
Postuar mė parė nga
autori
Po tė lėmė menjane produksionin e filmit, zakonisht konsiderohet si e mireqene se berja e nje filmi permban dy "elemente" : skenarin dhe xhirimin.
Ne fakt, ka dhe nje "element" te trete, te fshehur, e qe shpesh ka nje rendesi te hatashme : ne anglisht quhet shooting script, ose ne frengjisht : écriture cinématographique . Dhe qė ne shqip do te jepte : "shkrimi kinematografik".
Pse e them kete ? Sepse filmi i fundit shqiptar "Kronike provinciale" ka nje skenar qe nuk eshte i keq (fundja e ka shkruar nje nga te rrallet romancierė shqiptarė aktualė te talentuar, Ylljet Aliēka, qe eshte edhe autori i permbledhjes ndofta me te mire ne proze ne shqip, te ketyre 20 viteve te fundit, "Parrullat"). Po ashtu, habitshmėrisht, edhe fotoja e filmit eshte vertet e realizuar (ne fund te filmit, konstatova se fotoja e filmit eshte e realizuar nga nje europian). Pra dua te them se filmit nuk i mungon as skenari, as "xhirimi" (fotoja, kamera). E megjithate, eshte ndofta nje nga filmat me te keqinj shqiptare te ketyre 20 viteve te fundit, ne mos mė i keqi.
Arsyeja eshte ajo qe shpjegova me lart : mungesa totale e "shooting script", pra e "shkrimit kinematografik". Filmi nuk eshte menduar per asnje sekonde te vetme, nga ana e regjizorit kuptohet, perpara se te xhirohej. Pra, eshte marre nje skenar ne dore (skenar i mire, e perseris !), jane zgjedhur aktorėt, dhe hajde xhirojme (shyqyr qe kemi nje operator te mire, dhe do ja hedhim !). Por prap se prap filmi eshte berrnut : nuk gjen 3 minuta film ne 1 ore e gjysem ! Nje shembull konkret : pergjate 40 a 45 minutave te para, filmi nuk permban asnje note muzikore. Ok deri ketu. Pastaj, ne minuten e 45 (te themi), fillon nje muzike e dalė drejpersedrejti nga filmat e Kusturices qe nuk pushon per asnje minut ! Me nje fjale, futja t'ja fusim, te dale ku te dale !
Mora vetem nje shembull, ate te muzikes, por ka me qindra te tille, qe kane veēse nje emer : mungese totale te "shkrimit kinematografik", ose me shkurt, te regjisė. Dhe ajo ē'eshte mė tragjike, eshte fakti se regjizori, thuhet se pretendon se ka dashur te beje nje film autorial.
Eh...
Shkurt, film i bere me by...
Krijoni Kontakt