Meqe keto kohe nuk ka ndonje gje interesante ne ekranet e kinemase (te presim fund-gushtin per filmin e ri te Tarantinos), kam pare disa filma te vjeter. Dhe meqe nuk u shtykėrka ora e punes, po bej ca lista te vogla, per filma te vjeter e qe me duken te domosdoshem per tu parė, ndarė sipas zhanrit.
Kuptohet, per aq sa kam pare dhe per aq sa me kane pelqyer...
Po e filloj me FILMAT WESTERN :
Prej disa kohesh me eshte formuar bindja se, zhanri i westernit eshte ndofta zhanri mė adekuat (mė bindes) ne kinema. Kjo ndofta per arsyen e thjeshte se nje film western eshte mė sė shumti rrugėtim (kalėrim). Por edhe shiriti i filmit eshte po ashtu nje "rrugėtim", levizje (move), xhirim (movies). Bejne xhiro cowboy-sat, bėn xhiro dhe shiriti i filmit !
Edhe ne lėmin e arteve te tjera (letersi, teater...), nuk njoh ndonje roman western te famshem : ndofta kinematografia, nė origjinėn e saj, lindi bashke me "West Conquest". Dhe eshte e vertete se Hollywood-i ndodhet ne West Coast, ne bregun Perendimor te USA : vendosja e Perandorise se kinemase ne fillim te shek. XX nė perendim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes (ne Los Angeles) eshte pjese perberese e "West Conquest", pushtimit te Bregut Perendimor.
Dy fjale per historikun e ketij zhanri:
Filmi i pare amerikan me sens narrativ (qe rrefen diēka) eshte "The Great train robbery" i vitit 1903, dhe eshte... nje western !
Periudha klasike (1910-1960), eshte dhe mė pjellorja : mjaftojne western-et e John Ford me aktorin e tij fetish John Wyane per te kuptuar se si kalohet nga manikeizmi (ndarja naive midis te mires dhe te keqes) ne filmin "Stagecoach" (1939) tek humanizmi i pamatė i "Cheyenne Autumn", denoncues i rracizmit te anglezeve ndaj indianeve.
Perudha moderne (1960- deri ne ditet tona) permbledh po aq western-in italian (Sergio Leone) sa dhe filmat e Clint Eastwood.
10 filma western qe do i rekomandoja me shumė entuziazėm (renditur pak a shume sipas preferences sime):
1. The man who shot Liberty Valance (1961) me regji te John Ford
2. Heaven's gate (1980) me regji te Michael Cimino
3. Red River (1948) me regji te Howard Hawks
4. My darling Clementine (1946) me regji te John Ford
5. The Shooting (1967) me regji te Monte Hellman
6. Dead Man ( 1996) me regji te Jim Jarmusch
7. The Gold Rush (1924) me regji te Charles Chaplin
8. Unforgiven (1992) me regji te Clint Eastwood
9. Pursued (1947) me regji te Raul Walsh
10. Rio Bravo (1958) me regji te Howard Hawks
ps: nuk e kam pare asnjehere "C'era una volta il West" te Sergio Leone-s, qe padyshim duhet te meritoje nje vend midis mė te mirėve filma western !
![]()
![]()
![]()
Krijoni Kontakt