Close
Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 302
  1. #1
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Kino-ditari 2009!

    Po e hap une autor! (Une thashe mos e prishnim traditen, prandaj te fola ta hapje.)

    Nejse, shkruani, qendisni, zhgaravisni, bertisni, vajtoni, kendoni, mallkoni e uroni ē'tu doje e bardha zemer... ne lidhje me imazhet (zėmazhet?) e filmave te 2009-tės.

    Hapni sytė!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #2
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Po ja nis une. Po le menjane dy filma amerikane "The Curious Case of Benjamin Button" dhe "The Wrestler", per te cilet do mundohem te flas me vone dhe po ja nis me nje gjeme shqiptare "Koha e Kometes". Dikush mund te kujtoje se 2009 pershfaqet ogurzeze duke filluar me nje film te tille, une them mos kini frike se me mire ta hasesh te zezen ne fillim se sa ne fund. Te pakten per sa i perket 2009-tės.

    "Koha e Kometes" pra! Nga Fatmir Koēi. Gjeneriku eshte goxha i arritur (megjithese nuk kuptova pse shenjohet ne frengjisht "a film inspired by the novel "L'ANNEE NOIRE" by Ismail Kadare"? Nuk paskėsh titull shqiptar kjo novela? E kuptoj pse po nejse.). Sa per ē'ngelet, perveē gjenerikut, nuk eshte as qesharake, pra as per te qeshur.

    Kaq per filmin. Ne fakt ka nje diēka tjeter qe me intereson : marre-dhenia "letersi kinema", aq me shume qe kam pershtypjen se kinemaja ne rang te gjere po i rikthehet atavizmit te vjeter te nderlidhjes me letersine. Eshte teme e gjere kjo. Dua vetem te theksoj se me kete film, ēuditerisht, rizbulova diēka per stilin kadarean. E kam fjalen per humorin e zi kadarean, per ironine therese, te ngurte e poshteruese te tijen. Te cilen nuk ke se si e perfaqeson perveē se letrarisht ne kinema, pra me mire ta lesh si ē'eshte, letersi, e te mos e trazosh me shfaqesim kinematografik. Po e perseris ēuditerisht sepse ky film me perforcoi ate qe dija prej shume kohesh per stilin kadarean, pra per ironine gjitheperfshirese te tijen, forcen e ironise, por edhe per mungesen absolute te ndonje ndjenje te dinje. Shume mendojne si une se librat e Kadarese nuk shfaqin kurrefare ndjenje dashurie, ne mos e shfaqshin terthorazi nepermjet ironise. Dhe ironia paēka forces se saj, nga ana tjeter duket krejt e ulet, e poshter sepse fundja ironia nuk perdoret per tjeter gje perveē talljes me diēka, dike. Ironi : distance. Qe te mos e zgjas, nuk e di pse me la nje ndjenje te brishte e te trishte ky rizbulim. Pse? Nuk e di pse, por sa mund te mbeshtetesh tek ironia?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Po mire, e vazhdojme me gjemat shqiptare, kur qenka keshtu !

    Po vendos dhe une nje "xhevahir" nga Mustafa Nano gazeta shqip per "Gjoleken", nje tjeter "xhevahir" yni i ketyre koheve te fundit... (s'jam bere mbare ta komentoj, e kam para disa javesh).
    Ajo qe eshte interesante eshte te konstatosh se si e shikon nje film te tille Nano.

    (ps: kam nenvizuar disa fjali qe me duken ...



    Shoqeria shqiptare e mbushur me Gjoleke e me Abaze

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=56314

    Mustafa Nano
    Fillimisht kisha lexuar diēka nė shtypin e pėrditshėm mbi filmin e Dhimitėr Anagnostit, "Gjoleka, i biri i Abazit". Mė pas, pėr tė mė foli vetė Anagnosti nė njė takim tė rastėsishėm. Nuk ėshtė se mė tha ndonjė gjė tė madhe, pasi njerėz si Dhimitėr Anagnosti nuk i lė qibra tė flasin pėr veten; por nuk ishte e zorshme, megjithatė, tė kuptoje se ai ishte i kėnaqur nga filmi qė kish bėrė, gjė qė mė bėri tej mase kureshtar. E po prisja herėn pėr ta parė, e cila erdhi nė njė prej kėtyre ditėve konvaleshente tė ndėrrimit tė viteve. Filmi u shfaq nga njė televizion kombėtar (TV Klan). Dhe ishte thėthitės nga fillimi deri nė fund.

    Po ē‘ėshtė ky film? Nė filmin "Gjoleka, i biri i Abazit" tregohet njė copėz autentike e Shqipėrisė sė djeshme. Flitet me njė gjuhė Rossellini-ane, gjė jo fort familjare pėr kinemanė shqiptare. Duket sikur ideja e neorealizmit Rossellini-ain tė transferuar nė kinemanė shqiptare komprometohet prej fabulės sė qėmtuar nė tė shkuarėn (ngjarja e Anagnostit zhvillohet nė vitet ‘30 tė shekullit tė kaluar, ndėrsa neorealistėt italianė e kishin zakon tė flisnin pėr kohėn e tyre), por nuk ka arsye ta marrim seriozisht kėtė gjoja ikje prej paradigmės. Shqipėria e sotme nuk ndryshon kushedi se ēfarė prej Shqipėrisė sė djeshme, dhe ky afermacion na sillet mė i vėrtetė akoma kur fjala ėshtė pėr strukturėn psiko-mentale tė shoqėrisė sonė. Me fjalė tė tjera, shoqėria shqiptare ka qenė e ėshtė njė shoqėri e sunduar prej Abazėsh, njė shoqėri ku rriten veē Gjolekė shpirtgjymtuar, e njė shoqėri ku ēdo shpirt i lirė e ēdo mendje e gdhendur refuzohen, pėrbuzen ose urrehen, tok me bartėsit e tyre.

    Po kush ėshtė Abazi, Gjoleka e tė tjerėt? Kėtu ėshtė vendi pėr tė shpjeguar me pak fjalė fabulėn e filmit. Abazi ėshtė njė banor i hinterland-it nė bregun e detit tonė tė jugut. I padalė. I palėēitur. I pagdhendur. Fshatar tipik shqiptar i viteve ‘30 tė shekullit XX, i cili ēdo prurje apo prirje moderne e shihte si njė minė tė vėnė mĆŗ nė themelet e rendit tė gjėrave, gjė qė dukej te fakti se ai shenjtėronte jetėn e izoluar pastorale tė tė parėve tė vet, shenjtėronte doket e zakonet e ngrira, qė mezi rregullojnė njė bashkėjetesė primitive mes njerėzish. Dhe "virtytet" e kėsaj jete tė ashpėr e tė mjerė baritore Abazi kėrkon t‘i pėrcjellė te fėmijėt e vet, e nė radhė tė parė te Gjoleka, djali i tij i vetėm, tė cilin e do ashtu si dinė tė duan tė gjithė njerėzit mendjembyllur e fanatikė: nė mėnyrė egoiste. Duhet theksuar kjo: nė mėnyrė egoiste. Prindėr tė tillė nė asnjė rrethanė nuk mendojnė pėr lumturinė e fėmijėve; pėrkundrazi, ata mendojnė veē pėr kararin e tyre, tė cilin e maskojnė pas merakut pėr identitetin, apelin e tė parėve, moralin e rendin tradicional tė vlerave, qė pėr ta pėrbėn tė vjetrėn qė nuk vjetrohet kurrė. Kėtė e ilustron mė sė miri njė skenė e filmit, nė tė cilėn Abazi, duke mos lexuar mirė njė rreng tė Gjolekės kinse tė vetėvrarė, zė e vajton nė mėnyrėn mė tronditėse. Ēfarė vajton? Vdekjen e tė birit? As qė bėhet fjalė: "Ti vare veten, mor bir, por nuk tė erdhi keq pėr mua? Pse mė turpėrove nė sy tė fshatit, mor bir? Apo ishte pikėrisht kjo ēfarė ti doje? Doje tė mė turpėroje, apo jo?" Dhe kur zbulon rrengun, nuk gėzohet qė djali nuk ka vdekur, qė djali ėshtė mrekullisht gjallė, por tėrbohet prej guximit tė Gjolekės pėr tė vėnė nė lojė tė atin e pėr t‘i bėrė naftėn jetės sė shpifur tė fshatit, ku njerėzit nuk bėnin gjė tjetėr, veēse ngrefoseshin me padijen e tyre, ia nxinin jetėn sho-shoqit, rrihnin gratė e fėmijėt dhe urrenin fqinjėt e tė afėrmit me mendje e me shpirt tė lirė.

    Anagnosti ka krijuar njė sandwich: Abazi, Gjoleka, Serveti. Ky i fundit ėshtė shqiptari i kthyer nga mėrgimi i gjatė nė Amerikė; kthehet me mendje tjetėr; kthehet nė fshatin e vet, qė ėshtė po ai; kthehet edhe pėr t‘u ēelur sytė bashkėfshatarėve e bashkatdhetarėve tė vet e pėr tė sjellė pakėz modernitet nė atė qoshe tė harruar tė botės dhe pėr kėtė financon hapjen e njė shkolle; kthehet gjithashtu edhe pėr ta gėzuar pjesėn e mbetur tė jetės nė vendin e vet. Zhgėnjimi ėshtė kolosal: tė vetėt e trajtojnė si njė kodosh, si tė prishur e tė shthurur, madje mė keq akoma, e trajtojnė si tė ishte i sėmurė prej gėrbulės. Abazi vetė nuk nguron ta kėshillojė herė pas here tė birin: mos rri me Servetin bir, e mos ia vėr veshin! Gati-gati i thotė: Serveti ėshtė djalli, biri im.

    Intriga e filmit ka diēka prej ngjarjes sė Salemit tė Massachusetts-it, mė shumė se tre shekuj mė parė, kur djajtė e vėrtetė vishnin kostume engjėjsh, e kur njerėzit me shpirt tė lirė paditeshin e linēoheshin si djaj prej djajve. Ndoshta asosacjoni i Shtrigave tė Salemit mund tė ngjajė i kėrkuar dhe haluēinant? Epo mirė, ka njė asosacjon tjetėr mė tė njėmendtė: filmi na sillet mė sė shumti e nė mėnyrė kėmbėngulėse si njė dĆ©jĆ vu torturuese, gjė qė duket te kumti kryesor i tij. Ashtu si nė Shqipėrinė e filmit tė Anagnostit, edhe nė Shqipėrinė e kėtyre ditėve, janė Abazėt ata qė sundojnė; nė mos janė Abazėt, janė Gjolekėt e rritur e tė edukuar prej Abazėve, pa pasur asnjėherė mundėsinė e dėshirėn pėr t‘u rebeluar. Shqipėria e kohėve tona, ashtu si Shqipėria nė filmin e Anagnostit "Gjoleka, i biri i Abazit", nuk di tė bėjė gjė tjetėr, veēse t‘u japė munxėt djemve tė vet tė kthyer nga Amerika, alias shqiptarėve tė ndershėm, idealistė, tė dijshėm e mendjehapur.

    Kumt i rėndė? Hm, njė art i mirė tė tilla i ka kumtet.

  4. #4
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor-o nga i gjen keto perla t'u befsha une? Si ke durim qe i lexon njehere? Nejse, ta kam thene edhe njehere qe ky Nano-ja eshte rrote k... arroce. Me zu lemza. Dhe nuk po flas hiē per kinemane...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    Autor-o nga i gjen keto perla t'u befsha une? Si ke durim qe i lexon njehere? Nejse, ta kam thene edhe njehere qe ky Nano-ja eshte rrote k... arroce. Me zu lemza. Dhe nuk po flas hiē per kinemane...
    Ne pune ore, ne mengjes, bashke me kafenė, e kemi te perfshire edhe Muē Nanon lol. 10 minuta kohe i ka hallall ai

    Megjithate: thua vertet qe Anagnosti te qenkėsh vertet i kenaqur me filmin e tij ??? Apo thuaj ka rrjedhur nga pleqeria... Se jo per gje por eshte nje nga dy-tre te rrallet (bashke me Cashkun) qe kane bere diēka qe ja ka pas vlejt dikur, deri diku...

    Gallata eshte se "Gjoleka", eshte gjithshka, vetem film rossellinian (neo-realizem) nuk eshte (ah, sikur te ishte !!). Per me teper qe, pikerisht ky Anagnost, ka bere me pare (para vitit '90) jo pak filma me influence pikerisht nga neo-realizmi italian (fundja, si gjithe filmat e tjere shqiptare, bazuar ne dy eksperienca: ne neo-realizmin italian dhe ne soc-realizmin sovietik).

    Por edhe sikur te leme me njane keto "xhevahire" dhe te merremi vetem me qellimet ideo-artistike te regjizorit, nese ato na qenkan ato qe na paskėsh zbuluar Muē Nanoja... . Thua vertet Anagnosti te paskesh pasur si qellim kryesor ne film percjelljen e mesazhit te meposhtem : "Shqipėria e kohėve tona, ashtu si Shqipėria nė filmin e Anagnostit "Gjoleka, i biri i Abazit", nuk di tė bėjė gjė tjetėr, veēse t‘u japė munxėt djemve tė vet tė kthyer nga Amerika, alias shqiptarėve tė ndershėm, idealistė, tė dijshėm e mendjehapur" ??


  6. #6
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor-o ē'te te them une i shkreti, me duket e lehte te sulmosh, a te ironizosh, kesisoj paēavuresh... Me vret ndergjegjia pastaj! Ehh!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #7
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    “The Curious Case of Benjamin Button” , nga David Fincher

    Po perveē kuriozitetit ēfare tregon, ēfare flet, ēfare nėm? Asgje! Problemi qendron... Ku qendron? Ec e merre vesh... Nje diēka krejt artificiale mund te qendroje ne kembe, te kete vijueshmeri, si ne prallat me kuēeder, apo gjerat me te pabesueshme qe mund te prodhoje “disleksia” e pergjithshme e te gjitha shqisave, neqofte se dikush merr mundin ti jape kohe tregimit te tij, dhe dikush tjeter ta degjoje. Keshtu ndodh dhe me “E “ēuditshmja” ēeshtje e Benxhamin Baton” ( ; I) ose “Ceshtja e ēuditshme e Benxhamin Baton”.

    E gjeta Vangjel!, bertet... Po ē’gjete? Me duket se e gjeta se ku qendron “hiēmeria” e ketij filmi : tek fjala “ēeshtje” e titullit te filmit. Qysheteket? Problemi, neqofte se ka nje te tille, nuk eshte artificialiteti apo pamundesia e ndodhise, por trajtimi i “ndodhise” si ēeshtje. Neqofte se pyet kush i trajton ndodhite, tregimet (edhe pse te pamundura, joreale, jo te verteta) si “ēeshtje”, pergjigjen e gjen kollaj : gjykates, gjykues, prokurore, avokate e tere hordhite ēalamane qe i ndjekin nga pas. Njeriu i thjeshte nuk i trajton kurre ndodhite e te tjerve si ēeshtje, merrni shembull dike qe pyet nje te njohur “Si ja kalon? Si eshte puna? C’na thua? C’ka ngjare?” e te tjera me radhe. Asnjehere nuk te thote “Si apo cila eshte ēeshtja?” apo akoma me keq “C’eshte ēeshtja?”, sepse ne qofte se pergojohet fjala ēeshtje hyn ne loje diēka si puna, nocioni i mosbesimit. Mbase sepse fjala “ēeshtje” eshte shpikje e avokatise, e terminologjise gjyqtare apo ligjvenese, apo terminologjia e qafe-litarit, do thoshte ndonje intelektual i zgjuar, si ca nga ata apo keta tanet, pa prapashtese. Po ē’rendesi ka! Nejse. Nuk eshte spektatori qe nuk i beson tregimit, eshte vete regjizori qe e trajton si ēeshtje. Deri diku mund te thuash pse jo? Pse jo qe nje gjyqtar te trajtoje si ēeshtje nje tregim “perrallor”, duke u munduar ti besoje, te leshoje pak pe ndaj telave me gjemba qe e rrethojne. Jo!, sepse ne fund te fundit gjyqtari ngelet gjyqtar, rolin e ka perzemer, dhe koha do humbase kot por gjithesesi nuk eshte kjo “ēeshtja”. Ceshtja eshte se filmi nuk ka asgje te re, nuk propozon asgje te re “kinematografikisht” (Uou!), sepse emocionet jane jarge te shtira, te rreme, me maske, personazhet e skenat nga me konvencionalet, te shumecekura. Dhe e vetmja gje e “vertete” duket, dhe eshte, kohe-ngjarja, koha qe rrjedh, edhe pse permbysur. Kam pershtypjen se filmi do u pelqeje pseudo-filozofeve , kritikeve, qe duan te krijojne ndonje filozofi te re duke shqyrtuar imazhet dhe kontekstin si realitet, si te mireqene. Ashtu si filmi dhe ata duan nje pretekst qe te flasin, qe te jetojne, qe te tregojne dhe te tregohen. Une besoj se duhet diēka me shume se nje “pretekst” per... ēfare do qofte. Jo vetem “pretekst” por edhe tekst. Fincher-it i pelqen koha, dhe te gjitheve na pelqen koha, dhe me te drejte duket se mbron idene se koha nuk mjafton, nuk eshte gjithēka, nuk zgjidh ē’do gje. Por le te shikoje pak nga ata te cileve koha u eshte sosur, apo eshte duke u sosur, ne vend qe te jargavitet me quret e veta. Ky film i ngjan hiēit vete, film karnavalesk. Dhe karnavalet duhen por mundesisht ne te tashmen.


    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  8. #8
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    « The Wrestler », regjia Darren Aronofsky.

    “The wrestling is fake. What isn’t?” Pa vonesa, pa vertitje, duhet thene se “The Wrestler” duket si vellai i vogel, me damare te fryra, i “Rosetta”-s se vellerzerve Dardenne. Pa veēantine e keēit (kaēit?), “virtyt” e mit i jetes amerikane, “The Wrestler” , film qe lundron qete ne ujrat e “filmit social”, kollaj mund te ishte krijim i vellezerve Dardenne. Miti amerikan i perafrohet ndjesise evropiane kesaj radhe, e para here qe kjo ndodh kaq hapur (e kam llafin per kinema gjithmone). Njera, motra, Palme e Arte ne Festivalin e Kanės (1999), tjetri, vellai i vogel, Luan i Artė ne Venecia (2008) ; njera e vrullshme, impulsive, kokeforte, e ēoroditur, e pambajtur, trupvogel, ne pamje te jashte, tjetri i syrgjynosur, nostalgjik, i perveluar nga brenda, me i permbajtur, i zorrshem e i ēilter, gjigand, ne pamje te jashte gjithmone. Po e ndal ketu krahasimin...

    The Wrestler, ecen ngadale, i trishte e i brishte, por tejet i sigurt dhe i denje, drejt perfundimit tragjik. Simboli behet tejet interesant kur has citime, probleme e ēeshtje, te kohes sone, aktuale (ndeshja e fundit me Ayatollohun). Sepse simboli eshte fallsiteti, dhe fallsiteti, nganjehere, ka aftesi ta nxjerre me mire ne pah te “verteten”. Nderthurja, e ndersjellta, “falls” me gjithēka e perflet fallsin, imazhet ne kete rast (nder te tjera), te kthehet shuplake ftyres. Megjithese per mendimin tim, nuk e di pse por edhe e marr me mend, me duket shume e shkoqur, e qarte, pra pak e lehte, ne kuptimin “kollaj”. Filmi, tregimi, mbeshtetet ne nje fije tejet te holle dhe te tendosur, pak a shume si sterfryrja e damareve te personazhit kryesor (tjeter mit ky : Mickey Rourke) dhe arrin te perēoje me urtesi (nuk e di a do te funksiononte me me pak urtesi?) friken se gjithe ato damare do te ē’fryhen si tullumbac, se do te ē’faqen ne vertetesi... Kur “ējerr faqen” ē’mund te gjesh te prekesh perveē se kockat? Diēka e ftohte mbizoteron ne film! E per ēfare ka nevoje njeriu?





    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga korēar : 10-01-2009 mė 04:57
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    Po e perseris ēuditerisht sepse ky film me perforcoi ate qe dija prej shume kohesh per stilin kadarean, pra per ironine gjitheperfshirese te tijen, forcen e ironise, por edhe per mungesen absolute te ndonje ndjenje te denjė. Shume mendojne si une se librat e Kadarese nuk shfaqin kurrefare ndjenje dashurie, ne mos e shfaqshin terthorazi nepermjet ironise.
    Kete qe shkruan, e kam lexuar per here te pare te shkruar nga Edi Rama, kur nuk ishte politikan, andej nga vitet '96-'97, ne nje reviste qe quhet "Perpjekja" (e kam numrin e revistes ne fjale). Edhe ai thoshte qe, vepra e Kadarese i ka te gjitha, ē'te dua une, ti, ai e ajo bashke. Por vetem ndjenje dashurie nuk ka.

    Nuk po behem mbare ta shikoj "Kohen e kometes"; E di qe mund te shihet edhe ne web (ketu ne forum jane dhe lidhjet ku mund te shihet), por s'po kam piken e deshires.... eh...

    Po me vjen keq qe “The Curious Case of Benjamin Button” te paska zhgenjy... Une ne fakt, ketij Fincher-it nuk ja kam pelqyer ndonjehere as "Seven", as "Fight club", por "Zodiac" me habiti per mire ! Per me teper qe, kam qejf qe regjizore qe zakonisht nuk me pelqejne, te me bejne surpriza te kendshme : me ate rast, me duket sikur je me remets en question (si duhet te thuhet shqipēe kjo, sigurisht pa e perkthyer fjale per fjale "tė rivė veten ne pyetje").

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Il Divo"- film italian nga Paolo Sorrentino

    Domethene, ky italiani Sorrentino ka bere nje film per Giulio Andreottin, nje nga figurat politike mė jetegjata te Italise se pas-luftes (7 here kryeminister dhe 25 here minister !).

    Film tmerresisht barok, qe bombardon me imazhe e zė ! papapapa ē'i ka punuar imazheve Sorrentino ! A thua se je perpara nje opere-rrock, nje koktel skeēesh muzikalo-burleske. Tek-tuk, ka diēka filmike, ka diēka qe i ngjan kinematografise pra s'mund te thuhet se gjithshka eshte video-clip (eshte aq i zgjuar Sorrentino, per te mos rene ne ate batak !). Por ne fund, dola nga salla po aq bosh sa dhe po me aq dhimbje koke.
    Ajo qe eshte interesante eshte fakti qe, ajo qe per disa mund te quhet pasuri mizaskene, modernitet apo mjeshterira regjizoriale, per disa te tjere (ku bej pjese dhe une) ato jane thjesht dėngla. Thuaj po deshe qe eshte pa vlere ajo shprehja shqiptare "merr syte e mi e shife".

    Po mendoja: sigurisht qe mund te behen filma per personazhe, te themi, negative, por ka te bėrė te tė bėrė ! Mu kujtua "El" i Luis Buńuel-it, qe konfirmon qe kendveshtrimi regjizorial ka te beje qamet !!!



Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •