Close
Faqja 6 prej 31 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 302
  1. #51
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Hello - Pėrshendetje,

    Me ne fund vajta pashe 'The reader' sot. Nuk pushoja dot se qari edhe dy ore pasi kish mbaruar 'filmi' : ) S'e morra vesh nga me erdhi...por per sa i perket realizimit eshte ndoshta ne te paktet per te mos thene i vetmi film i bazuar ne nje liber qe kam lexuar i cili nuk me ka zhgenjyer.

    E sugjeroj per ata qe s'e kane pare...

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    Sapo dola nga filmi Gran Torino, ku ne nje salle 420 vendeshe, kishte nga te gjitha perzierjet nejrezore. Klithma, shume qeshje, grricje thonjsh, nenqeshje me mimiken e plakushit Clint. Ndersa une kisha vendin tim dhe isha i gjithi ne kinemane e Clint-it, nese mund te shprehem keshtu; po vezhgoja dhe ndertoja diēka brenda vetes time.
    Kaq bré ?

    Une hezitova te shkoja dje ta shihja, dhe perfundimisht ja vesha e pashe nje komedi : "Cyprien". Dhe bera mire shume !
    S'ka ngel media dhe shtyp ne France pa e share me nene e babe komedine e re te Elie Semoun (doemos, gjithe elozhet kane shkuar per Eastwood-in...). Por ajo eshte komedi e mire. Larg se qenit 100% e arrire (doemos, nuk ka mizaskenen apo fotografine e "STEAK"), por eshte perpjekje per tu lavderuar. Meriton te shihet, te pakten shume here me teper se sa filmat e tjere komerciale, aktualisht ne ekrane. Kritikėt me demek thone se eshte plagjiature, dmth filmi kopjon filmat e Judd Apatow, meqe flet per "looser" dhe "geek". Po Apatow nuk e ka monopolin e kaqolėve !


    ps: muzika eshte klas ! E ka bere nje nga dy anetaret e grupit elektro : AIR !



  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Fiori Lexo Postimin
    Hello - Pėrshendetje,

    Me ne fund vajta pashe 'The reader' sot. Nuk pushoja dot se qari edhe dy ore pasi kish mbaruar 'filmi' : ) S'e morra vesh nga me erdhi...por per sa i perket realizimit eshte ndoshta ne te paktet per te mos thene i vetmi film i bazuar ne nje liber qe kam lexuar i cili nuk me ka zhgenjyer.

    E sugjeroj per ata qe s'e kane pare...
    Henri,
    ke lexuar apo di gje (a eshte thene gje) per mungesen absolute te filmit te Eastwood "Gran Torino" ne Oscar kete vit ? (asnje nominim)

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    35 RHUMS. Claire Denis.

    Filmi i Claire Denis, njė regjizore e njohur pėr publikun francez pėr filmat e saj aspak tė thjeshtėzuar, ka si temė marrdhėniet prind-fėmijė (nė rastin konkret: baba-vajzė).
    Me pelqeu dhe mua filmi i saj, "35 rhums". Megjithate, siē ka momente vertet plot pasion kinematografik (psh skena kur futen ne nje bar, te lagur nga shiu, dhe kercejne), ashtu ka edhe momente mė pak te arrira (nganjehere merzitesha e behesha derr, po s'ka gje !).

    Per mendimin tim, kjo vjen nga qe Claire Denis, ne disa segmente te filmit te saj, te jep pershtypjen se deshiron t'i ike fiksionit. Ose nguron. Ose i trembet (si te thuash). A thua se ngurron te beje film, te beje "du cinéma". Kam pershtypjen se kjo vjen nga qellimi i saj i mire per te mos rene ne gracken e narracionit, ose nga nje fare "frike" nga fiksioni, tipike tek dishepujt e Godard-it (po me kujtohet nje tjeter regjizore, Chantal Akerman, disa filma te se ciles "vuajne" nga e njejta gje).
    Thene me thjesht : here pas here ne film, te krijohet pershtypja se regjizorja i "trembet" deontologjise se profesionit te saj, pra te kineastit (deontologji e nje profesioni eshte ansambli i rregullave, normave dhe principeve te nje zanati). Kjo me kujton nje shenim te para disa diteve te korēar-it, kur shkruante:
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    ... e ke vene re se sa pak dialektike (dialektizim ; dylexim ; dialog) ka nė nje film, marre tek-pulle, pra ne veēanti, te Godard-it (perveē "Le Mépris" dhe ndonje tjeter)? Sepse "dialektika" zhdervillet ndermjet nje filmi, dhe thenieve, teorive, te Godard-it per kinemane...
    Pra doja te thoja, qe ne filmin qe pashe, jo gjithe kohen ka dialektikė, dylexim, komunikim ("dialog"), qarkullim (Ca ne circule pas tout le temps). Atė boshllek qe Godard-i e mbush me theniet apo teorite e tij per kinemane, Claire Denis me ē'a ta mbushe ?? Nje Godard ka, s'ka 10...

    Por kjo nuk eshte ndonje "kritike" qe i bej filmit, eshte thjesht nje konstatim. Pune e madhe se u merzita nganjehere gjate filmit ! Ne fund, dola i kenaqur. Ne kete prizem te thoja qe, kur dola nga Tony Manero, dola bosh, ose siē te shkruaja, dola si i "mashturar" nga regjizori. Ose, kur them se filmat jane si njerezit, une mė mire rri me nje njeri (ose shikoj nje film) qe ndofta edhe mė merzit here pas here (fundja, a ka njeri qe nuk te merzitet asnjehere ?? ē'a tmerri nje njeri i tille...), sesa te rri me nje njeri (ose te shikoj nje film) qe te jep pershtypjen se qellimi i tij i vetem eshte qe ta pelqej ne maksimum, pra te mė shastisė nga mend !





    ps: ka nje aktor (qe shfaqet shpesh ne filmat e e Claire Denis) e qe eshte dhe ne kete film, Grégoire Colin. Me pelqen shume ! Sikur edhe 3 minuta te shfaqet ne film, e mbush filmin ! Me duket sikur do te jete Gérard Depardieu i shek XXI ! (foto):

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Ndersa mua ai boshlleku nuk me trazoi fare, perkundrazi ne film gjithēka ishte e peshuar dhe ne asnje moment regjizorja nuk frigohet nga tmerri i nje veshtrimi arrogant qe ben spektatori ne shume raste. Iluzion, vetem iluzione mund te marrim nga filmat e perpunuar ne shume vende. Nga truri ato (imazhet) shperndahen me force si ato spermatozoidet. Dhe imazhet qe ka kapur me kameran e saj, jane te plota, pa ngurrim.
    Nuk e di nese e ke ndjekur pak kete regjizore aspak ne kontrast me aromen e kineasteve te tjere franceze. Tek Claire Denis, kemi personazhe qe nuk komunikojne, mbi to ne mund te krijojme, mund te japim e marrim mesazhe urimi apo largimi.
    Shpesh ne film, Claire Denis le kameran te udhetoje dhe ne shohim vetem shinat. Ndoshta kjo menyre te filmuari te ka ngacmuar pak, ndoshta eshte e thjeshtezuar ne maksimum; te marresh nje kamera dhe te filmosh nga treni. Kjo nuk eshte e papare. Por tek filmi gjendja acaruese e nje familje qe nuk zberthehet deri ne fund se kush ishte e kaluara dhe pse po ndodh kjo ndarje, mban dhe lidhjen midis planeve.
    Vdekja e maces. Udhetimi ne Gjermani. Taksia. Kepucet. Pilafi. Greva. E zeza. Keto mund te jene disa forma, menyre per te te dhene pak force, se me sa shoh je lodhur me keto prurje pak te lehta kinematografike.
    Te keshilloj qe pas shikimit te disa filmave qe nuk te ngjeshen dot, te shohesh ndonje Rio Bravo apo La horde sauvage.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    Te keshilloj qe pas shikimit te disa filmave qe nuk te ngjeshen dot, te shohesh ndonje Rio Bravo apo La horde sauvage.
    Eh...
    Une i shkreti prisja te shkruaje diēka qe ndofta do me motivonte te shkoja me pą Gran Torinon, ndersa ti me keshillon te shikoj Rio Bravon ! Prap me Antonionin dhe Bergmanin ti ?? Po a thame qe s'jemi ketu per te treguar kinofilinė tone ?? Apo, "pirdh pirdh autor-o"... (i kam pare, dreqi e mori, i kam pare, edh rio bravon, edhe rio granden, edhe ē'te duash ti... po s'e kishim aty "muhabetin"...)

    "Me rampo llaf" do thoshte korēari, une i bera prap shu... Eastwood-it dhe shkova pashe nje film te mire : SPINUN(Ė) :

    "film me spiune", por ne asnje moment demostrativ; pasionues persa i perket veshtrimit te regjizorit mbi ate qe filmon : njerezit dhe boten qe i rrethon. Densitet ekzistencial, sens montazhi, sens atmosfere, sens personazhesh. Filmi i ngjan nje spiraleje qe "prodhon" imazhe, skena, plane, gjithmone "gjera te vogla", pa pretenduar per "film total" hitchkockian. Film sovran.

    ps: mu be qefi qe pashe, per here te pare ndofta, nje film ku me pelqen aktori Guillame Canet. Me ne fund, nje regjizor qe e shikon vertet Canet, i cili me ne fund nuk luan rolin as te "dhendrit ideal", as "tipin cool", as "perversin e fshehur", por thjesht nje njeri te ēfardoshem, karakterisitika kryesore e te cilit eshte ndofta "paburreria" (te qenit ne prag te gremines, e qe nuk hidhet). Dhe qe takon nga mesi i filmit nje tjeter personazh (Géraldine Pailhas, aktore qe e dua fort), po ashtu ne prag te gremines. Dy "fikacakė" (deux abīmes) te lėshuar ne njeri-tjetrin.


  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Dy gezime ne nje dite, dy filma une sot ....


    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    "Kenge e zogjve" (El Cant dels ocells), film nga Albert Serra.

    Ne fakt nuk di mire si te filloj. Nuk e kam lexuar biblen. Pra si fillim, duke qene se nuk e kam lexuar biblen ne shqip me duhet te pagezoj disa personazhe biblike, te cileve, edhe njehere, nuk u di perkthimin emeror ne shqip... Aleluja! Shkurt muhalebija, filmi rilexon historine e "tre mbreterve astronomė" (les rois mages) qe udhetojne ne kerkim te biēimit, (me falni) femijes, Jesus. Imazhet jane bardh e zi. Dhe pergjate 99 minutave shikon "tre astronomėt" te shetisin neper shtkretetira te ndryshme, qofte mal me rere apo mal me gurre, sa aty ketu, diē flasin madje... Mjaft se nuk ma ka enda te harxhoj frymen per te folur per frymat e shenjta.

    Me rampo llaf, filmi eshte i nje radikaliteti te persosur, si ne teme dhe ne estetike. Albert Serra, regjizori, duket nje "K" me brire (e kam pa tallje). Filmi levron seriozitetin e qesharakes si dhe qesharaken e seriozitetit. Ne baze te kesaj formule, duhet te ishte film i mire... Nuk e di, dhe as ka ē'me duhet. Sidoqofte disa nga imazhet te lene gjurme perkohore. (Kot po shkruaj, se s'kam ē'bej...)


    Andej nga treēereku i filmit, ka nje skene ku shihet Isufi (Jozefi, babai i Jesu krishtit), mbi nje gur, qe s'ben asgje e qe zgjat nja 10 minuta. Se marr vesh si durova. Por ate qe s'marr vesh eshte se, pse regjizori e ka vene ate skene aq te gjate. Ose per te matur durimin tim, ose per te tallur b.... ; Por nuk besoj se e ka vene per tu dukur "film art", sepse gjithe pjesa tjeter te filmit, siē thua ti, ka imazhe qe lene gjurme.


    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    Filmi levron seriozitetin e qesharakes si dhe qesharaken e seriozitetit.
    Ne nje linje me kete qe shkruan, mu duk film as i shenjte, as profan. Diēka midis te dyjave. Mistik, por pa mistikė.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Eh...
    Une i shkreti prisja te shkruaje diēka qe ndofta do me motivonte te shkoja me pą Gran Torinon...
    Gran Torino, filmi i fundit i Clint Eastwod, shpresoj te mos jete i fundit, edhe pse arkivolin e pame te gjithe, paraqet nje veteran lufte (familjare ne SHBA). Duke e krahasuar me historine e femijes se humbur, ku nje nene kerkon me kot vrasesin dhe arsyen se pse ky vrases e vrau, historia e Gran Torino ngjitet ne trup pasi shume ide jane marre nga historia e ketij regjizori, por dhe me situaten politike. Film politik, aspak dramatik, edhe pse drama e disa familjeve eshte trajtuar me shume kujdes.
    Personazhi kryesor Kowalski (Clinti vete) ka nje pasion, veturen e tij te hershme, kohet qe kane kaluar nuk ia kane hequr shkelqimin, por shoqeria qe e rrethon, shoferet e mundshem, trasheguesit, po. Dhe ketu fillon rreshqitja e filmit ne nje moralizues pesimist dhe te ēmendur.
    Sidoqofte, filmi ka shume per te shpjeguar, te cilat regjizori i ka mbyllur, ashtu si mbylljen e filmit, ku ne nuk shohim asgje, verbimi eshte pjese e pandare e veshtruesit.

    Spiun/et, film i ish kritikut Nicolas Saada, qe C D C e kane pase mbrojtur me dhe pa te drejte per filmat me metrazh te shkurter, nxorri nje film qe duhet pare me ēdo kusht, pasi trajton nje histori dhe e percjell tek publiku me shume pasion. Filma me spiune ka plot. Por, ky spiunlleku i nje regjizori tjeter (e qellimshme?), eshte i veēante. Mu kujtua filmi Vrasesi (Le tuer), filma plot freski, energji dhe deshire per te punuar te lire, pa u prekur nga keshillat dhe ekstremitetet e masave.

    Alberto Serra-s ia pashe filmin, ketu e nje muaj me perpara. Me ngjalli deshire per t'ia ndjekur filmat ketij regjizori te ardhur ne kinema si per loje, por qe ka shume per t'i dhene.

    Ndersa hapja e muajit mars, edhe pse i ngarkuar me tituj filmash per te pare; ne nje kohe qe ne Tirane edhe nje hapesire qe ishte, i doli pronari dhe toka nuk prodhon me filma, ketu hapesirat dhe filmat nuk mungojne. Z32, film i Avi Mograbit qe nderton disa intervista, dokumenton dhe analizon historine e luftrave medis Izraelit dhe Palestines, ne nje regjister krejt te kundert me Kerce me Bashirin, qe nuk e kam pare, por qe i kam lexuar pak kritikat mbi te.
    Avi i jep nje estetike filmit me imazhet aq banale qe ne jep telvizioni me ankesat e shoqerise dhe filmimet me kamera te fshehura. Ne film behet filmi. Aktori (ushtari) fik dhe ndez kameran, rregullon kuadrin, sheh kameran, na sheh, demton spektaklin qe ne jep nje film, destabilizon veshtruesin i cili i ulur ne kolltuk ndjehet i pare, humbet intimiteti, ne nuk ndjehemi me ne kinema. Po si te flasim per luften, si t'a ruajme anonimitetin e njerezve, si ta pershkruajme turpin? Film i domosdoshem. Film qe te ben krenar per nga menyra se si i flet publikut nje regjizor.

    Dhe per ta mbyllur, La petite fille de la terre noire, nje tjeter film Korean per t'u pare. Jeta e nje familje e pershkruar nga nje regjizor me ide te majta.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Dhe nje lajm i hareshem per qeflinjte e imazheve :



    "Phantoms Of Nabua", metrazhi i shkurter prej 10 minutash, realizim i vitit 2009 i tailandezit Apichatpong Weerasethakul mund te shihet ketu : http://www.animateprojects.org/films.../2009/phantoms


    Nuk kam pare shume metrazhe te shkurter, por jam kete rradhe jam kategorik: ky eshte me i bukuri qe mund te kem pare ! Rralle mund te me jete dhene te shikoj nje ngarkese te tille (une telle charge) ne ēdo plan, ne ēdo sekonde !

    Kesaj i thone te besosh tek imazhet !!


    Le cinéma n'est pas mort, il est éternel. Sa lumičre brillera toujours.

  10. #60
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Phantoms Of Nabua"
    Film-moment perfaqesues i kinemase aq sa nje qelize eshte perfaqesuese e nje trupi te shendetshem. I shkelqyer. (Rrofsh autor.)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

Faqja 6 prej 31 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •