Close
Faqja 5 prej 31 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 302
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    35 RHUMS. Claire Denis.

    Hapja e filmit me njė sekuencė tė gjatė, ku nga njė kabinė treni, dikush vėshtron dekorin qė jep dhe mesazhin e parė pėr spektatorėt, mund tė jetė njė udhėtim i vazhdueshėm, i mundimshėm qė bėn trupi drejt njė hapėsire tė panjohur, drejt jetės qė mposht ēdo refleks tė fituar mė parė. Fillimi i filmit nuk jep asnjė zhvillim, planet qėndrojnė tė heshtura si dhe personazhet qė filmohen nė tren, nė lėvizje, nė cepa rrugėsh, nė plane tė ngushtuara, pėr tė dalluar mė mirė emocionin qė rrjedh nga lėkura dhe magjia e dritės.

    Filmi i Claire Denis, njė regjizore e njohur pėr publikun francez pėr filmat e saj aspak tė thjeshtėzuar, ka si temė marrdhėniet prind-fėmijė (nė rastin konkret: baba-vajzė). Regjizorja ka marrė njė moshė tė caktuar pėr t’iu pėrgjigjur disa pyetjeve qė mund tė dalin nga goja kur sheh se njė temė e tillė, prind-fėmijė, ėshtė aq e rrahur nė kinema. Joséphine, nje nėntėmbėdhjetėvjeēare bukuroshe, kujdeset pėr tė jatin, kujdesje qė sjell pak nervozitet tek ai. Skenari nuk zbėrthen njėherėsh dramėn e kėsaj familje. Shumė personazhe ndėrhyjnė, dekori gjithashtu, por edhe mungesa e njė dialogu tė pandėrprerė. Regjizorja duket se i ka dhėnė mė shumė rėndėsi shikimit, prekjes dhe ngjeshjes sė trupave. Personazhet ecin sė bashku, ato futen nė njė kuadėr pėr t’i dhėnė mė shumė forcė bėrthamės sė kėsaj familjeje qė nuk dallohet mirė se kush ėshtė shkaku i ndarjes nė copėza tė hapėsirės ku personazhet jetojnė.

    Udhėtimi i Lionel (babai i Joséphine) mund tė ndjehet dhe si njė shkėputje nga trupi i tij i diēkaje qė ai e mendonte tė tijėn. Termi shkėputje hap dhe dramėn e kėtij babai qė ecėn me shpejtėsi si dhe treni i tij. Kėtu, koha ka njė forcė. Spektatori ėshtė gjithnjė nė lėvizje , ai sheh trupat tė filmuar me pasion. Regjizorja ėshtė e njohur pėr kinemanė e saj intimiste. Nė fakt filmi nuk ngatėrrohet vetėm me problemet psikologjike tė njė familje tė copėtuar nga fati, regjizorja krijon mė shumė lidhje ndėrmjet prindit dhe rrethit shoqėror qė shoqėron personazhet nė dekorin social.

    Filmi qė mban si titull njė traditė tė vjetėr, qė shpjegohet vetėm nė skenėn mbyllėse tė filmit, ku 35 gota rhumi duhet gėlltitur, mbėshtillet me njė pėlhurė pesimizmi nė pamje tė parė, por qė nuk mund tė pranohen si skena tė mbushura me trishtim sepse regjizorja filmon jetėn dhe ndryshimin e qėnieve nė kėtė jetė shpesh herė tė pamėshirė. Mbetet njė film i mirė, intim, familjar qė ngré shumė pyetje dhe qė mundohet tė ngrihet pak nga fluksi i pafund i imazheve qė mbushin sallat me spektatorė qė nuk dinė tė krijojnė njė lidhje midis imazheve dhe gjėndjes sė tyre fill pas projektimit.

    Tė gjitha shanset e mira tė ofrohen pasi tė kesh parė 35 Rhums i cili ėshtė njė pėrballje filozofike me ēastet qė shkatėrrohen dhe ritmin e njė jete qė nuk rend sė zhdukuri. Jeta qė filmon Claire Denis ėshtė e mbushur me melankoli, por ajo di si t’i pėrgjigjet spektatorit i cili rri vigjilent nė kolltukun e tij komod, me disa skena familjare, aspak serioze, jo si nė telenovelat e pasditeve me shi; me disa lėvizje tė kameras e cila bėn qė planet filmike tė shndėrrohen nė tabllo, dhe kjo mund tė jetė kinematografi e mirfilltė. Mund tė them qė Denis filmon njė pasazh, njė fletė libri, njė notė muzikore dhe lė njė shenjė nė kinema me filmat e saj qė nuk preken dhe aq lehtė nga kritika boshe e opinionit tė masave tė cilėt rendin pas orgazmave sterile tė njė kinamatografie qė pėrplaset me ne, spektatorin, i cili akoma ėshtė kureshtar pėr tu mbyllur nė njė dhomė tė errėt pėr tė vėshtruar plane tė realizuara me bindje dhe forcė karakteri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga peoples : 22-02-2009 mė 08:17

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    TONY MANERO. Pablo Larrain.

    Si tė flasim pėr tė kaluarėn e njė vendi tė mbajtur nėn diktaturė nga fashistėt? Si tė flasim pėr Pinochet-in, kėtė diktator fashist? Si ta pėrshkruajmė historinė e disa njerėzve qė ndodheshin tė traumatizuar nga funksionimi i shoqėrisė? Si t’ia paraqesim publikut kundėrvėnien e rinisė kėtij regjimi totalitar pa u futur nė detaje dhe pa pėrdorur shumė figurantė me armė nė dorė? Pablo Larrain, regjizori kilian 32 vjeēar, na jep shumė pėrgjigje me filmin e tij Tony Manero me forma tė dashura nga publiku qė kėrkon njė kinema qė komunikon me tė.

    Pėr t’iu futur interpretimit tė kėtij filmi, qė nga titulli kuptohet se lidhja midis Saturday Night Fever, film i John Badham (1977) nuk ėshtė rastėsi apo kėnaqėsi thjesht pėr tė ndjekur pak modėn e remake-ve anė e mbanė artit. Tony Manero qė nė filmin e Badham interpretohet nga John Travolta, ėshtė historia e njė kėrcimtari amator qė ėshtė i apasionuar me personazhin e filmit (Saturday Night Fever). Ai (Raul) identifikohet me kėtė personazh qė kėrkon ta imitojė pėr njė konkurs televiziv. Por pėr tė arritur deri aty, Tony nga Kili, pėrpiqet me tė gjitha forcat qė koha dhe dija i japin. Mbyllja e filmit pėrcjell mirė mesazhin qė don tė japi regjizori, njė mesazh tronditės. Sepse filmi e trondit spektatorin nė kolltukun e butė tė kinemasė. Pėrpunimi estetik nuk ndjek ndonjė rregull. Nė film ngjyra gri mbėshtjell trupat dhe shpirtin e Tony-n qė don t’i ngjasojė atij amerikan. Por ndodhja nė njė shoqėri tė ashpėr, tė mbyllur, vrastare, i mohon shumė detaje spektatorit qė nuk ka shumė informacione pėr Tony-n, pėrveēse disa kolegėve qė pėrpiqen tė krijojnė spektakle pėr tė mbijetuar. Kėto janė njerėz tė privuar nga fjala e lirė. Njerėz tė gjymtuar sepse ėndėrronin tė pamundurėn. Personazhi i filmit ėshtė pasqyra e kėsaj shoqėrie agresive, tė cunguar, tė rėnduar nga privimi, tė gjymtuar nga urrejtja dhe shkatėrrimi shpirtėror.

    Eshtė portreti i kėtij personazhi qė flet shumė pak, por qė vėshtron gjithēka. Ne, spektatorėt, jemi gjithmonė pranė tij, shohim nėpėrmjet vėshtrimeve tė tij. Dhe arritja e kėtij filmi, i cili mund edhe ta mėrzisė spektatorin me ankthin e mbylljes, qėndron nė faktin qė regjizori nuk privohet tė ndėrlidhi dy filmat nė disa pika tė forta. Kush e ka parė filmin e Badham, mund ta ndėrtojė mė mirė historinė qė lidh kėto dy filma.
    Une jam plotesisht dakort me te gjitha keto qe thua ti, por... ne leter ! Ne film, ajo qe me shqetesoi disi gjate shikimit, eshte fakti qe nuk arrita te pozicionohem ne raport me personazhin qe shihja, ose siē ke qejf ti te thuash, "shohim nėpėrmjet vėshtrimeve tė tij".

    Kete nuk kuptova (ose me sakt, nuk ndjeva) une. Ose edhe mė sakt, m'u duke "strange" (e ēuditshme): a kisha te beja me dikė qe eshte ne limitet e te mefshtit (simple d'esprit) apo me nje manipulator me patentė te klasit te pare ??! Ose, edhe nese jane te dyja (une nuk "pashe" gje!), nuk kuptova (nuk pashe, nuk ndjeva) raportet qe kishin personazhet rrethues me heroin kryesor te filmit. A e merrnin per tiran, apo per torollak ?? Qe personazhi kryesor flet pak, kjo nuk eshte ndonje merite ne vetvete ne nje film. Ndaē te fliste pak, ndaē te fliste shume, une doja ta kuptoja (ta lexoja, ta shikoja, tė me shfaqej para syve) si personazh, te merrja vesh se kush eshte dhe ē'fare ben dhe pse eshte ashtu siē eshte. Por per kete nuk e ka fajin personazhi, por regjizori, qe nuk na e dorėzon personazhin, qe nuk na e "jep". Mu duk se regjizori luan nje ēike si macja me miun me mua si spektator, qe ta beje interesant.
    Nuk eshte puna se "nuk eshte film i mire", talent ka aty, ok, ("te dhjefsha talentin - tha, se nuk eshte vetem pune talenti !" ), por filmi here me argetonte, here me nevrikoste...

    i ēuditshem .... (por jo personazh i ēuditshem, por film "i ēuditshem", qe te kuptohemi.
    Ose per paralelizem: me la te njejten ndjesi "te ēuditshme" qe me kish lene rumuni "4 muaj, 3 jave, 2 dite" : shume te talentuar keta regjizoret e rinj te kesaj "rrace", ok ok, por ja qe me bejne nje ēike nevrik me kete performancen e tyre "marramendese"...



  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    O peoples,
    po shtoj diēka qe te jem disi me i qarte (me ty dhe me veten), e qe mos e marresh postimin tim te meparshem per "hartim te bukur" apo snobizėm.

    E mban mend filmin rumun "4 muaj, 3 jave, 2 dite" ? Pata thene askohe qe filmi, edhe pse nuk eshte i bere pa talent, problemi eshte se ta merr shpirtin, te merr frymen, nuk te lé nje minute te vetme te marresh fryme : regjizori nuk i jepte asnje shanc te vetem heroines se filmit, qofte dhe per te pushuar 5 minuta !! Me te njejtin pikeshikimi e shikonte nga fillimi ne fund heroinen e tij : Viktime, viktime, viktime ! (ndofta ndaj dhe, e vetmja skene e mire e filmit, eshte ajo kur vajza e re shkon tek shtepia e te dashurit te saj dhe hą darke me njerezit e tij, sepse pikerisht, me ne fund, me ne fund, pak pushim dhe per heroinėn). Shkurt, a thua se regjizori kishte per objektiv te vetem te na habiste, te na habiste dhe vetem te na habiste. 2 ore film dhe vetem nje qellim artistik paska nje regjizor ?? Sepse duket sikur regjizori te thote : "Te tjerat, i di une, ju habituni, trondituni, vetem per kete keni ardhur ne kinema !".

    Identik i njejti problem edhe me kete kilianin (regjizor i ri dhe ky, si puna e rumunit, duket qe jane te te njejtes "shkolle"). I njejti problem me Tony Maneron e tij : Po ē'fare raportesh ka ky Tony me ata qe e rrethojne ? Per ē'fare e marrin ata (dhe ne, si shikues, bashke me ta): e marrin per tiran, per torollak apo per delirant ? Asnje pergjigje nga regjizori : merreni siē jua tregoj une, regjizori, dhe mos e lodhni mendjen !

    Por me duket se, germo e germo, e gjitha kjo e ka nje shpjegim. Ti e pé qe filmi eshte i frymezuar nga nje histori e vertete, pra ne Kilin e viteve 70 ka ekzistuar vertet nje njeri i tille, i marrosur pas John Travoltes sė "Etheve e se shtunes". Ok deri ketu.
    Po shikoja pak dosjen e regjizorit, per filmin. Perveē faktit qe filmi i dedikohet X (filan) personi ... asnje fjale me teper per kete person ! Me nje fjale, regjizorit (i cili vete nuk kish lindur ende kur personi ne fjale kercente para pasqyres si John Travolta !!) i lind ideja te beje nje film per tė, por... vetem e vetem qe te na ēudise ! Duket ashiqari qe regjizori di pak gjera di per kete njeri, dhe duket ashiqari qe pak i intereson ! (Me kete nuk dua te them se nuk eshte e drejte e regjizorit te beje nje film per nje periudhe kur vete ka qene foshnje, kurrsesi !).

    I njejti demarsh artistik, me duket, ka funskionuar edhe per "4 muaj, 3 jave, 2 dite". Regjizori, ēunak i ri, as qe kish lindur kur rumunet ne kohen e Causheskut abortonin klandestinēe. Kjo nuk ja mohon te drejten per te bere nje film per ate periudhe, por nese i futesh nje gjeje te tille, duhet te interesohesh vertet per njerezit dhe ngjarjet qe filmon, dhe jo te mjaftohesh me truke artistike te tipit :
    -kamera ne sup, se duket si "ngjarje e gjalle"
    -mos vė muzike ne film, se ka thene Tarkovski qe s'duhet muzike ne nje film artistik
    -qepju kemba-kembes personazhit kryesor, se keshtu i hyp tensioni publikut
    etj etj etj

    Ndaj dhe me kujtohet qe publiku rumun e priti shume ftohte ate film, dhe mediat rumune kishin shkruar : "Nuk e marrim vesh se ku do me dale regjizori, pse e ka bere".

    Jam i bindur qe te njejten gje do kene thene ata pak kilianė qe mund ta kene pare Tony Maneron. Ndersa ne "perendimorėt", duhet ta adhurojme filmin ! Ca fait intelligeant ! ...

    Prandaj, jo rastesisht nganjehere degjohet te thuhet me te drejte se behet fjale per filma qe vijne nga ish-vende te Botes se Trete, por qe i drejtohen vetem "publikut sqimatar oksidental" ose etiketohen ne menyre pezhorative si "filma festivalesh" : me gjithe respektin qe kam per nje pjese jo te vogel te ketyre "filmave te festivaleve", diēka te vertete ka ne kete mes !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 25-02-2009 mė 13:10

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Te marr nje shembull te kundert, po prap nga keta filmat qe shfaqen "neper festivale", por tek te cilėt, regjizori ka nje demarsh (perēapje) artistike krejt te ndryshme nga ato qe citova me lart (nga filmi rumun apo ky kiliani per te cilin po flasim).

    Te marrim "Hunger" te anglezit McQueen. Edhe personazhi i "Hunger" ka ekzistuar prej verteti, dhe ne nje periudhe kur McQueen ishte kalamą ! Por interesimi i regjizorit per heroin e filmit te tij eshte krejt tjeter. McQueen nuk na e jep heroin e tij (Bobby Sands) si te dhene nje here e mire. Perkundrazi, edhe pse te mbyllur ne nje biruce te qelbur burgu, marrin vesh plot gjera nga ky Bobby Sands, qofte edhe permes te vetmes sekuence fikse 20 minuteshe te bisedes se tij me priftin. Edhe Bobby Sands ishte viktime, por regjizori nuk na e shfaq vetem si viktime, perkundrazi, na e shfaq se pari si njeri me mish, me gjak, me ndjenja, me dyshime, me dyzime, me kembengulje etj etj. Jemi ne, si spektatore pastaj qe i japim atij statusin e heroit. Por jo regjizori !

    Shkurt, McQueen interesohet per personazhin e filmit te tij, tamam siē thote ajo shprehja shqiptare "si mėma per femijen e saj". E njejta gje mund te thuhet edhe per "Che"-nė e Soderberg-ut :eshte mese evident fakti qe Soderberg-u ka germuar e qemtuar prej kohesh per heroin e tij (ne dosjen e shtypit te tij thuhet qe ai ka punuar per kete projekt qe prej 7 a 8 vitesh !). Biles une u habita (per mire !) me ate film, pra me "Che"-nė, sepse nuk e prisja kete gje nga nje regjizor prej te cilit nuk prisja prej kohesh ndonje gje te madhe (e kam fjalen per Soderbergun).

    Po te njejten gje mund te themi per filmat e Pedro Costes apo Jia Zhang-ke: eshte flagrante dhe per tu adhuruar se sa i intersojne ketyre kineastėve personazhet qe ata filmojne ! Dhe kjo duhet te jete arsyeja kryesore pse filmat e tyre na pelqejne aq shume ! Dhe mos harro se edhe filmat e tyre jane shfaqur neper festivale, por qe evitojne (fale punes se tyre si kineaste) ate fare pozimi, qofte dhe te kamufluar, te nje pjese te mire te "filmave te festivaleve".
    Te kujtohet para 10 a 15 vjetesh se si kish qejf te dukej interesant me kinematografine e tij Lars Von Trier-i ? (me ndonje perjashtim, si psh "Idiotėt", sepse pikerisht, ne ate film, Lars-i nuk merr poza,pra nuk perpiqet "te behet interesant" (siē thone kosovarėt), por interesohet sinqerisht per personazhet e filmit te tij). Ku eshte sot Lars Von Trier-i ?? Ne halé, mender teje. Aty duket se do perfundojne, po vazhduan ashtu, edhe rumuni, edhe kiliani, edhe dreqi me te birin...

    Te jap dhe nje shembull te mire te fundit, nje shembull shqiptar : Nje djale i ri, qe quhet Joni Shanaj (duhet te jete i biri i Mevlanit), ka bere ne vitin 2001 nje dokumentar (si pune dipllome, ne fund te studimeve te tij per kinema ne Suedi) pra nje dokumentar qe titullohet "Ivi, Tirana punk", qe i dedikohet nje djali te ri tiranas te viteve '80 (me kujtohet edhe mua !!) qe quhej Ivi e qe ishte i pari dhe i vetmi punk-rock shqiptar i atyre viteve (dhe qe mileti i asaj kohe e merrnin per te marrė !... ). Per fat te mire, dokumentari mund te shihet ne youtube : http://www.youtube.com/results?searc...irana+ivi+punk - edhe pse i copezuar ne 11 segmente (per fat te keq, mungojne dy segmentet e para, por s'ka gje).
    Ajo qe eshte per tu pergezuar eshte interesi qe tregon Joni Shanaj per heroin e tij (edhe pse Ivi ka gati 10 vjet qe ka vdekur...). Edhe pse dokumentar, filmi eshte pasionant ! Hidhi nje sy, ja vlen. Pune per tu lavderuar.




    post scriptum :

    Korēar-o, meqe permenda Pedro Costen : bleva ne DVD dhe pashe "No quarto da Vanda" (Ne dhomen e Vandes). C'te te them... jam dakort me ty : ja kalon edhe Ventures !
    Filmi shoqerohej edhe nga nje liber, me nje interviste 170 faqeshe te Pedro Costes. E di qe e ke pare filmin; por po deshe, te ta fotokopjoj e ta dergoj intervisten. Me thuaj.

  5. #45
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Nuk "para blej" DVD por nje nga te paktet qe kam blere eshte "No Quarto da Vanda", dhe ne fakt e bleva per arsye te librit qe e shoqeronte, sapo dola nga shfaqja ne ekran te madh i te njejtit film. A e pe ēfare gjeneroziteti mor autor!...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    Nuk "para blej" DVD por nje nga te paktet qe kam blere eshte "No Quarto da Vanda", dhe ne fakt e bleva per arsye te librit qe e shoqeronte, sapo dola nga shfaqja ne ekran te madh i te njejtit film. A e pe ēfare gjeneroziteti mor autor!...
    Edhe une nuk "para blej" DVD. Por kesaj rradhe puna ishte ndryshe...

    E ē'mund te them une per Vanden ? Si ti gjej fjalet ??... Je suis sans voix... Di vetem te them qe kur e zinte kolla Vanden, me dukej sikur kollitej gjithe njerezimi... dmth edhe une i ziu para ekranit...

    Po e bej dhe une si Rexhep Qosja, qe e mbyllte nje bisede te tijen me nje citim te moralistit francez La Rochefoucauld e qe na paska thene nje gje me mend qe ne shek. e XVII : "Vetėm tė sinqertit mund tė bėhen vėrtet krijues tė mėdhenj nė art e nė shkencė".

  7. #47
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Po po ate desha te shtoj dhe une, filmat e Kostes te shuajne fjalet, "kinematografi" e kulluar qe s'ka nevoje per fjale, ne fakt ajo qe ti shuan fjalet eshte intuita e peshes se gjithe atyre qe duhen thene...

    Dikur kam pasur nje mendim per Kosten : "Le regard qui soutient les corps."
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Nuk mendoj qe filmi qenkerka aq i thate dhe mosperfilles ndaj personazheve. Ti e pé se si i filmonte tre femrat qe ndiqnin Tony-n. Regjizori, i mbeshtetur tek filmi i viteve 70-te, dhe tek historia e popullit te tij, arrin te na e zbertheje per te mos rene ne sentimentalizem. Nuk na duhet se kush ishte, se ēfare bente me pare ky njeri. Ne film mund edhe te flasim per nje dite te caktuar, si dhe per nje jave apo nje shekull.
    Nuk shoh ndonje lidhje midis filmit fitues ne Cannes dhe Tony Manero. Ndoshta ti i ke pak me paragjykim regjizoret e rinj te mijevjeēarit te trete. Por nuk duhe te harrosh se rinia e Antonionit ishte e ndryshme nga ajo e sotmja, si dhe e shume regjizoreve te tjere. Po t'i shohesh filmat e viteve 50-te te Bergman, apo te ndonje tjetri, p.sh. Monica, La honte, mund te kuptosh rinine, pjekurine e hershme te nje miti ne Kinema. Nuk e ve ne te njejten banke Pablo Larrain, por ndoshta ai ka guximin t'i flasi botes me nje histori te influencuar nga origjina e tij.
    Tony Manero ka nje shije te mire, edhe pse nuk e perjashtoj se disa elemente ia lehtesojne rrugen, ndoshta i bie pak shkurt me ate mbylljen alla Hitchcock, ndoshta duhet t'ia veshtiresonte rrugen ketij krimineli psikopat. Por, mendoj, se mesazhi i filmit, edhe pse shpesh mendojme se ky film ka disa mesazhe, eshte i qarte qe ne planet e para ku kamera ndjek Tony-n qe nuk flet por vetem gjuan me syte e tij porsi nje tiger i uritur. Mesazhi kryesor mendoj se eshte transformimi i nje shoqerie ne krim i rrethuar nga nje terror psikologjik te tmershem. Mund t ekete dhe nje lidhje me pulsionin skopik. Spektatori eshte i detyruar te ndjeki hapin e Tony-t. Ne C d C, H Aubron shpjegohet mire tek nje fraze "Raul Tony, njeheresh i fjetur dhe kercenues, misheron konformizmin e tmerrshem te Pinochetit; ne trupin e tij gjendet populli qe flé dhe policia qe vret..." (perkth. imi). Pra ketu eshte frika dhe butesia e nje filmi te vogel, por qe pret te veshtroje ndryshe diēka te dukshme.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    Nuk na duhet se kush ishte, se ēfare bente me pare ky njeri.
    Jemi keqkuptuar, por me duket se e ka fajin shqipja : kur shkruaja "Mor po kush eshte ky njeri ?", nuk e kisha fjalen : "cili ishte ky njeri (ē'fare bente mė pare ky njeri, ku e blente buken, etj etj etj)", por si eshte ky njeri, si t'a filmojme kete njeri, ē'fare ka per ti filmuar ketij njeriu, si ta prezantojme tek spektatori. Une nuk kuptova asgje nga ai (njeri pra)! Pata pershtypjen qe regjizori e "mbante" per vete, e luajti kukafshehti 90 minuta me mua, sikur donte te me thoshte: "Jo moreeee, dashke te dish me shume per heroin tim, ėėė ! Ate e di une, ti mahnitu".

    E di si eshte puna ? Nganjehere, nga i njėjti regjizor mund te shikosh dy pozicionime te ndryshme, ne dy filma te ndryshem te tij. Po marr prap Lars Von Trier-in. Ti e mban mend "Dogville". Nicole Kidman, viktimė nga fillimi ne fund. 3 ore viktime ! Nje tmerr i vertete ! Film i ftohte, personazhe qe ekzistonin veēse teorikisht. Vetem teorikisht ! A+B= C. Kaq eshte ai film.

    Pastaj, Lars-i beri "Manderlay", qe ne fakt eshte shume here mė i mire ! Pse ? Sepse papritur, personazhet provojne shijen e deshires (desire) (heroina biles bie ne dashuri me zezakun !), dhe hop!, regjizori u jep frymemarrje personazheve te tij : ata luajne, argetohen duke luajtur, krijojne (inventer), misherohen (s'incarner). Du vrai cinéma !

    Pra, dua te them: gjithshka varet nga bujaria e regjizorit. Mua kiliani mu duk kėrnac me spektatorin, dhe une, qe nuk jam mazohist nga natyra, kam qejf te argetohem ne kinema, te qesh, te qaj, te mrekullohem, te merzitem, te ēuditem, por jo te torturoj veten duke pritur qe filmi te jete nje ēike bujar me mua (jo per nga skenari, jemi dakort, por per nga mizaskena, per nga qellimet regjizoriale, per nga "faēon d'etre" (menyra e te ekzistuarit) te filmit ! Ose, akoma me thjesht: eshte tamam si raporti me njerezit: nuk i kam qejf une njerezit qe bejne si interesant kot. Po qé se je intresant si njeri, hė, hidhu, m'u hap, hajde drejt meje, paraqitu siē je, pastaj shohim e bejme. Biles, edhe po te jesh enigmatik per nga natyra (qe do korrespondonte me disa filma te vales se re gjermane, por jo te gjithe amą), s'ka problem, une i kam qejf enigmatikėt, por enigmen tende mos e fshih, me jep shanc ta kuptoj, tregohu bujar, gjithe duke qene enigmatik.

    Ok ?




    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    Ndoshta ti i ke pak me paragjykim regjizoret e rinj te mijevjeēarit te trete.
    Jo mor hiē fare ! E adhurova punen e bere nga McQueen ! Biles edhe filmit te Joni Shanajt qe duhet ta kene pare jo me shume se 50 veta i heq kapelen ! Hallall i qofshin fjalet e mia te mira.


    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    Por nuk duhe te harrosh se rinia e Antonionit ishte e ndryshme nga ajo e sotmja, si dhe e shume regjizoreve te tjere. Po t'i shohesh filmat e viteve 50-te te Bergman, apo te ndonje tjetri, p.sh. Monica, La honte, mund te kuptosh rinine, pjekurine e hershme te nje miti ne Kinema. Nuk e ve ne te njejten banke Pablo Larrain, por ndoshta ai ka guximin t'i flasi botes me nje histori te influencuar nga origjina e tij.
    Prap ti me Antonionin ? Te dhjefsha mu nė Antonion e Bergman ! . Po rri aman, ne po themi ja "ujku", ti tha: ja gjurmėėėėt (gjurme te arta, me demek !) Po ben dhe ti si interesant apo si ? lol ;
    Leri ore rehat t'u prehen kockat ne xhenet (parajse, me nje fjale), se ata vaten e shkuan dhe e fituan parajsen e tyre. Halli eshte te fitojme dhe ne nje ēike tonen, dmth te behemi nje ēike njerez sa jemi gjalle!...

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin

    Pra, dua te them: gjithshka varet nga bujaria e regjizorit. Mua kiliani mu duk kėrnac me spektatorin, dhe une, qe nuk jam mazohist nga natyra, kam qejf te argetohem ne kinema, te qesh, te qaj, te mrekullohem, te merzitem, te ēuditem, por jo te torturoj veten duke pritur qe filmi te jete nje ēike bujar me mua (jo per nga skenari, jemi dakort, por per nga mizaskena, per nga qellimet regjizoriale, per nga "faēon d'etre" (menyra e te ekzistuarit) te filmit ! Ose, akoma me thjesht: eshte tamam si raporti me njerezit: nuk i kam qejf une njerezit qe bejne si interesant kot. Po qé se je intresant si njeri, hė, hidhu, m'u hap, hajde drejt meje, paraqitu siē je, pastaj shohim e bejme. Biles, edhe po te jesh enigmatik per nga natyra (qe do korrespondonte me disa filma te vales se re gjermane, por jo te gjithe amą), s'ka problem, une i kam qejf enigmatikėt, por enigmen tende mos e fshih, me jep shanc ta kuptoj, tregohu bujar, gjithe duke qene enigmatik.

    Ok ?
    O autori, po dukesh pak i pakuptueshem per mua ne ato qe thua ne lidhje me bujarine (kinematografike) njerezore. Nejse, ndoshta fjalet shkojne edhe me larg se kinemaja per te cilen jemi mbledhur dhe po dredhim fraza.
    Mua filmi me dha aq sa doja te dija. Nje kinema e lire mund ta quaj, po aspak tinzare. Me aq sa po kuptoj une, ty te duket se regjizori ta ka hedhur. Po eshte e vertete. Cdo regjizor na e hedh. Cdo artist qe shkojme e ia shohim vepren na e hedh. Por duhet kurajoja per ta pranuar apo kritikuar.
    Sapo dola nga filmi Gran Torino, ku ne nje salle 420 vendeshe, kishte nga te gjitha perzierjet nejrezore. Klithma, shume qeshje, grricje thonjsh, nenqeshje me mimiken e plakushit Clint. Ndersa une kisha vendin tim dhe isha i gjithi ne kinemane e Clint-it, nese mund te shprehem keshtu; po vezhgoja dhe ndertoja diēka brenda vetes time.
    Tony Manero, mua me la nje hapesire qe eshte e domosdoshme. Ty jo! Ti qendro ne bindjet e tua, te kuptoj dhe te pershendes.

Faqja 5 prej 31 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •