Close
Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 302
  1. #271
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin

    vazhdim...

    ...Tokyo Sonata e Kijoshi Kurosawa ishte nje film qe te ben te mendosh se sa poshte ka rene njeriu. Ndoshta si teme eshte e ster perpunuar nga shume regjizore, por me la nje shije te mire. Ka kaluar pak kohe, shume detaje i kam harruar, por mbaj mend qe ishte nje film i rehatshem per t'u pare. Pse i rehatshem, per faktin se ngjarja nuk mbyt filmin, perkundrazi ne kemi shuem optimizem ne ate qe po i ndodh njeriut, qofte ne Japoni apo ne Amerike.

    Irčne e Alain Cavalier. Te them te drejten shkova e pashe per kritiken e mire qe i pata lexuar diku. Dhe nuk u zhgenjeva. E di se filma te tille jane te ngurte nganjehere, te veshtire per t'u tretur, por menyra sesi regjizori punon per te na dhene personazhin qe nuk jeton me nepermjet dokumentesh, filmash amatore, eshte nje kenaqesi qe nuk duhet lene pas dore.

    Démineurs, me pati pelqyer po ate dite qe e pashe, dhe mbas nje jave me pas. E di qe nga filma te tille nuk mbetet gje mbrapa, perveē dridhjeve dhe historise pak a shume te kuptuar. Por kjo rryme regjizoresh qe po merr kameran dhe vrapon me te, qe krijon jo pak tension ne planin filmik, sikur edhe kaperdihet.

    (rikthim) - Vincere per mua eshte filmi me i mire qe na dha 2009. Nje energji e tille, nje kombinim i tille me dokumenta, ngjarje, te cilat jane pak ose aspak te njohura nga publiku, verteton se MB eshte nje regjizor i talentuar dhe meriton me teper nga kritika. Ai ka ndertuar nje tragjedi sepse ashtu ishte koha kur BM sundonte Italine. Dhe personazhet jane te gjithe tragjike, te zgjedhur me pikatore. Ne asnje moment nuk e leshon perin ky MB, gjithnje i rri prane kameres dhe aktorit, i cili duhet te mbushi ekranin dhe jashte ekranin qe funksionon mire.

    Kush mbeti? Jarmuch. S'e di nese ke te drejte qe e mbron aq shume ate film. Per mua mu duk pak boshe dhe shume me pretendime per asgje. Po nejse, ndoshta si regjizor ka shume talent dhe deshire per te bere film me ēdo kusht. Ecejaket e personazhit mu duken si ecejaket e nje regjizori te madhe qe s'arrin dot t'i hape dyert dikur te kristalta per te...

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    (rikthim) - Vincere per mua eshte filmi me i mire qe na dha 2009. Nje energji e tille, nje kombinim i tille me dokumenta, ngjarje, te cilat jane pak ose aspak te njohura nga publiku, verteton se MB eshte nje regjizor i talentuar dhe meriton me teper nga kritika. Ai ka ndertuar nje tragjedi sepse ashtu ishte koha kur BM sundonte Italine. Dhe personazhet jane te gjithe tragjike, te zgjedhur me pikatore. Ne asnje moment nuk e leshon perin ky MB, gjithnje i rri prane kameres dhe aktorit, i cili duhet te mbushi ekranin dhe jashte ekranin qe funksionon mire.

    ...
    VINCERE eshte pa dyshim filmi me inteligjent (ne sensin, intelektual) i vitit. Troppo intellettuale ?? Forse...
    Gjithsesi, film qe pretenton me ndergjegje te jete i Madh, qe pretendon te triumfojė, di vincere !!
    Film musolinian ?? Gati-gati ! Fundja, plumbi do plumb !

    Gjithmone, dy ēmėnduri ne filmat e Bellocchio-s : tek "Buongiorno, notte" ose "Il sorriso di mia madre" : nga njera anė, ēmenduria kreative, imagjinuese, transformuese, artistike (dmth anti-ēmenduri) tek personazhi i brigadistes Chiara ose piktorit Piaccifuoco; nga ana tjeter, ēmendi rigjide, fashiste, religjioze, fanatike tek personazhet e brigadisteve te kuq qe vrasin Aldo Moron ose te prifterinjve (tek "Il sorriso..").

    Edhe kesaj rradhe, dy ēmenduri : nga njera ane Ida Dalser, e marrosur pasionante, ish gruaja ilegale e Musolinit, dhe ne anen nje i marrė i rrezikshem, Mussolini. Por, ne ndryshim nga filmat para-ardhes, kesaj rradhe, e mira nuk eshte ne anen e atij qe ndryshon, dmth Mussolinit, por ne anen e atij (asaj) qe mbetet rigjide deri ne fund e qe nuk mund te mendoje gje tjeter ne kete bote perveē se Dashurise se saj per Duēen. Dmth, kesaj rradhe e mira eshte ne anėn e rigjiditetit, mos-ndryshimit, metafizikes. Ndryshim jo i vogel ky, per filmat e Bellocchio-s !!! Vertet i komplikuar Bellocchio ! Dmth, pasionant ! Nje shembull : skenat e seksit, ne fillim te filmit, ndofta jane te rendesishme, ok, por mbi te gjitha, jane shqetesuese (disturbing...).

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Vjaza me e lumtur ne bote- film rumun me regji te Radu Jude



    Titull ironik per nje film te ri rumun : Nje vajze e re provinciale rumune, fiton nje veture falas, falė grumbullimit qe i ka bere etiketave te nje lengu frutash ! Prinderit e shoqerojne ne kryeqytet, Bukuresht, ku do xhirohet rekama qe do ti beje publicitet vetures, e cila menjehere pas xhirimit, do ti jepet dhurate vajzes se re. Ne te njejtin moment, prinderit e vajzes se re, perpiqen ta bindin atė qe... ta rishesė veturen !

    Dmth, behet fjale per xhirimin e nje reklame, gjate te cilit vajza e re duhet te buzeqeshe dhe te thote se eshte vajza me e lumtur ne bote. Dhe te gelltise gllenka pas gllenkash te lengut te frutave, fale te cilit fitoi veturen !

    Filmi eshte interesant, por per fat te keq, skenari e ngrin mizaskenen ne disa skema socio-psikologjike jo pak skematike dhe cinike (psh: skena kur prinderit nderrohen ne W.C-nė e nje stacioni servisi, duket se na thote : "E shikoni ? Te varferit jane po aq budallenj sa dhe te pasurit, kur behet fjala per parą ! Dhe pranojne ti nenshtrohen te plotfuqishmėve, biles pa u perpjekur ta fshehin poshtėrimin".
    Ok, e dime se keshtu jane ish-Vendet e Lindjes aktualisht, keshtu jane dhe shqiptarėt per shembull, por pikerisht, pse e dimė, nuk kemi nevojė te na e rithotė ironikisht me gjuhe cinike nje veper filmike ! Ose ndofta, e kemi per "rracė" ne ballkano-lindorėt cinizmin (bej shaką !!).


    Ka disa momente vertet humoristike ne film ("ba ba ba ba ba " (pij, pij, pij, pij" - thirrjet e regjizorit gjate xhirimit te reklamės; ose gjuha qe perdor i ati i vajzes, gjuhe po aq sa fyese sa dhe dipllomatike). Sikurse ka dhe skena te tjera qe nuk jane bindese (sherri i pafundem ėmė-bijė).

    Ne fakt ne fakt, problemi i filmit eshte se nuk eshte fort... delirant ! (kuptohet, pa rėnė ne gracken e filmit-skeē, tė jemi dakort !!).


  4. #274
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Muaji i mjaltit nga Tirana pėr nė Serbi dhe mė pas nė Itali e Hungari...

    Citim Postuar mė parė nga fuorisync Lexo Postimin
    Filmi perurues, i ketij edicioni, nuk mund te ishte tjeter vecse bashkepunimi i 1-re kinematografik shqiptaro-serb "Honeymoons" , nen regjine e te talentuarit Goran Paskaljevic dhe skenar te Genc Permetit, njerit nga programuesit dhe drejtuesit e festivalit ne keto 5 vitet te fundit.
    Njė tmerr do tė thoshja nėse s'do kisha pak mėshirė pėr dy tre skena qė qėndrojnė nė kėtė ortek gafash kinematografike. Nuk e kuptoj pse-nė e njė filmi tė tillė nė njė kohė kur mund tė bėjmė mirė gjėra tė tjera, gjithmonė me kameran e kam fjalėn.

    Filmi fillon shumė keq. Pėr ne, si publik shqiptar dhe qė kemi parė BL e YM nė shumė filma, biles prej rinisė sė tyre, nuk ka asnjė sens nėn titulli "Kukės". Se aty flitet me njė gjuhė standart e kaluar standarti. Dikur kishte njė Ndrek Luca apo Ndrek Shkjezi qė t'i afroheshin roleve tė malėsorėve tė Veriut, por ndoshta GP e ka shkruar skenarin duke e menduar Rrokun si njė ish oficer dhe gruan e tij si njė ish arsimtare! Po tė na kishte dhėnė njė sinjal sado tė vogėl tė paktėn, se ajo qė thotė fuoeisync qėndron. Gjuha nė gojėn e aktorėve ėshtė skandal fare. Tek skenat shohim tė njohur tė kinemasė si TF me shokė, por qė nuk i japin asgjė mė shumė filmit qė kėrkon tė filmojė Tiranėn pak live.

    Mė vjen keq pėr Pascaljeviē-in, se thonė se ka talent dhe i beson asaj qė bėn. Por, ai tradhtari i kombit serb (kėshtu ia kanė vėne kohė mė parė serbėt titullin) sot duartrokitet nė Tiranė e Serbi, arrin qė tė shpėrndahet edhe nė Francė (gjė jo e vogėl) ku edhe jeton. Problemi i filmit ėshtė se dy historitė nuk arrijnė tė na japin asgjė, se kur ne fillojmė tė hulumtojmė diēka, aty skena ndėrpritet.
    Pastaj, e vėshtirė t'i besosh se njė regjizor me eksperiencė dhe qė mirpritet nė Cannes, tė mos e dallojė cliché-nė qė janė me thasė.
    Loja e aktorėve ėshtė skandaloze. YM nuk besohet me rolin e saj, asaj tė njė nėne qė kėrkon djalin e saj. Apo BL qė hesht e hesht, dhe qė na mėrzit me atė pesimizmin e tij, i cili ėshtė si virus pėr tė gjithė tė tjerėt.
    E lehtė tė thuash se shqiptarėt fejohen, martohen e pastaj hop... nė trotuar. E dimė! Ka vite qė na e thonė mediat italiane! Nuk ka mė nevojė tė na dalin lakuriq tė vėrtetat, jo nė kėtė mėnyrė.
    Nuk bėj tė pakėnaqurin. Aspak. Fundja, seicili e mendon sipas kushteve. Ndoshta me kėtė lloj palaēollėku, GP i ka marrė fondet (financiare) pėr tė filmuar.

    Skenat qė mė pėlqyen janė: dasma serbe (prandaj pjesa serbe qėndron mė lart se ajo shqiptare ku 15 katėshi fundos ahengun shqiptar-e pabesueshme tė lejohet tė qėllosh me kobure nė mes tė Tiranės ashtu sepse filmi ka shumė tė vėrteta dhe kundėr tė vėrteta tė supozuara) dhe ai emigranti qė grabit Majlindėn tek porti dhe qė i thotė ato fjalė qė i shkojnė pėr shtat.

    autori, tė kėshilloj ta evitosh si film, se do nervozohesh dhe s'pėrfiton gjė, mė mirė shko e shih Tetro dy herė.

  5. #275
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin

    autori, tė kėshilloj ta evitosh si film, se do nervozohesh dhe s'pėrfiton gjė, mė mirė shko e shih Tetro dy herė.
    Jo jo, do doja shume ta shikoja "Honey moons", jam kurioz. Nuk dalin perdite filma ku flitet shqip, aq me pak nje bashkepunim shqiptaro-serb.
    Problemi eshte se filmi ka dale me pikatore ne France, 5-6 kopje gjithesej; per momentin, nuk eshte i programuar "chez moi". Ndofta nga fillimi i janarit; shancet jane te vogla...


    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    E lehtė tė thuash se shqiptarėt fejohen, martohen e pastaj hop... nė trotuar. E dimė! Ka vite qė na e thonė mediat italiane!
    Une nuk e kam pare filmin, por nuk me duket problem pse thuhen te vertetat ne kinema; problemi eshte si thuhen. Mu kujtua filmi rumun qe komentova me lart : "une e di se keshtu jane ish-Vendet e Lindjes aktualisht, keshtu jane dhe shqiptarėt per shembull, por pikerisht, pse e di, nuk kam nevojė te ma rithotė me gjuhe cinike nje veper filmike !".

  6. #276
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Keto filmat kinez, japonez, indian etc ... nuk i shikon ne kinema ti Autor apo jo ? Besoj i renton dvd ?


    .. e ne lidhje me Avatar, duhet ta kishe pare te pakten ne 3D. Do kishe pershtypje tjeter, mendoj. LoL
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 29-12-2009 mė 20:39

  7. #277
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Keto filmat kinez, japonez, indian etc ... nuk i shikon ne kinema ti Autor apo jo ? Besoj i renton dvd ?
    Po, ne kinema i shikoj. Mund te ndodhe nje ne 100 qe ta rentoj ne dvd.



    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    .. e ne lidhje me Avatar, duhet ta kishe pare te pakten ne 3D. Do kishe pershtypje tjeter, mendoj. LoL
    Po, e pashe dje ! do te them pershtypjet e mia paaaaak me vone, se po me bertet shefja tani !

  8. #278
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin

    .. e ne lidhje me Avatar, duhet ta kishe pare te pakten ne 3D. Do kishe pershtypje tjeter, mendoj. LoL
    Siē te thosha me lart, mbreme shkova ripashė AVATAR, kesaj rradhe ne 3D.

    Ne komentin tim per filmin, pasi e pashe heren e pare ne 2D, une nuk kam shkruar pershtypje te keqija, kryesisht ato jane te mira. Dhe qe as nuk permiresohen, as nuk keqesohen, tani qe e pashe ne 3D. Mbetem pak a shume me te njejten shkalle pelqimi e me te njejtin opinion per filmin.

    Ne fakt, mė ndodhi ashtu siē i kish ndodhur nje mikut tim : ne krye te 10-15 minutave, i harrova syzet, dhe kjo eshte shenje e mire sepse konfirmon se filmi eshte interesant, me ose pa 3D.

    Megjithate, kam disa rezerva per realizimin ne 3D :
    per shembull, mu duk paradoksale qe, nje film i xhiruar ne 3 Dimensione, te kete nganjehere "turbullire" (blur- ne ang.; flou - ne fr.), sepse si tri-dimensional qe eshte, ai supozohet te shfaqe relievin sa mė te qarte, pa "trubullire".
    Ja nje shembull: tek fotoja e meposhtme, njeri nga dy futbollistet, duket turbull, dhe ky efekt behet per te dhene pershtypjen se ai eshte larg.



    Por kjo eshte nje foto 2 dimensionale, pra "turbullira" justifikohet; ndersa ne 3D, normalisht, relievi duhet te zevendesonte "turbulliren" !!

    E njejta gje edhe per perdorimin e fokusimit (focal). Nuk me kujtohet skena, por mbaj mend qe, ne nje moment, ne te njejtin plan, kemi edhe reliev, edhe focus !! Si duket, ndaj dhe kisha nganjehere dhimbje te vogla koke... lol

    Ne fakt, qe te jemi te sinqerte : AVATAR te jep efektin e nje filmi me aventura, ngjyra fluo te lezeēme, e gjitha kjo e shoqeruar me nje nen-tekst politik (ekologjik, mbi te gjitha), por qe nuk shkon fort larg, nuk na mrekullon.

    Konkretisht : qe filmi te me mbante lidhur mė fort pas vetes, do doja qe heroi i filmit te ishte mė i dyzuar (lekundur) se anen e cilit do mbante : anen e civilizimit nga vinte (planeti Tokė) apo ate te planetit Pandora. Ndersa ne film, qe ne minuten e 9-te, e kemi te sigurt qe heroi kryesor "eshte ēun i mire" - manikeizmi eshte total, ndarja me thike midis te mires dhe te keqes eshte foshnjerore... Per shembull, per asnje sekonde te vetme, nuk me hyri dyshimi se ai do ti tradhetonte Na'vis-ėt, banoret e plantetit Pandora ! Edhe pse filmi, ben gjoja sikur "nuk i dihet, edhe mund ti tradhetoje, keshtu qe, kujdes spektator, ki mendjen ke filmi !" lol

    Por ajo qe me bezdisi me shume, eshte mungesa e nje reflektimi estetik, per shembull nje reflektim se ē'fare te reje mund te sjelli 3D. Ndaj e mora shembullin e "turbullirave" dhe focus-eve ne film, sepse me duket disi e pafalshme per James Cameron qe ti "shpetojne" gjera te tilla... Edhe behet gjitha jo zhurme mbi 3 dimensionalen, edhe... perdoren turbullira dhe focus si ne 2D !!

    Pastaj edhe diēka, se per pak harrova : behet fjale per nje film qe flet per shamanizmin (shamanism), dmth per mardhenie dhe rite spirituale midis njerezish dhe shpirterash mbi-natyrore. Gje mė te paqme, nuk ka ! Po mire, po pse atehere regjizori i pershfaqė vizualisht keto ceremoni, si ceremoni gjigande naziste (hitleriane) apo fashiste (musoliniane) ?? ! Shume shemtuar ! Kjo gje, s'me pelqeu hiē hiē !
    Ose, meqe normalisht nė shamanizem degjohen zerat e stergjyserve (do ishte gje shume e bukur te degjonim zerat e stergjysheve te banoreve te ketij planeti !), pse degjojmė muzike te tipit "Indian Sacred Spirit" apo zerin e Maria Carey-t ne sfond ??? Faqja zeze !! Nuk mund te gjente James Cameron diēka mė origjinale per te reprezentuar (pershfaqur) keto rite (nga ana vizuale) dhe keto zera (nga ana fonike) ??


    Por si duket, te gjitha keto vijne nga nje fare strukjeje e filmit ne vetvete : te rralla jane momentet kur bota Tokesore vihet ne kontakt me irrealen, me ate te planetit Pandora. Dhe ato jane momentet mė te bukura te filmit. Gjynah qe regjizori nuk eshte treguar me i hapur ne kontaktin e dy boteve mes tyre !!!

    Shkurt, gjynah qe ka gafa te tilla, sepse qellimet regjizoriale jane fort pozitive : nje grup te rinjsh amerikanė qe ishin ngjitur me mua ne kinema, shperthyen ne te qeshura, kur koloneli i Ushtrise amerikane ulerin ne film : "Te luftojme terrorin me terror !". Sigurisht, te rinjve amerikanė ne salle, u eshte kujtuar George W. Bushi !!
    Po aq pozitiv sa eshte dhe qellimi regjizorial i Cameron-it per te larė hesapet me amerikanėt, qofte historia aktuale (Bushi), qofte ajo e kaluara (Indianet e Amerikes). Pra, nga kjo ane, s'ke ē'i thua !

  9. #279
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Autor, LoL
    Ku kish turbullire ? Mos i kishe gjyzlyqet te pafshira mire
    Se bej shaka. Psh une si kurioze, i hoqa syzet desha te shikoja ndryshimin si do dukej pa dhe me syze. Dhe eshte goxha ndryshim. Ty vertete te krijohet ajo ideja qe si ke me syzet, sepse i ke dhe po e shikon me ato, pa provo ti heqesh nejhere. lol
    Film eshte, mbase nga buja qe u be .. prisnin njerezit ndonje shpikje te re. 3D per mua nuk ishte hera e pare. Po dhe historia disi e vecante kesaj rradhe . Megjithate mua me pelqeu. Muzika nuk ishte e keqe per mendimin tim. Megjithate varet si e perjeton cdo kush.

    p.s. Do ishte me mire akoma ta shikoje ne IMAX 3D.
    personalisht do e kisha pare ne IMAX, po ora qe jepej ishte 12 e nates, shume vone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 30-12-2009 mė 13:29

  10. #280
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Le pčre de mes enfants.

    Filmi i dytė i regjizores sė re franceze Mia Hansen Love, doli nė ekranet e Francės. Edhe pse i rethuar me filma 3D e vizatimorė, ai po arrin tė takojė publikun e vet.
    Ngjarja e ndodhur para pesė vjetėsh ku njė produktor vetė vritet meqė nuk arrin t'i financojė filmat siē ai e mendonte, trajtohet me nota tė theksuara optimizmi nė filmin e MHL, si pėr t'ia dedikuar filmat e saj (2) kėtij produktori qė nuk arriti t'i shohi filmat (fėmijėt) e MHL sa ishte gjallė. Pra, ai produktor (burrė) qė sa ishte nė jetė i besonte njė vajze tė re, e cila vetėm njė film me metrazh tė shkurtėr kishte bėrė nė atė epokė, i premtoi vajzės se ajo mund tė bėnte filma (fėmijė). Dhe deri mė sot kjo vajzė e talentuar ka bėrė dy: Tout est pardonné dhe ky i fundit.

    Njė produktor ndiqet nga kamera pėr gati 20 minuta kudo, nė makinė, zyrė, shtėpi, derisa policia e ndalon pėr disa thyerje rregullash.
    Sohim, ndjejmė, se si mund tė ndėrtohet njė film. Ndėrthurja e ashpėrsisė sė financierėve, atyre qė japin drita tė gjelbėrta pėr projekte filmike, me embėlsinė e njė darke nė familje, apo loje me fėmijėt, nuk tregon gjė tjetėr veēse jetėn tragjike tė njeriut, ēfarėdo qoftė profesioni i tij.
    Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė prodhues filmash (Humbert Beslan) qė ka ekzistuar nė realitet, por qė MHL e pėrzien pak me ngjarje qė nuk kanė tė bėjnė shumė me realitetin, por me fuqinė e njė regjizori pėr tė mbushur njė kohė filmike.

Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •