I dyti, "
Children Lose Nothing" nga lituanezi
Sharunas Bartas (ato pak filma qe kam pare nga ai, i kam adhuruar!) :
http://www.youtube.com/watch?v=-Um_XqsISLo (5 minuta).
Edhe Bartas, sikunder dhe hungarezi Tarr, pa e trajtuar fare Europen si subjekt, flet per Europen : ne 5 minuta, nje bote e tere lind (3 femije rreth nje lumi, nje hunde qe rrjedh gjak, nje puthje, nje anije prej letre...), nje bote qe lind, por qe ne ēast na
iken,
na shpeton nga duart, por qe ekziston e dot e ekzistoje pergjithmone. Mė duket se kjo eshte dhe forca e filmave te Sharunas Bartas-it, te ktheje ne te perjetshme gjerat e brishta : nje dritė, nje peisazh, nje kohė (nje ēast), nje (disa) trup(a).
Dy filma te shkurter, qe s'kane piken e nevojes te ngarkojne me shenja suplementare europianitetin e filmave te tyre. Dhe ne fakt, eshte e pamundur te mos flasesh per Europen, nese xhiron ne Europe.
Po mendoja: nje gje e tille as qe do t'i vinte ne mend regjizoreve amerikane, pra te vendosnin te flisnin per Ameriken. Me sa duket, nuk eshte pune "vendimi", eshte fakt.
Krijoni Kontakt