"
BRONSON" - film anglez me regji te
Nicolas Winding Refn
Film bigrafik (biografic picture) mbi jeten e te burgosurit te dhunshem Charles Bronson, qe ndodhet ende prej 34 vitesh ne burgjet angleze, nga te cilat, 30 te kaluara ne celula izolimi per shkak te violences se tij te paimagjinueshme (
web-site i filmit :
http://www.bronson-lefilm.com/ ).
Per mendimin tim, problemi i filmave angleze eshte gjithmone i njejti : infektimi i tyre nga video-clip-i ! I njejti problem edhe me kete film: u desh te vinte minuta e 20-te ne film qe te shikoja diēka kinematografike, fiksionale : 20 minutat e para ishin thjesht video-clip. Dhe ashtu rivazhdoi filmi, ne me te shumten e kohes.
Kjo lloj "kinematografie" mua me merzit, me ben derr, dramatrugjia e saj eshte fallco, e genjeshtert.
Cuditerisht, nje pjese te madhe te spektatoreve (i kisha ngjitur meje), i mberthen, i habit, u jep
shock, goditje. Kjo konfirmon influencen e madhe qe ka video-clip-i sot tek publiku. Sepse, perndryshe, si shpjegohet qe nje gje e tille nuk verehet per asnje sekonde te vetme qofte dhe ne filmin me te dobet amerikan, te peridhes se arte te Hollywood-it (vitet '30-'60) ?? Sigurisht, video-clip-i nuk ish shpikur ende asokohe..
Krijoni Kontakt