se loja e personazhit kryesor femer, ishte pak a shume si puna e arnimit te nje cofe me gjilpere, i gjithe filmi duke pritur se kur gjilpera do shponte gishtin).
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    Patetikja eshte tejet interesante, ne mos qofte baza e ē'do arti, vepre, te mire... Problemi i ketij qafokut, Mendes-it, eshte se nuk arrin ta konsideroje seriozisht patetiken ; ose e perflet, shfaq, ironikisht, ose akademikisht,
    Nese te kuptoj mire, ti do te thuash qe melodramat e Duglas Sirk-ut apo Fasbinder-it ishin te mrekullueshme sepse e konsideronin (e merrnin) serizisht patetiken, ndersa Mendes ose tallet, ose e ironizon, ose e perdor ne menyre akademike atė (pra patetiken).

    C'est bien ēa ?

  3. #23
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Po, po kjo eshte (duke thjeshtuar ca kuptohet). Dhe hap kllapat prape : kjo qe them qendron kur e zberthen - hajt po e them - "intelektualisht", pra kur e fjalezon, pra (prape) e kam fjalen "nuk e di se sa te ndergjegjshem ishin Sirk-u apo Fassbinder-i per kete, thjesht keshtu e ndjenin dhe keshtu e percillnin" ; gje qe na nxjerr tek debati i vjeter, ose me mire tek loja e kungulleshkave, qe duhet ta kete qejf Mendes-i : "po mire une e ndjej keshtu - po jo pse keshtu, une e ndjej ndryshe - po pse ndryshe, une e ndjej keshtu - po pse keshtu? - po si? - po ndryshe - po pse ndryshe? - po si? - po keshtu".

    Dhe per kete nuk ka nevoje te flas shume, mjafton te shohesh filmat e Fassbinder (edhe te Sirk-ut patjeter) qe jane patetike ne kulm, "patetikisht te shkelqyer" ; po citoj vetem nje shembull "Angst essen Seele auf" - "Frika han shpirtin" (po e perkthej keshtu ne shqip - ne frengjisht "Tous les autres s'appellent Ali"), film ky i frymezuar nga "All That Heaven Allows" i Douglas Sirk-ut. Sikur vetem titullin te vezhgosh mire, "Frika han shpirtin", patetikja gjemon...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #24
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Post Scriptum i postit te meparshem : kur flas per "patetiken" i referohem regjistrit artistik, dhe mbi te gjitha etimologjise, aspak nenkuptimit borgjezo-intelektualo-gazetaresko-fals...

    "Slumdog Millionaire", i Danny Boyle.
    "Papunėsia" krijon dėshira romantike ; Hollivudi kėrkon tė hyjė ne terren tė huaj e tė zbythė-pėrēajė-pushtojė Bollivudin... Delokalizim ndėr-marrjesh (as e para as e fundit). Jo se i interesojnė filmat, por sytė e 1 miljard e ca shpirtrave. Marketing ėndrash qore. Sa pėr filmin : gjysėm pallaēollėk, as njė tamam. Puna ėshtė se Holli shkon i regjur dhe provokues deri ne Indi dhe kujton se mund tė zbythė kollaj Bollin, pėr arsye psikologjike apo psikanalitike, me rampo llaf : pėrtacllėk dhe ndrojtje, turpshmėri dhe mosguxim pagan "seksual" (shfaqėsim ne fakt). Filmi kėsaj radhe pėrfundon me njė puthje "ndalje nė imazh", radhės tjetėr kamera do tė zbresė deri poshtė barkut, ku dora e djalit (ose e vashės) do tė kalojė mbi vithe e do tė tkurret pas rrumbullaksisė... Vazhdimin e gjeni vetė. Punė pėr profesorim "edukate seksuale" : duhet te rriten dhe Indianėt, mjaft mė me tredhje e dredhje vithesh pėr te nėnkuptuar atė qė Holli ka kohė qė e mbart si fond, mbi te gjitha sfond, tregtimi... Zakonoren Bollivudiane, kėrcim-vallet e pothuaj ē'do filmi (pėrveē te filmat e Satyajit Ray me sa njohim kėndejzaj), e zbythėn te gjeneriku, te titrat, kėsaj radhe. Shfaqja e valles : gjoja respektim tradite. Nejse. Pėr pak konkretėsi, kėshtu dhe puna e "Oskarėve", ata qė e prodhuan, duan dhe tė konfirmojnė qė kėtė punėn e delokalizimit dhe ē'peizazhimit e kanė pėrzemėr e seriozisht (mė shumė se me filma duan te joshin 1 miljardshin me ceremoninė e oskarėve). P.S. Njė film te kėtij Danny Boyle e mbajnė si kult, "Trainspotting" ; unė s'e kam parė, ē'thuhet?

    "Gran Torino", Clint Eastwood.
    "Changeling" nuk ja pashe Clint-it, me ē'kurajoi afisha (reklama) e Angelina Jolie, me ato buzet e trasha dhe te varura kesaj radhe, qe mu duk si mafishe. Nejse.
    "Gran Torino" vlen si film vetem e vetem si auto-parodi e ikones Eastwood. Regjim klasik dhe ikonografik, s'ka se si te jete ndryshe me Clint-in. Si me femijet, te vjen keq te kritikosh nje plak si Eastwood-i, aq me shume qe i shkreti dridhet e shperdridhet me gjithe fuqine qe ka... Dhe per "hir te se vertetes", pra pasi e djeg, duhet thene se shume e shume nuk i arrijne as tek themra Clint-it.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga korēar : 07-02-2009 mė 15:41
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin

    "Slumdog Millionaire", i Danny Boyle.
    Kisha vendosur mos ta shihja kete film. Komenti yt me jep nje arsye mė teper per te mos nderruar mendim...



    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    P.S. Njė film te kėtij Danny Boyle e mbajnė si kult, "Trainspotting" ; unė s'e kam parė, ē'thuhet?
    E kam pas pare (mesi i viteve '90) kur doli. Asokohe shkoja ndonjehere tek-tuk ne kinema "se shkonin dhe te tjeret". Me kujtohet se me "tronditi" (asokohe) : film histerik, gjoja trondites, tipik i filmave te semure te viteve '90. Zor se do rezistoja ta shikoja deri ne fund, sot...



    "Gran Torino", Clint Eastwood.

    Besoj se do shkoj ta shoh (nuk po e mbaj fjalen edhe kesaj rradhe, se pas shikimit te "Changelling", me demek isha betuar te mos shihja mė filma te plakushit ).



    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    po citoj vetem nje shembull "Angst essen Seele auf" - "Frika han shpirtin" (po e perkthej keshtu ne shqip - ne frengjisht "Tous les autres s'appellent Ali"), film ky i frymezuar nga "All That Heaven Allows" i Douglas Sirk-ut.
    Miku yne kino, ka shkruar diēka shume te mire tek blog-u i tij per kete film (qe e adhuroj, sikunder gjithe filmat e Fassbinder-it) : http://kinofili.blogspot.com/2008/10...itte-mira.html

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611


    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    “The Curious Case of Benjamin Button” , nga David Fincher

    Ky film i ngjan hiēit vete, film karnavalesk. Dhe karnavalet duhen por mundesisht ne te tashmen.

    Thone qe interesi i ketij filmi eshte rishikimi permes imazheve (pikerisht imazheve-cliché, qellimisht hollywoodiane !) pra rishikimi permes imazheve i Historise Amerikane te shek XX. Mua m'u duk po aq hiē sa te ishte dukur dhe ty. Per mua, "misteri" i vetem i filmit, nese ka nje te tille, qendron ne deshiren e koheve te fundit te David Fincher-it (regjizorit) per te fituar Oscar, ne te njejten linjė me "Forrest gump" dhe "Titanic", me te cilet filmi ngjan si dy pika uji.

    Aman, ti fitoje Oscar-et, e pastaj do perfundoje si Copola ! (by the way: me nje regjister pak a shume te ngjashem, me mire preferoj "Youth Without Youth" te Coppolas, qe eshte ndofta film qesharak, por i sinqerte, te pakten!).

  7. #27
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Rachel getting married", i Jonathan Demme.

    Filmi luhatet midis disa referencave te historise kinematografike qe nuk ja vlen t'i permendesh, sepse do kufizonte filmin, aq me shume qe referencat bejne "mu". Film-shembull tjeter i patetikes dhe drames qe ajo ndjell ne ēakėrdisje e sipėr te marredhenieve te "shtetit familjar" (familja-shtet). Kemi te bejme me personazhe tip, te percaktuara psikologjikisht vetvetiu. Nuk eshte diēka e re ajo qe filmi paraqet, por emocionet funksionojne. Si ē'do film qe ka te beje me patetiken, histeria (jo historia) eshte e pandashme, dhe funksionon aq me mire me perzgjedhjen e aktores kryesore e cila (ndjenje krejt subjektive mbase) duket aktorja me antipatike e sistemit hollivud. Me the e te thashe. - Ajo qe me duket interesante ne film, pa studim detajesh, eshte perdorimi i kameres ne qasjen e hapesireva te ndryshme : dhoma e kunderdhoma, lokale e makina, kopsht e park, banje e kuzhine... Menyra e filmimit te hapesirave te ndryshme, dhe ajo qe i ndan keto hapesira, muret, izolimet, me duket nje nga me te bukurat qe mund te kem pare, nder te tjera sepse perkon dhe shtys psikologjine e personazhit kryesor. C'do dhome ē'do porte, ēdo mur, eshte diēka qe ndan nje intimitet nga nje tjeter, qe izolon... dhe te pershkosh izolimet njeherazi, njetrajtshmi, "njesyri" s'ka gje me provokuese. Ka diēka te bukur ne marredhenien, plan i afert plan i gjere, pune zgjerim-ngushtimi i hapesirave. Njeherazi, si per shembull nje fytyre, ne plan te ngushte (close-up), kamera rotullohet dhe ēel nje dhome te tere, ne plan te gjere, bosh ose plot. Bukur.

    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  8. #28
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Milk", nga Gus VAN SANT.

    Qumėsht? Tambėl? I bardhe apo kuqo-revolucionar? Jo mor jo. Harvey Milk (shikoni wiki-pedian). Van Sant-i shndrron flamurin e eksperimentalzmit estetik, kinematografik, dramatik, per dobishmeri (jo fjale shume e bukur dobishmeria) politike. Kemi te bejme me nje bio-film (bio-picture). Apo film bio? Nejse. Ne te gjithe bio-filmat, personazhet nuk jane me "imazhe" por mbi te gjitha personazhe (kuptimi teatral), maska pra (dhe maska eshte me pak imazh se ē'duket). Dhe sa here kemi te bejme me maska, fjala qendron e para (dialektike fjalėsh e fjalish), paradoksalisht. Per te gjithe ata qe njohin Van Sant-in, me than asht film i Van Sant-it, duhet te mjaftonte... Nuk e di a mjafton kesaj radhe, gjithesesi s'po them me shume. Dy tre gjera te vogla mbaj mend : dobishmeria skenaristike ; fakti qe homoseksualet (ne nje shoqeri mesatarisht borgjeze, dhe krishtero-ēifute) jane mbase te vetmet qe "kerkojne" (to claim, revendiquer) diēka jetike, kauze lavdiprurese ; tjeter, fjalet fataliste, vdekjeprurese, "Nuk do te arrij deri 50 vjeē!"; si dhe momentin e vrasjes ne fund, nje nga skenat me te thjeshta e me te bukura.

    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Copėza bisede me Jean-Luc Goadard-in"

    Ne fakt, nuk mund te thuhet se behet fjale per nje dokumentar, por thjsht per nje film mbi nje dokumentar per Jean-Luc Goadard-in.

    E rralle sot te degjosh fjalen dhe mendimin e Godard-it. Alain Fleicher filmon regjizorin e famshem ne tre mjedise te ndryshme: ne shtepine e tij ne Zvicer, ne Muzeun Beaubourg ne Paris, gjate pergatitjes se ekspozites se Godard-it "Udhetim ne Utopi", si dhe ne shkollen e artit "Fresnoy". Jean-Luc Godard kemben mendimet e tij me Dominique Paļni (drejor i Muzeut Beaubourg ne Paris), me filozofin André Labarthe, dhe me regjizorin Jean-Marie Straub (gallatė, pa dyshim - humori i Straub eshte i famshem ! ).

    Ka diēka te habitshme kur degjon Godard-in apo Straub : thua me vete: ah, kinematografia nuk ka vdekur (edhe pse qafiri Godard thote se ajo ka cof me kohe e me vakt, dhe hajde ta ēojme ne muzé !!).

    Edhe pa pare filmin, takimet e spektatoreve me regjizorin e filmit (ose me bashkebiseduesit e Godard-it) JANE INTERESANTE e mund te ndiqen falas ketu ne video : http://www.editionsmontparnasse.fr/jlg


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 12-02-2009 mė 08:02

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "L'autre" - TJETRI(A) -- film francez nga Patrick Mario Bernard & Pierre Trividic

    Filmat cerebralė jane nga me te veshtirėt per t'u pertypur dhe nga mė te veshtirėt per te qene tė arrirė.
    NJė i tillė eshte "L'autre", - Tjetri(a), film cerebral qe fatmiresisht ja del goxhą mbanė !

    Historia e nje gruaje tek te 40-tat, qe braktis te dashurin e saj, dhe, pikerisht kur meson se ai ka nje te dashur tjeter, behet ... xheloze ! Dhe kalon gati ne marrni !

    Kjo eshte ne dukje historia e filmit, por ne fakt, ky eshte me sakt preteksti i tij. Sepse motivi kryesor i filmit eshte ai i dublimit, dyzimit te personalitetit te njeriut. Per ta bere te kapshme nje gje te tille, regjizoret proēedojne permes "efekteve" (ne thonjeza !) vizuale dhe sonore, pa thirrur ne ndihme psikologjine, edhe pse behet fjale per "psiqikė". Po dhe vetem kjo nuk do mjaftonte: shpetimtarja e vertete e filmit eshte loja e heroines kryesore, aktores Dominique Blanc (qe me sa duket e ka merituar plotesisht Kupėn VOLPI, si aktorja me e mire ne Festivalin e vjetshem te filmit ne Venecia).

    Film qe, edhe nese te lė disi te dyshimte ne fund te tij, gjithsesi te ndjek nga pas, si puna e atyre endrrave jo fort te mira, shenje qe tregon se "diēka" ka ndodhur mes teje dhe filmit.



Faqja 3 prej 31 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •